Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: U dënua me dy vite burg, ja sa muaj i kanë mbetur Belerit dhe ku do ta kryejë dënimin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > U dënua me dy vite burg, ja sa muaj i kanë mbetur Belerit dhe ku do ta kryejë dënimin
KronikeLajmi i fundit

U dënua me dy vite burg, ja sa muaj i kanë mbetur Belerit dhe ku do ta kryejë dënimin

Published: March 6, 2024
Shpërndaje

Gjykata e Posaçme, ditën e djeshme ka dhënë verdiktin për kryebashkiakun e Himarës, Fredi Beleri.

GJKKO vendosi ta dënojë me 2 vjet burg të zgjedhurin e himarjotëve për kryetar bashkie, ndërsa po dje GJKKO dënoi 1.6 vjet burg Pandeli Kokaveshin, por dënimi me burg për të është pezulluar dhe do të qëndrojë 3 vjet në shërbim prove. Dënimi alternativ për Kokaveshin u vendos për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.

Në fakt, Prokuroria e Posaçme kishte kërkuar dy vjet e gjysmë burg për Belerin, nën akuzën e blerjes së 8 votave për shumën prej 40 mijë lekësh. Seanca kaloi mes debateve mes të pandehurit dhe gjyqtarit, para se sa trupa të tërhiqej për vendim, ndërkohë jashtë prisnin mbështetësit e kryebashkiakut të Himarës, të cilët kanë reaguar në kor pas dhënies së vendimit për dënimin e tij.

- Publicitet -

Vetëm pak çaste pas dhënies së vendimit për dënimin e Fredi Belerit, GJKKO me anë të një njoftimi për mediat ka sjellë edhe vendimin e plotë të marrë nga trupa gjykuese e përbërë nga tre gjyqtarë.

Sipas GJKKO, vuajtja e dënimit për Fredi Belerin nis që nga dita kur është arrestuar, pra më 12 maj 2023. GJKKO thotë se dënimin do ta kryejë në një burg të sigurisë së zakonshme. Fredi Beleri po qëndron në paraburgim që prej zgjedhjeve të majit të vitit 2023, që do të thotë se i kanë mbetur rreth 9 muaj dënim për të shlyer në qeli. Kjo për shkak se ditët e paraburgimit llogariten si një ditë e gjysmë në qelinë normale të burgut.

Vendimi i plotë i GJKKO:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar më datë 31.07.2023 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Dërgimin për gjykim të çështjes penale në ngarkim të të pandehurve Dhionisios Alfred Beleri dhe Pandeli Kokaveshi akuzuar për figurën e veprës penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” kryer në bashkëpunim e parashikuar nga nenet 328 – 25 të Kodit Penal.

Gjykimi i kësaj çështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të zakonshëm. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Erjon Çela, Irena Gjoka dhe Flora Hajredinaj, me vendimin Nr. 14, datë 05.03.2024 vendosi: Deklarimin fajtor të të pandehurit Pandeli Kokaveshi, për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga nenet 328 – 25 të Kodit Penal dhe në bazë të këtyre dispozitave, dënimin e tij me 1 (një) vit dhe 6 (gjashtë) muaj burgim.

Në aplikim të nenit 59 të K. Penal urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të vendimit të dënimit me burgim, për pjesën e mbetur pa vuajtur të tij, duke e vënë të pandehurin Pandeli Kokaveshi në provë për një periudhë kohe prej 3 (tre) vjetësh, me kusht që gjatë kësaj kohe të mos kryejë vepër tjetër penale si dhe të mbajë kontakte të rregullta me Zyrën e Shërbimit të Provës ku ka vendbanimin e tij.

Në zbatim të nenit 261/ 1 shkronja “b” të K.Pr.Penale, shuarjen e masës së sigurimit personal “Detyrimi për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore” e caktuar ndaj të pandehurit Pandeli Kokaveshi me vendimin Nr. 19, dt. 01.06.2023 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Deklarimin fajtor të të pandehurit Dhionisios Alfred Beleri, për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga nenet 328 – 25 të Kodit Penal dhe në bazë të këtyre dispozitave, dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim.

Vuajtja e dënimit për të pandehurin Dhionisios Alfred Beleri, fillon nga dita e arrestimit të tij dt. 12.05.2023 dhe të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së zakonshme. Shpenzimet procedurale gjatë fazës së hetimit në shumen totale 166.920 (njëqind e gjashtëdhjetë e gjashtë mijë e nëntëqind e njëzet) lekë si dhe shpenzimet gjyqësore, sipas formularit përkatës, u ngarkohen të pandehurve, në mënyrë solidare. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim nga palët brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, afat i cili fillon nga dita e nesërme e njoftimit të vendimit.

Seanca për dhënien e vendimit

Në materialin e lexuar në Gjykatën e Posaçme, Fredi Beleri ka paraqitur një mori faktesh që sipas tij rrëzojnë të gjitha akuzat, ose më saktë, tregojnë se gjithë dosja për të është e sajuar. Ai ndalet te një datë, ku sipas tij, është hartuar plani i arrestimit para zgjedhjeve, me idenë se do ta humbte garën dhe më pas të lirohej. Ai i tha gjykatës se plani është hartuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, më 10 maj.

“Por, – thotë Beleriplanin e lirimit tim, e prishi elektorati himarjot që më dha votat, e për pasojë, unë jam në kafazin e gjykatës”! Duke iu referuar materialit të plotë të fjalës së tij mbajtur dje në GJKKO, shihen të radhitura me pika të gjitha shkeljet e sajesat që ai pretendon që janë bërë; që nga gjetja e një dëshmitari të rremë, “i dënuar për mashtrim dhe vjedhje” e deri tek qëllimet e kryeministrit Edi Rama për të zaptuar Himarën. Por në këtë material, duket se Beleri është i bindur në vendimin e dënimit dhe po kaq hapur lexohet këmbëngulja e tij për ta gjetur pafajësinë në të gjitha gjykatat e mundshme, një paralajmërim që çështja e tij mund të drejtohet edhe në Gjykatën Ndërkombëtare. Sjellim pjesë nga materiali i lexuar prej tij, që kanë të bëjnë me fakte dhe me atë që ai e quan hartim plani për arrestimin e tij.

Dëshmitari “Detari”

Beleri tregon me detaje krejt fazën hetimore, që sipas tij, është përgatitur për të ardhur deri në këtë pikë të gjykimit duke hedhur poshtë faktin që ai të jetë takuar me dëshmitarin e prokurorisë: “Prokuroria në çdo fazë të hetimit dhe gjykimit është përpjekur të sajojë prova të mbulojë gafat e policisë, që e vërteta të mos dalë në dritë. Që me ankimin kundër masës së sigurimit, kemi pretenduar se nga vëzhgimi 24 orësh i policisë duket qartë që nuk e kam takuar asnjëherë ‘Detarin’ e prokurorisë. Prokuroria justifikohet se është e vërtetë që jam vëzhguar dhe ndjekur 24 orë në ditë, por rezultati nuk është ezaurues dhe për të provuar këtë sjell ca gjoba që ka marrë ‘Detari’ me një makinë, një vit më parë në Vlorë dhe po e njëjta makinë duket diku përballë një lokali ku unë qëndroja.

Po ashtu gjeti një njeri me kapuç në një foto Prokuroria e Posaçme dhe e hodhi shashkën; duket si Arseni. Arsenin të gjallë në seancë nuk e pyeti për foton, por e pyeti për veshjet që mbante. Kur e sollëm njeriun që ka qenë atë ditë me mua, prokuroria e posaçme këqyri kamerat nga kaloi, majtas apo djathtas dhe kaq mjafton për të bërë të pabesueshëm dëshmitarin. I kërkuam gjykatës të thirrej përsëri ‘Detari’, të bëhej ballafaqim ndërmjet tyre, le t`i shikonte vetë gjykata, me sytë e saj, pse t`u besonte syve të oficerit të Policisë Gjyqësore?! Në fund të fundit, tre palë sy gjyqësorë janë më shumë se dy sy oficeri, por gjykata e refuzoi edhe këtë kërkesë.

Kemi deklaruar që ‘Detari’ gënjen, është dënuar për mashtrim, prokuroria duhet t`i verifikojë deklarimet e tij. Nuk mund të mbahem në burg me deklarimet e një njeriu të vërtetuar si mashtrues dhe hajdut. Një 20-vjeçar, para 10 viteve ishte 10 vjeç dhe nuk mund të ketë bërë biznes me mua siç deklaronte ai. Kur i merren deklarimet e tjera, Prokuroria e Posaçme kujdeset që ‘Detari’ të thotë që familja e tij kishte biznes me mua, më shiste peshk dhe ai ndihmonte familjen, ndërkohë që po ky ‘Detari’ duhet të ketë bërë shkollën këto 10 vitet që më shiste peshkun, siç e tha dhe vetë, në Vlorë, në një shkollë që nuk i kujtohet. Po gjatë këtyre 10 viteve ky ‘Detari’ ka qenë në burg në Vlorë për mashtrim e në Durrës për vjedhje banesash në bashkëpunim me autorë që nuk i tregoi kurrë”.

Kundërshtimi i përgjimit

Beleri flet me emra dhe hedh akuza mbi personat që, sipas tij, kanë kopsitur të gjithë materialin hetimor: “Kundërshtuam përgjimin se prokuroria i kishte bërë letrat pas arrestimit tim dhe i ka dorëzuar në gjykatë jashtë afatit. Gjykata e Posaçme e Apelit në një gjykim të filluar me ankimin tim, e pranon që kërkesa e prokurorisë është pa orar, por i kërkon Prokurorisë Vlorë, më dërgo një regjistër ku të jetë shënuar ora e dorëzimit të kërkesës në gjykatë. Pra, i tregon prokurorisë, gjej një regjistër e shëno orën e ma dërgo. Dhe prokurorja Matilda Peza e gjeti një protokoll ku një punonjës anonim i gjykatës së Vlorës, ku kryetar është i vëllai, Enkel Peza, hodhi një firmë, pa emër e mbiemër. Me kaq, një regjistër pa vlerë, me një firmë anonime, shërbeu për të ligjëruar veprimet e policisë pa vendim gjykate.

Nuk i bëri përshtypje askujt që del sekretarja në punë në orën 12 të natës, për një kërkesë që sikur është dorëzuar në orën 14/45 të ditës, një veprim ky që do të kryhej prej saj vetëm me urdhër të kryetarit, vëllait të prokurores, Peza. I kemi kërkuar këtij kryetari regjistrin e përgjimeve, emrin e punonjësit që ka firmosur në protokollin e prokurorisë, por refuzon të përgjigjet, normalisht do mbulojë të motrën. Dhe nga ju është konsideruar veprim normal, nuk pranuat kërkesën time që t`i kërkonit ju informacion Gjykatës së Vlorës.

“Plani për arrestimin tim”

Vendimi për arrestimin tim është marrë të mërkurën, datë 10.05.2023, në një mbledhje të zhvilluar në Drejtorinë e Përgjithshme të policisë, ku morën pjesë drejtues nga të gjitha dikasteret e policisë. Pikërisht këtë vendim, erdhi të legjitimojë pretenca e prokurorëve. Plani ishte të më arrestonin sa të humbisja zgjedhjet dhe të më lironin përsëri një javë pas zgjedhjeve.

Plan, i cili u prish nga qytetarët e Himarës që më zgjodhën kryetar. Kjo është arsyeja që e tërheq zvarrë këtë çështje që nga fillimi, duke shkelur të gjitha parimet e drejtësisë, prezumimin e pafajësisë, barazinë para ligjit, procesin e rregullt ligjor, hierarkinë gjyqësore etj.. Të gjitha vendimet tuaja ishin vendime politike. Vendim politik ishte dhe refuzimi i lejes për kryerjen e betimit, duke tejkaluar kompetencat. Këtë pjesë të vendimit ua rrëzoi Gjykata e Apelit. Vendim politik përbën edhe fakti se kallëzimet e mia janë në shqyrtim pa përgjigje, edhe pse ka kaluar shumë kohë.

Po ashtu, edhe kërkesa e prokurorisë për masën e dënimit 2 vjet e 6 muaj burg, nuk ka asnjë logjikë juridike. Për asnjë të pandehur me të njëjtën akuzë nuk është kërkuar kjo pretencë. Të gjitha vendimet e GJKKO-së për këtë akuzë janë një vit me shërbim prove. Dy kryetarë bashkie me të njëjtën akuzë, jo vetëm nuk gjenden në burg si unë, por qëndrojnë në detyrë. Natyrshëm lindin pyetja: Pse të gjendem unë përballë këtij diskriminimi? Kërkesa e prokurorisë nuk ka aspak qëllim për të bërë drejtësi. Qëllimi i saj i vetëm është dënimi im me burg për aq kohë sa i duhet kryeministrit të bëjë zgjedhje të reja në Himarë.

Dua t’i garantoj që edhe tek ky objektiv do dështojnë, sepse sa herë që të bëhen zgjedhje në Himarë, rezultati do të jetë i njëjtë. Shurdhët dëgjuan dhe të verbrit panë, qytetarët e Himarës nuk mund t’i gënjejë njeri, siç nuk i ka gënjyer historikisht. Është e padrejtë që kësaj çështjeje t’ i jepet konotacion patriotik. Është e pavërtetë dhe në të njëjtën kohë ofendim dhe moskonsideratë, jo vetëm për qytetarët e Himarës që më votuan, pavarësisht etnisë dhe besimit fetar, por edhe kundrejt opozitës së bashkuar. Ekskluzivitetin e patriotizmit nuk e ka vetëm kryeministri, policia, prokuroria dhe patronazhistët e PS-së, por është detyrë kushtetuese e çdo qytetari. Patriotizëm është të duash vendin dhe të mos bësh asgjë që cenon pavarësinë dhe përparimin e tij, të zbatosh Kushtetutën dhe ligjet, pavarësisht kostove momentale personale që mund të kesh.

Patriotizëm është të kryesh detyrën me ndershmëri, të mos bëhesh vegël e qëllimeve momentale të politikës. Patriotizëm është të vësh para përgjegjësisë penale këdo sado i pushtetshëm të jetë. Patriotizëm është t‘i trajtosh të gjithë në mënyrë të barabartë, si shtetas të barabartë të të njëjtit shtet, të përdorësh të njëjtat mjete hetimi dhe gjykimi për të gjithë, të mos fshehësh shkeljet e ligjit nga kushdo që i ka kryer.

Zoti Xholi, në gjendjen që janë aktet e kësaj dosje, do të ishte e vetmja rrugë ligjore të tërhiqnit akuzën dhe të gjeni përgjegjësit e vërtetë të kësaj situate që ka vënë sistemin e drejtësisë në provë. Unë jam i qetë dhe besimplotë. Nuk e ndiej veten fajtor për asnjë akuzë. Herët a vonë, unë do ta gjej drejtësinë. Do të doja të ishte ky trup gjykues që t’i jepte fund kësaj farse dhe marrëzie. Nëse kjo nuk ndodh, unë kam aq durim sa t’i shkoj deri në fund çështjes”. / Panorama

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
14 Comments
  • FAZLLIQ-qires i familjes Berisha says:
    March 6, 2024 at 9:19 am

    QI o breshke QI se te ka ardhur ‘Dita’

    Tridhjet vjet u bene,
    sKiptaret jetojne FERRIN
    Zagaria e disinformacionit
    Propogandon ‘BEJLERIN’!

    Shume vjet u bene
    pa shtet e ‘PERËNI’
    Zagaret propogandojne
    varrmihesit EDvin-Like-SALI!

    O ju ‘kokpalare’ e ‘hajdare’
    Ndjekes se SS-Serb Sali EQIMIT
    Pas ‘burgut’,kovalishence
    BejLeri behet zv i EDVINIT!

    Ne mos zv ‘kryeminister’
    minister per DIASPORËN
    Kur Shkodranet te flasin serbisht
    e Greqija ta kete çiflig VLORËN!

    Reply
  • demo says:
    March 6, 2024 at 9:43 am

    Po Perseritje zgjedhjesh per Bashkine Himare,pas denimit te Bellerit,,a do te kete?

    Reply
  • FAZLLIQ-qires i familjes Berisha says:
    March 6, 2024 at 10:20 am

    QI o breshke QI se te ka ardhur ‘Dita’!?

    Or ti ‘demo’,djali
    me brire e me KOQE
    Nga e pret pergjigjen
    Nga EDvinet ‘PaLOQE’!?

    Po nuk e di pergjigjen
    Per zgjedhje ne HIMARE
    Aqe sa ‘pati’ ne Shkoder
    Pushtuar nga serbe-ARKANË!

    Ne shkodren e moteve
    mbasi i futen gishtin PJERINIT
    Nngeli ne perjetesi Ademi
    si kamikaze e SS-Serb Sali EQIMIT!

    Kjo ndodhi edhe ne Durres
    ashtu si 33 vjet ne ish SHQIPERI
    Ku ‘sovranin’popull e shkerdhejne
    tere agjenturat,Serbi e GRE QI!

    Reply
  • Zgjedhje të reja në Himarë says:
    March 6, 2024 at 11:02 am

    Greqia ka dosje për çdo shqiptar që shkon në Greqi dhe kjo është arsyeja që disa Kryebashkiakë të PS-së kanë dhënë dorëheqjen. PD-ja ka nxjerrë nga këto dosje të Greqisë dënime në kohë të dryshme, veçanërisht kur funksiononte « fshesa greke » dhe ka detyruar që Kryebashkiakët të japin dorëheqjen! Tani ky Beleri, që është « benjamini grek » po dënohet dhe duhen zgjedhje të reja në Himarë.

    Reply
  • Fatmir Lohja says:
    March 6, 2024 at 11:36 am

    Nje lab, qe hiqet grek vetem ku mov Beleri e ka bere.Pak e kane denuar.I shkofshi orapa edhe gjyshi,edhe spiuni sugurimit te shtetit,qe kandiduan!

    Reply
  • !!? says:
    March 6, 2024 at 1:31 pm

    Po të dënohet për krimin zgjedhor 2 vjetë Fredi Beleraqisi,

    kundërshtari i tij në duelin se kush do të jetë tradhëtari i përzgjedhur në shërbim të Zervave të radhës antishqipëtarë të Greqis, Edi Ramaqisi

    duhet të ishte dënuar me kohë, (bashkë me “çunat e tij problematikë” zgjedhorë, Damjan Gjiknurët, Ulusi Manjët, Pjerin Ndretë…….) për krimin e llahtarshëm non stop zgjedhor të tij të paktën 200 vjetë po të kishte drejtësi të vërtetë dhe vetingu i bërë të ishte vërtet veting dhe jo antiveting.

    Nashti që qy Fredi Bejleraqisi është në burg, Micotaqisi nuk ka nga t’ja mbaj, helenizimin e jugut të Shqipëris mund ta bëj, jo tradhëtari mjeran si Fredi, por tradhëtari i vetofruar publikisht në Derviçan me bole mashalla kryeministrore, Edi Rama që i ka deklaruar Micotaqisit që ai vetëm ai ka në dorë minoritetin grek në Shqipëri prandaj,

    të mos ta zgjas , të takohen kokë më kokë si me kryeministren Meloni dhe të bëjnë ca llogari së bashku dhe ti shpenzoj me efikasitet 100 miljonët e Ministrisë së jashtme jo për tradhëtarë pa vlerë si Fredi Beleri e Pirro Dhima për forcimin e miqësisë shqipëtaro greke dhe të ndërtojnë një varrezë tjetër për ushtarët grekë rënë në luftën italo greke aty ku duhet , tek ura e Shkumbinit ama

    në bregun e majtë të lumit se po e ndërtuan në bregun e djathtë dhe aty të ngrihet krenar flamuri helen si në Këlcyrë, Bularat, dhe në Himarën tashma helene, mund të kemi ndonjë konflikt midis Greqis dhe Serbisë që do të destabilizonte Ballkanin. dhe

    do të hidheshin në erë ….larg qoftë… arritjet e samiteve madhështoree ku samitexhiu i nivelit global Edi Rama ka shkrir talentin e tij koreografik dhe muzikor me grupet artistike fantastike para liderave, talentin e tij si piktor me kryevepra si gjeli i pjatës së mësje Makruanit, ku ai, si edhe të tjerët, shijuan grosh tradicionale diplomatike me përshesh me bukë misri të master shefit të artit kulinar politik shqipëtar po Edi Rama, do të shkonin kotë reverancat me talent diplomatik shekspirian të uljes në gjunjë për të takuar kryeministrin e Luksemburgut, do të zhvleftësohej imazhi i burrit të fortë të shtetit krijuar duke hedhur në erë resortin e mikut të tij Hysenbelliu dy ditë para samitit dhe rrahjen publike me grusht turinjëve të kolegut dhe konkurentët të tij dinjitoz në kusarin kombçfarosëse 30 vjeçare, polikriminelit Sali Berisha ditën e samitit……

    Tani me Beleraqisin tradhtar pa vlerë në burg qirie Qirjakosi s’ ka nga tja mbaj por të vij në Derviçan me elikopter ushtarak dhe mbasi të puthet e të përqafohet me kolegun Edi Ramaqisi, të venë së bashku një kuror me lule te busti i mikut të madh të shqipëtarëve Micotaqis plakut pastë ndjes, të puthin të dy flamurin grek pran bustit

    dhe, si vllezër të mirë, më saktë dhe më e plotë, si vëllezër siamezë, të shkojnë në Himarën tashma helene dhe, nga ndonjë resort të ndonjë investitori strategjik, të shijojnë kaltërsin e detit përball Himarës që duke qën bregu helen i takon të jetë jo deti Jon si është quajtur për 3000 vjetë rresht madje shumë kohë para se në Iliri të çfaqesh kombi grek, por do të quhet tani det i huaj, deti Helen si Himara helene dhe

    Micotaqisi të mos pendohet për buxhetin 100 miljon euro të ministris së jashtme kur harxhohen për tradhëtarë me vlerë e jo për tradhëtar dosisdo si i burgosuri Fredi që tentoj të vjeth një bashki tashma dënuar për krimin apokaliptik zgjedhor në Shqipëri ku ndonjë hajdut tjetër i llahtarshëm vjeth jo një bashki por të gjitha bashkit sikur të ishin plaçkë e rëndomtë kusarie para syve të vetëqorruar të drejtësisë që sapo ka kaluar vetingun “anglo-sakson që nuk të fal” të avokat Takut, para syve të SPAK që shikon qimen në sytë e tradhëtarit Fredit por

    nuk shikon megatraun e krimit zgjedhor në sytë e konkurentit të Fredit, konkurent i vetofruar në projektet antishqipëtare greke.

    Reply
  • intelektuali says:
    March 6, 2024 at 2:38 pm

    PROCESI I BELERIT TE HIMARES SI KOPJE E PROCESIT TE NAVALNIT TE PUTINIT NE RUSI

    Mjafton te lexosh cfare hungeriojne cakenjte e eger ne komentetet e para qe te shikosh ne pasqyre si e sulmonin kafshet e Putinit Navalnin duke e akuzuar si spiun i Imperializmit qe ja do te ligen Rusise. Qe t’i pergjigjem enveristit Viktor Malaj me pamfletin e tij per CAKALLIN “patriotik” me gjak puro prej Tiranone qe i pergjigjej pyetjeve te policit turkofag te KRYE-CAKALLIT gangster, harbut me origjine te panjohur, qe Viktor Malaj kishte frike t’a zbulonte me emer dhe soji si KAFSHE pylli ne dacibaon e tij per Fermen e Kafsheve qe na la amanat Enveri, Nexhmija dhe Ramizi, pra pyetja ime per enveristin satirik, Viktor Malaj eshte:

    PO CAKENJTE E DREJTESISE TONE GJAKPERZIER ME CAKALLAEN VORIO-EPIRIOTE NE KRYE, IRENA SHPATA QE I DREJTON KRYE-CAKALLI, PJELLA E KRISTAQIT, QE ISHTE KAFSHA KILLER E CAKALLIT PEDERAST NGA SOJI I BIMBASHIT PREJ TURQIE, KU E KANE VENDIN?

    sepse:

    Po t’i cojme te Kopshti Zoologjik te Liqeni i Shen Prokopit nuk do te lene kafshe te eger gjalle ne luften brenda llojit komunist

    Reply
  • Sul Koburja says:
    March 6, 2024 at 4:41 pm

    Hajde laro se ja hodhe,edhe 9 muaj ke tani,po kujdes kur te ngresh sapunin nga toka ne dush,se ndjen ta kan na pas pa leje.hahaha.

    Reply
  • K O R C A says:
    March 6, 2024 at 5:15 pm

    Kemi shqipfoles nje qind here me te ndyre e me te felliqur se sa Bejleraqis dhe dobicit Micotaqis , sic eshte kerma qe vetequhet Intelektuali , era e peshtire e tij ndihet edhe para monitorit !

    Reply
  • intelektuali says:
    March 6, 2024 at 5:33 pm

    K O R C A Sigurimsi:

    Po nuk mesove nje cike EDUKATE per afro 40 vjet sherbim ne Sigurimin e Shtetit, sepse edhe CAKALL pylli te ishe si ai i Viktor Malajt ne dacibaon e tij, tani duhet te kishe mare nje forme njerezore.

    Reply
  • intelektuali says:
    March 6, 2024 at 5:45 pm

    Sul Koburja sapunxhiu:

    Mos ja qaj hallin Belerit te Himares se ne burgun e Edvin Gansterit Monarko-Fashistet kane agjenturat e tyre dhe sa t’i bjere sapuni Belerit pa rene ne toke nxjerrin sapunin tjeter nuk e pe gjykatesen me te eger kundra Belerit, Irena Shpata qe doli se ishte korofillake e “fjetur” nga Vorio-Epiri Armik, prandaj te keshillosh te ruash bythen tende kur te bjere sapuni ne dhe te vjen Bexhet Pacolli nga Kosova si Partner Strategjik i Partise dhe Rilindjes dhe ta ngre ai sapunin si veproi me Naim Murselin dhe Liridonen e tij.

    Reply
  • Gas Gas says:
    March 6, 2024 at 6:06 pm

    Per Zgjedhje te reja ne Himare
    Prandaj per mendimin tim shqiperia nuk duhet ti marri parasysh krimet qe mund te kene kryer ose denimet qe mund te kene marre shqiptaret ne Greqi e gjetk ne keto 30 vite tranzicion. Se tani nje pjese e madhe e krimeve mund te jene kryer nga halli ose nga nje nevoje e jashtzakonshme (ska tjetri per te ngrene). Nje pjese tjeter mund te Kene marre denime te padrejta. Policite e te gjitha vendeve ku kane vajtur shqiptaret kane nje perqindje shume te lart efektivash racista e shovinista dhe keta efektiva racizmin e tyre mund ta kene shfryre duke shkruar raporte fallco e duke akuzuar padrejtesisht e marre ne qafe shqiptarin e radhes. Dhe e fundit Nje pjese shume e madhe e krimeve jane te formave me shume administrative, jo vizat jo lejeqendrimet, jo mosrespektim i urdhrave te autoriteteve etj

    Reply
  • intelektuali says:
    March 7, 2024 at 6:59 am

    Gas-Gazi natyror i hidrogjenit te Edvin Injorantit:

    PO TE KUSH TE KA FTUAR QE TE SHKOSH SI “DAFLLAKU NE DASEM” NE GREQI?

    sepse:

    Gazeta DITA eshte mbushur plot e perplot me lajme BOMBA me sahat te kurdisur sipas oreksit te lexuesve per trafik droge dhe kanabisi nga kokpalaret e Shqypnise Enveriste e Rilindjes Edviniste per ne shtetin e Lig Monarko-Fashist.

    Reply
  • Artan says:
    March 7, 2024 at 7:09 am

    Korca, gabon, intelektuhalja nuk bie erë kërme, po haleje.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Mbi 150 referime, por Prokuroria nuk ka regjistruar asnjë procedim për protestën
  • KMD dënon veprimet e federatës ndaj volejbollistes së Dinamos
  • Ndërrojnë jetë brenda pak orësh dy punonjës të IEVP “Jordan Misja”, reagon Drejtoria e Burgjeve
  • Çfarë mund të ndodhë me ekonominë e vendit në rast se lumi i pashtershëm i parave të drogës ndërpritet
  • Vuçiç pritet të kandidojë për kryeministër pas premtimit për dorëheqje

Komentet e Fundit

  1. Sk69 on Zbardhen 13 emrat e “Grupit Koordinues” të protestës që firmosën letrën drejtuar qeverisë dhe ambasadave
  2. Haxhi qamili on Zbardhen 13 emrat e “Grupit Koordinues” të protestës që firmosën letrën drejtuar qeverisë dhe ambasadave
  3. Republika Iliazi on Zbardhen 13 emrat e “Grupit Koordinues” të protestës që firmosën letrën drejtuar qeverisë dhe ambasadave
  4. ceshtje dinjiteti on A mund të jetë Edi Rama një nga viktimat e ardhshme kolaterale të trumpizmit?
  5. Sk69 on Zbardhen 13 emrat e “Grupit Koordinues” të protestës që firmosën letrën drejtuar qeverisë dhe ambasadave

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?