Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: U dënua për fshehje pasurie, Apeli i GJKKO merr vendimin për ish-gjyqtarin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > U dënua për fshehje pasurie, Apeli i GJKKO merr vendimin për ish-gjyqtarin
AktualitetKronike

U dënua për fshehje pasurie, Apeli i GJKKO merr vendimin për ish-gjyqtarin

Published: November 18, 2024
Shpërndaje

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Engert Pëllumbi (kryesues), Daniela Shirka (anëtare) dhe Florjan Kalaja (anëtar),  sot më datë 18.11.2024, shpalli vendimin lidhur me çështjen e regjistruar me nr. 44 akti, datë 23.07.2024 regjistrimi, mbi ankimin e ankuesit/të pandehurit A.H., kundër vendimit nr. 4, datë 24.01.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, që ka vendosur:

  1. Deklarimin fajtor të të pandehurit A.H. lidhur me veprën penale “Fshehja e të ardhurave” parashikuar nga neni 180 paragrafi i parë i Kodit Penal, për deklaratën e tatimit të thjeshtuar për periudhën tatimore 2012, dhe dënimin e tij me 4 (katër) muaj burgim.
  2. Deklarimin fajtor të të pandehurit A.H. lidhur me veprën penale “Fshehja e të ardhurave” parashikuar nga neni 180 paragrafi i parë i Kodit Penal, për deklaratën e tatimit të thjeshtuar për periudhën tatimore 2016, dhe dënimin e tij me 4 (katër) muaj burgim.
  3. Deklarimin fajtor të të pandehurit A.H. lidhur me veprën penale “Fshehja e të ardhurave” parashikuar nga neni 180 paragrafi i parë i Kodit Penal, për deklaratën e tatimit të thjeshtuar për periudhën tatimore 2017, dhe deklaratat e TVSH-së për vitin 2017, si dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.
  4. Deklarimin fajtor të të pandehurit A.H. lidhur me veprën penale “Fshehja e të ardhurave” parashikuar nga neni 180 paragrafi i parë i Kodit Penal, për deklaratën e tatimit të thjeshtuar për periudhën tatimore 2013-2015 dhe TVSH-së për periudhën 2014-2016, si dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.
  5. Deklarimin fajtor të të pandehurit A.H. lidhur me veprën penale “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim” parashikuar nga neni 257/a paragrafi i dytë i Kodit Penal, lidhur me deklaratën e dorëzuar në ILDKPKI, më datë 12.07.2017, dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.
  6. Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal, bashkimin e dënimeve në një të vetëm duke u dënuar përfundimisht i pandehuri A.H., me 1 (një) vit burgim;
  7. Në aplikim të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim për të pandehurin A.H., duke e vënë në provë për një periudhë kohe prej 2 (dy) vjetësh;
  8. Urdhërohet i pandehuri A.H. t’i përgjigjet thirrjeve dhe kërkesave të Zyrës Vendore të Shërbimit të Provës gjatë kohës së provës dhe të mos kryejë vepër tjetër penale.
  9. Një kopje e vendimit i dërgohet Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë dhe Zyrës Vendore të Shërbimit të Provës të vendbanimit të të pandehurit.
  10. Shpenzimet gjatë fazës së hetimit dhe gjykimit i ngarkohen të pandehurit.
  11. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve nga e nesërmja e marrjes e njoftimit të vendimit të arsyetuar.”

Në përfundim, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:

  1. Prishjen e vendimit nr. 4, datë 24.01.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për pikat 1 dhe 4, të dispozitivit të tij dhe pushimin e çështjes për këtë pjesë;
  2. Lënien në fuqi të vendimit nr. 4, datë 24.01.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për pikat 2, 3 dhe 5, të dispozitivit të tij;
  3. Ndryshimin e vendimit nr. 4, datë 24.01.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në pikat 6 dhe 7 të dispozitivit të tij, si më poshtë:

– Në aplikim të nenit 55, paragrafi 3, të Kodit Penal, bashkimin e dënimeve në një të vetëm, duke u dënuar përfundimisht i pandehuri A.H., me 6 (gjashtë) muaj burgim;

- Publicitet -

– Në aplikim të nenit 59, paragrafi 3, të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim për të pandehurin A.H., duke e vënë në provë për një periudhë kohe prej 1 (një) viti;

  1. Shpenzimet procedurale edhe të gjykimit në apel i ngarkohen apeluesit;
  2. Kundër këtij vendimi mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë, brenda 45 (dyzet e pesë) ditëve nga e nesërmja e njoftimit të tij.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • “Serbia në Shkodër ka marrë më shumë se një konsullatë”, reagon ish-kryeministri Majko
  • Koçeku për konsullatën serbe: S’ka krahasim me Bujanocin, vetëm 54 serbë të vetëdeklaruar janë në Shkodër
  • Gjenden në zonën kufitare Shqipëri–RMV mbetjet mortore të turistit të zhdukur
  • Konsullatë serbe në Shkodër? Ish-diplomati i bën thirrje medias dhe opinionit publik për reagim të menjëhershëm
  • Shkrirja e bashkisë së Maliqit dhe bashkimi me Korçën, banorët thërrasin protestë të dielën

Komentet e Fundit

  1. Xha Teme analisti on Banorët e Poliçanit dalin në protestë dhe djegin teserat e PS-së, kryesocialisti i qytetit jep dorëheqjen
  2. K R on Rama prezanton “Praninë Besnike”: Shpjegon me shkencë termin ‘popull’, thotë që do bëj këngë me thirrjen për dorëheqje
  3. K R on Bashkëshorti i arrestuar për tokat në Durrës, Rama emëron ish-zyrtaren e PD-së drejtore të Agjencisë Kombëtare të Turizmit
  4. ILIR on Bashkëshorti i arrestuar për tokat në Durrës, Rama emëron ish-zyrtaren e PD-së drejtore të Agjencisë Kombëtare të Turizmit
  5. ILIR on Rama prezanton “Praninë Besnike”: Shpjegon me shkencë termin ‘popull’, thotë që do bëj këngë me thirrjen për dorëheqje

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?