Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: U ekstradua dje nga Turqia, Dritan Rexhepi paraqitet në GJKKO, do njihet me masën e sigurisë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > U ekstradua dje nga Turqia, Dritan Rexhepi paraqitet në GJKKO, do njihet me masën e sigurisë
AktualitetKronike

U ekstradua dje nga Turqia, Dritan Rexhepi paraqitet në GJKKO, do njihet me masën e sigurisë

Published: January 10, 2025
Shpërndaje

“Mbreti” i kokainës, Dritan Rexhepi, është paraqitur sot në GJKKO, ku pritet të njihet me masën e sigurisë. Rexhepi u ekstradua nga Turqia më 8 janar 2025. 45-vjeçari cilësohet si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Rexhepi konsiderohej si një ndër narkotrafikantët më të fuqishëm dhe akuzohet se transportonte drogë nga Amerika e Jugut në Evropë.Ai dyshohet të ketë qenë vrasësi i parë me pagesë në vendin tonë dhe është dënuar me 25 vite burgim në mungesë për vrasjen e dy policëve në Fushë-Krujë, Arben Keqi e Durim Kasmi në vitin 1998.

Rexhepi u arratis në vitin 2007 nga policia e Durrësit pasi këta të fundit e morën për t’i bërë një foto e për ta shpërndarë në media. Ndërkohë një vit më pas kapo i bandës së drogës mbahet mend për një arratisje spektakolare nga burgu i Pavias në Itali.

- Publicitet -

Dritan Rexhepi

Dritan Rexhepi është një ndër “kokat” më të fuqishme të trafikimit të drogës në Ekuador. “Mbreti i Kokainës”, siç njihet bosi shqiptar i drogës Dritan Rexhepi, e nisi aktivitetin e tij të drogës në vitin 2014, duke transportuar drogë nga Amerika Latine drejt Europës. Në një artikull të publikuar nga media britanike The Economist, thuhej se Rexhepi “është modeli i suksesshëm i emisarit kriminal ballkanik të kokainës në Amerikën Latine”, pasi ai është udhëheqës i një strukture të sofistikuar për trafikun e drogës nga Amerika e Jugut në Evropë, madje ka arritur të korruptojë edhe autoritetet që nga viti 2014 kur u arrestua.

Ai u dënua me 13 vite burg për trafik droge më 10 prill 2015, megjithëse autoritetet e arrestuan në vitin 2014 në një operacion të quajtur Balcanes. Rexhepi u arrestua në Quito, në atë operacion që rezultoi në sekuestrimin e 278 kilogramëve kokainë. Shqiptari hyri në Ekuador me dy identitete të rreme dhe ndryshoi imazhin e tij, ndaj autoriteteve të vendit iu desh të zgjidhnin identifikimin me gjurmë gishtash dhe zbuluan se ishte Rexhepi, i cili në atë kohë ishte në kërkim nga Europol.

Rexhepi është në kërkim edhe në Belgjikë dhe është akuzuar se ka urdhëruar dhe organizuar, nga qelia, rrëmbimin e 49-vjeçarit Jan Prenga në Shqipëri në shkurt të vitit 2020. Nga ana tjetër, autoritetet italiane e akuzojnë gjithashtu Rexhepin se ka urdhëruar të paktën dy vrasje të tjera gjatë qëndrimit në burg, në Ekuador dhe Shqipëri. Ai ishte i burgosur në një burg të Guayaquil, por që nga viti 2017 ai ndodhet në burgun Latacunga, ku ndodhi një nga masakrat më të fundit që përfundoi me vrasjen e 16 personave, përfshirë Leandro “el boss” Norero , një tjetër trafikant droge.

Sipas Balkan Insight, Rexhepi është kreu i një federate kriminale transnacionale të trafikantëve shqiptarë të drogës që ka transportuar kokainë me vlerë qindra milionë euro nga Amerika e Jugut në Evropë. Operacionet e Rexhepit, që nga viti 2014 në kohën e qeverisë së Rafael Correas, do të vazhdonin nga burgu sepse ai kishte akses në celular, ndonëse autoritetet kanë mohuar që ai të ketë pajisje celulare në qeli. Në vitin 2020, një operacion në Evropë dhe Lindjen e Mesme arriti të kapë 20 të dyshuar të lidhur me kartelin shqiptar “Kompania Bello”, të drejtuar nga Dritan Rexhepi.

Sipas Europol, Kompanio Bello kontrollonte të gjithë zinxhirin e importit të drogës. Balkan Insight kishte akses në disa dokumente të gjykatës italiane që identifikonin Rexhepin si “mbreti i padiskutueshëm” i Kompania Bello, me akses në “sasi të pafundme kokaine”. Kompania Bello është një kartel i përbërë nga 14 banda kriminale shqiptare të përfshira në trafikun e drogës dhe, që sipas autoriteteve, ka operuar që nga viti 2014 në Ekuador, Holandë, Belgjikë, Shqipëri dhe Itali, siç është publikuar në nëntor 2021 nga The Eall Street Journal. WSJ).

Objektivi i kësaj organizate, sipas prokurorëve italianë, “ishte shtrirja e kontrollit mbi trafikun ndërkombëtar të drogës dhe rritja eksponenciale e fitimeve të anëtarëve të federatës”. Karteli kishte përfituar nga marrëdhënia e tij me prodhuesit e kokainës në Amerikën e Jugut. Sipas WSJ, Rexhepi e kishte marrë kokainën nga Kolumbia përmes një shoku të burgosur. Shqiptari përdorte një celular të fshehur dhe organizonte dërgesa miliona dollarëshe në kontejnerë që arrinin në porte të ndryshme të Holandës. Me fitimet nga trafiku, ai urdhëroi sulme kundër kundërshtarëve të tij. Përveç historisë së tij kriminale, Rexhepi njihet edhe për arratisjet e tij. Ai madje është arratisur nga burgu më shumë herë se trafikanti meksikan i drogës, Joaquín Guzmán Loera, i njohur më mirë si El Chapo Guzmán.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Policia sinjalizon kriminelët në arrati? Braho: SPAK me strategji të re, mund të nisim vetë me arrestimet (ndodhi mbrëmë rasti i parë në Durrës)
  • 02 korrik 2026
  • Rama premtoi “tërheqje të ligjit” por sapo ka firmosur 1 milion m2 tokë në Vlorë për biznesmenin turk që ka si imazh aktorin e famshëm të telenovelave
  • I miri Ali iku ashtu siç jetoi
  • Raport tronditës i grupit të PE që inspektoi Zvërnecin: Janë dëmtuar rëndë dunat dhe ligatinat, është bllokuar lidhja mes detit dhe lagunës

Komentet e Fundit

  1. Five company on Rama premtoi “tërheqje të ligjit” por sapo ka firmosur 1 milion m2 tokë në Vlorë për biznesmenin turk që ka si imazh aktorin e famshëm të telenovelave
  2. K R on Tubim përpara SPAK, dorëzohet zyrtarisht kallzim për Ramën: Çfarë është botimi “The Albanian Files” që u zbulua gjatë protestave
  3. K R on “Sorrat dhe korbat do marrin atë që meritojnë”. Rama poston mesazh ku protestuesit quhen “racë derri që duan pushtet”
  4. Zaho on A ekziston një kërkesë e dytë për arrestimin e Ballukut e dorëzuar dy javë më parë në Kuvend?
  5. K R on A ekziston një kërkesë e dytë për arrestimin e Ballukut e dorëzuar dy javë më parë në Kuvend?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?