Kryeministri Edi Rama u ka dhënë familjarëve të Anri Kashikut statusin ‘Dëshmor i Atdheut’. Rama tha se Anri nuk u bë hero vetëm i vëllait, por i të gjithë shqipatërve.
“Nuk ishte vetëm familja, të afërmit, miqtë shokët, komuniteti i zonës, ishte e gjithë Shqipëria që u prek me zemër dhe që me mendje qëndroi për një moment tek ky i ri që sikundër më tregoi babi kishte pasion futbollin. Donte të bëhej një futbollist i mirë dhe i njohur dhe që nuk ia doli dot sepse rrethanat fati e vendosën.
Ai u bë heroi i të vëllait, por edhe heroi i të gjithë shqiptarëve. Përfitimi i këtij statusi të dëshmorit nuk e shuan pikëllimin e thellë të familjarëve, dhimbjen, por mbase lehtëson sado pak një plagë që fatkeqësisht do qëndrojë aty në zemrën e babit familjarëve vëllait dhe të afërmve. Nga ana tjetër është një detyrim i yni që të nderojmë çdo shqiptar, në radhë të parë këta lloj shqiptarësh, njerëz të zakonshëm, babi i Anrit është një burrë punëtor në emigracion. Më tregoi se prinin të takoheshin, i kishte dhënë fjalën që do takoheshin, por këta e solli që të mos e takonte dot djalin por të kthehej në Shqipëri për ti dhënë lamtumirën e fundit.
Qeveria është zotuar që ti mbrojë fëmijët e të rënave kudo në Shqipëri, por në këtë rast Anri vetë ishte një fëmijë dhe asht si të tjerë heronjtë të këtyre ditëve edhe ai u bë një simbol i një vetëmohimi ekstrem për të përmbushur një mision që disave si mjekëve që humbën jetën gjatë pandemisë, ua sjell rruga, disa të tjerëve ua sjell thjesht një moment i gabuar që askush nuk e ka në dorë por që në atë moment të gabuar bëjmë heroikisht gjënë e duhur”, tha Rama.
Anri Kashiku humbi jetën në përpjkeje për të shpëtuar të vëllanë në plazhin e Durrësit.
Po rimbushet Shqiperia me Deshmore te Qeverise!
Ore kam edhe unë një 5-6 dekorata, do të dekoroj edhe unë ndonjë dëshmor si ai majori bashkë me atë fëmrën ushtarake në Poloni që ran heroikisht në krye të detyrës, duke mbrojtur atdheun sepse
ngatrruan, se e humbën fiqirin, një çiçive tek një bumje dhe u plasi në dorë.
Mendoj që jo vetëm presidenti që ka shpërndar dekorata pa fund, dekorata që i mban në thasë sargjie në presidencë dhe kush të doj mund të aplikoj për të mar ndonjë dekoratë , jo vetëm kryeministri që dekoron jo vetëm të tjerët por edhe vehten me ceremoni gala që i organizon dhe sponsorizon vetë në SHBA, si heroi global i refugjantëve afganë, por edhe
ministreshat, kryetarja e kuvëndit, kryetarët e bashkive , madje çdo qytetar të ketë të drejtë me kushtetutë të dekoroj vehten, të tjerët…… jo si në kohën e socializmit që i dekoronte partia por ishte vetëm një firmë, ajo e presidentit Haxhi Lleshi, mjaftë me atavizmat e “kohës së qepës”, jemi në demokraci, a e kemi fituar lirinë, madje
simbas avokatit me formim anglo saksoson Taku, është kjo liri e çmuar që kemi arritur të bëjmë nga tre vrasje në ditë, madje , avokati në një ditë që vajti temperatura 42 gradë, vuri pikat mbi I duke thën
po të mos kishte vrasje a do të kishim Shekspirin me Makbethët e tij.
Duke përfunduar, më tepër dekorata nga kryeministri se është shumë mbrapa me pllanin e dekorimeve në krahasim me presidentin.
Për dekoratat e mija, ju lutem bëni ndonjë kërkesë dhe do të paguani shumën e kërkuar tek kambistët sikurse më kërkuan ata të kadastrës vendore mua që të dal në rrugë , jo në institucionet e shtetit dhe të paguaja ndonjë kambisti në rrugë 100 000,0 L të rinjë për ca letra që quhen bono që të bëhesha pronar i shtëpis time , ndërtuar në tokën truall pronë e imja, me akt pronësie, përveç 100 000,0 para të thata në dorë që i donte banka dhe
mua mu krijua përshtypje që grabitsit që dikur bridhnin rrugve me maskë e kallash në dorë, Edi Rama i ka punësuar në kadastra, ujsjells kanalizime , në bashki…… prandaj është paksuar numri i grabitjeve në rrugë,
sot grabitsi të vjen me një zarf të madh në der të shtëpisë dhe me kulturë, me faturë të vulosur nga drejtori i kadastrës thot, dua 200 000,0 L përndryshe nuk të bëj pronar të shtëpisë tënde, madje, po të mos paguash, kur ti teket Edi Ramës edhe do ta prishim shtëpinë do ta marim pronën për investime madhore strategjike për burrin e dashur të ministres dekorative të të përjashtme shoqes së nerume Xhaçka.