Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “U ndezën nga një grup kriminal”, zjarret në Vlorë, Ministria e Mbrojtjes: Anëtarët zgjodhën të veprojnë natën
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > “U ndezën nga një grup kriminal”, zjarret në Vlorë, Ministria e Mbrojtjes: Anëtarët zgjodhën të veprojnë natën
KronikeLajmi i fundit

“U ndezën nga një grup kriminal”, zjarret në Vlorë, Ministria e Mbrojtjes: Anëtarët zgjodhën të veprojnë natën

Published: August 22, 2025
Shpërndaje

Disa vatrja zjarri përfshinë mbrëmjen e kaluar zonat e Dukatit, Drashovicës  në qarkun e Vlorës. Zjarret raportohet se ishin të qëllimshme dhe kjo ngriti alarm tek autoritetet dhe banorët lokalë.

Lidhur me situatën ka reaguar edhe Ministria e Mbrojtjes, e cila ka dhënë detajet e fundit se si paraqitet situata. Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes, dyshohet që zjarret janë shkaktuar nga një grup i strukturuar kriminal, që ka vepruar me qëllim dhe në mënyrë të koordinuar.

Konkretisht zjarret u shfaqën mes orës 20:15 dhe 22:15, në një periudhë kohe që konsiderohet kritike për shkak të pamundësisë për ndërhyrje ajrore. Dukat i Ri ishte një nga vatrat më të rrezikshme, por falë reagimit të menjëhershëm të emergjencave civile, zjarri u izolua dhe u shmang çdo rrezik për banesat. Ndërkohë, tre vatra aktive në lartësitë e Drashovicës dhe dy të tjera në Vajzë mbeten ende të pakontrolluara.

- Publicitet -

Reagimi i Ministrisë:

Sonte, mes orës 20:15 dhe 22:15, është shfaqur një numër i konsiderueshëm vatrash zjarri në fshatrat Dukat, Drashovicë dhe Vajzë. Pas reagimit të shpejtë të emergjencave civile të Vlorës, zjarri në fshatin Dukat i Ri është izoluar plotësisht, duke evituar përkeqësimin e situatës dhe rrezikun ndaj zonave të banuara. Ndërkohë, 3 vatrat e shfaqura njëherazi në lartësitë e staneve të Drashovicës dhe 2 vatrat e shfaqura në orën e fundit në Vajzë mbeten aktive.

Forcat zjarrfikëse vendore dhe Forcat e Armatosura janë në terren në këto dy fshatra, duke krijuar perimetra sigurie. Tipologjia dhe kronologjia e këtyre vatrave krijojnë bindjen e arsyeshme se kemi të bëjmë jo vetëm me zjarrvënie të qëllimshme, por me një grup të strukturuar kriminal në veprim në këtë zonë, anëtarët e të cilit kanë zgjedhur të veprojnë në orët e natës, kur është e pamundur ndërhyrja nga ajri. Forcat operacionale do të mbeten të angazhuara në terren përgjatë gjithë natës, për të siguruar banesat dhe pronat e qytetarëve.

https://gazetadita.al/wp-content/uploads/2025/08/ScreenRecording_08-22-2025-09-35-39_1.mp4

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
9 Comments
  • SPAK says:
    August 22, 2025 at 9:13 am

    Investigoni lidhjet e tyre me Saliun! Saliu prej Vici- Doli eshte i vetmi qe mund te beje vepra te tille kriminale!

    Reply
  • Banda says:
    August 22, 2025 at 12:29 pm

    Nuk punojne as satelitet naten…T’emen e semes, sa te zgjar kta dukaqotet.

    Reply
  • Cuf Plloçi, hero i heshtur... says:
    August 22, 2025 at 1:01 pm

    Ca lesh mbrojtje bejne ministrucat kur nxjerrin hapur “sekretin”, se ne oret e nates na qenkerka e pamundur mbrojtja nga ajri? Me pak llafe keta ministruca ne vend qe te mbajne fshehur pamundesite dhe dobesite e mbrojtjes naten, ata ftojne zjarrvenesit e u tregojne kohen e duhur per veprim.

    Reply
  • Detari says:
    August 22, 2025 at 1:59 pm

    500 vjet djegin Arberine turqit, smbin me as bari ne ate vend

    Reply
  • Saliu i Sheqeres says:
    August 22, 2025 at 5:20 pm

    dukaqotet e sateme

    Reply
  • Mallkimi i Shqiperis Myslymanizmi.Vari i shqiptaris Ortodoksizmi says:
    August 22, 2025 at 8:10 pm

    Detari,500 vjet turqit roberuan Shqiperine,450 vjet roberuan Greqine..Turku ka qene pushtus per te dy vendet,per fat te mire, sot ne shqiptaret nuk rezikohemi nga turku mbasi nuk e kemi ne kufi,po per fat te mire tonin, ju e keni ne kufi,sapo permendet emri turk, tere Elada bie ere se mbushni breket.Per interesat e tyre gjeostrategjike Turqis nuk i intereson te djege Shqiperine,grekut dhe serbit i intereson te perveloje shqiptarine,me siguri keto banda qendren e kane ne boshtin e se keqes. Moske-Beograd-Athine

    Reply
  • Dashi says:
    August 22, 2025 at 8:31 pm

    O ti i mallkuari, sa karë që qënke , domethënë zjarret në Shqipëri vijnë nga Moska , Beogradi , Athina ? Epo, të jetë njeriu kaq idiot sa ky ! Po çfarë përfitimi kanë këto shtete që të digjen pyjet e Shqipërisë ? Atë nge ka Moska , të merret me pyjet tona , që as na di se ekzistojmë në këtë botë . Apo Beogradi që ka hallin më të madh se kurdoherë , kur e gjithë Sërbia është përfshirë në protesta dhe Vuçiçit po i dridhen këmbët . Po Greqia , që dërgon avjona për ne në ndihmë për shuarjen e zjarreve , ja vë zjarrin pyjeve tona ? Hajde idiot , hajde ! Zjarrin pyjeve ja venë injorantë e kokëboshër si puna jote . Mjafton të lexosh nickun , që i ke vënë vetes e mos shko më tutje .

    Reply
  • Mallkimi i Shqiperis Myslymanizmi.Vari i shqiptaris Ortodoksizmi says:
    August 22, 2025 at 9:10 pm

    Pranoj debat me burrat e grave,jo me burrat e dhenve.

    Reply
  • Dursakja says:
    August 23, 2025 at 3:32 am

    Ky vit i zjarreve anembanë Shqipërisë ka qenë veprimtari e grupeve kriminale, këtë e mori vesh i madh dhe i vogël.
    Dhe këto grupe kriminale frymëzues kanë Njeriun e Zi (që me llumin e shqipëtarëve) që i zënë në çark nga SHBA dhe Anglia përpiqet të shpëtojë.
    Ky është ligësia dhe fatkeqësia e këtij kombi. Përpëlitja e tij në grahmat e fundit do t’i kushtoj shumë këtij vendi.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Kauza “jetime” nё sheshin plot!
  • Si po e ndryshon betoni fytyrën e Durrësit
  • Paradoksi i “Parajsës”
  • Zbulohet “një Tokë tjetër” 87 vite dritë larg: Planeti misterioz 2.5 herë më i madh se Toka
  • Rama mbledh në Pogradec drejtuesit politikë të qarqeve dhe kryetarët e komisioneve

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on Kauza “jetime” nё sheshin plot!
  2. K R on Kauza “jetime” nё sheshin plot!
  3. Ethem Lalaj on Kauza “jetime” nё sheshin plot!
  4. prehistoriku on Kauza “jetime” nё sheshin plot!
  5. Vlora 97 on Kauza “jetime” nё sheshin plot!

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?