Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: U prehsh në paqe, Perlat Çaushi!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kulture > U prehsh në paqe, Perlat Çaushi!
Kulture

U prehsh në paqe, Perlat Çaushi!

Published: December 11, 2023
Shpërndaje

Xhevdet Shehu

 

Një telefonatë pasditen e djeshme ishte e trishtueshme për mua. Ishte ndarë nga jeta në moshën 88 vjeçare Perlat Çaushi, me të cilion kam disa kujtime interesante. Por më parë le të njihemi me një jetëshkrim të shkurtër të tij.

- Publicitet -

***

Perlat Çaushi ka studiuar në Fakultetin Special të KGB-së në Moskë. Pas prishjes me Bashkimin Sovjetik, studimet i përfundoi në Fakultetin Juridik në Universitetin e Tiranës, të cilat i kurorëzoi me diplomën e juristit.

Pas përfundimit të studimeve universitare, Perlat Çaushi ka punuar në organet e kundërzbulimit dhe më pas ka qenë për katër vite, në detyrën e Kryetarit të Degës së Punëve të Brendshme, në rrethin e Vlorës. Vitet më tej aktivizohet në shërbimin diplomatik, në ambasadat shqiptare në Vjenë, në Beograd dhe Pekin. Pas përfundimit të misionit diplomatik në përfaqësitë tona jashtë shtetit, ai rikthehet në Atdhe dhe merr emërimin Drejtor i Drejtorisë së Zbulimit, dislokuar në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Në “spastrimet” e njohura të vitit 1982, Perlat Çaushin e nxjerrin në lirim, duke e shkarkuar nga të gjitha funksionet. Më tej para daljes në pension, ai emërohet Shef i Katedrës së Zbulimit në Shkollën e Lartë të Ministrisë të Punëve të Brendshme, ku punoi deri në plotësimin e viteve të punës. Perlat Çaushi mbante gradën “Doktor i Shkencave” në fushën e sigurisë.

***

Tani fillon historia ime me Perlatin…

Në gushtin zhuritës të vitit 1957 në aeroportin e Tiranës ulej një avion i rrallë që sikllte një pasagjer të rrallë: një gazetar të Neë York Timesit, Harrison Salisbury (Harrison Sollzbëri), një nga gazetarët më të famshëm të gazetës më të madhe amerikane dhe botërore. Ky gazetar kishte përshkuar një rrugë të mundimshme për të mbërritur në Tiranë, nëpërmjet Moskës dhe Budapestit, ndërkohë që Shqipëria nuk kishte marrëdhënie diplomatike me SHBA. Sollzbëri kishte një mision: donte të takonte dhe tqë intervistonte shefat e shteteve komuniste të kohës. Në këtë kuadër kishte planifikuar një takim me shefin shqiptar, Enver Hoxhën. Jo, i thanë në Tiranë, nuk mund të takohesh me shokun Enver, pasi nuk është në Shqipëri. Unë nuk iki pa e takuar, kishte këmbëngulur gazetari. Në mungesë të shokut Enver, mund të takohesh me shokun Mehmet Shehu, ishte përgjigja nga pala shqiptare. Është Kryeministri i Shqipërisë, i tha shoqëruesi riosh shqiptar, 23 vjeçar, përkthyes dhe zbulues… Ky ishte Petrit Aliu.

Të nesërmen gazetari amerikan i kërkoi përkthyesit të tij se kush ishte Mehmet Shehu, çfarë të kaluare kishte etj.

Petrit Aliu i tha: Ka qenë një luftëtar i shquar, pjesëmarrës në Luftën e Spanjës, udhëheqës i formacioneve partizane antifashiste… Ka mbaruar shkollë amerikane të Harry Fulcit…

Epo, kaq më mjafton.Kjo e fundit.  Ai ditka anglisht, tha gazetari.

Rrëfimi i gazetarit amerikan:

Kur hyra në zyrën e Kryeministrit e përshëndeta anglisht. Mehmet Shehu ma ktheu përgjigjen në aksentin amerikan dhe më tha: Mos më provoko! Unë do të flas shqip dhe përkthimin do ta bëjë ky djali… dhe tregoi me dorë nga shqëruesi im Petrit Aliu…

Këtë episod Harrison Sollzbëri e ka përshkruar në librin e tij “A Time of Change”, i cili ka mbërritur në Shqipëri në vitin 1991 dhe një kopje të të cilit unë e kam në shtëpi.

Vite më vonë, në vitin 2015 unë botova librin “Prapaskena. Hulumtime në historine Shqipërisë komuniste” ku jam përqendruar më së shumti në fundin enigmatik të Mehmet Shehut. Libri pati jehonë dhe për të u organizua një promovim në Muzeun Historik Kombëtar. Pak minuta para se të fillonte promovimi, unë kisha dale të pija një cigare tek hyrja. Kur, dikush më afrohet e më prezantohet:

– Unë jam Petrit Aliu! Në fakt jam Perlat Çaushi, por këtë emër nuk e dinte Sollzbëri. Sidoqoftë historia që ai tregon është thuajse tërësisht e saktë. E vërteta është se Mehmet Shehu i dha një intervistë të gjatë gazetarit amerikan, të cilën unë nuk pata kurajon ta përktheja. Pse? Fare e thjeshtë: në një pritje që u dha në Pallatin e Brigadave në atë periudhë për nder të kryetarit të Partisë Komuniste të Mongolisë, Cedenbal, unë shoqëroja gazetarin amerikan. Aty ai u takua me Mehmet Shehun. Desha të përktheja, por u stepa kur pashë se anglishtja e Mehmetit ishte ku e ku më e mirë se e imja. Ndaj nuk mora përsipër as përkthimin e intervistës. Le ta përkthejë kush të dojë, thashë. Dhe kështu u bë. Nuk e mora vesh kurrë se kush e bëri përkthimin e asaj interviste në anglisht. Ndoshta e ka bërë vetë Mehmeti… Ajo intervistë u botua në të njëjtën ditë në Tiranë dhe në Nju Jork Tajms, më 29 gusht 1957.

Pasi kanë kaluar kaq shumë vite mund të thuhen shumë gjëra të qena e të paqena sikurse jemi mësuar të dëgjojmë e lexojmë gjatë këtyre viteve. Fakt është që për Perlat Çaushin nuk kam dëgjuar askënd të flasë keq, pavarësisht detyrave dhe pozicioneve delikate ka patur dhe ushtruar në kohën e socializmit. Më kujtohet një fakt se si shkrimtari dhe regjisori i famshëm Pëllumb Kulla, para disa vitesh ka bërë një shkrim të shkëlqyer për Perlatin me titullin: Faleminderit, Shindleri im! Sepse Perlati duke qenë shef i degës së brendshme të Vlorës, e kishte shpëtuar Pëllumbin nga arrestimi dhe burgosja… Pëllumbi ishte tejet i sinqertë në shprehjen e kësaj mirënjohjeje…

Por për Perlatin sot, në ditën e përcjelljes për në banesën e fundit, me siguri miqtë dhe shokët e tij të shumtë do t’i thonë fjalët e mirënjohjes për një Njeri me zemër të madhe  duke i dhënë lamtumirën me shprehjen më sintetike: U prehsh në paqe, Perlat!

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Letër e hapur socialistëve shqiptarë: Zgjohuni!
  • Tetë ditë protestë: Nga Narta te “Shqipëria e re”
  • ARRSH hap procedurën, 6 mbikalime për këmbësorët do ndërtohen në autostradën Tiranë-Durrës
  • Alarm në Kremlin, Putini rrezikon humbjen historike në Kaukaz
  • Publikohet super-renditja e Botërorit 2026: Nga favoritët te skuadrat pa shpresa

Komentet e Fundit

  1. Clark on Revolucion në Japoni, shkencëtarët krijojnë plastikën që shpërbëhet në ujërat e detit brenda disa orësh
  2. Aldrin on “Shqipëria nuk shitet”, sot protesta e tetë në Tiranë: Rama të japë dorëheqjen
  3. Patrioti on Gjendet i pajetë në lumin Mat, ish-drejtuesi i Gardës së Republikës
  4. ¿? on Deklarata e akademikes greke trazon rrjetin: “Athina kur ishte me shumicë shqiptare”
  5. Ppp on Protestuesit në Zvërnec, Rama ironizon: Mos i bëni për të qarë flamingot duke ua zhvirgjëruar plazhin

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?