Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Babai ishte 64 vjeç kur ajo u lind, nëna 23 vjet më e vogël. Kthehet pas 30 vitesh në Shqipëri, aktorja rrëfen pengun e jetës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Babai ishte 64 vjeç kur ajo u lind, nëna 23 vjet më e vogël. Kthehet pas 30 vitesh në Shqipëri, aktorja rrëfen pengun e jetës
KryesoreKulture

Babai ishte 64 vjeç kur ajo u lind, nëna 23 vjet më e vogël. Kthehet pas 30 vitesh në Shqipëri, aktorja rrëfen pengun e jetës

Published: October 29, 2022
Shpërndaje

 

Anisa Markarian, aktorja shqiptare me origjinë armene, “braktisi” ekranin dhe vendin për 30 vite, për t’iu përkushtuar profesionit të saj të diplomës, mjekësisë në Francë.

Ndonese nuk ka interpretuar ne shume filma, publiku shqiptar i ka ende në kujtesë rolet e saj.

- Publicitet -

Anisa Markarian është edhe autore e disa librave dhe së fundmi ka sjellë librin me titull “Shtëpia te Selvia”. Është historia e familjes së saj të cilën ua kushton dy prindërve që janë personazhet kryesor të këtyre rrëfimeve.

Rrëfimi nis me ditën e saj të lindjes 4 korrik 1962 dhe përfundojnë me vdekjen e babait të saj 15 gusht 1980.

Kur lindi Anisa babai i saj ishte 64 vjeç ndërsa nëna e saj 41 vjeç. A e ka shqetësuar mosha e dy njerëzve që kishin lidhur jetën e tyre me një diferencë 23 vjeçare dhe ishte lindur prej tyre në moshë të vonë?

Anisa thotë se për herë të parë këtë gjë e ka menduar kur arriti moshën e mamasë së saj 41 vjeçe.

Anisa Markarian: Për herë të parë e kam menduar kur unë pata moshën e sime meje, e fëmijët e mi ishin pak a shumë të mëdhenj. Ndoshta ime më nuk kishte atë ngarkesën profesionale që unë kisha në moshën 41 vjeçare, por unë në atë moshë mendoja që edhe sikur dashurinë më të madhe të kem, të bëj tani një fëmijë, më duket e tepërt. Por ata nuk menduan për moshën e tyre, apo se çfarë përfaqëson investimi për të rritur mirë një fëmijë, deshën të sjellin në jetë jetën dhe e bënë.

Në librat e saj duket se gjithçka ka qenë e “parashkruar”. Ajo rrëfen se dhe pse është kundër besëtytnive mënyra se si ka rrjedhur jeta e saj dhe rituali i tepsisë kur ka qenë e vogël e bëjnë atë të besojë.

Anisa Markarian: Unë jam kundër besëtytnive por shko e mos ju beso pastaj. Rituali i tepsisë është një zakon shqiptaro-armen. Armenët e kanë kur fëmijës i del dhëmbi i parë. Shqiptarët e bëjnë kur fëmija mbush 1 vjeç. E vënë në mes të një tepsie dhe në tepsi vënë lloj, lloj objektesh. Sipas tyre çdo objekt përfaqëson një profesion.

Dhe thonë objekti i parë që do të prekë do të jetë profesioni, i dyti a i treti pasionet. Dhe e kam thënë gjithmonë që ajo besëtytni më ka udhëhequr në jetë pa qenë e ndërgjegjshme.

Kam prekur stetoskopin që kishte vënë im atë pastaj stilografin dhe një buzëkuq që mendoj se është ana ime aktore, kinematografike.

Ish-aktorja thotë se nëna i kërkonte gjithmonë që të shkruante historinë e babit. Historinë e shkroi, madje me një gjuhë të bukur. Por a ka Anisa Markarian ndonjë peng në jetë?

Anisa Markarian: Një peng të vetëm për babain, e kam. Nuk kam pengun siç kanë shumë veta që nuk arrita ti them sa shumë e doja. Se dashuria në familjen tonë shprehej. Pengu im është se kur unë arrita ta shoh tim atë ai nuk fliste më. E kam zili tim vëlla të cilit im atë i ka dhënë amanetet e fundit ndërkohë unë nuk e pata.

Nga familja e sidomos prindërit të gjithë marrim shumë në jetë por për Anisa Markarian heroizmi më i madhe në jetë i prindërve të saj është se ditën si të sillen me sistemin e para ’90 në Shqipëri.

Anisa Markarian: Mendoj se heroizmi më i madh i prindërve të mi ishte që nuk dolën haptas kundër pushtetit të asaj kohe, ama ne fëmijëve brenda shtëpisë, ditën si të na shpëtonin nga shplarja e trurit.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
20 Comments
  • ?./+ says:
    October 29, 2022 at 9:45 am

    Kur kam qënë i vogël bashkë me gjyshen kam vizituar një familje armene që e kishte shtëpinë në një pallat të vjetër pas klinikës qëndrore të asaj kohe. Mbaj mend se ajo shtëpi ishte e mbushur me një koleksion pjatash , disa të varura nêpër mure! Njëlloj si çifutët, në Shqipëri ka pasur edhe disa familje armene, të ardhura pas gjenocidit turk ndaj tyre. Ata kishin formuar një si komunitet më vete. Por dëshironin të mos binin shumë në sy.

    Reply
  • Mendimi im says:
    October 29, 2022 at 10:06 am

    Kam njohur edhe unë një me origjinë armene, me mbiemrin Azdurian, që ishte Zv.Drejtor i Përgjithshëm i Komunales. Njeri i mirë dhe i respektuar nga të gjithë. Nuk e kuptoj se për çfarë “shpëlarje truri”, flet kjo?! Apo është në modë që, duhet të thuash persekutimin edhe kur nuk ka ekzistuar. Që të bëhesh interesante për publikun, duhet të thuash diçka që të tërheq vëmëndjen. Kështu veprojnë edhe politikanët e sotëm. Pak rëndësi ka se për çfarë përmënden, mjafton që të mos lihen në haresë!

    Reply
  • intelektuali says:
    October 29, 2022 at 10:38 am

    Anisa Markarian:

    Prinderit te shpetuan nga “shpelarja enveriste e trunit”, por filmat e Realizmit socialist te Enverit ku ishe edhe ti pjese si artiste famoze ne filmat me armiq fashiste italiane e naziste gjermane, me ballisto-zogistet qe luftonin me partizano-komunistet, por edhe me sabotatore e Armiq te Kllases, te gjitha produkte bolshevike te Kinostudios “Shqypnia e Re”, pra te gjitha keto filma rezili me pjesmarjen tende i shpelane trunin gjithe popullit shqyptar ne Lavatricen e Propagandes staliniste per dekada me radhe deri me sot, qe transmetohen papushim, nate e dite nga RTSH kombetare e Edi Rames si per t’i kujtuar te perndjekurve politike se Enveri eshte akoma gjalle

    dhe:

    SHPEJARJA E TRUNIT VAZHDON SI ME PARE

    Mjafton te shikosh komentet dhe replikat e fanatikeve te Enverit, ketu ne forumin e nerum te gazetes DITA qe te bindesh perfundimisht per kete te vertete absolute

    Reply
  • niko says:
    October 29, 2022 at 10:56 am

    Per cfare shpelarje truri e ka llafin kjo trularaske

    Reply
  • Rita says:
    October 29, 2022 at 11:42 am

    Sakte i nderuar z. ‘Intelektual ‘ .Ish artistja , doktoresha te shprehe dashurinë e nostalgjike e saj per prinderit e saj ,por ne ate ‘ shplarjen e trurit ‘ e tepron se faktet tregojne se ajo nuk jetoi apo veproi si disidente deri ne gjysmen e jetes ( 1991) por te kundërtën. Per komentuesit e pandërgjegjshëm nuk jane shume ,njeri perdor shume pseudonime e prralis te njëjtat mashtrime.

    Reply
  • sopiqoti says:
    October 29, 2022 at 11:49 am

    SHYQYR qe na ka shpetuar pa iu shplare TRURI zotit INTELEKTUAL.

    Reply
  • Erdogan says:
    October 29, 2022 at 12:47 pm

    A ka Shpelarje me te Madhe se te considerosh Turqine vend Strategjike (Land Stragice).
    Nje Shtet qe ka ndryshuar Kombesine d.m.th Emrat,Mbiemrat Greke Epirote dhe Ilyre.
    Fene (E “Mire” apo e keqe) e te pareve Greke Orthodhokse te Epirit.
    Istitucionet.Shollat Greke mihera vjecare?
    Jo.

    Reply
  • A.S. says:
    October 29, 2022 at 12:57 pm

    Anisa ne kujtesen kolektive, te shqitareve qe I ndoqen filmat e saj ne vitet 80, perfaqeson nje note pozitive. Bukurine e saj, e bente me te shqueshme dhe rrezellitese, eleganca, embelsia dhe fisnikeria, qe reflektonte ne gjestet dhe qasjet e saj aktoriale. Kam patur mundesi te njoh ne Padova, Markarenë, vellain e Anises, i cili pa e sitetizuar sikurse e motra, vinte ne dukje frymen eversive, ne report me kohen, qe karakterizonte sjelljet dhe perjetimet e tij ne po ato vite. Eshte pasuri e made qe qenurit te patjetersueshem, nga shplarja e trurit, sikurse njeheresh merite e made e atyre prinderve qe diten te rrisin femije NJEREZ, qe nuk jane dhe nuk behen pjelle e mbrapshte e nje kohe qe nuk e don njeriun. Sigurisht, vetedija e familjes armeno-shqiptare Markarian, ka patur me shume mundesi te jete e konsoliduar dhe e trashegueshme, meqe ata vijne nga pervoja fatkeqesishe kombetare dhe perjetojne dhe nje te dyte, ne vendin tone, duke e patur kwshtu fibren e resistances ndaj te keqes me te tonifikuar. Se ç’vuajte kane kaluar armenet, nga genocidi turk i 1915, do vlente per ilustrim filmi I Veurneul “MAYRIG”. Se pse Anisa mbetet kaq e dlire ne kujtesen e bashkohesve, arsyen mund ta gjejme tek vetedija e te qenurit njeri, si krijese vlerash dhe perjetimesh, te cilat diten t’i rezistojne koheve te keqija….

    Reply
  • intelektuali says:
    October 29, 2022 at 1:13 pm

    sopiqoti nga Sopoti:

    SHYQYR! dhe lavdi Zotit qe intelektualit xhelatet e Enverit nuk arriten t’ja shpelajne trunin e burgaxhiut me shume finte te propagandes dhunuese enveriste, por edhe me “Valsin e Lumturise” te Avni Mules dhe Vace Zeles qe buciste nate e dite papushim ne cdo qoshe te burgut komunist,

    por:

    Historia e Shqypnise ka njohur trima me te thekur se intelektuali: Kur kasapi Mehmet Shehu mblodhi burrat e Golemit te Lushnjes ne sheshin e fshatit dhe u tha:

    O DO HYNI VULLNATARISHT NE BRIGADEN E PARE SULUMESE , O DO T’JU TREDH, DO T’U PRES KOQET DHE DO T’U VAR PREJ GJUHE PARA BASHKISE

    Katunaret e ngrate lushnjare refuzuan kategorikisht nuk pranuan qe nje kasap komunst t’u shpelante trunin dhe Mehmeti i preu koqet dhe pastaj i vrau me nje egersi te papare duke falur vetem orthodoksit me argumentin se nuk ishin “lafshe-prere”, me pas kur lajmi diskriminues mori dhene, Enveri u zemerua dhe deshi ta ndeshkonte Mehmetin, por ate kohe nuk kishte shume autoritet te komunistet se te gjithe e dinin per lidhjet e tij me Bahri Omarin dhe u mjaftua vetem me nje urdher Partie per kasapin nga Corrushi, si nje “Autokritike shoqerore”

    prandaj:

    intelektuali ne krahasim me trimat e Lushnjes eshte vetem nje “Palo gje”

    Reply
  • ..po ku na dualen te gjithe te persekutuar, mor? ..aman ??.. says:
    October 29, 2022 at 2:20 pm

    more, a do me pranoj ndonjehere nderi qytetar
    i shqiptarit, mua qe me persekutuan se kerkoja te
    punonin dhe ata qe mernin rroge si..”punonjes”
    dhe jo te denoheshim ne, qe punonim 8 ore me djerse ballit ???…

    Reply
  • Ben Dibrani says:
    October 29, 2022 at 3:21 pm

    Ore po ju që e keni trurin të pashpëlarë me çfarë e keni, se me idiotësirat që thoni duket sikur keni probleme, mos ju ka ngelur diçka brënda mor aman se po na shqetësoni?

    Reply
  • LEON says:
    October 29, 2022 at 4:14 pm

    Filmat e kesaj llastices kane qene filma pa vlere,.Babai kesaj ka qene mjek dentist i nderuar,i respektuar.
    Filmat dhe Letersia me vlere,rishihen.Nuk besoj te kete shqiptar sot te rishohe ,kordhelet e kuqe,sabotimet e armiqve te kllases,apo studentet e brumosur me moral revolucionar,,trekendeshi revoluc.Mesim,pune prodhuese,edukim ushtarak.Nuk ka qene as Marie Logoreci,as Margarita Xhepa,por as Matilda Makoci,qe kishte nje zjarr ne shpirt,.
    Kjo ka qene nje figurante partime,me profesion mjeke. Suksese ne profesionin kryesor.

    Reply
  • ¿? says:
    October 29, 2022 at 4:34 pm

    Eshte fakt i njohur shkencor qe femijet qe prodhohen nga prinder ne moshe te re dalin me te fuqishem, te bukur dhe inteligjente. Sa me te moshuar te jene prinderit aq me te paafte fizikisht dhe menderisht dalin pasardhesit. Ne moshen e prinderve te kesaj, babai 64 vjeç (fillime te prostatit, renie e cilesise se spermes) dhe nena 41 vjec (prag i menopauzes, vezet e fundit me cilesi me te dobet) a eshte e sigurte kjo zonja qe ata ishin prinderit e vertete? A mos valle ndonje familje e varfer beri ndonje pazar me doktorin qe donte femije. E keshilloj kete zonjen te beje nje analize genetike. Nuk po them ta shpalle publikisht, po keshtu sa per te qene e sigurte per veten e vet.

    Reply
  • dikur says:
    October 29, 2022 at 5:48 pm

    Ajo familia qe thua e kishte mbiemrin Çakmaxhan. Njeri nga ata quhej Xhovasar . Merziteshin shume po ti quaje “çifut” . “Jemi armen nuk jemi çifut” thoshin dhe kishin te drejte

    Reply
  • intelektuali says:
    October 29, 2022 at 6:09 pm

    Artikulli i New York Times пе 15 dhjetor 1915, raportoi se një milion armenë u vranë mizorisht nga Perabndoria Osmane. Gjenocidi armen, i quajtur edhe Holokausti armen , ishte një gjenocid i kryer qëllimisht dhe sistematikisht nga Perandoria Osmane në fund të shekullit të 19-të, gjatë dhe menjëherë pas Luftës së Parë Botërore, kundër popullsisë armene në Turqinë Lindore. Gjenocidi armen karakterizohet nga masakra masive dhe deportimi i detyruar masiv i më shumë se 1 000 000 armenëve të kryera nga autoritetet xhonturke në periudhën 1915 dhe 1918. Megjithatë, represioni kundër popullsisë armene filloi në fund të shekullit të 19-të. Viktimat në këtë periudhë të parë janë rreth 300 mijë persona. Gjenocidi përshkruhet edhe me fjalën armene Aghet , “krim i paimagjinueshëm” ose “katastrofë e madhe”. Midis 1895 dhe 1921, 1,543,271 burra, gra dhe fëmijë u masakruan, u vrane dhe u zhduken pa gurme. Paralelisht me gjenocidin armen, autoritetet osmane, dhe më vonë autoritetet xhonturke, kryen spastrim masiv të komuniteteve të tjera të krishtera – grekëve dhe Asirianeve. Republika e Turqisë, pasardhësja e Perandorisë Osmane, kundërshton përdorimin e termit “gjenocid” për të përshkruar ngjarjet e asaj kohe dhe nuk njeh asnjë përgjegjësi të popullit turk apo të administratës osmane dhe turke për këto ngjarje. Azerbajxhani i sotëm deklaron një qëndrim të ngjashëm me atë turk . Vitet e fundit, thirrjet për njohjen ndërkombëtare të gjenocidit armen, si dhe njohjen nga qeveria turke të asaj që ndodhi, janë intensifikuar në mbarë botën. Që nga viti 2007, 22 vende e kanë shpallur njohjen zyrtare të ngjarjeve të kësaj periudhe si gjenocid, si ato, ky këndvështrim pranohet edhe nga shumica e studiuesve dhe historianëve. Shumica e anëtarëve të komuniteteve armene në mbarë botën janë të mbijetuar të gjenocidit armen, ashtu si edhe pasardhësit e tyre. Kujtimi i viktimave të gjenocidit armen përkujtohet çdo vit më 24 prill.

    Permbledhje nga: intelektuali

    Reply
  • ?+ says:
    October 30, 2022 at 7:11 am

    na dolën të tër të persekutuar.
    120 mijë janë gjithsej.
    por 30 vjet po ti mbledhësh kamë dalë 1.milion.
    dhe më e bukura e pranojnë vet krimin e tyre që vjedhin buxhetin dhe taksat tona.
    mund ti kishin pensionet më të larta pleqtë po të mos ishin këta të përndjekurit që dalin 1500 të rinj çdo muaj te gazeta shqiptare

    Reply
  • Ilirjan says:
    October 30, 2022 at 8:51 am

    Anisa , ju jeni një grua e zgjuar, si pasojë plotësisht e aftë për të vlerësuar dy botët :
    Atë të fëmijërisë dhe të rinisë suaj të jetuar në botën Shqipëri dhe
    Atë të të qënit grua të jetuar në botën Francë.
    Kurrë nuk mund t’a besoja që Anisa Markarian të hidhte baltë mbi Botën Shqipëri
    Ajo botë të dha aq shumë , që besoj se bota Francë është duke vjelë pjesë nga formimi i yt në botën Shqipëri.
    Sa për shpëlarjen e trurit , duket se kjo ka ndodhur në Francë, dhe ka arsye, sepse atje për fat të keq, ju nuk i kishit prindërit që t’ju mbronin ashtu siç bënë në Botën Shqipëri.
    Zonja A. Markarian,
    Kjo është veç : bukëshkalësi.
    Keqardhje për besimin e rremë të krijuar për disa persona, ku tashmë u bëre pjesë edhe ti, zonja Anisa Markarian.

    Reply
  • Andis says:
    October 30, 2022 at 4:39 pm

    Anisa Markarian.Ka pas jetuar ne njeri rruge afer pazarit ne nje shtepi dy kateshe.Parballe ka pas shtepine Edhe Gent Sula sot biznesmen i sukseshem por edhe student absolut ne ato vitet para 90 s.

    Reply
  • Ka bere mire qe eshte kthyer, edhe une kete i them vetes says:
    October 31, 2022 at 6:50 am

    Shkrim fare pa interes. Kush lë vendin e tij, e le me nje cmim, per tu harruar nga te tjeret dhe ne rastin e nje artisti( se ashtu e njohim) nga masat.

    Reply
  • Agimi says:
    October 31, 2022 at 6:55 am

    Anisa kot e ka fiksim kete paragjykimin e disave per prinderit
    saj. Edhe bota jashte nuk eshte se nuk gojos, apo ben pësh pesh pesh.
    Megjithate, ajo duhet te jete e sigurte se tek publiku i gjere eshte pelqyer dhe nuk eshte perfolur per prinderit e saj. Dinim qe ishte me origjine armene por vetem kaq.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Letër e hapur socialistëve shqiptarë: Zgjohuni!
  • Tetë ditë protestë: Nga Narta te “Shqipëria e re”
  • Guacka e Zvërnecit
  • ARRSH hap procedurën, 6 mbikalime për këmbësorët do ndërtohen në autostradën Tiranë-Durrës
  • Alarm në Kremlin, Putini rrezikon humbjen historike në Kaukaz

Komentet e Fundit

  1. Buda on Totalisht e dështuar, por RTSH kërkon rritje të tarifës e buxhet shtesë në Kuvend
  2. AI on “Shqipëria nuk shitet”, sot protesta e tetë në Tiranë: Rama të japë dorëheqjen
  3. Liria on Tetë ditë protestë: Nga Narta te “Shqipëria e re”
  4. AI on 06 qershor 2026
  5. Phoenix on Zvërneci, si u ul mbrojtja nga ‘Rezervat’ në ‘Peizazh’

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?