Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: U shpallën kampione të Shqipërisë, Veliaj takon ekipin e Tiranës në basketboll për vajza: Bashkia po investon më shumë në sport
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Komunitet > U shpallën kampione të Shqipërisë, Veliaj takon ekipin e Tiranës në basketboll për vajza: Bashkia po investon më shumë në sport
Komunitet

U shpallën kampione të Shqipërisë, Veliaj takon ekipin e Tiranës në basketboll për vajza: Bashkia po investon më shumë në sport

Published: May 8, 2024
Shpërndaje

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim ekipin e Tiranës në basketboll për vajza, pak ditë pasi u shpallën kampione të Shqipërisë në një përballje me Flamurtarin. Veliaj u dhuroi anëtareve të ekipit nga një medalje, ndërsa premtoi se do të kenë edhe një shpërblim nga Këshilli Bashkiak, duke i inkurajuar të mos ndalen me rezultate pozitive, për ta mbajtur kupën në shtëpi. Kryebashkiaku u shpreh se ky është momenti kur titulli vjen në shtëpi, dhe ashtu si disiplinat e tjera në 8 vitet e fundit, edhe ky sport ka pasur ditët më të mira.

“E di që ka pasur disa momente ku jemi afruar shumë titullit, por vetëm ky ishte momenti kur më në fund  titulli vjen në shtëpi, edhe ashtu si shumë disiplina të tjera kanë pasur në këto 8 vite ditët e tyre më të mira, më vjen mirë që edhe për gocat e basketbollit kjo është dita jonë më e mirë, kur rikthehet kampionati dhe kupa e kampionatit në shtëpi. Më vjen mirë gjithashtu që, edhe gocat e U-18, por edhe rezultati në ligën e unifikuar si vend i tretë, është goxha inkurajues”, u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku u ndal te investimet e Bashkisë në kuadër të vitit “Kryeqyteti Evropian i Sportit”. Ai tha se është investuar më shumë te sporti dhe sot të gjithë palestrat e Tiranës janë plot, duke bërë që shumë fëmijë të lënë celularët dhe ipad-et dhe të merren me aktivitete sportive.   

- Publicitet -

“E kam pyetur veten, këto titujt që marrim, si Kryeqyteti Evropian i Sportit, a kanë ndonjë vlerë? Sigurisht që kanë vlerë sepse bashkia ka financuar më shumë ekipet e veta elitare dhe është investuar më shumë tek sporti, por vlera e vërtetë, është se të gjitha palestrat e Tiranës janë plot. Ndoshta jo të gjitha gocat dhe çunat do të vijnë tek ekipi elitar i qytetit, tek ekipi elitar kombëtar ose do shkojnë për Lojërat Olimpike në Paris, edhe në LA. Por fakti që shumë fëmijë kanë lënë celularët, kanë lënë ipadet, kanë lënë televizorët për të shkuar për t’u marrë me aktivitet fizik, për të mësuar si luhet në skuadër, në skuadër mund të qëllojë që edhe humbet në 25 vite, por ama në skuadër vetëm fitohet”, u shpreh kryebashkiaku.

Disa ditë më parë, Tirana u shpall kampione në kampionatin e basketbollit për vajza në Shqipëri. Ky është titulli numër 41 në histori për vajzat bardheblu, me trofeun që mungonte prej 25 vitesh.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Dronët në Laipcig dhe Gjermania në shënjestrën e strategjisë ruse!
  • Betohen deputetët e Kuvendit të Kosovës, VV nuk jep emër për kryetar
  • ‘Bunkerizim i gjykatës’: Rregullorja e re e GJKKO cenon aksesin e gazetarëve
  • Zjarri në Mallakastër del jashtë kontrollit, kërkohet ndërhyrje nga ajri
  • Bisedime për paqe dhe diplomaci lufte me Rusinë

Komentet e Fundit

  1. 1thundrak on Besa dhe Besueshmëria!
  2. Turist i zhgënjyer on Ndotja kërcënon ambicien tonë për t’u kthyer në destinacion turistik në Adriatik
  3. realisti on Raporti i Dhomës Amerikane të Tregtisë: Mijëra shqiptarë humbin jetën para kohe prej situatës në Shëndetësi
  4. Oficeri i artilerise on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  5. Oficeri i artilerise on “Lajmi ra si bombë”, kryebashkiaku socialist kundër PS për bashkimin e Divjakës me Lushnjen

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?