Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: U shtrua në spital me takikardi, Nuredin Dumani ka kryer dy operacione në zemër, në Francë bëri transplant të aortës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > U shtrua në spital me takikardi, Nuredin Dumani ka kryer dy operacione në zemër, në Francë bëri transplant të aortës
Kronike

U shtrua në spital me takikardi, Nuredin Dumani ka kryer dy operacione në zemër, në Francë bëri transplant të aortës

Published: September 7, 2025
Shpërndaje

Problemet e para me zemrën, Nuredin Dumani, i ka konstatuar në vitin 2009, kur u paraqit në spital për një vizitë për kurimin e këmbës.

Në atë kohë, u desh një aksident automobilistik në rrugën Çermë-Divjakë, që Nuredin Dumani, të shtrohej në spital për shkak të thyerjes së këmbës në 3 pjesë të ndryshme.

Teksa mjekët e spitalit, filluan me analizat dhe ekzaminimet mjekësore, ata kuptuan se pacienti, Nuredin Dumani, që deri në atë kohë nuk i kishte hyrë rrugës së vrasjeve por punonte si tregtar i fruta-perimeve, vuante nga anomali serioze të zemrës.

- Publicitet -

Zemra e Dumanit, i është nënshtruar 2 operacioneve kirurgjikale në spitalin “Nënë Tereza” në Tiranë dhe në vitin 2018 në spitalin Bordo të Francës, ku bashkëpuntori i SPAK ka kryer transplantin e aortës.

E pavarësisht këtyre dy ndërhyrjeve të rrezikshme kirurgjikale, zemra e Dumanit vijoi të qëndrojë e fortë, duke kryer pa mëshirë dhe asnjë pendesë, një kasaphanë njerëzore në segmentin rrugor Durrës, Kavajës, Rrogozhinë, Peqin, Elbasan dhe qytete të tjera.

Aktualisht Nuredin Dumani është bashkëpuntori i SPAK, duke u akuzuar zyrtarisht për më shumë se 31 akuza të rënda, të kryera në 18 raste kriminale që janë dokumentuar nga SPAK deri në këtë fazë të hetimit.

“…Unë asnjëherë nuk kam qënë i punësuar, por i vetëpunësuar në tregtimin e fruta perimeve. Më pas pësova një aksident, ku u operova në zemër, thyeva dhe këmbën dhe e kisha të pamundur të punoja dhe hapa një dyqan për tregtimin e këpucëve të vjetra. Nga viti 2002 deri në vitin 2006 kam punuar në ndërtim. Nga viti 2006 – 2007 kam punuar në Greqi si punonjës shezlongesh në plazh. Në vitin 2008 kam ardhur në Shqipëri, pasi një ditë para se të kthehesha unë erdhi në jetë djali im i parë. Pasi u ktheve në Shqipëri në vitin 2008, unë bashkë me babain tim fillova tregtimin e fruta perimeve. Fillimisht blemë një furgon mallrash “Mercedes Benz” 308, ngjyrë e bardhë, prodhim i viteve 1992-1994. Produktet e fruta perimeve i blenim në tregun e Divjakës dhe më pas i tregtonim me shumicë në tregun e fruta perimeve në Durrës. Këtë punë e bëra deri në vitin 2009, kur unë u aksidentova me këtë furgon. Aksidenti ndodhi në rrugën Çermë – Divjakë, pasi unë e kisha shitur mallin që kisha blerë dhe u nisa për të marrë furnizimin për ditën tjetër dhe rrugës u përplasa me një autobus. Mbaj mend që ka qenë kohë drekë dhe Verë. Në atë kohë nuk isha i pajisur me patentë, por po prisa ta merrja pasi isha në proces të përfundimit të kursit…”, ka treguar në rrëfimin e tij Nuredin Dumani.

Më tej ai ka treguar se: “…nga ky aksident unë u dëmtova në këmbën e majtë të cilën e theva në tre vende (kofshë, kupën e gjurit dhe në shputën e këmbës). Për këtë dëmtim kam kryer dy ndërhyrje kirurgjikale në spitalin e Durrësit…”-tregon në dëshminë e tij Nuredin Dumani.

Mësohet se për këtë aksident Dumani është dënuar nga Gjykata e Lushnjës me 400 mijë lekë të vjetra për akuzën e “Drejtimit të mjetit pa patente”. Këtë gjobë të vendosur nga gjykata ai e ka paguar, në vijimësi nga lekët që merrte nga trajtimi me kemp.

Në momentin e aksidentit Dumani, ka qënë me një fqinjin e tij, Nderim Uka, i cili nga përplasja e mjeteve pësoi dëmtime në kokë dhe pas vzitave mjekësore edhe ai u trajtua financiarisht me kemp.

“…pasi unë iu nënshktrova ndërhyrjeve kirurgjikale dhe ekzaminimeve mjekësore nga ky aksident, mjekët zbuluan se kisha probleme edhe me zemrën. Kjo pasi kisha bllokim dhe zgjerim të aortës. Për këtë i jam nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale në QSUT, Tiranë nga doktori A. R. Pas operacionit të pare, fillova të trjatohesha me ilaçe sipas këshillës së mjekut, me të cilin pas çdo kontrolli 6 mujor konsultohesha me mjeken E.B. Për këtë unë jam trajtuar me kemp nga viti 2010 deri në vitin 2014, ku për arsyen se isha në burg nuk munda të isha prezent në komisionin e vlerësimit…”, tregon Nuredin Dumani.
Por pavërësisht ndërhyrjes dhe kurimit problemet me zemrën vijuan dhe në vitin 2018 kohë kur ai ndodhej në burgun e Bordosë të Francës.

“…në spitalin e Bordosë iu nënshtrova një tjetër ndërhyrje kirurgjikale në zemër duke më bërë transplant aorte…”, ka rëfyer në SPAK, Nuredin Dumani.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Vl says:
    September 7, 2025 at 2:10 pm

    Bota eshte e rrumbullaket.

    Reply
    • Psikiatri says:
      September 7, 2025 at 4:07 pm

      Jo ore, Bota eshte Shqiptare.

      Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Meloni anulon statusin special për resortin luksoz në zonën e mbrojtur në Sardenjë
  • Gjyqtarja e Kushtetueses: Arresti ndaj Erion Veliajt nuk është mbështetur në prova të mjaftueshme dhe konkrete
  • Dalin emrat e 12 oficerëve që mbetën të plagosur pas protestës para Kuvendit
  • Hapet zyrtarisht gara: 30 ditë kohë për të zgjedhur kryeprokurorin e ri
  • Protesta, Lisistrata dhe parfumi i demokracisë

Komentet e Fundit

  1. Aldrin on Protesta para Kuvendit, Rama nga takimi me pensionistë: ‘Sorra dhe korba, monopolin e forcës e ka shteti, populli flet në zgjedhje”
  2. Doktori on Zv.Presidenti i PE e quan qeverisjen e Ramës “diktaturë”
  3. Ramat qe zbrazin Shqiperine nga rinia on Protesta para Kuvendit, Rama nga takimi me pensionistë: ‘Sorra dhe korba, monopolin e forcës e ka shteti, populli flet në zgjedhje”
  4. Anonymous on Raporti Financiar 2025: Trump fitoi mbi 1 miliard dollarë nga biznesi i kriptomonedhave
  5. Anonymous on Raporti Financiar 2025: Trump fitoi mbi 1 miliard dollarë nga biznesi i kriptomonedhave

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?