Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: U tha se u shkarkua nga administrata Trump , Yuri Kim në grupin negociator të bisedimeve mes Turqisë dhe Sirisë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > U tha se u shkarkua nga administrata Trump , Yuri Kim në grupin negociator të bisedimeve mes Turqisë dhe Sirisë
AktualitetBote

U tha se u shkarkua nga administrata Trump , Yuri Kim në grupin negociator të bisedimeve mes Turqisë dhe Sirisë

Published: July 24, 2025
Shpërndaje

Teksa pak ditë më parë në media u publikua lajmi se ish-ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, është larguar nga detyra në Departamentin e Shtetit, mësohet se zyrtarja është pjesë e delegacionit që bën pjesë në grupin negociator e bisedimeve mes Turqisë dhe Sirisë.

Mediat turke raportojnë se një delegacion nga Departamenti i Thesarit të SHBA-ve, i kryesuar nga Anna Morris, ushtruese detyre e Zëvendës Ndihmës Sekretares për Luftën kundër Financimit të Terrorizmit, mbërriti në Turqi më 20 korrik.

Qëllimi i vizitës është zhvillimi i takimeve me zyrtarë qeveritarë nga Turqia, Iraku dhe Siria, si dhe përfaqësues të institucioneve financiare në Ankara dhe Stamboll.

- Publicitet -

Sipas deklaratës së Konsullatës së Përgjithshme Amerikane në Stamboll, vizita e delegacionit synon të eksplorojë mënyra për të forcuar bashkëpunimin në fushën e luftës kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

Deklarata thekson gjithashtu se delegacioni amerikan do të hedhë dritë gjatë takimeve mbi vendimin e presidentit Donald Trump për heqjen e sanksioneve ndaj Sirisë, si dhe mbi rëndësinë e angazhimit me politikën e “presionit maksimal” që ndjek administrata amerikane ndaj Iranit.

Po ashtu, deklarata shton se Departamenti i Thesarit të SHBA-ve është i gatshëm të ofrojë mbështetje për administratën e re siriane, me qëllim forcimin e kapacitetit të sektorit financiar për të përballuar aktivitetet e paligjshme.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Përplasje në PS për transferimin e Veliajt në Fier, Bledi Çuçi kërkon dorëheqjen e Ministrit të Drejtësisë
  • Pas nënës së Veliajt, Ajola Xoxa mbërrin në burgun e Fierit me foshnjën në krah
  • Miratohet pr.ligji për Bankën e Shqipërisë, Rama voton dhe largohet, voton pro edhe Balluku me Spiropalin
  • Opozita ndez flakadanë dhe i bie bilbilit, Peleshi përjashton katër deputetë demokratë
  • “The Times”: Vuçiç tentoi një grusht shteti kur mësoi humbjen

Komentet e Fundit

  1. Ramaduro ne agoni. on Rama: Ziliqarët duan kokën time, po unë nuk e jap dorëheqjen se kam kontratë me popullin
  2. 1 on Pas Veliajt, edhe Ergys Agasi transferohet në burgun e Fierit
  3. demo on Pas Veliajt, edhe Ergys Agasi transferohet në burgun e Fierit
  4. fery on Rama: Ziliqarët duan kokën time, po unë nuk e jap dorëheqjen se kam kontratë me popullin
  5. NGRITJA E KALASË SHKODRËS on Qeveria kufizon me Akt Normativ tubimet dhe dhjetëfishon gjobat për protestuesit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?