Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Udhëheqësit evropianë në bisedime pas sinjaleve amerikane për një realitet të ri
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Udhëheqësit evropianë në bisedime pas sinjaleve amerikane për një realitet të ri
BoteLajmi i fundit

Udhëheqësit evropianë në bisedime pas sinjaleve amerikane për një realitet të ri

Published: February 18, 2025
Shpërndaje

Udhëheqësit evropianë mbajtën një takim të jashtëzakonshëm të hënën në Paris, për të diskutuar sigurinë ukrainase dhe evropiane. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Henry Ridgwell, takimi u zhvillua pas një furie hapash diplomatike të Uashingtonit, të cilat ngritën dyshime rreth përkushtimit të Shteteve të Bashkuara ndaj aleancës transatlantike – themelit të sigurisë evropiane.

Hapat diplomatike të ditëve të fundit duket se kanë tronditur themelet e sigurisë evropiane. Presidenti francez Emmanuel Macron priti të hënën disa udhëheqës evropianë në Paris për bisedime të jashtëzakonshme, ndër ta edhe Kryeministrin britanik Keir Starmer.

“Ne evropianët duhet të bëjmë më shumë. Çështja e kontributit të përbashkët nuk është e re, por është tashmë urgjente. Dhe ne evropianët duhet të rrisim kontributin buxhetor dhe kapacitetet që ofrojmë”, tha kryeministri britanik.

- Publicitet -

Zoti Starmer tha se ishte i gatshëm të angazhonte forca britanike në terren në Ukrainë, nëse do të kishte një paqe të qëndrueshme.

“Duhet të ketë mbështetje amerikane, pasi garancitë e sigurisë të Shteteve të Bashkuara janë e vetmja mënyrë për t’ia ndaluar Rusisë që të sulmojë sërish Ukrainën”, tha kryeministri britanik.

Një vazhdë ndryshimesh të politikave të Uashingtonit ka transformuar përllogaritjet gjeopolitike të Evropës. Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth u tha vendeve aleate në NATO javën e kaluar se Evropa duhet të japë pjesën më të madhe të ndihmës për Ukrainën, ndërsa lufton forcat ruse, duke shtuar se Shtetet e Bashkuara nuk ishin më “të përqëndruara kryesisht tek siguria e Evropës”, siç u shpreh ai.

Presidenti amerikan Donald Trump bisedoi me homologun rus Vladimir Putin, duke i dhënë fund praktikisht izolimit të Moskës. Palët ranë dakort për mbajtjen në Arabinë Saudite të bisedimeve për paqen në Ukrainë – bisedime pa përfshirjen e Ukrainës dhe Evropës.

“Po përjetojmë zhvendosje tektonike të rendit ndërkombëtar dhe një ripozicionim të fuqive të mëdha”, thotë Daniela Schwarzer, nga Fondacioni “Bertelsmann Stiftung”.

Udhëheqësit evropianë duhet të marrin disa vendime të mëdha, thotë një tjetër analiste.

“Jo vetëm për ta ruajtur, por edhe për ta shtuar mbështetjen për Ukrainën, duke qenë se është e qartë që Shtetet e Bashkuara nuk do të luajnë më rol kryesor, siç u veprua nën drejtimin e ish-Presidentit Biden. Por edhe për mbrojtjen dhe sigurinë evropiane në periudhën afatmesme dhe afatgjatë – se çfarë forme do të ketë. Pra, ka pikëpyetje të mëdha për evropianët”, thotë Armida van Rij, nga Organizata “Chatham House”.

Vetëm 23 nga 32 vendet anëtare të NATO-s kanë arritur objektivin e shpenzimeve për mbrojtjen me të paktën 2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, ndërkohë që Presidenti amerikan Donald Trump kërkon që objektivi të jetë 5%.

“Kjo do të jetë një gjë vërtet e vështirë për shumë evropianë që po veprojnë në hapësira shumë të kufizuara fiskale”, thotë zonja van Rij.

Kritikat amerikane shkuan përtej çështjeve të mbrojtjes. Gjatë konferencës së sigurisë në Mynih gjatë fundjavës, Nënpresidenti amerikan JD Vance kritikoi emigracionin masiv dhe, siç tha ai, sulmin ndaj lirisë së shprehjes në Evropë.

“Rreziku për të cilin shqetësohem më shumë në lidhje me Evropën, nuk është Rusia, nuk është Kina, nuk është një tjetër faktor i jashtëm. Dhe ajo për të cilën shqetësohem është rreziku nga brenda. Tërheqja e Evropës nga disa prej vlerave të saj më themelore. Vlera që mbështeten nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha Nënpresidenti Vance.

Këto komente u përshkruan si “të papranueshme” nga zyrtarët gjermanë. Analistja van Rij thotë se Evropa po përballet me pasojat e një toni të ri në marrëdhënien transatlantike.

“Ajo që duket si surprizë është stili me të cilin është vepruar. Janë thyer vërtet të gjitha normat, për sa i përket mënyrës se si bëhet diplomacia. Realiteti ka goditur shumë, shumë qartazi”, thotë zonja van Rij.

Një realitet me të cilin Evropa dhe Ukraina duhet të përshtaten me shpejtësi./VOA

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • return of the saint says:
    February 19, 2025 at 9:26 am

    Nuk ka realitet te ri ka si gjithmone investime ne armatim Natua Garante e sigurise se planetit pjesa tjeter eshte teater

    Reply
  • Arben Tashko says:
    February 20, 2025 at 7:01 pm

    _____________________________________

    Realitetin ndryshon per dite,
    por ka dhe dite te vecanta,
    kur mendja e lidereve, bazohet
    ne modele e konceptime te reja
    qe i pershtaten me mire realitetit
    sot ne bote.
    _____________________________________

    Jemi ne nje periudhe qe mund te
    pershkuhet nga prania e shume
    “GOJEVE” qe prodhojne fjale qe
    te kenaqin me lugen bosh.

    Ndersa disa mashtrojne veten
    dhe duket se besojne ne magjira
    te tjere po avancojne, dhe sa me
    shume te kalojne koha, aq me
    shume kete personalitete do
    behen “QESHARAKE” me pasoja te
    renda.

    “ATO” qe nuk i kundershtojne se
    besojne se kane arritur maksimumin,
    ne planin personal, tremben se ndofta
    Interesat e tyre do demtohen.

    Porpo te
    Dobesohet Shteti edhe Interesat e tyre
    do avullojne ne rastin te nje lufte ku
    inisiativen dhe forcen e kane konkurentet
    tane qe besojne vetem fuqia ushtarake
    dhe Jo tek fjalet e bukura qe po drogojne
    vete Autoret, Prodhusit e tyre.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Sa është pasuria e deklaruar nga kryeministri Rama për 2025
  • Protesta, Brukseli dhe BE!
  • Mazniku nga Korça: Reforma që po bëjmë sot impakton dekadat e ardhshme, synojmë zhvillim të ekuilibruar të bashkive
  • Mbi 200 akademikë nga e gjitha bota, letër publike në mbështetje të protestave masive në Shqipëri
  • Bota e trilluar, përballë realitetit njerëzor: Një skicë e antropologjisë së dinjitetit

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Mbi 200 akademikë nga e gjitha bota, letër publike në mbështetje të protestave masive në Shqipëri
  2. 1 on Mbi 200 akademikë nga e gjitha bota, letër publike në mbështetje të protestave masive në Shqipëri
  3. Ethem Lalaj on Mbi 200 akademikë nga e gjitha bota, letër publike në mbështetje të protestave masive në Shqipëri
  4. Bravo DITA !!! on Mbi 200 akademikë nga e gjitha bota, letër publike në mbështetje të protestave masive në Shqipëri
  5. oikoi on K.E – BELA MAFIA

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?