Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Udhëzimi i MAS për vitin e ri shkollor: Në gjimnaze, klasat nuk do të kenë më shumë se 30 nxënës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Udhëzimi i MAS për vitin e ri shkollor: Në gjimnaze, klasat nuk do të kenë më shumë se 30 nxënës
KryesoreShoqëri

Udhëzimi i MAS për vitin e ri shkollor: Në gjimnaze, klasat nuk do të kenë më shumë se 30 nxënës

Published: July 17, 2023
Shpërndaje

 

 

Viti i ri shkollor 2023-2024 do të nisë me një sërë ndryshimesh. Në udhëzimin e ri mbi numrin e nxënësve për klasë dhe ngarkesat mësimore javore të mësuesve, Ministria e Arsimit, ka miratuar një sërë ndryshimesh që kanë të bëjnë jo vetëm me reduktimin e numrit të nxënësve në klasat e gjimnazeve, si dhe shkollave të mesme të orientuara, por edhe risi që synojnë rritjen e cilësisë dhe kushte më të favorshme për mësuesit dhe nxënësit.

- Publicitet -

Numri mesatar i nxënësve për klasë ulet nga 35 në 30, në të gjitha gjimnazet dhe shkollat e orientuara, në funksion të zhvillimit më të mirë të procesit mësimor. Vitin e kaluar e numri i nxënësve në klasa është ulur edhe  për shkollat 9-vjeçare, ndërsa për vitin e ri shkollor po e unifikohet ky standard për të gjithë sistemin parauniversitar.

Shkollat që kanë mbi 800 nxënës do të kenë tre nëndrejtorë, ndërkohë që ky numër më parë ka qenë mbi 900 nxënës. Rritja e numrit të nëndrejtorëve ka si qëllim një menaxhim më efektiv të shkollave, monitorim dhe vlerësim më të mirë të procesit mësimor, si dhe rritje të vëmendjes dhe kujdesit për nxënësit tanë.

Të gjitha shkollat e arsimit special për nxënësit me aftësi ndryshe, për herë të parë do të kenë edhe nëndrejtor, pavarësisht numrit të nxënësve, me qëllim lehtësimin e menaxhimit dhe në funksion të kthimit të tyre në qendra burimore. Kur numri i nxënësve kalon mbi 130, atëherë shkolla do të ketë dy nëndrejtorë.

“Edhe për shkollat e arsimit të orientuar do të rritet numri i nëndrejtorëve, me qëllim menaxhimin më efektiv por edhe mbështetjen e talenteve dhe organizimin e aktiviteteve dhe programeve jashtë kurrikulare. Vitin e kaluar ulëm numrin e nxënësve në klasa për lëndët artistike dhe grupet e baletit në shkollat koreografike, vendim ky i ardhur pas një studimi të plotë me ekspertë të MAS, ASCAP, shkollave artistike, Universitetit të Arteve, etj.

Paralelisht me përpjekjet tona të vazhdueshme për uljen e numrit të nxënësve që mësojnë në klasa kolektive, me këtë udhëzim kemi ulur edhe numrin e nxënësve për klasë, duke lehtësuar edhe mësuesit në procesin e mësimdhënies. Kështu, për të krijuar dy klasa numri i nxënësve ulet nga 25 në 20”, konfirmon ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi.

 

 

 

 

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Dy deputetë të PS i thonë jo hartës së re territoriale, ja kush votoi kundër
  • Shfaqet në videot e skandalit Hila, reagon këngëtarja: Kërkoj falje, mos i shpërndani më
  • Me 91 vota pro, Kuvendi i Kosovës miraton projektligjin për Dhomat e Specializuara
  • SPAK zgjat me tre muaj hetimet për Aeroportin e Vlorës
  • Pedro Sanchez jep dorëheqjen, Spanja shkon në zgjedhje të parakohshme më 29 nëntor

Komentet e Fundit

  1. Trim on “Ç’i q… tëmën kësaj pune”
  2. Ethem Lalaj on Në videot e skandalit Hila, edhe artistë që kanë qenë fëmijë kur janë njohur me të. A e ndryshon kjo thelbin e historisë?
  3. ANA on “Ç’i q… tëmën kësaj pune”
  4. Artan on Shfaqet në videot intime, reagon Eli Fara: Jam e lënduar, por nuk kam arsye të turpërohem
  5. Berlin on Shkatërrimi i varreve ilire në Bajkaj, dëshmitë si u rrafshua thesari arkeologjik i Delvinës

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?