Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ukraina: Perëndimi të prodhojë armë për veten dhe për ne
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Ukraina: Perëndimi të prodhojë armë për veten dhe për ne
AktualitetBote

Ukraina: Perëndimi të prodhojë armë për veten dhe për ne

Published: October 24, 2023
Shpërndaje

Ukraina u kërkon demokracive perëndimore të rrisin investimet në armë. Në një intervistë për Politico, ministri i Ukrainës për Industritë Strategjike, Oleksandr Kamyshin, kërkoi që vendet perëndimore të përshpejtojnë prodhimin e raketave, predhave dhe dronëve ushtarakë sa më afër vijës së frontit.

“Bota e lirë duhet të prodhojë mjaftueshëm për të mbrojtur veten,” tha Kamyshin, në një mision në kryeqytetin gjerman për të bindur prodhuesit e armëve të investojnë në Ukrainën e shkatërruar nga lufta. “Kjo është arsyeja pse ne duhet të prodhojmë më shumë dhe armë më të mira për të qenë të sigurt. ” “Kapaciteti aktual i prodhimit është i mjerueshëm”, argumentoi ai. “Nëse mblidhni të gjitha kapacitetet në mbarë botën për prodhimin e armëve, për prodhimin e municioneve, kjo nuk do të jetë e mjaftueshme për këtë luftë”, tha Kamyshin.

Dy frontet e luftës, njëri në Europën Lindore dhe tjetri në Lindjen e Mesme, e kanë vënë në dyshim kapacitetin e Perëndimit për t’i furnizuar me armë Ukrainën dhe Izraelin. Zgjidhja sipas Kamyshin, është të nisë menjëherë ndërtimi i objekteve të prodhimit.

- Publicitet -

“Ajo që ndodh tani në Izrael tregon dhe dëshmon se industria e mbrojtjes në nivel global është një destinacion për investime për dekada,” tha ai. Kamyshin, i cili ka qenë më parë drejtues i Hekurudhës Shtetërore, e ka marrë detyrën e ministrit pas nisjes së luftës. Gjermania vijon ta mbështesë kërkesën e Ukrainës për armë. Sot pritet që gjatë një takimi të kancelarit Olaf Scholz me homologun e tij ukrainas, Denys Shmyhal, të njoftohet një sipërmarrje e re e përbashkët midis Rheinmetall dhe Ukroboronprom, një kompani ukrainase e mbrojtjes.

Para shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, Ukrania ka qenë një qendër e prodhimit të armëve dhe pajisjeve ushtarake. Që prej fillimit të operacionit ushtarak rus në shkurt të 2022-shit, Ukraina është asistuar me armë nga vendet e NATO-s, BE dhe Australia. Pavarësisht kësaj, Kamyshin është i pakënaqur. “Kjo luftë mund të zgjasë me dekada,” tha ai. “Rusët mund të kthehen gjithmonë.”

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • “Do shihemi së shpejti”, Saimir Tahiri thyen heshtjen pas 3 vitesh, çfarë pritet të rrëfejë?
  • Pse Uashingtoni e mbështeti Gjykatën Speciale për Kosovën?
  • Begaj pret letrat kredenciale të ambasadorit të ri të SHBA-ve në Tiranë
  • A është zbuluar Arka e Noes?
  • Faza e re e rindërtimit në Kombinat, Bashkia e Tiranës vijon evadimin e mbetjeve

Komentet e Fundit

  1. nastradini on Nё Hagё gjykohet Europa
  2. Hale me sistem vetëpastrimi... on E sulmuan me vezë në Nju Jork, reagon Rama: Nuk më ndalin dot në misionin tim, s’mposhtem…
  3. Hale me sistem vetëpastrimi... on E sulmuan me vezë në Nju Jork, reagon Rama: Nuk më ndalin dot në misionin tim, s’mposhtem…
  4. Aldrin on Nё Hagё gjykohet Europa
  5. Aldrin on Nё Hagё gjykohet Europa

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?