Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ukraina pranon ndihmë të re financiare nga evropianët
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Ukraina pranon ndihmë të re financiare nga evropianët
AktualitetBote

Ukraina pranon ndihmë të re financiare nga evropianët

Published: December 21, 2023
Shpërndaje

Kryeministri ukrainas, Denys Shmyhal, ka thënë se Kievi ka pranuar këstin e fundit prej 1.5 miliard eurosh, prej paketës 18-miliardëshe të ndarë nga Bashkimi Evropian.

“Sot, kemi pranuar 1.5 miliard eurot e fundit prej paketës financiare 18-miliardëshe. Shpresojmë për një mbështetje të vazhdueshme, të palëkundur nga ana e BE-së”, ka thënë Shmyhal në X, platformë e njohur më parë si Twitter, më 21 dhjetor.

Ai e ka bërë deklaratë pasi Gjermania ka njoftuar se do të ndajë 88.5 milionë euro shtesë, për të ndihmuar në përforcim të sistemit ukrainas të energjisë, pas sulmeve ukrainase në këtë infrastrukturë.

- Publicitet -

Injeksioni i ri financiar vjen teksa pak dihet nëse do të ketë më ndihmë financiare prej Shteteve të Bashkuara, pasi ligjvënësit e Kongresit i kanë përfunduar punimet për këtë vit, pa arritur ndonjë marrëveshje për të ndarë 61 miliardë dollarë për Ukrainën.

Presidenti amerikan, Joe Biden, i ka bërë thirrje Kongresit të miratojë fondet për Ukrainën, mirëpo republikanët konservatorë kanë kërkuar më shumë fonde për përforcim të kufijve amerikanë, për shkak të rritjes së numrit të migrantëve.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë më 19 dhjetor se është i sigurt që Shtetet e Bashkuara do të mbajnë premtimin për të ndarë miliarda dollarë, që i mundësojnë Kievit ta vazhdojë luftën. Lufta e Rusisë në Ukrainë, e nisur në shkurt të vitit 2022, mbush dy vjet dhe fundi nuk i shihet.

Më 21 dhjetor, ministri ukrainas i mbrojtjes, Rustem Umerov, u ka thënë mediave të huaja se ushtria ukrainase do të nisë shpejt mobilizimin e burrave prej 25 vjeç deri në 60, që jetojnë jashtë shtetit.

Umerov ka thënë se ata që nuk i lajmërohen thirrjes për mobilizim do të përballen me sanksione të paspeficikuara. Më 19 dhjetor, Zelensky ka thënë se ushtria ukrainase është duke çuar përpara një propozim për mobilizim të 500.000 civilëve, mirëpo ai vetë ende nuk ka vendosur nëse do ta mbështesë thirrjen.

Ukraina nuk ka treguar sa ushtarë janë të angazhuar në luftë, mirëpo në disa raste është përmendur se janë rreth 1 milion njerëz me armë në duar.

Rusia e ka zgjeruar ushtrinë prej nisjes së luftës në Ukrainë, dhe ka thënë se planifikon ta rrisë forcën me 1.5 milion njerëz shtesë. Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Kush është aktivistja Eva Pango, e cila ndodhet nën monitorim intensiv pasi u godit në kokë gjatë protestës
  • ​Kërkim falje Kuvendit të Vlorës 1912
  • Ky djalë ju mundi
  • Çfarë po i thotë Berlini Ramës
  • VIDEO: Pamje të pazakonta, protestuesit hedhin në Lanë deputetin Klevis Balliu

Komentet e Fundit

  1. Prind on Pamje të rënda, polici përplas të riun përtokë dhe e dhunon, tentojnë t’i thyejnë këmbën (VIDEO)
  2. Otto on Pamje të rënda, polici përplas të riun përtokë dhe e dhunon, tentojnë t’i thyejnë këmbën (VIDEO)
  3. Qerratai on Pamje të rënda, polici përplas të riun përtokë dhe e dhunon, tentojnë t’i thyejnë këmbën (VIDEO)
  4. Polici kriminelesh on Pamje të rënda, polici përplas të riun përtokë dhe e dhunon, tentojnë t’i thyejnë këmbën (VIDEO)
  5. Detari on Pamje të rënda, polici përplas të riun përtokë dhe e dhunon, tentojnë t’i thyejnë këmbën (VIDEO)

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?