Vendi ynë do të ndikohet ditën e sotme nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme, me mot të kthjellët në pjesën më të madhe të territorit. Megjithatë, gjatë mesditës pritet shtim i përkohshëm i vranësirave në zonat malore në lindje të vendit.
Sipas parashikimit meteorologjik, këto vranësira do të shoqërohen me reshje lokale shiu me intensitet kryesisht të ulët, ndërsa në majat e maleve priten reshje të dobëta bore.
Sa i përket erës, ajo do të fryjë nga veriu dhe verilindja, me shpejtësi mesatare rreth 8 m/s. Në vijën bregdetare dhe në zonat luginore, era pritet të forcohet, duke arritur shpejtësi deri në 18 m/s. Ndërkohë, në det parashikohet valëzim me forcë 2–4 ballë.
j.l./ dita
