Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ulet lehtë çmimi i vajit të lulediellit, konsumi në rënie
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Ulet lehtë çmimi i vajit të lulediellit, konsumi në rënie
AktualitetEkonomi

Ulet lehtë çmimi i vajit të lulediellit, konsumi në rënie

Published: June 14, 2022
Shpërndaje

Çmimi i shitjes së vajit të lulediellit ka pësuar një rënie të lehtë në 375 Lekë/litër, nga 381 Lekë/litër që ishte më parë.

Pak ditë më parë Bordi i Transparencës vendosi heqjen e tavanit te çmimi i vajit të lulediellit, por mbajti të pandryshuar marzhin e fitimit 35 Lekë për importuesit, tregtarët e shumicës 2 Lekë dhe dyqanet e pakicës 4 Lekë/litër.

Grosistët e kontaktuar nga “Monitor” pohuan se tkurrja me rreth 1.6% e çmimit të shitjes me pakicë është ndikuar nga hapja e disa furnizimeve nga Ukrainë dhe Maqedonia e Veriut.

- Publicitet -

Tregtarët janë furnizuar nga Ukraina me vaj luledielli me çmim 315 Lekë/litër. Pavarësisht rënies së çmimit shqetësim për importuesit në këtë periudhë është rënia e shitjeve deri 50% krahasuar me vjet.

“Në këtë periudhë në treg po hyn vaj me çmime të ndryshme. Te rënia e çmimit të vajit kanë ndikuar importet e Ukrainës. Shumë tregtarë në këtë periudhë kanë kryer furnizime nga ky shtet me çmim 315 Lekë/litër. Importet nga Ukraina nuk janë të sigurta për shkak të luftës dhe nuk mund të parashikohet se sa do zgjasin. Bordi i Transparencës nuk ka më rol në mbajtjen në kontroll të çmimit të vajit, pasi të gjithë importuesit janë të interesuar të shesin produktin e tyre. Aktualisht nuk po shitet vaj. Konsumi i vajit është i ulët, për shkak të magazinimit të produktit nga familjarët dhe shitjeve të vajit me çmim më të lirë që hyn kontrabandë nga Maqedonia e Veriut. Në këtë shtet përpunohet vaji grexho që vjen nga Bullgaria dhe shumë sasi dalin kontrabandë”, pohoi një nga grosistët e vajit.

Disa importues arritën të siguronin sasi të limituara vaji nga Ukraina me çmim 340 deri 350 Lekë për litër edhe në muajin prill. Në këtë periudhë çmimi i vajit nga tregtarët e pakicës për konsumatorin shitej 385 Lekë/litër.

Në muajin maj për shkak të bombardimeve në pjesën Lindore të Ukrainës operatorët ndërprenë furnizimet nga ky vend. Furnizimet e Ukrainës zgjasin në treg për 1 muaj. Importuesit edhe më herët paralajmëruan se furnizimet e Ukrainës me çmim 40 Lekë më të lirë për litër, mbartin riskun e mos mbërritjes të ngarkesës për shkak të luftës.

Bizneset në Ukrainë për shkak të frikës të asgjësimit të rezervave të tyre tentuan të gjejnë rrugë eksportimi në formën e trans-shiping (kalimi nga bankerat e trenave nëpër botet të kamionëve të transportit drejt 3 shteteve që kufizohen me Ukrainën, si: Polonia, Hungaria dhe Rumania.

Sakaq vendimi i Bordit të Transparencës parashikon që çmimi i vajit do të përcaktohet i ndarë, duke marrë në konsideratë faturat e zhdoganimit dhe kostot operative të grosistëve që importojnë vaj të botiluar dhe atyre që importojnë vaj të përpunuar, por ambalazhimin e bëjnë në Shqipëri. Kjo do të sjellë që çmimet nga disa operatorë të jenë më të ulëta, kurse për të tjerë më të larta.

Pas nisjes të luftës, në tregun e shitjes me pakicë vaji i lulediellit ka pësuar rritjen më të lartë të çmimit në produktet e shportës ushqimore. Në muajin mars çmimi i vajit të lulediellit u tregtua 330 Lekë për litër nga 249 Lekë për litër që ishte në muajin shkurt (32.5% rritje). Pas kësaj periudhë çmimi u rrit edhe rreth 12% dhe arriti 370 Lekë për litër. Për 5 javë, nga fundi i muajit prill deri në fillim të qershorit, Bordi i Transparencës mbajti të pandryshuar çmimin e shitjes.

Monitor

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Organizuan dhe nxitën qytetarët për të bllokuar rrugën drejt aeroportit të Rinasit”, Policia procedon penalisht 19 protestues
  • SONDAZHI / 57 përqind shohin përjashtim dhe grabitje: Bregdeti sipas Ramës, një mall luksi që po ndan shoqërinë në dy kampe
  • Mesazhi i SHBA në kulmin e protestave: Investitorët duan rregulla të qarta dhe garanci, jo klientelizëm
  • Gazetarja: Emri i Berishës dhe i familjes vijon të jetë në listën “non grata”
  • Tri të vërteta të thjeshta (për kryeministrin)

Komentet e Fundit

  1. Rexha on Mesazhi i SHBA në kulmin e protestave: Investitorët duan rregulla të qarta dhe garanci, jo klientelizëm
  2. готовая диссертация on A e dini se Viktor Hygo shkruante lakuriq?
  3. Bruno on “Po dëmtoni turizmin dhe imazhin e Shqipërisë”, Rama: Ja kush do jenë dy përfituesit nga kjo protestë
  4. SPAKU on Në kërkim për trafik droge dhe pastrim parash, historia e vilës së Ilir Shtufit ku jeton Shkëlzen Berisha
  5. Ppsh on Mesazhi i SHBA në kulmin e protestave: Investitorët duan rregulla të qarta dhe garanci, jo klientelizëm

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?