Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Unë propozoja plane të çuditshme… Mendova asgjësimin e deputetëve dhe të qeverisë gjatë mbledhjes në Parlament me anë të granatave!”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Histori > “Unë propozoja plane të çuditshme… Mendova asgjësimin e deputetëve dhe të qeverisë gjatë mbledhjes në Parlament me anë të granatave!”
HistoriKryesore

“Unë propozoja plane të çuditshme… Mendova asgjësimin e deputetëve dhe të qeverisë gjatë mbledhjes në Parlament me anë të granatave!”

Published: September 19, 2023
Shpërndaje

Mehmet Shehu, njeriu i hekurt i Partisë së Punës i ardhur nga radhët e luftës dhe krahu i djathtë i Enver Hoxhës deri në vitet ’80 ka dokumentuar veprimtarinë e tij politike dhe luftarake në një autobiografi botuar disa vite më parë, që tregon një anë tjetër të ish-heroit të luftës së Spanjës që nga koha kur ai nisi të aktivizohej me grupet komuniste.

Shehu tregon antizogizmin e tij dhe idetë për të kryer akte terroriste kundër mbretit. Më tej ai sqaron edhe marrëdhëniet brenda elementëve komunistë gjatë luftës dhe raportet me Jugosllavinë e Titos.

Për Zogun

- Publicitet -

“Në këtë kohë tek unë u shfaq ideja e luftimit të regjimit të Zogut me anën e terrorit e të heronjve dhe isha i vendosur të kryeja akte të tilla. Unë propozoja plane të çuditshme, si p.sh. asgjësimin e deputetëve dhe të qeverisë gjatë mbledhjes së tyre në Parlament me anën e granatave. Nga Kolegji i Napolit kam mbajtur korrespodencë me Shyqyri Rroqin. I kam shkruar në këtë kohë edhe Qazim Koculit në Francë etj”

Ilegal me Hysni Kapon

Në Vlorë kam pasur grindje me Liri Gegën dhe kur dëgjova për vrasjen e Mynir Xhindit, e kuptova se ky ishte kombinacion i Liri Gegës, prandaj m’u fiksua ideja se Liria ishte armike e Partisë. Kurse ndaj Sadik Premtes më mungoi vigjilenca dhe më vonë nuk e likuidova, mbasi Dushan Mugosha më dha direktivën jo të drejtë, sipas së cilës duhej ta likuidoja, por në mënyrë shumë të kujdesshme. Unë vetë në këtë kohë kam qenë shumë sektar dhe i ngurtë kundër elementit nacionalist.

Komandant në luftë

Gabimin që pushkatova 66 ballistë në Lushnjë e bëra, sepse ekzistonte tek unë fryma ekstremiste dhe po kështu më influencoi Dushan Mugosha, i cili ishte më ekstremist se unë. Nuk kam qenë dakord me ngritjen në përgjegjësi të Liri Gegës, Ramadan Çitakut dhe Dali Ndreut. Për këtë kam kërkuar sqarime dhe në maj 1944 më thirri në KQ shoku Enver, ku ishte edhe Liria e Ramadani. Aty unë heshta, se po të flisja, fjalët e mia do të ktheheshin në armë kundër meje. Në fund të vitit 1944, kur dëgjova që Liria e Ramadani u përjashtuan nga KQ e sekretar organizativ u zgjodh Koçi Xoxe, u gëzova shumë. Vendimet e Plenumit të Dytë të KQ i mora vesh në vitin 1948, se mua nuk më vihej veshi në KQ, më mbanin në periferi, prandaj isha i pakënaqur.

Marrëdhëniet me Jugosllavët

Shenjat e para të jugosllavëve për të shkrirë ushtrinë tonë me atë të tyre fillova t’i shihja që në vitin 1946, por zemërimi i tyre (jugosllavëve) ndaj meje u shtua pas konferencës së shtatmadhorisë sonë, në prill të vitit 1947, dhe ata intensifikuan intrigat e tyre derisa nga fundi i vitit 1947 ata morën në dorë drejtim e Drejtorisë Politike e të Shtatmadhorisë. Periudha më e tmerrshme për mua ka qenë nga nëntori 1947 deri në shtator 1948. Me vetëvrasjen e Nako Spiros për mua u bë e qartë se Partia kish rënë në duart e trockistëve dhe shoku Enver qe izoluar.

Ne e dinim fytyrën e Titos, por antisovjetizmi i jugosllavëve dhe sjellja prej trockisti e K. Xoxes ish e qartë.Procesin që organizoi Koçi Xoxe kundër atyre që kishin kryer Shkollën Teknike të Fullcit, se kishin kryer kurs si agjentë amerikanë, nuk e quajta të drejtë. Koçi e bënte këtë manovër që edhe unë të konsiderohesha agjent i amerikanëve. Dhe, po të provohej kjo tezë me metodat e Koçit, mund të provohej dhe implikimi i Nakos e Liri Belishovës, sepse ata të dy kishin afinitete me mua. Pas ndonjë procesi të kurdisur për Nakon dhe për mua, do kurdisej dhe procesi i fundit ku të implikohej shoku Enver. Këtë e vërteton provokacioni i K. Xoxes me anën e letrave të Pandi Frashërit.

 

p.c/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
10 Comments
  • K R says:
    September 19, 2023 at 3:49 pm

    Vallahi o Mehmet edhe une e kam mendu sa here…
    Ne nje vend ku elitat politike trafikojne dhe shesin gjithcka per para dhe pushtet, cfare tjeter i ngelet nje populli per t bere???

    Reply
  • intelektuali says:
    September 19, 2023 at 5:31 pm

    Pushta dhe edepseze fanatike te Enverit:

    Ja shikojeni fytyren e vertete pa hipokrizi te KASAPIT te Enverit, Mehmet Shehu qe mbushi lumenj me gjak njeriu te pafajshem ne Shqypni dhe perfundoi ne te semes si poliagjent frikacak me fjalet: “Te rroje Partis, amanet familjen!” duke u likuiduar nga ai Antikrisht qe i sherbeu si nje qen, zagar vrastar, vetem ne Tirane vrau mbi 2 mije tregetare dhe intelektuale tironca nga marazi qe nuk gjeti gjermane dhe ne kur mesuam ne burg qe Enveri kishte likuiduar KASAPIN e Mallakastres se e dinte cfare e priste familjen pas vdekjes se tij, pra ne burgaxhinjte e Enverit ngritem dolli me raki kumbulle me fjalet:

    TE DIGJET NE FERR, NJE KASAP ME PAK!

    Reply
  • demo says:
    September 19, 2023 at 5:39 pm

    Liri Gega vrau ne pabesi komuniuste qarkorin e Vlores,.grupin komunist te zjarrit,Ceten Plake te Vlores.
    Dora vrasese e Liri Geges ka qene Rrahman Parllaku,Hito Cako,V.C,ky i fundit ishte truproja i Liri Geges,.qe i zbrazi karikatorin mbas shpine Mustafa Gjinishit ne Peshkopi.
    Enver Hoxha ne Plenum.e Beratit arriti t`ja veshe krimet e luftes porosive te Myladinit, Liri Geges dhe Dushan Mugoshes. Ketu fillon e tatepjeta e Liri Geges.
    Kjo ishte Griselda Blanko e Bandes Drejtuese te Lncl.Ashtu si asgjesoi Pablo Escobar Griselda Blancon,ashtu asgjesoi enveri Liri Gegen,se ajo ishte buce qe nuk rronte dot pa gjak.
    Them,qe po te ishte Liri gega ne SALLE NE kONFERENCEN E TIRANES,,AJO DO TE KISHTE VRARE ENVERIN,PA HYPYR NE PRESIDIUM.
    Nga 45 deri ne 85 vetem dy veta mund ta vrisnin enverin.Liri Gega dhe Lym Keta.
    Te tjeret e kishin perendi.

    Reply
  • Fjale me vend says:
    September 19, 2023 at 5:54 pm

    demo i nderuar zoteri !
    Mendoj se eshte e tepert permendja Rrahman Perllakut si terrorist komunit.
    Rrahmani ka qene nder njerezit e rralle fisnie e burra te beses.
    Per te tjeret mbase kini te drejte.

    Reply
  • Fjale me vend says:
    September 19, 2023 at 5:58 pm

    Mua nuk me habitin kriminelet injorante te asaj kohe, por me habit Mehmet Shehu, si mundet nje intelektual si ai, poliglot, te arrinte te bente vrasje dhe krime monstruoze, aq sa pushkatonin roberit italiane dhe iu merrnin veshjet, rrobat kepucet, rripat.

    Reply
  • chess player says:
    September 19, 2023 at 5:58 pm

    Me sa shihet ne kete artikull anonym (kush eshte pic/dita ?) del jo vetem se Enveri qenka pozitiv por vertetohet dhe shprehja brilante e Pal Vates kur e pyeten per X problem:

    Une me Enverin nuk di g je,..vetem po e pati bere Mehmeti me koken e tij:
    ##
    Nje pyetje me spec per opininin public..Mire se kufomat e Enverit dhe Mehmetit I beme cope cope per 32 vjet…Cfare do bejne amerikont e Bidenit me faktin se Sali Komunist Antikomunisti ;
    ka urdheruar sulmin me murtaja ndaj ambasades ameriakane qe u refuzua nga “ushtaret e tij” ose etiketimi LAVIRE I AMBASDORES AMERIKANE NE 1997 ?!
    .
    Mitralimi I kontigjentit gjerman ne Rinas qe u realizua me sukses dhe ishte URDHER PERSONAL I kucedres Viqidolit..
    .
    Me ndryshe..na cate menderen 3 dekada me terroristin Mehmet qe eshte ne varr dhe mbyllni sqepin me Kucedren e Viqidolit qe dhe ambasadoren KIM te BIDENIT e beri leter higjenike per sekrecionet e tij
    Faleminderit per mos keqkuptimin !

    Reply
  • intelektuali says:
    September 19, 2023 at 7:02 pm

    Shahisti i Enverit:

    Kur Marlene Dietrich regjistroi ne SHBA ne pllake gramafoni kengen e njohur naziste Lili Marlene per te dekurajuar ushtaret armiq te Hitlerit ne vitin 1944, kjo nuk u pelqye nga autoritetet, por ushtaret amerikane e pelqyen kaq shume edhe melodine edhe permbajtjen saqe detyruan autoritetet ta lejonin pa censure, kete u perpoq te bente Mehmeti me kengen e Vace Zeles dhe Avni Mules “Valsi i lumturise” qe urdheroi xhelatet e tij te instalonin altoparlante te fuqishem ne cdo qoshe te burgut, te cilet nate e dite bucisnin kete kenge famekeqe lumturie ne Kohen e Koleres per te dekurajuar Armikun e Kllases qe shume burgaxhinj i coi ne cmendine.

    PSE E TREGOJ KETE HISTORI?

    Sepse kur i luteshim gardianit te burgut ta ulte pak volumin e zerit te Vace Zeles ai ja priste shkurt: “Ju pisa te Imperializmit ta keni per nder qe Partia dhe Enveri ju argeton me zerin e Vace Zeles, prandaj mbylleni halen reaksionare se do ju le pa buke” Kur e takova kete gardian ne kufirin kanadez duke kerkuar vize si emigrant politik, e pyeta: “A te kujtohet Vace Zela?” “Po” me tha, “ashtu ishte koha te gjitha urdherat i jepte Mehmet Shehu kush guxonte ta kundershtonte ate poliagjent?” qe me tmerroi per faktin si nje gardian burgu po sillte enverizmin me vete ne Kanada

    Reply
  • Vlora 97 says:
    September 19, 2023 at 7:49 pm

    Sh mire eshtw shprehur
    Revolte per ata qe shiten shqiperine zogistet
    Ti hidhte ne erë qe cke me të
    Historia vazhdon

    Reply
  • Katiu says:
    September 19, 2023 at 7:59 pm

    1.
    Ku është burimi i këtyre shënimeve , kur janë shkruar, ku janë ruajtur !
    Lexuesi duhet respektuar .

    2.
    Nuk vihet fare në dyshim, Mehmeti ka qenë antifashist me emër dhe këtë e ka treguar në Spanjë dhe në Shqipëri .
    Dhe vetëm kaq !

    Mehmeti s’ka qenë komunist . Enveri po se po , s’ka qënë komunist , por , me falsitetin e tij i shëmtoi idetë komuniste në Shqipëri .
    3.
    Nga komunistët me emër , për mua , dy janë trima mbi trimat, një burrë dhe një grua- Sadik Premte në 41-n dhe Liri Belishova në 60-n !
    Janë plot të tjerë , është një listë e gjatë si Tuk Jakova , Nako Spiru, Bedri Spahiu etj etj etj….
    4.
    Si shumë në popull edhe unë kisha respekt të veçantë për Mehmet Shehun ,por , kur e dëgjova të bërtasë , ku vë këmbën Enveri unë vë kokën, mu neverit …..
    Partia Komuniste kishte vdekur !

    Reply
  • Laci says:
    September 20, 2023 at 12:34 pm

    MEHMUTI QE XHAHIL.NJE FSHATAR INJORANT
    QE MBET GJITHE JETEN EGOIST SERVIL E E HIJE E ENVERIT
    KA PATUR MIJERA PARTIZAN TE TJERE QE TE MERNIN GJAK NE VETULL
    MEHMETI QE GARNITURE E KLANIT .LAB

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Dosja “Aruba”: Hetimi i SPAK ngre dyshime për pastrim parash në Green Coast
  • 17 qershor 2026
  • VIDEO: Kur protesta flet me gjuhën e dashurisë
  • PURCHASE OF TWO VEHICLES FOR FIRE MANAGEMENT, ENFORSA-SUPPLY-3
  • I riu i thirrjes për marshim drejt Rinasit: Na kritikuan me të drejtë, por na ka ardhur në majë të hundës

Komentet e Fundit

  1. Realisti on Me “bukë me vete”? PO!
  2. Kokpalari 21 janarit on VIDEO: Kur protesta flet me gjuhën e dashurisë
  3. TITI on VIDEO: Kur protesta flet me gjuhën e dashurisë
  4. !!? on FOTO VIDEO: Nuk ka dorëzim, as përçarje, sheshi i protestës sërish plot në ditën e 17-të, ironizohet edhe Marta Kos
  5. Askushi on VIDEO: Kur protesta flet me gjuhën e dashurisë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?