Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama ndaj disa gjyqtarëve të Gjykatës Administrative të Tiranës, të cilët i ka akuzuar se kanë marrë vendime kundër “interesit publik”.
Në një deklaratë publike, UGJSH shprehet se gjuhë të tilla denigruese dhe presioni i hapur mbi gjyqtarët minojnë pavarësinë e drejtësisë dhe cënojnë parimin kushtetues të ndarjes së pushteteve.
“Deklaratat që anatemojnë personalisht gjyqtarët për vendimet e tyre nuk kanë lidhje me shtetin e së drejtës dhe qeverisjen demokratike. Çdo palë e pakënaqur ka të drejtën e ankimit në një gjykatë më të lartë, jo të bëjë gjyq publik përmes medias”, thuhet në reagimin e Unionit.
UGJSH thekson se deklaratat e kryeministrit dëmtojnë besimin e publikut te drejtësia dhe krijojnë klimë frike për trupën gjyqësore.
Deklarata e plotë:
Unioni i Gjyqtarëve ka ndjekur me vëmendje pakënaqësitë e shprehura publikisht nga ana e Kryeministrit ndaj disa vendimeve gjyqësore, duke anatemuar personalisht gjyqtarët për vendimmarrjet dhe kthyer ushtrimin e detyrës kushtetuese në një gjyq publik, ku njëra nga palët ndërgjygjëse për shkak të fuqisë, hapësirës mediatike dhe virtuale, jo vetëm denigron figurën e gjyqtarëve individualë, por ushtron presion të hapur ndaj trupës gjyqësore në tërësi, duke përcjellë mesazhin te gjyqtarët se nëse vendimmarrja e tyre nuk do të pëlqehet, do të jenë objektivat e radhës.
Pa dashur për t’u përfshirë në debate virtuale në periudhë pushimesh, dëshirojmë të theksojmë se UGJSH mirëpret dhe inkurajon çdo kritikë ndaj gjyqtarëve dhe punës së tyre, kur këto kritika janë brenda kornizës kushtetuese dhe ligjore, të cilat kanë për qëllim t’i shërbejnë rritjes së besimit të publikut tek gjykatat, forcimit të pavarësisë së gjykatave, të sundimit të ligjit dhe shtetit të së drejtës. Por, nga ana tjetër vërejmë se në mënyrë të përsëritur bëhen deklarata, komente dhe ndërmerren iniciativa, të cilat nuk janë aspak parimore, nuk kanë për qëllim forcimin e pavarësisë së vendimmarrjes së gjykatave dhe parimeve themelore të funksionimit të shtetit ligjor, por cënojnë drejtpërdrejt integritetin e gjyqtarëve, duke i fyer, deformuar dhe keqinterpretuar faktet, çështjet ligjore, apo procedurat e ndjekura, ndërkohë që vendimet jepen “NË EMËR TË REPUBLIKËS” dhe çdo palë që është e pakënaqur, ka të drejtën e ankimit në një gjykatë më të lartë, apo vendosë në lëvizje organet disiplinore për çdo shkelje të ligjit qe pretendon se ka kryer gjyqtari.
Këto deklarata me gjuhë dhe sjellje të papranueshme, të cilat nuk kanë aspak lidhje me shtetin e së drejtës dhe qeverisjen demokratike, vishen nën petkun e reformës së radhës dhe rreshtuar si gjithmonë gjyqtarët në llogoren e antireformës, kur vetë “Sistemi i drejtësisë”, ende nuk është maturuar pas reformës së thellë që kaloi dekadën e fundit!
Republika e Shqipërisë është një republikë parlamentare, ku ndarja e pushteteve e sanksionuar qartësisht në Kushtetute, është një ndër shtyllat kryesore, mbi të cilat është ndërtuar dhe qëndron demokracia jonë parlamentare dhe zhvillohet shoqëria jonë. Në këtë kuadër kushtetues funksionon edhe sistemi gjyqësor dhe ushtrohet vendimmarrja nga gjykatat. Është ky kuadër kushtetues dhe ligjor, sipas të cilit janë përcaktuar saktë subjektet, koha dhe mënyrat e kontrollit të një vendimi gjyqësor, i cili kursesi nuk lejon përfaqësues të pushteteve të tjera të anatemojnë vendimet e gjykatave e aq me keq, të kërkojnë ndëshkimin e gjyqtarëve, kur nuk u pëlqejnë vendimet e tyre.
Çdo veprim i kujtdo qoftë, që shmanget nga kuadri kushtetues dhe ligjor në fuqi në Republikën e Shqipërisë, jo vetëm që nuk i shërben forcimit të shtetit ligjor, por përkundrazi, është një hap prapa për pavarësinë e pushtetit gjyqësor, forcimin e shtetit të së drejtës dhe minon besimin e publikut te drejtësia.
UGJSH dëshiron të theksojë angazhimin maksimal kundër çdo fenomeni antiligjor të vërejtur në punën e përditshme të gjykatave, sikurse dhe angazhimin e plotë në mbrojtje të parimeve kushtetuese të ndarjes së pushteteve, pavarësisë së gjykatave, respektimit të të drejtave dhe lirive themelore të shtetasve dhe forcimit të sundimit të ligjit në vend.
Së fundmi, UGJSH i bën thirrje Këshillit të Lartë Gjyqësor si qeveri e gjyqësorit dhe organi i ngarkuar nga Kushtetuta dhe ligji për të garantuar pavarësinë dhe integritetin e gjyqtarëve, që të reagojë dhe mbajë qëndrim ndaj sulmeve që iu bëhen gjyqtarëve për shkak të detyrës, pavarësisht se nga vijnë ato.
j.l./ dita

Po denigroheni vertet – Kjo eshte shprehja e duhur!
Sepse vjen ky denigrim i nje pushteti te pavarur ne demokraci sic eshte Gjygjesori nga nje kryetar qeverie (pushtet ekzekutiv) , aq me teper pastaj qe ky kryetar qeveria (gjithe-Pushtetesh ne fakt)…studimet i ka mbaruar per pikture!
Qenkan gjalle keta te unionit qe keto 30 vitet e fundit sjane dukur fare?
Keta duhet rreshtuar dhe pushkatura brenda dites pa gjyq fare dhe pa varre, te gjithe ne nje grop pa emer.
…Qenkan gjalle keta te unionit qe keto 30 vitet e fundit sjane dukur fare?
Keta duhet rreshtuar dhe pushkatura brenda dites pa gjyq fare dhe pa varre, te gjithe ne nje grop pa emer.
.
Çështja do apelohet dhe kundër gjyqtarit do bëhet ankim. Këtë rrugë po ndjek qeveria. Kryeministri po shpjegon përse qeveria e tij ndoqi këto rrugë. Ky sqarim ka interes publik: shumë njerëz janë çuditur me vendimin gjyqsor. Ku është problemi këtu?!
Jeni të pavarur, por nuk jeni Shtet i pavarur, ju të Unionit të Gjyqtarëve! Kur shkelni ligjet që miraton Parlament, ju duhet të jepni llogari se përse nuk i keni zbatuar ligjet juridike. Kështu funksionon në çdo Shtet të këtij planeti. Në vënd që të analizoni se përse gjyqtari ka vepruar në atë mënyrë, filloni sulmet duke u bërë bashkëfajtorë! Kur ja bëni Qeverisë, imagjinoni se si mund t’ja bëni një individi të pambrojtur!
Cfare eshte denigrimi perpara degjenerimit. Po ju degjeneruat nje populle te tere duke I mohuare dhe tjetersuare te drejten themelore te prones mgjth eksiston ne kushtetute. Ju falet te gjithe te fortite per pese leke. E ku kane te mbaruare bemat e juaje, por fatekesesisht ju jeni ndeshkuare vetem kur i keni dale kundra tre musketjereve te politikes Meta-Berisha-Rama. Ka te drejte komentuesi kur thote qe ju duhet pushkatuare sepse drejtesia nuk ju denon sepse jeni e njejta prerje negative. Dhe Ky gjigandi ju sulmone Jo per drejtesi por ju kane shkelure interesat e oligarkeve qe po mundohet ti rinovoje sepse nuk ka besim te te vjetrit. Njje some si Enveri qe nxirrte grupe armiqesore.
ZAGARIT VETEM ATEHERE KUR KERKON TI MARRE KOCKEN NGA GOJA HA PRONARIN BATAKCI
Ashtu jeni, të degjeneruar, o shkërdhata
CFARE KENI ME RAMEN
AQ DI NDAJ AQ BEN
THJESHTE NJE BOJAXHI
SHIT KELYSH E BLEJ QEN
KLGJ-ja eshte ne Shqiperi apo gjetke,jane shqiptare apo jashtokesore?
Perse Nuk Pegjigjet Per 21 Janarin,Gerdecin ,Dosjen Tropoja?
A Ka Mundesi Te Japin Nje Pergjigje PUBLIKE Njerzore,Shqiptare?
Thank You Jemi Ne Pritje!
I nderuar kryeminister.Shyqyr qe te erdhen mente te besh shtet.Perseri populli te perkrah perkunder zaptuesve oligarke,qe nuk na lene hapesire te marrim fryme.Bjeru edhe gjykatesve qe perfitojne si korbat ne kerma duke legjitimuar Ndertimet pa leje. Nje Zaptues i pandeshkuar eshte me keq se nje kriminel i pandeshkuar.
Ja pse sistemi i drejtesise eshte ky berishian i “plepave” sic thone! Ne e dime se c’na kane punuar keta prokurore, gjyqtare njerzit e Saliut! Nese ka ndertuar pa leje le ta kerkoje ne shkallet me te larta te gjyqesorit! Sheteti ka te drejten e konfiskiit! Pra hajdute ja cili eshte “unioni i gazetareve”?!
Ky Union mund te quhet pa frike Unioni i Gjygjtareve dallkaukeve e te korruptuar .
Si eshte e mundur qe Sali komunisti i shan me liber shtepie gjygjtaret dhe ky i famshmi gjoja union pa vlere , nuk thone asnje fjale ndaj ketij krimineli te gjygjesorit ne shqiperi .
Ky Union pacavure , merret me kryeministrin e vendit qe populli i ka dhene kater mandate dhe i fundit i fuqishem 83 mandate , se gjoja u paska prekur personalitetin
O more shushunja te drejtesise ( sigurisht jo te gjithe ) , ju e dini shume mire qe kryeministri ka te drejten qe i ka dhene sovrani , per te shkaterruarr paligjshmerine qe vete gjygjtaret e korruptuar te ketij pseudo unioni , kane mbjelle nder vite , vendimet e tyre te korruptuara dhe antiligjore .
Ju o Union jeni turpi i drejtesise shqipetare ( e thashe me siper , jo te gjithe ) qe duhet te zhdukeni nga sistemi i drejtesise dhe ti hapni rrugen gjygjtareve me integritet , qe punojne per Shqiperine , per Atdheun.