Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ushqimet e pijet që duhet të shmangni gjatë verës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Enciklopedi > Ushqimet e pijet që duhet të shmangni gjatë verës
EnciklopediLifestyle

Ushqimet e pijet që duhet të shmangni gjatë verës

Published: July 30, 2022
Shpërndaje

Ngrënia e disa ushqimeve gjatë verës mund t’ju bëjë të dehidratoheni dhe të sëmureni. Të qëndrosh i hidratuar është e rëndësishme në çdo stinë, aq më tepër në verë. Sezoni kërkon një përpjekje shtesë nga ana jonë për të konsumuar lëngje dhe ushqime të tjera hidratuese për të luftuar nxehtësinë dhe për të qëndruar në më të mirën e shëndetit tonë. Konsumimi i ujit edhe kur nuk keni etje mund të ndihmojë në luftimin e dehidrimit. Është gjithashtu e rëndësishme të zgjidhni ushqimet tuaja dhe të planifikoni vaktet tuaja me kujdes. Ka disa ushqime që mund të jenë të shëndetshme në muajt relativisht të ftohtë, por të dëmshme në kushtet e valëve të të nxehtit. Ekspertët thonë se ushqimet e pasura me proteina, marrja e tepërt e kripës, pijet me kafeinë dhe çokollata e zezë janë disa nga ushqimet që duhet të shmangni për të parandaluar dehidratimin.

Kur vazhdoni të hani ushqime që shkaktojnë dehidratim pa shtuar ushqime hidratuese në dietën tuaj, mund të mos keni ujë të mjaftueshëm në sistemin tuaj për funksionet bazë të trupit. Duke pasur parasysh se trupi ynë përbëhet nga 60-70% ujë dhe organet tona vitale si zemra, mushkëritë, mëlçia kërkojnë lëngje për të funksionuar pa probleme, është e rëndësishme t’i kushtoni vëmendje dietës suaj në sezonin e verës.

Eksperti dhe nutricionisti i famshëm Yash Patel ka folur për 5 ushqime që mund të shkaktojnë dehidratim në stinën e verës.

- Publicitet -

Kafeja

Pijet me kafeinë, duke përfshirë kafenë, e cila është një diuretik, do t’ju lërë të etur pasi ju bën të urinoni shpesh. Të gjithëve na pëlqen të pimë kafe dhe ajo është bërë pjesë e rutinës sonë të përditshme, por në të njëjtën kohë duhet të jemi të vetëdijshëm se kafeina rrit qarkullimin e gjakut në veshka, duke i inkurajuar ato të nxjerrin më shumë ujë dhe kjo mund të shkaktojë dehidrim.

Alkooli

Alkooli dhe derivatet e tij gjithashtu përmbajnë veti dehidratuese që mund të shkaktojnë humbje të ujit në trupin e njeriut.

Ushqime me proteina të larta

Ushqimet me proteina të larta gjithashtu mund t’ju bëjnë të ndiheni të dehidratuar. Trupi përdor më shumë ujë për të metabolizuar azotin natyral në proteina, për shkak të të cilit qelizat mund të humbasin përmbajtjen e ujit në mënyrë të konsiderueshme, duke ju bërë të ndiheni të dehidratuar.

Çaji

Çaji mund të shkaktojë dehidratim për shkak të përmbajtjes së tij të kafeinës. Çajra të ndryshëm përmbajnë sasi të ndryshme të kafeinës dhe mund të ndikojnë në hidratimin tuaj.

Çokollatë e zezë

Çokollata e zezë ka përmbajtje më të lartë të kafeinës se çokollata me qumësht dhe çokollata e bardhë. Konsumimi i sasive të mëdha të çokollatës së zezë mund të çojë në një rritje të rrahjeve të zemrës, diarre, ankth, nervozizëm dhe dehidrim.

Hani ushqime të plota dhe mos numëroni kaloritë

Njerëzit duhet të hanë më pak ushqime ultra të përpunuara, në vend që të numërojnë kaloritë.

Sipas epidemiologut britanik, Tim Spector kështu do të humbin peshë dhe do të përmirësojnë shëndetin e tyre.

Spector tha se gjurmimi i kalorive është i pasaktë sepse etiketat shpesh janë të pasakta.

“Duhet të ndalojmë së foluri për kaloritë,” tha Spector, profesor i epidemiologjisë gjenetike në Kolegjin “King’s” në Londër.

Ushqimet e përpunuara në përgjithësi prodhohen në masë në një fabrikë dhe përmbajnë ngjyrues dhe konservues për të ruajtur shijen ose strukturën. Sipas ekspertit këto janë të lidhura me probleme të ndryshme shëndetësore.

Hulumtimet tregojnë se më shumë se gjysma e ushqimeve të konsumuara në vendet me të ardhura të larta, janë të përpunuara.

Një studim i vogël i vitit 2019 nga Instituti Kombëtar i Shëndetit, zbuloi se dietat e larta ku llogariteshin kaloritë bënë që njerëzit të konsumonin 500 kalori më shumë në ditë.

Ushqimet e plota mund t’ju mbajnë më të ngopur se ushqimet e përpunuara

Spector tha se numërimi i kalorive i shtyn njerëzit të hanë më shumë ushqime të përpunuara sepse ata do të kërkojnë versione të ushqimit me kalori të ulët.

“Markat heqin yndyrën dhe sheqerin nga ushqimet për të reduktuar numrin e kalorive. Por ndonjëherë shtojnë kimikate dhe ëmbëltues, për t’u siguruar që ato janë ende të shijshme”, shpjegon Spector.

Nick Shaw, një trajner personal në RP Strength tha se ai inkurajon njerëzit që t’i japin përparësi ushqimeve të plota kur humbin peshë.

“Ideja më e mirë është të përdorni cilësinë e ushqimit si një mjet për të kontrolluar më lehtë sasinë tuaj të ushqimit. Nëse i përmbaheni zgjedhjeve kryesisht të ushqimit të plotë, ju ende mund të arrini sasitë tuaja të ushqimit të nevojshme për të ndihmuar në humbjen e peshës”, tha ai.

Shmangni ushqimet me më shumë se 10 përbërës

Ndërsa disa ushqime janë të përpunuara teknikisht, ato nuk janë ultra të përpunuara dhe mund të përshtaten në një dietë të shëndetshme dhe nuk kanë nevojë të shmangen.

Këto përfshijnë fruta të konservuara, perime të ngrira dhe kos, thonë ekspertët.

Për të përcaktuar nëse një ushqim është ultra i përpunuar, shikoni listën e përbërësve dhe ka më shumë se 10 përbërës, mund të mos jetë një zgjedhje e mirë.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 18 qershor 2026
  • Kryeministri ynë “sociolog” – Të kërkosh llogari nuk është dhunë
  • Protestuesit marshojnë në ditën e 18-të të protestës
  • Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  • Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?

Komentet e Fundit

  1. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  2. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  3. Pensionisti i Porcelanit on Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  4. Valbona on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  5. Deni on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?