Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ushqimi që u shpik shumë pranë Shqipërisë, sot është privilegj i të pasurve
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Ushqimi që u shpik shumë pranë Shqipërisë, sot është privilegj i të pasurve
Lajmi i funditLifestyle

Ushqimi që u shpik shumë pranë Shqipërisë, sot është privilegj i të pasurve

Published: November 18, 2023
Shpërndaje

Thonë se është zbuluar nga mjeku Ancel Benjamin Keys.

Tashmë është njohur nga UNESCO dhe është përfshirë në listën e trashëgimive të njerëzimit që në vitin 2010.

Bëhet fjalë për atë që njihet si “dieta mesdhetare”

- Publicitet -

Mbi 10 000 studime, nga të cilat pothuajse 5 000 në pesë vitet e fundit, tregojnë se ky model ushqimor është i pranuar shkencërisht si aleat në ruajtjen e shëndetit të njeriut dhe si një mënyrë për të mbrojtur organizmin nga sëmundjet kronike dhe inflamatore.

Cfarë është dieta mesdhetare?

Drithëra, fruta, perime, fara dhe vaj ulliri. Përdorim i rralluar i mishit të kuq dhe yndyrave shtazore, konsumim i moderuar i peshkut, mishit të bardhë (pulave), bishtajoreve, vezëve, produkteve të qumështit, verës së kuqe dhe ëmbëlsirave.

Kjo dietë asociohet me një jetëgjatësi të lartë tek të rriturit dhe rrezik më të ulët të sëmundjeve serioze kronike kardiovaskulare dhe vaskulare, diabetit të tipit 2, kancerit, astmës dhe alergjive.

Dikur ka qenë shumë e pranishme afër Shqipërisë, veçanërisht në jugun e Italisë, ku sot është përherë e më pak e pranishme.

Sondazhe të ndryshme tregojnë se edhe vetë qytetarët e Italisë Jugore janë larguar nga kjo dietë dhe kanë rritur ndjeshëm konsumin e sallamrave, yndyrnave dhe sheqernave.

Braktisja e kësaj diete, dikur mbizotëruese në këtë zonë, ka prekur jo vetëm Italinë, por të gjitha vendet e zonës mesdhetare.

Ndërkohë që vendet e pasura të Europës Veriore dhe disa vende të tjera të botës po e zbulojnë së fundmi dietën mesdhetare dhe po e aplikojnë atë gjerësisht në mënyrën sesi ushqehen.

Braktisja e “dietës së tyre” të dikurshme, nga italianët dhe popullatat e tjera mesdhetare është e lidhur me stilin e tyre të sotëm të jetesës, por edhe me kushtet ekonomike.

Thelbësore është rritja e çmimeve të ushqimeve tipike të kësaj diete, veçanërisht frutave dhe perimeve. Kjo ka bërë të përqafohet në masë konsumi i produkteve pak a shumë të industrializuara të dietave perëndimore.

Mesdhetarët  po hanë tani ushqime të lira të shpejta dhe të lehta për t’u konsumuar, si yndyrat shtazore, sheqernat dhe mishrat e përpunuar, ndërsa kanë reduktuar përdorimin e bishtajoreve, drithërave, frutave dhe perimeve sepse ato duan kohë të gatuhen por edhe janë shtrenjtuar

Kateringu masiv gjithnjë e më i përhapur, i ka bërë mesdhetarët përtacë duke përqafuar forma të të ngrënit jashtë shtëpisë, dhe dukebraktisut kryesisht frutat dhe perimet, të cilat në disa raste pothuajse nuk ekzistojnë.

Pra shumë pjata tipike të dietës mesdhetare, të cilat kërkojnë pak a shumë kohë të gjatë gatimi, zëvendësohen me gatimet e shpejta.

Ndaj dieta mesdhetare sot është bërë një privilegj i të pasurve që kanë shërbyer në shtëpi dhe nga ana tjetër mund të përballojnë cmimet përherë në rritje të ushqimeve organike, pa aditivë dhe konservues, pra të pa-industrializuara.

Njerëzit me të ardhura më të ulëta, gjithashtu nuk munden më tapërballojnë këtë dietë qoftë për mungesë të informacionit mbi dobitë e saj, qoftë për shkak të cmimeve. Nuk është rastësi që pikërisht të varfërit kanë tani përqindjen më të lartë të obezitetit, diabetit, sëmundjeve kardiovaskulare dhe disa lloje kanceri.

Sot braktisja e dietës mesdhetare nuk është thjesht një problem shëndetësor, por sot dhe akoma më shumë në të ardhmen, një çështje socio-ekonomike.

Me shkurtime nga: Il Fatto Alimentare

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Strasburgu merr vendim për Belerin: Arrestimi i ligjshëm, mbajtja e zgjatur në paraburgim, e pajustifikuar
  • Asambleja e PS, Veliaj kërkesë Sekretarit të partisë dhe SPAK-ut për të marrë pjesë
  • Aksidentohen prej mjegullës rreth 50 makina në Bullgari, 10 viktima dhe 27 të plagosur
  • A kanë ekzistuar Eva dhe Adami? Një udhëtim nga Shkenca, te mendja e Krijuesit
  • SPAK kërkon psikolog për hetuesit e BKH-së, 15 mln lekë për kasaforta dhe grirëse dokumentesh

Komentet e Fundit

  1. demo on Padija është fara e të keqes: Por a mjafton të njohësh të mirën për të mos bërë keq?
  2. Rozafa on “Rama në fund do tërhiqet zvarrë”! Duhen ndaluar fjali të tilla në emisionet e opinioneve?
  3. ¿? on HISTORI: Kush ishte fajtori dhe cila është e vërteta e Masakrës së Gërhotit?
  4. Xhon on ​Dëshmitë tronditëse në GJKKO për dosjen “Partizani” / Qirjazi dhe Malaj: Oketa na kërkoi firmën me ngulm! Mediu: S’mbaj mend
  5. Gjergj on Serbia hap sirtarët e drejtësisë për Vuçiçin, hetime për korrupsion, dhunë dhe manipulim votash

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?