Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vajza e ish-kryeministrit zgjidhet liderja më e re e Tajlandës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Vajza e ish-kryeministrit zgjidhet liderja më e re e Tajlandës
AktualitetBote

Vajza e ish-kryeministrit zgjidhet liderja më e re e Tajlandës

Published: August 16, 2024
Shpërndaje

Parlamenti i Tajlandës ka zgjedhur Paetongtarn Shinawatra, vajzën e manjatit miliarder dhe ish-liderit Thaksin, si kryeministre të vendit.

Në moshën 37-vjeçare, ajo do të jetë kryeministrja më e re e vendit dhe gruaja e dytë në këtë post, pas hallës së saj Yingluck.

Zgjedhja e Paetongtarn Shinawatra vjen vetëm dy ditë pasi ish-kryeministri Srettha Thavisin u shkarkua nga një gjykatë kushtetuese. Të dy janë nga Partia Pheu Thai, e cila doli e dyta në zgjedhjet e 2023, por formoi një koalicion qeverisës.

- Publicitet -

Paetongtarn është anëtarja e katërt e klanit Shinawatra që bëhet kryeministre në dy dekadat e fundit.

Tre të tjerët, përfshirë babain e saj Thaksin dhe hallën Yingluck, u rrëzuan nga grushtet e shtetit ose vendimet e gjykatës kushtetuese.

Rrethanat e emërimit të Paetongtarn janë një kujtesë e ashpër se sa i kufizuar është fuqia e qeverive të zgjedhura në Tajlandë.

Të enjten, Paetongtarn u shpreh se e admironte punën e Srettha dhe mendonte se shkarkimi i tij ishte për të ardhur keq.

“Ne jemi mbledhur këtu sot për t’i treguar njerëzve se jemi të vendosur dhe të gatshëm për ta shtyrë vendin përpara”, u tha ajo gazetarëve të enjten në selinë e partisë së saj, ku u propozua si kandidate për kryeministre.

E shkolluar në shkolla elitare në Tajlandë dhe në universitet në MB, ajo kaloi disa vite duke punuar në grupin e hoteleve Rende të familjes Shinawatra, ku burri i saj shërben si zëvendës shef i investimeve.

Ajo iu bashkua Pheu Thai në 2021 dhe u emërua udhëheqëse e partisë në tetor 2023.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • ​”Nuk patën as guxim, as dëshirë!” SPAK pezulloi dosjen Berisha, reagon Haklaj: UDB shkatërroi vendin nëpërmjet tij
  • Protesta dhe sovraniteti i sheshit: Përse nesër qytetarët duhet ta mbajnë Berishën larg tyre
  • VIDEO: Banorët i dalin përpara në zyrat e KAYO-s, Rama i pyet nëse kanë ndonjë kërkesë, ky është reagimi që merr
  • Gjykata e Strasburgut “rrëzon” dënimin penal të Luan Dacit
  • Arrestohet ortaku i Behgjet Pacollit

Komentet e Fundit

  1. Regjimet si Diktatura me kozmetike on Protesta dhe sovraniteti i sheshit: Përse nesër qytetarët duhet ta mbajnë Berishën larg tyre
  2. Kuptove?! on Protesta dhe sovraniteti i sheshit: Përse nesër qytetarët duhet ta mbajnë Berishën larg tyre
  3. Xha Teme Analisti on INTERVISTË / 15 vite provë? Ish-kryenegociatori Mazi: Ose je anëtar i BE ose nuk je. Mbyllje 30 kapituj në dy vjet, fantazi zgjedhore
  4. katarakti on INTERVISTË / 15 vite provë? Ish-kryenegociatori Mazi: Ose je anëtar i BE ose nuk je. Mbyllje 30 kapituj në dy vjet, fantazi zgjedhore
  5. nastradini on Dje, dita më e rëndë e karrierës sime, por Kosova fitoi

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?