Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vaksina që fle në sirtar prej 2008-s
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Vaksina që fle në sirtar prej 2008-s
Kryesoreopinion

Vaksina që fle në sirtar prej 2008-s

Published: March 18, 2026
Shpërndaje

Nga Artan Xh. DUKA

Njёlloj si tregu ekonomik, edhe tregu zgjedhor, sidomos pas 2008, ёshtё shpёrfytyruar nё farsё e fasadё prej oligopolit BeRama nё politikё. Gara zgjedhore “trukohet” ligjёrisht e vota nё xhepin e qytetarit ёshtё zhvleftёsuar aq sa ai nuk “blen” dot mё atё qё do, nё “dyqanin” politik.

Zgjedhjet nuk japin mё zgjidhje ndaj zgjedhёs politike tё tranzicionit dhe kёtё “teatёr” demokratik e dimё, e ndjejmё por nuk ndihemi njёlloj tё gjithё.

- Publicitet -

Pёr ca “murit” nuk i bihet me kokё dhe mbetet rreshtimi pas BeRamёs ose emigrimi. Ca mbeten tek mllefi. Plot vuajnё nё heshtje koston e dinjitetit nё jetё. Opozitarё e ithtarё pas mendojnё se u bё deti kos e mbase nusёrojnё prapё etj. Dhe pak, shumё pak fjalosemi si i bёhet pёr tё dalё nga kjo situatё.

BeRamёs nuk ia ndjen mё pёr qaravitjet, qurravitjet, retorikat, anatemimet, llomotitjet, opinionet e lagjeve, kafeneve, medias apo internetit. Ne bёjmё tё gjithё “doktorin” por vёrdallosemi vetёm tek diagnoza ndёrkohё qё demokracia ka nevojё pёr ilaҫ e për vaksinё. Qё vetёm molotovi nuk ёshtё!

Koha provoi se rotacioni i kontrolluar mes PS e PD nuk ёshtё mё zgjidhje sepse ndёrrohet pjata por serviret po ajo gjellё. Iluzion mbetet edhe shpresa se mbase e vёnё dorёn nё zёmёr e qeverisin mirё. Sa pёr partitё e reja, pa u zotuar pёr ndryshime thelbёsore, thjesht shihen si fytyra e re e avazit tё vjetёr nё politikё!

Pa u ndryshuar rregullat e lojёs zgjedhore tё 2008, tё shpresosh pёr normalitet demokratik ёshtё si tё presёsh Godonё. Njё delir ky politik qё tё kujton shprehjen “tё pёrsёritёsh tё njёjtёn gjё vazhdimisht (lexo zgjedhje pas zgjedhjesh pas 2008) e tё presёsh diҫka ndryshe ҫdo herё nuk ёshtё veҫse pёrkufizimi i ҫmёndurisё”.

Dallim majtas-djathtas apo lart e poshtё!

Politika e ka pёrҫmuar e nёpёrkёmbur gjatё dinjitetin qytetar. Sot “sovrani” ёshtё alibi pёr tё mbushur Kuvёndin me tё “emёruar” listash qё miratojnё nё rresht ligje klienteliste. Refreni i “mandatit” e bёn qytetarin tё duket palё e bashkёpunёtor nё abuzimin me pushtetin dhe parzmore kur vjen puna e troket drejtёsia nё derё.

Asgjё nuk ёshtё bardhё e zi e asnjё epokё, nuk bёn tё futet nё thes por, pёrtej arritjeve, ironikisht ajo qё po i ndodh epokёs BeRama me zhgёnjimin nё rritje qytetar ёshtё edhe “karma” pas anatemimit qё BeRama i bёri punёs e mundit tё brezave tё tёrё nё socializёm. Pasi njollosёn tё tjerёt, sot po njollosen vetё dhe ky ёshtё kusuri i demokracisё!

Qytetari, pa dallim partiak, e vuan njёlloj epokёn BeRama. Politika ka kohё qё ka marrё kot ndёrkohё qё demokracia, shteti ligjor, mbrojtja sociale, integrimi nё BE etj nuk janё as pazar e as bamirёsi por detyrim politik nga kushdo nё pushtet.

Nёse duhet tё “prishemi” me BE, le tё “prishemi” pёr unitetin kombёtar, fatin e Kosovёs, Luginёs, Sanxhakut, Ҫamёrisё, kombit shqiptar kudo nё Ilirik, kufirin detar me Greqinё, zgjedhjen e rreshtimin historik me SHBA etj ҫёshtje parimore por kurrsesi pёr abuzimin politik e mbrojtjen e mbijetesёn e tij!

Qasja “hem prift, hem tё heq mjekrrёn” ndaj SPAK-ut ia hoqi varakun imazhit tё mazhorancёs si “kampione” e reformёs nё drejtёsi e integrimit nё BE. “Pёrkushtimi” qeveritar nuk ishte veҫse stoli e refren propagandistik dhe nёse vonesa drejt BE ёshtё ҫmimi qё tё bihen maskat e mbetura nё politikё, ashtu qoftё, sa kohё edhe BE flet troҫ!

Ujkut mёlҫitё nё qafё!

I vetmi ngushёllim nga epoka BeRama ёshtё qartёsia se si nuk duhet tё jetё politika e qeverisja dhe nevoja pёr “vaksinё” qё garanton normalitet demokratik. Mё keq nuk bёhet e vetёm mund tё “ndreqet”, boll qё zgjidhja tё mos jetё mё punё emrash “ik ti e tё vi unё” apo “klonim” i diktuar biologjik.

Eksperimenti me emrat, nga ri-nusёrimi i sё vjetrёs deri tek “adoleshentёt” qё u pёlqen vetja, vetёm zgjat agoninё demokratike sa kohё mbetet ky sistem zgjedhor qё nxit papёrgjegjshmёri e tundim pёr abuzim politik e qeveritar pavarёsisht emrit atje lart.

Si parti “eunuke”, PS e PD nuk mund tё jenё mё nxitёse tё ndryshimit. Pёrveҫse tё stёrprovuara nё qeverisje e tё kapura e tё pёrfolura atje (tym pa zjarr nuk ka), ato nuk mund tё bёjnё “vetvrasje” duke ndryshuar sistemin zgjedhor e rrezikuar vijimёsinё. Por nёse bёn vaki, mё mirё vonё se kurrё!

Ndёrkohё partitё e reja, ende janё tё tilla vetёm nё emёr. Nuk ngjallin shpresё pёr ndryshim sa kohё nuk zotohen pёr reformё thelbёsore zgjedhore qё rikthen dinjitetin e votёs, votuesit e deputetit bashkё por akoma llomotitin pёr proporcional kombёtar me deputetin anonim pёrfaqёsues tё kujtdo e tё askujt njёkohёsisht qё i bёn “duva” privilegjeve e kryetarit tё partisё.

Mazhoritari bёn dallimin

Reforma zgjedhore ёshtё hapi i parё nё proҫesin e dёshiruar tё rikthimit tё shpresёs e besimit tek e ardhmja nё vёnd dhe pёr tё shmangur konfliktin e interesit nё politikё, vulёn duhet t’a vёrё populli nё referendum.

Vijimёsinё e zgjedhёs politike nё tranzicion e ndёrpret vetёm sistemi zgjedhor mazhoritar. Njё i tillё me deputetin pёrfaqёsues tё zonёs ku banon (vota peshon), me dy raunde (shmang meraqet), me prag minimal pjesmarrjeje (nxit kontaktet e sfidon apatinё), zgjedhje gjatё verёs me emigrantёt rrotull (shton pjesmarrjen), ku partitё e fushatat nuk bazohen tek buxheti (shmang privilegjimin partiak e nuk diskriminon tё pavarurit) por bazohen tek kuotat e anёtarёsisё (nxit realizmin partiak), pa sponzorizime private (bishta pas), ku votёn nuk e numёrojnё partitё (nxit besueshmёrinё), plotёsohet me proporcional kombёtar (nxit pluralizmin), kufizon numrin e mandateve nё kohё (nxit risinё) etj, ёshtё domosdoshmёri. E nuk ёshtё shpikje se nga 2008, ndodhet nё “sirtar”.

Vota nuk duhet tё motivohet mё nga besnikёria absurde ndaj politikёs qё doli e pabesё, inatit ndaj tjetrit apo sytё e bukur tё dikujt. Nuk presim qё politikanёt tё jenё tё pёrsosur por, kur dalin vezё “kllufe”, tё mos na mbeten nё derё. Njё mazhoritar qё thyen oligopolin BeRama nё politikё normalizon tregun politik e garёn atje. Nuk garanton qeverisjen e mirё por garanton kontrollin e fjalёn e fundit tё qytetarit mbi tё.

Partitё e reja kanё ende shansin historik tё zotohen e bien nё sy me rikthimin e mazhoritarit qё qytetari e dёshiron. BeRamёs as nuk i shkon nёpёr mёnd, pale t’a premtojё e jetёsojё atё. Nёse pretendojnё se janё ndryshimi, ky ёshtё testi pёr tё treguar se nuk janё parti qё i hyjnё politikёs pёr tё abuzuar e gёzuar privilegje atje por ofruar qeverisjen qё qytetari meriton.

Cilado parti, e sotme apo e nesёrme (qoftё edhe PS e PD nёse kuturisen e kapёrcejnё “ylberin”) qё zotohet pёr njё sistem zgjedhor meritokratik (siҫ ёshtё edhe ai mazhoritar) dhe premton referendum pёr tё do tё ngjallё padyshim interes tek votuesi dhe do tё mbёshtetet me votё. Me PS e PD ende pengje tё tranzicionit, partitё e reja kanё mundёsinё historike tё bёjnё dallimin qё qytetari pret.

Nёse e kanё seriozisht ambicjen pёr pushtet!

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
13 Comments
  • Ethem Lalaj says:
    March 18, 2026 at 7:41 pm

    VO:
    -E lexova me vëmëndje,pasi edhe herë tjera je prezent në DITA:
    -Ajo që prisja është pse FITON PS DHE HUMB PD nga 1992 mbi 99 % dhe nga 2013 mbi 11 herë.?
    -Është shumë e thheshtë: Sb nuk e do më kurkush që nga korriku 1992,pasi ka mbi shpinë mbi 101 krime që populli i di përveë SPAK(SKAPI PD 100 % 92).
    -Nuk ka të bëjë fare SISTEMI ZGJEDHOR,pasi PS fiton më bindshëm përsëri dhe, Partit e REJA ZIHEN SE KUSH DO TË JETË K.MINISTËR.?
    -Sistemi MAXHORITAR është provuar dhe PD nuk ka fituar si Parti e vetme EDHE KUR BABI NUK KA KËN NON GRATA.!
    -Ndaj,Arsyeja kryesore pse fiton PS nuk janë vjedhja e zgjedhjeve,Pagesa e pesioneve,Tenderat e rrugve që bëhen në fushatë,Administeata që voton PS(të mos dal fare në votim ?)
    KËTO JANË SHPIFJE BERISHSTE,PASI NGA KORRIKU 1992 KUR HUMBI ZGJEDHJET E DYTA AI NUK KA PRANUAR HUMBJE.?
    -Pa u larguar Non Grata,Nuk ka PD-OPOZITË,DEMOKRACI,STABILITET,BE.!
    -Dhe,tashmë nuk është më faji i Non Gratës,POR I DREJTËSISË QË I DHA VULËN,LOGON E PD DUKE E LIGJËRUAR OPOZITAR,PËRKUNDËR SHBA,ANGLISË DHE TASHMË EDHE BE,KUR NUK E TAKOI MeKALISTER I KiE.?
    -Amerika bëri SPAK,etj pikërisht për NON GRATËN,por A.Kraja E A DUMANI i kërkuan FAKTE ME SHKRIM DASH,sikur Gërdeci nuk ishte KORRUPSION BOTROR MBI 130 MILD.$ ARMATIME TË E.HOXHËS.!
    -Sb nuk fiton kurrë, pasi ka humbur 90 % të shtresës së polullsisë,Qytetet kryesore,Zonat rurale..me ligjin 7501,Të plrndjekurit,Pronarët,bisneset(përveç oligarkët si B.Ulaj.) 90 % të adminidtratës qëndrore e lokale,etj.
    -DHE SALISKAPI PRAP NUK PO VEPRON..!
    -Në këto kushte,ndonse po kritikohet për KORRUPSION-SHPIFJE,E.Rama do të qeverisi shumë gjatë,pasi Shqipëria në NATO NUK MUNDET TI DORZOHET NJË PERSONI KUNDËR SHBA,BE,ANGLISË..edhe pse mbështetet nga FAZLLIÇËT SËRB DHE BERERISTËT GREK TË PPE !
    EL News Albania
    FLM DITA.

    Reply
  • Gëzuar Be.romin says:
    March 18, 2026 at 9:58 pm

    Nuk ka patur dhe as kanë dalë akoma parti të reja. Qoftë dhe një e vetme. Ndryshe është fjala për bishtukë që pretendojnë se kanë një grusht mbështetësish. Kujtoni pak lëvrimjen “mjaft” e quajtur ndryshe “gey 99” se si lindi dhe se me kë u puth buzë më buzë. Harrojeni. Në Arnautistan partitë e djathta janë të destinuara të vyshken pa zënë rrënjë.

    Reply
  • Gëzuar festën e BeRomit... says:
    March 18, 2026 at 9:59 pm

    Nuk ka patur dhe as kanë dalë akoma parti të reja. Qoftë dhe një e vetme. Ndryshe është fjala për bishtukë që pretendojnë se kanë një grusht mbështetësish.

    Kujtoni pak lëvrimjen “mjaft” e quajtur ndryshe “gey 99” se si lindi dhe se me kë u puth buzë më buzë. Harrojeni. Në Arnautistan partitë e djathta janë të destinuara të vyshken pa zënë rrënjë.

    Reply
  • K says:
    March 19, 2026 at 5:38 am

    Analize e nivelit te larte!

    Bravo!

    Reply
  • edi says:
    March 19, 2026 at 7:36 am

    Ti flet e shkruan bukur more Artan por te gjitha keto shkojne kot, si i thone ne vesh te shurdher ! As populli nuk prekupohet per keto gjera se kane friken e bukes se gojes ku pjesa me e madhe e mer si patronazhiste e Rames ndersa pakica ka frike se i pushojne nga puna sepse dhe padronet e tyr te punes ushqehen nga partite ! Jemi besoj i vetmi vend ne bote ku nuk ka sindikata , ku nuk mund te behet nje proteste qofte dhe nje grupi te vogel punetoresh per te drejtat e tyre por vetem protesta partiake !

    Reply
  • Asnje Regjim ne bote nuk iken me vote says:
    March 19, 2026 at 8:02 am

    Zgjedhjet nuk japin me zgjidhje aspak prej alibise 2008, por sepse aktualisht prej 13 vitesh jetojme nen nje Regjim ku tere pushtetet jane ne nje dore te vetme, ate te Edi Rames. Dhe zgjedhjet neper Regjime shnderrohen ne farsa zgjedhore ku garojne parti opozitare kunder nje Pushteti absolut. Opozitaret futen ne zgjedhje duke pas kunder tere instancat e pushtetet e varur a te “pavarur” qe nga Administrata si falande paramilitare e deri te mediat qe te ushqyera si kuajt nga tagjia e Regjimit nuk duan te nxjerrin koken nga torba ku e kane rrasur.
    Jane Regjimet ato ku zgjedhjet nuk prodhojne zgjidhje. Edhe te zbresin nga qielli Jezusi a Pejkamberi e te garojne ne krye te opozites, opozita nuk fiton kurre. Sepse asnje Regjim der sot askund nuk eshte rrezuar me vote.
    Regjimet ose permbysen me protesta ose durohen deri kur te gremisen vete, e ne shqiptaret anojme nga kjo e dyta.
    Presim deri kur Regjimi te nxjerre Bufin e rradhes qe te deklaroje “kemi edhe 6 dite buke”..atehere po, mbase mund levizim!

    Reply
    • Dashi says:
      March 19, 2026 at 4:05 pm

      Ka mundësi të na spiegosh ti i më sipërmi , çfarë shënja , karakteristika dhe të dhëna paska Shqipëria , që ti e quan me plot gojën rregjim ? Nga gjithë kjo botë e madhe me gati 9 miliard banorë , Shqipërinë e quan rregjim vetëm një person , Saliu dhe i dyti qënke ti .

      Reply
  • epo kjo pune says:
    March 19, 2026 at 9:00 am

    epopeja e pardesybardheve te 90, veprojne sikur te kene manual ne xhep, boll emigrimi biblik del e tepron per te treguar sa ua ndjen per popullin, na bene ose tregtar, hanxhi turistik apo shtegtar neper bote dhe i quajne arritje e liri! le te shpresojme qe Spak me Ameriken e BE pas do u beje rreshtore se deri tani edhe partite e reja hallve e ftohte

    Reply
    • Lexuesi says:
      March 19, 2026 at 1:11 pm

      Qëkur na u bë Rama “be”?! Qëkur u votua të qeverisë për të katërtën herë radhazi?! Nuk i pëlqen dikujt? Përse nuk i pëlqen?!
      Nuk janë shpjegime fjalët “Godonë”, “karma”, PS “eunuke”, fjalët e zgjedhura dhe “të bukura”, për të mbushur faqen e Gazetës DITA!
      Shkruaj konkretisht, ku është problemi: tek populli, që votoi Ramën? Është rasti i vetëm në botë ky? Ngrihu, zotëri! Kush të pengon? Mblidh jerëzit e nevojshëm dhe rrëzoje Ramën me votë! Nuk e shikon atë gërdallën, që i kaloi 80 vjet, nga ” komunist” karriere, brenda natës u bë “demokrat me pardesy të bardhë” dhe provoi të gjithë funksionet, shkatërroi, vrau, vodhi dhe shkretoi gjithë ekonominë e vendit dhe përsëri kërkon të vijë në pushtet për të zezën e kombit!
      Po “drejtësinë” e shikon?! Janë mbushur burgjet me të ndaluar pa prova krimi apo kondravajtje! Një individ i vetëm nuk mund të bëhet fajtor, pse zgjidhet nga populli për të qeverisur. Keni të dhëna për zgjedhje të manipuluara, vjedhje votash, blerje votash? Denoncoji!
      Na e quani Edi Ramën “BeRama”! Ku e gjeni këtë të drejtë?! E do Rama këtë emër?! Do BeLind Kërriçi të thirret kështu?!
      Shkrimi juaj i mësipërm për Edi Ramën dhe publikimi në këtë gazetë me emër humbet shumë pikë, ul interesin e lexuesit dhe ç’fitoni ju?
      – Asgjë, por pazarin e prisha! – do të ishte përgjigja e malësorit shkodran…

      Reply
  • Ana says:
    March 19, 2026 at 1:07 pm

    Tani qe teatri luhet hapur dhe nga ana tjeter,jo se gjerat shkonin mire dhe pa keto te fundit,nje zgjidhje tjeter eshte e nevojshme.Kjo duhet te jete nje shtyse per partite e reja te mireorganizohen me njerez te afte dhe program real,jo vetem te denoncojne.Njerezit nuk jane budallenj sic mendojne disa,thjesht presin e reja te perfsqesoje realisht problemet e tyre.

    Reply
  • epo kjo pune says:
    March 19, 2026 at 3:14 pm

    nevojitet edhe nje prag per pjesmarrje ne zgjedhje sepse edhe ti bojkotosh nuk eshte zgjidhje se aq militante te verber i kane dhe edhe 5% pjesmarrje te jete prape do llapin per Sovran, po te kete prag do detyrohen ti bejne yzmetin halleve te popullit se ndryshe nuk u del kush e votoje

    Reply
    • Dashi says:
      March 19, 2026 at 10:03 pm

      Epo kjo punë që thua ti , nuk është demokratike , more “epo kjo punë” . Në demokraci nuk ka detyrim për të votuar dhe nuk ka se si të ketë edhe kuorum . Pikërisht , po sikur zgjedhjet të përsëriten disa herë dhe pjesëmarrja të mos arrihet kurrë , si i bëhet ? Të mbetet vendi pa qeveri e palament ?

      Reply
  • epo kjo pune says:
    March 20, 2026 at 8:35 am

    or mik, ku e lexove voten me pahir, bojkoti kur nuk ta mbush syrin asnjeri por nje avaz si po ndodh nga 90, ben presion vetem kur ka prag, politika te ulet me kembe me toke e beji yzmetin halleve te qytetarit se si eshte sot as nuk e ve ne refene fare ate se boll nje grusht militantesh e gdhihesh deputet packa shumica nuk ndjehet e perfaqesuar se PD e PS nje surrat e tabiat jane

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Rama i dërgon letër protestuesit: Eja tek unë, edhe unë jam i vetmuar si ty…
  • “U them Fuck you”, Rama iu përgjigjet akuzave për korrupsion në Financial Times: Nuk jam unë “Kumbari”
  • Manifest për ringritjen e së Majtës shqiptare
  • Gazetari rus që zbuloi lidhjen sekrete të Putinit, vdes nga helmimi me kërpudha në Letoni
  • Përmbyllen sot Provimet e Maturës, maturantët testohen në lëndën me zgjedhje

Komentet e Fundit

  1. Ilir Troplini on Rama i dërgon letër protestuesit: Eja tek unë, edhe unë jam i vetmuar si ty…
  2. nje shqiptar on ​Koreografia e Élysée-së: Çfarë duhet të presim pas “kapjes për dore” mes Macron dhe Ramës?
  3. Claus on ​Koreografia e Élysée-së: Çfarë duhet të presim pas “kapjes për dore” mes Macron dhe Ramës?
  4. Berlin on Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  5. nje shqiptar on ​Koreografia e Élysée-së: Çfarë duhet të presim pas “kapjes për dore” mes Macron dhe Ramës?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?