Duke nisur nga dita e sotme, Kalendarit Kombëtar të Vaksinimit do t’i shtohet edhe një tjetër vaksinë, e cila do të aplikohet tek vajzat e moshës 13 vjeçare, për të parandaluar rrezikun e shfaqjes së kancerit të qafës së mitrës. Konkretisht, bëhet fjalë për vaksinën e kundër vaksinën kundër humanpapillomavirusit (HPV). Sipas ekspertëve të shëndetit publik, vaksinimi i vajzave me këtë vaksinë ndihmon pasi do të ndihmojë në parandalimin e prekjes së tyre nga kanceri i qafës së mitrës, një sëmundje kjo që në ditët e sotme është mjaft shqetësuese, jo vetëm sa i takon përhapjes, por edhe pasojave fatale që mbart për shkak të diagnostikimit të saj në stade të rënduara, kur sëmundja ka avancuar së tepërmi.
Autoritetet e shëndetit publik bëjnë me dije se tashmë pjesë e kalendarit të vaksinimit të detyrueshëm të fëmijëve është edhe vaksina e HPV-së, e cila është 4-valente. Kjo vaksinë do të aplikohen tek vajzat që kanë lindur nga data 1 Janar 2009 e në vazhdim. Sikundër ndodh edhe me vaksinat e tjera të kalendarit, edhe për HPV është shumë e rëndësishme që procesi i vaksinimit të bëhet në kohën e caktuar dhe të mos shtyhet. Por edhe nëse kjo ndodh vaksina duhet të bëhet deri në moshën 14 vjeç. Ekspertët e shëndetit publik vlerësojnë se vaksina do të krijojë mbrojtje 100 për qind duke reduktuar në masë rastet e shfaqjes së kancerit të qafës së mitrës tek gratë.
Çfarë është vaksina kundër HPV-së?
Vaksinimi kundër HPV-së redukton në masë të konsiderueshme rrezikun për kancer të qafës së mitrës. Aktualisht, në dispozicion janë disa lloje vaksinash që sigurojnë një mbrojtje të lartë kryesisht kundër llojeve kancer shkaktuese të HPV. Studimet tregojnë se vaksinat janë të sigurta dhe shumë efektive në parandalimin e infeksionit me HPV nëse aplikohen para ekspozimit të HPV-së. Prandaj preferohet që ato të aplikohen para aktivitetit të parë seksual. OBSH rekomandon vaksinimin për vajzat e moshës 12-13 vjeç.
Rreziku nga kanceri i qafës së mitrës
Kanceri i qafës së mitrës është një ndër kanceret më të shpeshtë te gratë në moshat e mesme, në shumë vende të botës. Është një nga kanceret më të parandalueshëm përmes vaksinimit dhe depistimit. Prirjet e tij kanë qenë në rënie në shumicën e vendeve të zhvilluara. Pothuajse 80 për qind e vdekjeve mund të konsiderohen të parandalueshëm dhe rreth 75 për qind ndodhin para moshës 70 vjeç. Shkaktari kryesor i këtij kanceri është virusi i papilomes humane (HPV). Në Shqipëri zbulohen çdo vit rreth 130 raste të reja dhe vdesin mesatarisht 40 gra nga ky kancer.
Çdo grua mund të jetë në rrezik për kancer të qafës së mitrës, por një femër është më e rrezikuar për t’u prekur nëse: ka filluar herët marrëdhënien e parë seksuale, ka partnerë seksual të shumtë, ka partnerë të cilët kanë/kanë patur shumë partnere seksuale, kur ka patur një infeksion seksualisht të transmetueshëm, përdor në mënyrë abuzive duhanin apo ka imunitet të ulët.
Shumica e infeksioneve nga HPV nuk kanë shenja dhe kalojnë në mënyrë spontane. Kur shfaqen shenjat mund të përfshijnë: gjakderdhje jo të rregullt midis cikleve menstruale, gjakderdhje jonormale vaginale pas marrëdhënieve seksuale, dhimbje mesi apo në fund të barkut, lodhje, humbje peshe dhe oreksi, parehati vaginale ose sekrecione vaginale jonormale, dhimbje gjatë kontaktit seksual, etj. Në faza të avancuara shfaqen edhe simptoma të tjera më të rënda. Ndërhyrje të tjera parandaluese përveç depistimit dhe vaksinimit, të rekomanduara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, si për djemtë dhe për vajzat janë: edukimi lidhur me praktikat e sigurta seksuale e fillimi me vonesë i aktivitetit seksual; promovimi i përdorimit të prezervativit për ata që kryejnë aktivitet seksual; paralajmërimet për përdorimin e duhanit, rrethprerja mashkullore (syneti). Edukimi shëndetësor siguron që gratë, familjet e tyre e komuniteti në përgjithësi të kuptojnë se kanceri i qafës së mitrës është i parandalueshëm.
Programi Kombëtar i Vaksinimit të Detyrueshëm
Pjesë e kalendarit të detyruar të vaksinimit janë një sërë vaksinash që aplikohen që në lindje, për të vijuar deri në moshën 18-vjeç, duke nisur nga vaksinat për tuberkulozin, hepatitin viral B, difterinë, tetanosin, pertusis, infeksionet nga haemophilus influenza tipi b, poliomielit, infeksionet nga rotavirus, infeksionet nga pneomokoku, fruth-rubeolë-parotit, difteri, tetanos. Aplikimi i këtyre vaksinave bëhet në mosha dhe doza të ndryshme, sipas kalendarit që e gjeni të detajuar në vijim të shkrimit.
Misioni i programit të vaksinimit është të mbrojë popullatën dhe çdo individ nga sëmundjet që parandalohen nga vaksinat nëpërmjet sigurimit të vaksinave të duhura sipas grup moshave dhe sëmundjeve përkatëse, ofrimin e mbështetjes teknike dhe udhëzimeve për zbatimin e programit të vaksinimit dhe udhëheqjen e monitorimit të programit të vaksinimit për çdo njësi që ofron kujdes shëndetësor dhe njësitë vendore të kujdesit shëndetësor, përcjelljen e informacionit të saktë dhe ofrimin e mbështetjes teknike në edukimin e publikut dhe profesionistëve, si dhe kryerjen e vlerësimeve dhe kërkimeve në drejtim të zbatimit të programit të vaksinimit dhe pranimit të vaksinimit.
Ecuria e vaksinimit për gripin dhe Covid-19
Pre pak ditësh në të gjithë vendin ka nisur edhe procesi i vaksinimit kundër gripit, teksa paralelisht po vijohet edhe me aplikimin e vaksinës së Covid-19. Autoritetet e shëndetit kanë bërë me dije në mbyllje të javës së shkuar se rreth 270 mijë doza të vaksinave kundër gripit tashmë kanë mbërritur dhe po shpërndahen në gjithë qendrat shëndetësore anë e mbanë vendit. Fokusi për vaksinimin kundër gripit është tek ata të cilët kanë problematika shëndetësore, tek të moshuarit mbi 60 vjeç, tek punonjësit shëndetësore, tek forcat e rendit, tek edukatoret, tek mësuesit, për të garantuar që të mos kemi problematika të formave të rënda që vijnë pikërisht nga gripi sezonal.
Duke i’u referuar rekomandimeve te Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Institutit të Shëndetit Publik, ekspertët e shëndetit bëjnë me dije se vaksinimi mund të bëhet në të njëjtën kohë edhe kundër gripit dhe Covid-19. Aktualisht në vend janë evidentuar rastet e para me grip, ndaj është vendosur për të filluar me intensitet fushatën vaksinimit, e cila edhe do të jetë një fushatë e kombinuar, të vaksinave të gripit dhe atyre kundër Covid-19, pritet të ketë një përqasje të mirë në komunitet dhe të lajmërohen të gjithë grupet e riskut nëpërmjet mjekëve të familjes dhe nëpërmjet strukturave tona të shëndetësisë. Ajo çfarë rekomandohet nga ekspertët dhe çfarë rekomandohet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe nga institucionet ndërkombëtare që merren me shëndetin publik, por edhe udhëzimi i Institutit të Shëndetit Publik, është pikërisht që në momentin që do të aplikohen tek këto grupe vaksinat kundër gripit, mund të aplikohet paralelisht edhe vaksina kundër Covid, qoftë përsa i përket dozave bazale, pra dozave të para dhe të dyta për ata që ende nuk e kanë kryer, por edhe për dozat booster apo ato përforcuese dozave të treta, dozat e katërta.

ISHP: Objektivat e vaksinimit për vitin 2022 -2024:
- Ruajtja e qëndrueshmërisë të programit të vaksinimit duke siguruar të gjitha vaksinat e programit për fëmijët deri 18 vjeç, duke ofruar mbështetje teknike dhe duke monitoruar zbatimin e tij në të gjitha njësitë vendore të kujdesit shëndetësor.
- Përmirësimi i programit të vaksinimit duke rritur numrin e vaksinave për të parandaluar sëmundje infektive të cilat kanë një peshë të rëndësishme në shëndetin publik, si ato për parandalimin e kancerit të qafës së mitrës dhe parandalimin e memingiteve nga meningokoku tipi B dhe të tjera sipas vlerësimit të riskut për vendin.
- Zgjerimi i programit të vaksinimit ndaj gripit për të ulur peshën e gripit në grupe të caktuara të popullatës dhe popullatën e përgjithshme.
- Përforcimi dhe përmirësimi i programit të vaksinimit ndaj Covid-19 duke ofruar vaksinim për ata që nuk janë vaksinuar për të arritur të paktën 80 për qind mbulese vaksinale dhe siguruar një mbrojtje sa më të mirë me një dozë shtesë fillimisht për personat me deficite imunitare dhe më pas për të gjithë popullatën, si dhe duke ofruar vaksinim për fëmijët 12-17 vjeç apo me tej sipas rekomandimeve përkatëse.
- Përforcimi i menaxhimit të vaksinave nëpërmjet përmirësimit të sistemit të integruar elektronik te vaksinimit dhe përmirësimit të organizimit.
- Përmirësimi i kapaciteteve të zinxhirit të ftohtë, ruajtjes dhe transportit të vaksinave nëpërmjet vlerësimeve të vazhdueshme, organizimit të ri dhe investimeve përkatëse.
- Përmirësimi i njohurive, sjelljeve dhe praktikave dhe komunikimit të riskut në lidhje me vaksinimin dhe vaksinat dhe identifikimi parashikuesve të pranueshmërisë vaksinimit dhe hezitimit.
- Përmirësimi i edukimit të vazhduar se të gjithë profesionisteve shëndetësore për vaksinimin nëpërmjet platformave elektronike.
- Përmirësimi i informimit të prindërve, dhe publikut në lidhje me vaksinat dhe efektet e tyre nëpërmjet takimeve informuese dhe platformave elektronike duke promovuar vaksinimin familjar dhe komunitar.
- Rritja e qëndrueshmërisë të sigurisë të programeve të vaksinimit duke përforcuar identifikimin e hershem, survejancën dhe menaxhimin e efekteve anësore të vaksinave.

Mos beni gabim te besoni keta kriminelet, e te helmoni femijet. Gjerat kane ndryshuar shume pas mashtrimit te Covid-19.. C’do injeksion qe ju a shesin per Vaksine nuk eshte i tille. Asnje lloj vaksine nuk ka me garanci, sepse e kane ndryshuar plotesisht perberjen nga c’fare ishin para 2020-es. Jane te njejtat si ato te Kovidit, thjesht ju ndryshojne etiketat apo i emerojne gjoja per semundje te tjera, sepse Kovid-it i ka dale plotesiht boja tashme.