Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vala e të nxehtit përfshin Shqipërinë, fundjava me temperatura deri në 30°C
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Vala e të nxehtit përfshin Shqipërinë, fundjava me temperatura deri në 30°C
AktualitetLifestyle

Vala e të nxehtit përfshin Shqipërinë, fundjava me temperatura deri në 30°C

Published: May 4, 2026
Shpërndaje

Sinoptikania e MeteoAlb, Lajda Porja e cila u shpreh se moti në Shqipëri pritet të pësojë një ndryshim drastik gjatë ditëve në vijim, duke sjellë një rritje të ndjeshme të temperaturave dhe duke paralajmëruar ardhjen e parakohshme të ditëve të nxehta verore.

Fundjava që lamë pas duket se do të jetë më e freskëta për një kohë të gjatë, pasi çdo fundjavë pasuese pritet të jetë akoma më e nxehtë.

Java ka nisur me temperatura relativisht të buta, me maksimumin që arrin në 24 gradë Celsius. Megjithatë, kjo situatë do të ndryshojë shpejt. Nga dita e martë pritet një rritje në 26 gradë, ndërsa e mërkura do të shënojë 27 gradë.

- Publicitet -

Kthesa e madhe pritet të enjten dhe të premten, ku termometri do të ngjitet me shpejtësi, duke kulmuar gjatë fundjavës.

“Në fakt unë e theksova në një intervistë që fundjava që lamë pas do të jetë fundjava më e freskët.

Çdo fundjavë që vjen do të vijë duke u nxehur. Kështu që presim që termometri në pjesën e dytë të kësaj jave, që nga dita e mërkurë dhe në vijim ne do ta ndjejmë menjëherë.

Ndërkohë fundjavë do ta ndjejmë që në orët e para të mëngjesit. Duke qenë se të paktën deri ditën e mërkurë, temperaturat minimale do rriten shumë lehtë, me 1-2 gradë, dhe do jetë pak freskët për të gjithë ata që do dalin në mëngjes herët, rreth orës 6:00 të mëngjesit për në punë, do ta ndjejnë pak freskët, do të dalin patjetër me një xhaketë.

Duke filluar që nga e premtja dhe fundjava, menjëherë termometri regjistron edhe në zonat malore minimalet 9 apo 10 gradë dhe maksimumet 29-30 gradë, pjesa më e madhe e ultësirës perëndimore.

Do ketë zona të izoluara, Elbasani, Berati, Gjirokastra, që do t’i afrohen 30-31 gradëshit dhe parashikohet që moti të jetë i qëndrueshëm.

Do përjashtoja të mërkurën dhe të enjten, mesjava ku do të kemi zhvillim të vranësirave në zonat veriore dhe gjysmën lindore, verilindje, duke sjellë momente me pika shiu, rrebeshe të izoluara që zgjatin vetëm disa minuta.

Pjesa tjetër e territorit do jetë kryesisht e kthjellët. Fundjava, e premtja, e shtuna, e diela, jo vetëm nën mbizotërimin e kthjellimeve, por relativisht shumë më e ngrohtë krahasuar me çdo fundjavë të pranverës që kemi kaluar deri më tani”, u shpreh Porja.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Sfida e unitetit të NATO-s
  • Një “quiz” për qytetarin shqiptar
  • Të dehur nga “Liria e Edit”: Rrëfimet cinike të yje-arkitektëve të huaj, të cilët e dinë edhe vetë që po e shkallmojnë Shqipërinë
  • INTERVISTË / Lidhja krim-pushtet-ndërtim dhe rënia e rrezikshme e sigurisë së pronës
  • Shqetësime mbi ligjin e ri për SHISH: Zgjeron syrin e shërbimit sekret mbi “stabilitetin e brendshëm”

Komentet e Fundit

  1. Ethem Lalaj on Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien
  2. Aldrin on Gazeta italiane “Il Manifesto”: Shqipëria dhe kërcënimi nga neoliberalizmi urban
  3. Ethem Lalaj on Televizioni publik në Hungari, i lidhur me Orban, ndërpret transmetimin me këtë mesazh
  4. ILIR on LETËR E HAPUR
  5. MERO on Atletet e Edit: ​Kompleksi fëmijëror i “të qenit i veçantë”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?