Nga Bedri Islami
Më në fund, opozita e ndërtoi trenin e saj elektoral, ku bëjnë pjesë më shumë se 24 forca politike, shumë nga të cilat janë shpirtra të vdekur. Asgjë e habitshme, gjithësecili e formëson vetë formacionin me të cilin mendon se mund të jetë fitues, edhe kur në të bëjnë pjesë idiotë të dobishëm.
Nëse nga kjo strukturë do të hiqnin vetëm vagonët e parë, tre a katër prej tyre, pjesa tjetër, ajo që mbetet në fund, nuk do të mund të mbledhë asnjë kamion rrangallë me votues, por, edhe kjo, është gjë e brendshme e atij që formon skuadrën e tij.
Veçse janë kaq shumë dhe kaq të ngatërruar me njëri tjetrin, sa që është e mundur që, në vend të verë vetulla, mund të nxjerrë sytë. Ata që janë thirrur për të bërë Shqipërinë madhështore, ashtu si janë dhe çfarë bartin, nuk mund të përfaqësojnë as fisin e tyre.
Nganjëherë të kundërtat janë aq të thepisura, sa që duket se njëra palë do të bjerë në humnerë, që të ngrihet tjetra. Çuditërisht, mjaft prej atyre që sot thërrasin për të madhërishmen, janë gati ta bëjnë copë e çikë dhe ta përmbysin për një karrige, për pak deputet – lek, dhe, as nuk janë të djathtë dhe as e dinë se çfarë është e djathta.
Është thirrur Shpëtim Idrizi dhe Vangjel Dule, i pari kërkon të drejtat e shqiptarëve në vendlindjen e tyre Çamëri, tjetri, që prej e kanë futur në politikë, kërkon atë që në mendje e ka si VorioEpiri. Idrizi duket se kërkon të shpalosë flamurin kuq e zi, tjetri ka të tjera ngjyra. I pari do u thotë bashkë vendasve të tij të votojnë për atë koalicion ku është edhe i kundërti. I dyti, duke i vënë bërrylin gjithçka është shqiptare, synon të përdhosë edhe një herë votat e të dëbuarve nga trojet e tyre.
Shpëtim Idrizi mendohet se mund të ketë simbol Marko Boçarin, tjetri Fredi Belerin. I pari mendon të rikthejë të drejtat, i dyti i bën llogaritë në dhrahmi, megjithëse jep e merr me euro.
Me përjashtim të Fatmir Mehdiut, nga Partia Republikane, gjithë të tjerët ia kanë kthyer shpinën opozitës, sa herë që i ka “sirena e pushtetit”. Mund t’ia kthejnë përsëri një ditë të ardhshme. Joshja nga pushteti është përcaktimi i tyre politik. Nëse Rama do të ketë mandatin e katërt, joshja prej pushtetit të tij do të jetë kaq ndjellëse, sa që asnjëri prej tyre vështirë se do i rezistojë.
Të gjithë ata që mendohet se janë “të rëndësishëm” janë të gatshëm të shiten. Problemi i vetëm i tyre është se askush nuk i blen, sepse shumë prej tyre nuk ia vlejnë.
Partia e Lirisë do të ketë, sipas zërave të dala nga selia e madhe opozitare, katër vende të sigurta. Është ndoshta lëshimi më i madh dhe shpërblimi më i pa zakontë që shefi i opozitës i bën mikut të tij të sotëm dhe kundërshtarit armik të djeshëm.
Ilir Meta është Presidenti i partisë së Lirisë që tashmë thuajse nuk ekziston më. Ka mbetur vetëm shija e keqe nga e djeshmja si LSI. Aty asgjë nuk ka ndërruar dhe asgjë nuk është mësuar. Idetë janë të zbrazte, mediokriteti është shumë planesh, një njeri që nuk mban dot as të afërmit e tij, e ka të vështirë të mbajë një parti politike, që, duke u shuar, kërkon frymë. Aq me tepër që, prej disa muajve ai vetë është i arrestuar.
Ndoshta kjo është mundësia e tij e vetme për të mbyllur procesin përmes procedurës, si ka ndodhur disa herë në politikën tonë. Vështirë të ndodhë kështu, por sprova që po bëhet mund të krijojë precedentin e rrezikshëm të mbivendosjes së politikës mbi ligjin, çka ka ndodhur shpesh herë, por tani përmes një precedenti të lartë politik.
Meta ishte njeriu që e rrëzoi opozitën nga pushteti. Jo vetëm pas darkës së ngjalave, por që në çastin kur u bë e njohur historia me bllok në duar dhe e 700 mijë eurove. Megjithëse ngjarja u mbyll , përmes një darke tjetër, ndoshta darka më e çuditshme në politikën shqiptare, Meta e drodhi shpejt, shkoi në shtratin e Ramës dhe polli qeverinë e vitit 2013. Kur mendoi se doli jashtë loje, dhe si për habi, duke e detyruar të jetë President, e drodhi përsëri, mirëpo kësaj here kishte qenë i vonuar.
Nëse Rama nesër, në pushtet, mund të bëjë një amnisti për Ilir Metën dhe t’ia falë mëkatet, askush nuk është i bindur se ai do të vazhdojë të qëndrojë stoik në krah të opozitës. Sa herë që ai ka bubulluar, është pritur një ndryshim kursi. Xhixho, një emër tjetër i njohur nga koha e LSI-së , edhe ajo, si vetë kreu i partisë, si vetë shefi i opozitës, ka procese të hapura ligjore në familjen e saj. Nëse Meta kthen pllakën, të gjithë i shkojnë pas.
Emrat më të njohur të karvanit të opozitës, pjesa e dytë e saj, kanë qenë në një formë a tjetër, të lidhur me shumicën e sotme qeverisëse.
Që nga Nard Ndoka, që askush nuk e di përse është ende drejtues i force politike që nuk ekziston, e deri te të famshmit e trenit elektoral, si Jenisheri. Që çuditërisht më tingëllon si jeniçeri.
Në qeverinë e së majtës ka qenë Dule, pas tij Idrizi, që dikur ishte edhe në qarqet e larta drejtuese të Partisë Socialiste. Prej aty ka burimin pasuria e tij, e cila, thonë, se është marramendëse. Afër tij në qarqet e larta të së majtës ishte Agron Duka, që si ministër i bujqësisë ishte i aftë, e tani, pasi mori një leje ndërtimi nga e majta, do të jetë edhe ndërtues i njohur.
Të gjitha forcat politike të rreshtuara pas opozitës, shumë prej të cilave të panjohura, e jam i bindur se edhe vetë shefi i opozitës nuk e ka ditur se ekzistojnë, nuk kanë asgjë të përbashkët me të djathtën, e , për më tepër, aq arkaik është shtati i tyre politik, sa ndryshku duket së largu.
Asnjë forcë e re politike nuk iu ngjit opozitës së madhe. As nga më të rejat fare, e as ato që, si të reja, po plaken.
Tetë apo nëntë vende të sigurta do të ketë ajo pjesë e opozitës që nuk sjell vota, por ëndërron të jetë diku, në një pjesë të pushtetit.
Sidoqoftë , kjo është llogaria që bëjnë vetë të zotët e shtëpisë. Nuk e di pse jam i bindur se, do të mund të ndodhë e kundërta e asaj që presin.
Edhe në votimet e vitit 2021 ajo që i prishi më së shumti punë opozitës, krahas bandave që ngriti Gazmend Bardhi, të cilat, të armatosura , dukeshin si njësi të murrme, ishte pikërisht shfaqja në fushatë e një figure tejet të pa dashur, si ishte ajo e Ilir Metës. Nga prania e tij në fushatë, sipas studimeve të institucioneve serioze opozita humbi të paktën katër deputetë, veçanërisht në jugun e Shqipërisë.
A do të përsëritet kjo edhe në 11 majin e këtij viti? A mund të joshë kënd në Shkodër figura e Jenisherit, apo e Gjuzit në Tiranë? E Ilir Metës në Shkodër? E Dules në Vlorë?
Duhet të jesh naiv të besosh këtë!
jaaaallah o Sali! Keta qylaxhijte me luge ne brez,,Kata marrc!Kaq te marresh 8 deputete.Budallat neper rrethe te fryjne syte.
E ka zakon maloku:Dhine e vetme te nene Zyrase e ther per PARTIZANET.
Nuk e di pse shkrimet e Bedriut keto muajt e fundit me kujtojne filmin KAPEDANI ku aktori kryesor nga nje trim ne lufte ishte kthyer puntor llaçi qe e komandonin grate…Krahesimi me i mire duhet te behet me votimet e Tiranes ne 8 maj 2011 per Bashkine e Tiranes Rama vs Basha…A mund të joshte kënd aehere në Tirane figura e Lyl Bashës? Ku krahas figures se tij SI MINISTER I MBRENDSHEM VRASES…..tradhetar si Minister i Jashtem…Super hajdut si minister transporti…spiun ne Mitrovice per dosjen e shtepise verdhe..duke u bere njeriu me i zi ne politiken shqiptaret..Por ai fitoi….Le te themi nje fakt te hidhur qe te na sherbeje per keto votime qe vine…jane fjale te renda por reale…Votimet e 8 majit 2011 nuk i fitoi ylli ne ngjitje por ustai Arvizu qe per mua eshte Vrases i besimit tim te Amerika…Edhe sot me kujtohen menget e tij te perveshura per votat e gabuara ne kutite e Arvizuara…A te kujtohet komunisti Hysni Milloshi qe i bashkoi votat me Lulxhaferr Bashdevën…A e kupton o Bedri Harraqi qe Berisha ka marre super xhiro qe fshiu menderen me Non Graten e Bidenit dhe Yuri Kimen e tij e perdhosi publikisht…Pak te duket LaCipita qe eshte ekspert klasi per te ngaterruar dhe ai votat e gabuara te afro cerek miljoni emigrantesh…Edhe pse ne 1992 votimet i fitoi Rajesoni…ne 2005 Gery Kokalari..ne 2011 i fitoi Arvizuja i Lulit…a kujton ti se Amerika nuk ka ambasador ne Shqiperi ?…E ka ambasadorin e saj Sali LaCiviten fuqia e metastazave te tyre shkon deri te arrestimi naziskin i Veliajt sikur te ishte lepur dhe jo personi NR 2 i PS duke e perdhosur familjarisht…Keq ardhje Bedri…eshte koha te ulurasesh dhe jo te kendosh kengen Dale nga dale po vjen behari se berishes nuk i punon kandari…
Ky eshte treni i zhavorrit sic i thuhej dikur me tallje nga Shkodranet ne kohen e hoxhes. Ky tren rrangall me Jenicerin e pensionistave te sterlodhur me Kerperatat ne krye, me Fatmir Gerdecin pa elektorat, me Spiunin Agush me lesheline qe ka vdekur dhe popullin e 2 marsit qe ka ikur ne nje planet tjeter ka 5 vjet, me Nardin elektricist qe do beje nga nje Hec ne cdo fshat tek vija e ujit dhe do e beje shqiperine Superfuqi * energjitike leshelike foltorike babaxhike*, me Sali Shehun me particken me 3 antare dhe disa mikroparticka me kryetar fantazma , shoket e rakise se lymit te Nurijes , do niset per ngarkuar 1 milion * votat * e Xhozi dezinjatores ne portin e Durresit dhe ne Rinas por do te kthehet i ngarkuar me zhavor elektoral .Ky tren i Bathores jenicere madheshtore me vagonin e pare rrangall 81 vjecar me 2 nongrata nga 2 shtetet me td fuqishme te botes do arshivohet ne magazinen e trenave rrangalle ne Shkozet me 11 maj 2025 dhe ne vend te tij do qarkulloje treni elektrik i projektuar nga gjigandi Edi Rama qe do lidhe Tiranen me Durresin per 22 min dhe me pas me Prishtinen, Shkupin, Podgoricen, Selanikun e me gjere.
Doni apo nuk doni ju, do apo nuk do Bedriu dhe komunisti Demo, komunisti Sali do fitoje kurse Rama do shkoje te takoje Veliajn.
FOL BEDRI E PAC HALLALL
BEJ DUHANE E DOVLETIT
JE VERTET SHKODRAN PREJ PUKE
SPJERDH PER HALLET E MILETIT
KA NEVOJE PER TY RIPJELLJA
TE MARR FRONIN PERSERI
SERISH TE NA THETHIJ GJAKUN
AFERIM MOJ KURVERI.
Analiza e Shqipëtaro-Kosovarit BI është e saktë duke par kush ka kën SALIU e KO,Por nuk dihet se çfar mendon TRAMPI AMERIKAN që po çudit botën kur Non Gratës së Bidenit po i dërgo qafderrin e tij LaCIVITA.!
Jo më kotë SALEH KARAXHIÇ deklaron..”Jam Sb unë ore burdollej..”!
Kjo shprehje e ka zanafillën që nga 1967 me pseudonimin “PENICILINA” dhe mandej në vitet 70-80 “..Bisturia”,kur disa haleist nuk kishin lindur Akoma,dhe sot i shkojnë pasë si ZOK THIU.!
Dhe kjo u përsërit në 1991 kur Ramiz Alia i KATOVICËS e drejtoi te PD me 70 % me Komunist e Spiun të Enverit & 30 % Spiun të UDB,ASFALISË E KO..!
Jo më kot Saleh në metingun e Athinës i premtoi Grekut ridhënien e 354 KM Det,duke dalë plrsëri kundër GJK.
Kështu,Dashamirët e Belerit,Kostandino
Kacifasit në bulat & JANULLËS do të vijnë me mbi 1000 Autobuza e Vetura për ti ” Përshëndetur” Ata në kutit e VITIMIT,mekënse Sb nuk pranoi VOTIM E NUMURIM ELEKTRONIK.!
Jo më kotë Saleh kërkoi të votojnë edhe Ata me dokumente të Shteteve të tjera..!
Jo më kotë Sb do protestoi për TIK TOK në përvjetorin e 17 të hiroshimës së Gërdecit duke i bër karshillëk familjeve të viktimave, SPAK,GJKKO,PS,E.RAMËS,90 % TË POPULLIT..DERRIT & DOSËS.!!
Fakti që EDI RAMA e nënvleftëson SALEHUN-duke e quajtur BUFI KËNETËS dhe jo HIENË E RGËR PYLLI,tregon se ja ka FRIKËN,pasi Sb do veproi njëlloj si me F.Nanon,Vilson Ahmetin,Erion Veliaj,etj për gjoja korrupsion,kur vet Ai me mbi 20.000 të vrarë & mbi 500 mild.$ pasuri të vjedhura popullit Shqipëtar po tall bythën për 34 vite i pandëshkuar dhe pa ju sekuestruar të paktën 60 pasurit e dhëndrrit Malltezi në Shqipëri & Europë.!
Gjarprit i duhej shtypur koka që në 1991,94,96,97,98,011..mbi 38 krime të rënda të evidentuara për të cilat DASH e shpalli Non Grata,por ndrejtësia e TREDHUR PREJ TIJ ’92 u bë njësh në korrupsion me politiqënët dhe krimin e organizuar,ku ndonse 85 % e tyre i kapi Vetingu,asnjërit nuk ju sekuestruar pasuria.
Tashmë drejtësia e PD e plepave 6 mujor me në krye OLSIN,BANIN,OLLDASHIN,KRAJËN,DUMANIN,etj..po i kthen reston e pasurimit të tyre babit politikë-Tiranit Saleh !
FLM DITA,BI.
Aty te votat e emigranteve nuk fut dot duart Saliu,se ka marre experte nga Izraeli edvini,qe te qajne piten,ZGJEDHIN TRUMPIN PRESIDENT,JO ME EDVININ NE ALBANISTAN.
votoni forcat e reja politike,mire,keq Keta,qe jane,.Keshtu zgjidhet lemshi Sali-Edvin.
Treni i zhavorit po behet gati te niset ne drejtim te shkozetit ku me 11 maj do te futet ne arshiven e trenave muzeale me lokomotiven 2nongrata si vagon i pare Kujtim hamshorin vagon i dyte dhe Jenicerin e kerperatave te tretin.
Koalicioni me qesharak ne histori. Po pse xhanem se kane thirrur dhe Lymin e Nurijes tek bregu i lumit shokun e ngushte te Belo krricit me te cilin pijne raki me qofte dy here ne jave.
Vetem nje njeri mund ta beje Shqypnine madheshtore. Dhe ai kush tjeter perveç intelektuhales
Un jam nje injorant nga ana e politikes dhe e kuptoj qe gabohem kur dua te marr piese e te komentoj me njerez inteligjente si Demo , chp , ce apo dhe te tjere inteleligjente si puna e tyre qe na nxorren ne drite ne monizem dhe kerkojne te na rinxjerrin ne drite me ane te “rilindjes” . Nje gje qe nuk arij ( ose me mire me thene , nuk arrita ) te kuptoj nga kjo gazete apo ky staf i “nderuar” sipas intelektualit eshte qe ne 6 titujt e pare nuk lejohen komentet ndersa ne te shtatin qe eshte kunder opozites lejohen vetem komentuesit “rilindas”! Kjo quhet liri e shtypit apo shtyp i pavarur ? .
Keta qe pashe ne foto, rregullohen kollaj se me ato krime e hajdutelleqe qe kane bere, i merr i fut ne nje these dhe i hedh ne liqen. Keshtu jane katndisur, por fatkeqesia jone si shqiptare eshte se si tu a besh atyre shqiptareve qe u lajne breket ketyre per ti bere perfaqeues te popullit te gjithe. Kjo tregon se ne popullin tone te mrekullueshem, nje pjese jane defiçente serioz qe duhen kuruar. Uroj qe klima shqiptare, bashke me pranveren tu sjelle mendjen e hairit per te miren e tyre dhe te Shqiperise se lajmin qe morem sot per prokuroret e SPAK dhe gjyqtaret e BKH, eshte katastrofik: kaq te pa bese dhe antishqiptare paskan qene keta prokurore dhe gjykates sa i sherbejne asfalise greke te gjithe apo i udheheq Saliu qe del hapet?! Por inspektoriati larte e i drejtesise dhe organizmat superiore te prokuroive dhe gjykatave, jane syleshe apo dhe ata jane ne sherbim te grekeve?! Duhen nxjerre me emra e fakte dhe ata. Fatkeqesi e madhe qe vazhdojne te lajne breket e Saliut.
Kushdo qe nuk do te jete naiv (sipas Bedriut) duhet te vazhdoje te besoje pa u lekundur ne kete Rilindje qe ka ardhur ne pushtet me premtimet Madheshtore te SHENDETESISE FALAS dhe TAKSAVE TE ULTA!
Te besoje kete Rame akoma edhe pertej 2025 pra, ja kjo eshte te mos jesh naiv (gjithnje sipas bedriut)
Tl qe flet duket sikur flet pak si shume. Nuk je ne gjendje per te kritikuar te tjeret se pastrojne breket e Saliut kur dhe ti ben te njejten pune por ne vend te brekeve te Saòiut pastron ato te Rames .
Bedrinjte mediatike nen sqetull te pushtetit e te paguar nga borderoja e tij, pasi i ka mbaruar Gelqerja per t’ja zbardhur akoma blozen e zullumeve e skandaleve qeverisese kesaj Rilindje angazhohen duke bojatisur ne te zeze opoziten, si sherbimin e fundit te mbetur ndaj kesaj Rilindje.
Nuk e kane me emra te caktuar, aspak! Per Bedrinjte edhe sikur te zbrese Krishti apo Muhameti nga qielli e te vihet ne krye te opozites prap se prap njelloj do ta mallkojne.
Dhe kjo per arsyen e thjeshte – Bedrinjte duan te vdesin duke pare Edi Ramen brenda kryeministrise.
dy fjale per komentuesin
“”””flase
11 Mars, 2025 te 8:16 am”””
Jam i nje mendimi me ju dhe me lejo te shtoj dicka per “greket”…Nuk eshte sekret te thuhet se Berishin ne 1997 e hodhi lobi i plotfuqishem grek ne Amerike,,…Pastaj ne 2002 kur erdhi ne Shqiperi qytetari greko-amerikan N.G jo vetem qe futi ne rrjesht parine e gjore teTiranes…jo veten qe e trajtoi ambasadorin amerikan si vartes te tij por dhe i tha Berishit….Une te bera synet ne 1997 dhe po te duash te behesh prape Boss duhet te me lepish hallatet..Dhe pabesueshmerisht Berisha fitoi ne 2005 jo vetem me Bazet e Janulles por dhe me Kokalaret e Hamerikes dhe Lilin e Monikes…pastaj pas 2005 jo vetem qe u shit deti Jon por u vune piketat e vorio epirit sipas varrezave te ushtareve te vrare qe u zevendsuan me eshtra shqiptaresh…vijon
Ne Kallpaq te Janines ne mars 1995 u kap grupi naziskin i Vorio Epirit me armet e grabitura ne Peshkepi ne masakren e repartit ushtarak dhe midis tyre dhe Fredi Beleri qe u certifikua nga drejtesia dhe shtypi grek si pjesmarres ne krimin e 10 prillit 1994…Per ata qe nuk e dine ky grup ishte nisur per te bere masaker ne repartin e Longos ne Shqiperi dhe rastesisht pati shkembim zjarri me nje bari delesh te zones dhe ata iken ne panik…Kaluan vite dhe ketyre nga terroriste ju kthye akuza per armbajtje pa leje…Ne Shqiperi drejtesia e asaj kohe ja kopsiti letrat Belerit per pranga..por cuditerisht pas ardhjes ne pushtet te QIRJE BERISHES nga DOSJA E MASAKRES PESHKEPISE ishin vjedhur fashikujt me te rendesisishem dhe kete e deklaronte Prokurori me i Zi ne drejtesine shqiptare
Eugen Beci qe ose i ka zhdukur vete ose duhet te denohet pse nuk e denoncoi zyrtarisht kete skandal KOZMIK..Ajo qe eshte me e zeza ne kete histori eshte deshtimi i DEKRIMINALIZIMIT te Juri Qimes Bidenit dhe miopia e Edi Ramortjes…pa harruar dhe Qelibashin qe dukshem duket si MASTER SPY…vijon
Habitem me miqte porno-perendimore atllantikas…me Edi Ramortjen dhe sherbimet inteligjente shqiptare qe ne driten e diellit HAPUR FARE….Fredi Beleri ne 2009 kur po ndiqte universitetin ne Athine ( per tu kthyer nga terrorist me arme ne terrorist me kollare) merret ne interviste nga gazetari i njohur grek… Stavros Xhimas ( Σταύρος Τζίμας ) qe boton nje liber me titull(In the constellation of nationalism)
Στον αστερισμό του εθνικισμο (Αλβανία και Ελλάδα στη μετά-Χότζα εποχή) ku perfshin intervisten qe e jepte si PALIKARI ELADHAS
.Midis te tjera aty ka dy intervista “me spec” kur terroristi me nofken “Fanis” pra Beleri tregonte me perpikmeri..stervitjen si diversant ne bazen qipriote te tij….sulmin ne Peshkepi…tentative per sulm ne repartin e Longos dhe kapja ne Kalpaq te Janines me kallashat e vjedhur para 1 viti ne Masakres e Peshkepise…etj etj..Pra ky ishte Fredi Beleri qe ne ate kohe ne 2009 ishte liruar nga akuzat dhe si shperblim e cuan ne Πανεπιστήμιο..Eshte e turpeshme per haleatet tane perendimore qe mbyllin syte ndaj terroristi eurodeputet…aq me keq qe lidh aleance me nje tjeter terrorist si Berisha qe u pru nga gjeostrateget amerikane ne 1992 dhe po mbrohet me cdo cmim po nga stratege amerikane per turpin e tyre.. (FUND)
Idriz Shpëtimi dhe Vëllai i tij SIAMEZ Dule Vangjeli janë KRYE PIDH ROBSHA , që për LEK QYL SHKËRDHEJNË edhe MAMATË e tyre !!
🤮🤮🤮🤮🤮🤮🤮🤮🤮🤮🤮🤮🤮🤮🤮
Nuk them se Shpetim Idrizi eshte burr i mire po me sa e njoh une nuk merret me plaka,aq me teper me nenen e vet,eshte qefli gocash,thuj ishalla do zoti nuk fiton se behet prape drejtor dogane e te merr motren ne pune sekretare athere e shikon se cfare te ben synetlliu cam,ruje motren me degjo mua,e sa per zgjebs deri me sot nuk kam pare cam te tille.Do jeshe ndonje pabuks se SHpetimi te paska shkerdhy dhe femijet ne djep.Nuk jam cam po Shpetimi per patriot e ka tregu veten para Dichk Martit ne parlament te Europes kur ishte deputet i PS,kjo eshte arsyja qe e respektoj,po vote nuk i jap se eshte ne llogore te piset.
Cfare gjuhe labi, gjuhe pedofilli.Ste vjen turp, qenke edhe me keq se nje pjelle incesti si intelektuhalja. Qenke edhe patriot i madh,ti qe the qe nuk e ndien veten me shqiptar.
Me sa shikoj ke probleme ne kuptimin e fjales pedofil,nuk pashe te reagoje per ate me siper qe thote politikani Shqiptar shkerdhen dhe nene e tij per leke,nje urrejtje e tille ne koment nuk ka justifikim.Mjafton te lexoj komentin tend dhe dal ne perfundimin se kam bere shume mire qe ja kam bere naften atij vendi 35 vjet perpara.Sa per patriot te them vetem kaq,i kam bere mire detyrat e mia ndaj atdheit,dhe mire bile,per te tjerat nuk kam ca te shtoj me.
E pastaj, se ka thene shkerdhen edhe nenen, ti me bukur, fut edhe femijet, madje ne djep. Ma thuaj pak ti kuptimin e fjalës “pedofil”, se qenke ekspert në këtë fushë. Ai vend paska shpëtuar qe i ke bere naften. Meso te pakten nje gje ti e intelektuhalet, kemi ç’kemi me njeri-tjetrin, zihemi grihemi, famjet, e sidomos femijet, lerini jashte.
Te ka shkerdhy femijen ne djep eshte nje shprehje qe perdoret ne veri te Shqiperise dhe ne Kosove per te treguar urrejtjen qe dikush ka ndaj nje personi tjeter,ne kete rast desha te ilustroj urrejtjen qe kishte komentusi ndaj Shpetim Idrizit,nese nuk je dakort me nje politikan nuk ka nevoje te perdoret shprehja shkerdhen nenen e vet,me sa di une nena lind femijen,pra pa nene nuk ka femije.Nese personi ka dicka me politikanin ne fjale mos ti japi voten po jo te shkoj te nena,jam i sigurte se nena e politikanit as nuk di e as nuk ka lidhje se cfare ben i biri ne politike.Mos e merr me frike se nuk shkon puna te femija ne djep per kete te siguroj.
Labi, si ti dhe ai synetlliu turkoçam
Idrizi, keto fantazite perverse deri
edhe tek femijet, , i keni ne DNA, te
trasheguara nga baba turku.
Kam lexuar mjaft komente te tuat
ku nxjerr ne pah, ate qenefin turk qe
mban brenda. I paske bere naften
atdheut? Te pakten ke bere nje gje
te mire se fundja, kurre s’e ke ndier
si atdheun tend o mbeturine otomane!
Po rri o labi se ia fute kot. Ne nga nëna jemi share që një vjeç, më mirë njihnim emrat e nënave të shokëve se të nënave tona përkatëse, po të shash fëmijës në djep është perversitet që të lë pa fjalë. Kurrë nuk ka sharë shqiptari të shkërdhefsha fëmijën, ca më pak atë në djep.
Mire mua me bere mbeturine ottomane,po ti ca je,na trego nese e di se per mua e shikoj se di shume.Tani dy fjale per qenefin Turk,kur ata Turqit laheshin e pastroheshin ne hamame te paret e tu flinin ne maj pemes.Na trego pak cfare ke bere ti per ate qe ndien se eshte atdheu jot,kur lexoj komentin e marr me mend.Shpetim cami me sa di une kur ka hyre ne politike ka qene me leke,jo si disa jo Turko Came qe kan hy brek gris e kane dale me pallate.Tani leni komentet o pall shko puno mos u merr me mua,po pate gje me Turko camin shko foli ball per ball.
Labi turko safi, kulturen e hamameve
ku lanin sumen megjithe
benevreke halldupet e tu turq, e njohu
Europa ne Shqiperine e 13-es. Aq shume
u impresionuan, sa u quajten njerez me
bisht…aman more, ku ke emigruar, ne
parajsen e hamameve apo ne ndonje
vend te perendimit ku ha buken e
“kaurkes” dhe ben duvane e babes?
Pse e di ti ku bie Europa?dil hidhi makines 5000 leke nafte e pi noi makiato se te ben mire.nga 92 qe u beme Europian e deri tani ca kemi bere,dhe tani Turku dhe Enveri na la mbrapa.,ja dalin ca si puna jote merren me fjale gjithe diten e pastaj na ka faj Turku dhe Europa,mos me shiko mua se ne fund te muajit me hyne 8000 fr rroge.