Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vdekja e 22-vjeçares keniane, gazetarja: Hetim i korruptuar, grupi hetimor po mbledh prova 6 muaj pas ngjarjes
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Vdekja e 22-vjeçares keniane, gazetarja: Hetim i korruptuar, grupi hetimor po mbledh prova 6 muaj pas ngjarjes
Aktualitet

Vdekja e 22-vjeçares keniane, gazetarja: Hetim i korruptuar, grupi hetimor po mbledh prova 6 muaj pas ngjarjes

Published: February 20, 2023
Shpërndaje

Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje nga hetimi për vdekjen e 22-vjeçares keniane në Tiranë, që sipas saj nuk përputhen, ose që tregojnë minimumi neglizhencë nga ana e autoriteteve policore dhe prokuroria.

Sipas Lalës, provat vijojnë ende të mblidhen pas gjashtë muajsh nga ngjarja, kjo pasi kqyrja e vendit të ngjarjes nuk është bërë me seriozitetin e duhur.

Lala ka përmendur gjithashtu një sërë provash të cilat mund të hedhin dritë mbi atë që ndodhi me të renë, si dhe ka ndritur pyetje që mund të jenë çelësi për t’iu përgjigjur pyetjes së përse autoritetet shqiptare fillimisht deshën të fshihnin ngjarjen.

- Publicitet -

“Hetim i korruptuar që në gjenezë. Media mori dijeni 3 muaj pasi ngjarja ndodhi.

Policia shkeli të gjitha procedurat. vajza kishte pasur një lidhje intime. ishte sjellë nga Kenia për të punuar në një kazino, pastaj për shkak të lidhjes intime me një nga shoferët, është transferuar në një kazino tjetër.

Ky djalë që kishte pasur konflikte me vajzën, u përdor nga oficerët e policisë gjyqësore për të bërë përkthimin në komentin që ndodhi ngjarja.

Para se Aoko të gjendej në gjendje shumë të keqe shëndetësore, e masakruar në gjendje të tmerrshme, mikesha e saj Emili paraqitet në komisariatin nr. 1 deklaron se ka humbur kontaktet me shoqen e saj dhe ka treguar ngjarjen. Shoferi është përdorur si përkthyes në këtë rast.

Pyetja dhe përgjigja nuk kishin asnjë lidhje me njëra tjetrën. Kompania dhe administratorët nuk ishin marrë në pyetje. Dëshmitë e personave të tjerë ishin kontradiktore.

Në një moment një shofer njëherë thoshte makina ishte plot dhe nuk e mbaj mend në ishte aty, dhe njëherë thoshte kisha vetëm 3 punonjës. Policia nuk ka kryer detyrat thelbësore.

Pasi bëra emisionin rezultoi se shenjat e gishtave nuk ishin marrë. Në derën e dhomës nuk ishin marrë një shishe uji, as shenjat e gishtave tek krevati i vajzës.

Duket që ajo ka ndërruar rrobat e punës dhe po hante ushqim në krevat.  Nga hetimi rezultoi se vajza nuk është hedhur nga dritarja e dhomës së saj sepse ishte me grilë të mbyllur.

Pas eksperimentit ku u mor një kukull me gjatësinë dhe peshën e vajzës dhe rezultoi se kishte rënë një kuzhina e përbashkët, nga kati i tretë. Mjeku, që është skandal më vete, nuk ka gjetur grilën e hekurit të hapnin derën dhe e kanë ngritur vajzën mbi skarën e hekurit, ndërsa ishte në grahmat e fundit të jetës.

Nuk gjetën dot një darë të shqyenin një derë. Fakti që policia fshehu ngjarjen, e shoh si një ngjarje të vështirë për zbardhjen e të vërtetës.

Momenti tjetër është që përkthyesi duhej të ishe zyrtar. Ata nuk janë kujdesuar as për një gjë të tillë. Vajza punonte në një kazino. A ka interes një kazino që qarkullon miliona euro të flitet për këtë çështje?

Policia është kthyer pas gjashtë muajsh, vetëm para 10 ditësh në dhomën e vajzës dhe ka gjetur tre fije floku të njerëzve të ndryshëm. Provat po mblidhen 6 muaj më pas.

Hosteli ku ajo qëndronte është vetëm 500 metra pas një ambasade në Tiranës që ka kamera në të gjithë perimetrin. Aty dalin 2 persona.

Prokuroria duhet të sqarojë nëse u dhunua dikush apo u dhunua diku tjetër edhe u hodh aty? Nëse u dhunua aty si ka mundësi që dhjetëra dëshmitarë nuk dëgjuan asgjë”, tha ajo.

m.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Gara për Prokurorin e Përgjithshëm, zyrtarizohen gjashtë kandidaturat
  • Ndahet nga jeta në moshë të re pas një ndalimi zemre bashkëshorti i deputetes
  • “Kuvendi nuk ndërhyri”, shoqatat e magjistratëve: Nga 1 gushti pagat llogariten sipas formulës së Kushtetueses
  • Nuk mund t’i zihet besë një njeriu apo një kryeministri të pabesë
  • 534 shkencëtarë nga 32 vende i kërkojnë qeverisë Rama të ndalojë projektet në deltën e Vjosës

Komentet e Fundit

  1. K R on Sovranit i kërkohet të dëgjojë me durim se sa me fat është që po sundohet nga “mençuria”
  2. Trapajane hesapi on Sovranit i kërkohet të dëgjojë me durim se sa me fat është që po sundohet nga “mençuria”
  3. K R on Sovranit i kërkohet të dëgjojë me durim se sa me fat është që po sundohet nga “mençuria”
  4. Xhin Xhoni on Sovranit i kërkohet të dëgjojë me durim se sa me fat është që po sundohet nga “mençuria”
  5. Durrsak on Sovranit i kërkohet të dëgjojë me durim se sa me fat është që po sundohet nga “mençuria”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?