Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vdekja e 27-vjeçarit shqiptar në anijen ‘Bibby Stockholm’, Britania nis hetimet
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Vdekja e 27-vjeçarit shqiptar në anijen ‘Bibby Stockholm’, Britania nis hetimet
KronikeLajmi i fundit

Vdekja e 27-vjeçarit shqiptar në anijen ‘Bibby Stockholm’, Britania nis hetimet

Published: December 20, 2023
Shpërndaje

Vdekja e të riut nga Durrësi, Leonard Farruku në anijen “Bibby Stockholm”, e njohur edhe si “burgu lundrues” për azilkërkuesit që kanë kaluar Kanalin La Mansh me gomone, do të hetohet nga autoritetet britanike.

Kështu ka deklarur Sekretari i Brendshëm britanik, James Cleverly, i cili tha se vdekja e papritur e emigrantit do të hetohej plotësisht dhe Rachael Griffin, mjeke e lartë për Dorset, ka konfirmuar se një hetim për vdekjen e tij do të hapet të enjten, më 21 dhjetor.

Zakonisht mbahet një seancë paraprake për të përcaktuar zyrtarisht identitetin e të ndjerit, vendndodhjen e vdekjes dhe potencialisht shkakun e vdekjes.

- Publicitet -

Gazeta “Daily Telegraph”, e cila ka raportuar për herë të parë emrin e të ndjerit, ka deklaruar se ai ka paguar 4 mijë euro për të kaluar me gomone Kanalin anglez.

Motra e tij, Jola Dushku, 33 vjeçe, e cila jeton në Lombardi të Italisë, tha për gazetën: “Kur fola me të herën e fundit, më tha se kushtet në atë varkë nuk ishin të këqija, por rojet i trajtonin si kafshë.

Sipas të afërmve tanë që janë në kontakt me policinë, Leonardi atë natë në orën 23 të mbrëmjes ka pasur disa probleme dhe është qetësuar nga roja. Në orën 3 të mëngjesit ai u gjet i vdekur. Nuk kemi më shumë detaje se si ai vdiq”, raportojnë mediat britanike.

Sekretari i përhershëm i Zyrës së Brendshme Sir Matthew Rycroft javën e kaluar zbuloi në një letër drejtuar deputetëve se kostoja e kontratës së Bibby Stockholm ishte mbi 22 milion £.

Ai deklaroi se kjo mbulonte pjesën “shërbimet e akomodimit të anijeve” të kontratës me operatorët CTM. Po ashtu tha se vlerësimi nëse anija ofronte vlerë për paratë ishte “aktualisht duke u përditësuar”.

a.c./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Rikthimi im te “Mine Peza”: Si të arrestosh një gazetar / Rrëfimi i plotë i gazetarit holandez që u ndalua të shtunën në Tiranë
  • ​Dëshmitë tronditëse në GJKKO për dosjen “Partizani” / Qirjazi dhe Malaj: Oketa na kërkoi firmën me ngulm! Mediu: S’mbaj mend
  • Pse humbi Trump, sipas vetë Trump-it
  • Opozita i kërkon dorëheqjen, Hita shfaq fotot e efektivëve me kafkë të thyer. Debat i ashpër për “topin akustik” dhe Gogu-Veliaj
  • Detajet e terrorit në zemrën e qytetit historik

Komentet e Fundit

  1. Valdrin on Aktori i njohur Russell Brand dënohet me 10 vjet e gjysmë burg për përdhunim dhe sulme seksuale
  2. Luan on Aktori i njohur Russell Brand dënohet me 10 vjet e gjysmë burg për përdhunim dhe sulme seksuale
  3. Vlora 97 on Aktori i njohur Russell Brand dënohet me 10 vjet e gjysmë burg për përdhunim dhe sulme seksuale
  4. Dajti on Rregulli i thjeshtë që nuk lejon batërdi ndërtimesh jashtë fshatrave tradicionalë në bregdetin e Greqisë
  5. Ethem Lalaj on “Rama në fund do tërhiqet zvarrë”! Duhen ndaluar fjali të tilla në emisionet e opinioneve?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?