Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vdekja e kenianes në Tiranë, dyshohet për lidhje me një politikan?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Vdekja e kenianes në Tiranë, dyshohet për lidhje me një politikan?
Aktualitet

Vdekja e kenianes në Tiranë, dyshohet për lidhje me një politikan?

Published: February 20, 2023
Shpërndaje

Një ngjarje e rëndë e ndodhur më 13 gusht të vitit të shkuar por e bërë publike shumë muaj më vonë, ka tronditur opinionin publik për shkak të vdekjes së mistershme të një vajze keniane në Tiranë.

22-vjeçarja e njohur me emrin Joy, ndërroi jetë pak ditë më parë për shkak të dëmtimeve serioze, ndërsa eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuçongre shumë pikëpyetje për ngjarjen e rëndë, që sipas tij duhet të ishin shpjeguar nga Prokuroria.

Karamuço tha se ngjarja është rrethuar me mister dhe ka disa arsye pse mund të jetë fshehur. Duke cituar gazetarët investigativë, ai tha se mund të jetë mbajtur e fshehur për shkak të lidhjes së ngjarjes me një politikan.

- Publicitet -

“Siç është përmendur nga media, policia ka heshtur, un kam pasur një komunikim më ka thënë që është regjistruar si ngjarje po është bërë publike vetëm në 9 nëntor. Nga 14 gusht-22 shtator kjo çështje nuk e di nga kush është menaxhuar. Këtu ka diçka që fshihet.

Banesa e saj ishte në një situatë kaotike të orendive, dukej që ishte bërë një përplasje e madhe, ajo është sulmuar fizikisht, mbase edhe seksualisht.  Mëngjesin e datës 14 është gjetur e hedhur.

Kur shoqet e saj e deklaruan sit ë humbur, ajo ishte në spital në gjendje kome. Që në momentin e parë ka pasur nevojë për ndërhyje të specializuar, megjithëse dhe ambasada nigeriane ka ndërhyrë. Duhet të trajtohen me humanizëm këto raste, për të mos vajtuar në kushtet e racizmit.  Prokuroria duhet të kishte filluar një hetim të veçantë, pse nuk është publikuar.

Nuk mund të punojnë me 20 standarde, nxjerrin një mace që shpëtohet në pemë dhe jo raste kaq të rënda.  Është thënë që për shkak të lidhjeve me një politikan kjo ngjarje mund të jetë fshehur”– tha Karamuço.

Eksperti i kriminalistikës ngriti shqetësimin se pse prokuroria nuk ka ndaluar persona lidhur me ngjarjen e rëndë, edhe pse dukshëm ka shumë prova. Ai tha se mund të këqyren kamerat e sigurisë në zonë apo edhe në kazinonë ku punonte vajza.

Eksperti tha se disa prova janë fshehur, si mesazhet në dy aparatet celulare të saj, ndërsa ka prova se në banesë ka pasur edhe persona të tjerë para se ajo të hidhej nga ballkoni.

“Nga ekspertiza mjeko ligjore arrihen shumë prova, edhe nga kamerat e sigurisë së ambasadës turke te ajo zonë. Nuk e di sa është investiguar kush e shoqëronte, krahas provaveqë mblidhen ne vendin e ngjarjes, celulari me komunikime dhe dëshmitë e tjera të fqinjëve dhe kolegeve.

Të gjitha këto mund të kishin të dyshuar, se di sa prokuroria e ka bërë këtë por ende nuk kemi asnjë ndalim për këtë rast.  Ka disa hetime që i shohim me dy standarde, këto raste që mbahen hermetike.

Kush ka hyrë në dhomën e saj më 13 gusht, aty fillojnë të gjitha dhe zgjidhet lëmshi i kësaj historie.  Aparati telefonik janë fshirë të gjitha mesazhet, është gjetur një karikues i këputur në dhomë.

Dukej një përleshje fizike aty, dhoma në atë lloj rrëmuje, kështu që dyshimet janë që kanë pasur dy tre persona të tjerë për qëllime nga më të ndryshme, qoftë edhe abuzimit seksuale.  Këto janë versione që po i ndjek edhe prokuroria”- tha Karamuço.

m.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Mbaji shënim!
  • Botërori 2026: Sot Francë-Spanjë, Mbappe kundër Yamal për një vend në finale
  • FOTO: Ministri “prish festën” e Brukselit: Tre kapitujt sot po mbyllen përkohësisht
  • Shkarkohet drejtoresha e Postës në Durrës, dyshohet se u vodhën 3 milionë euro
  • 13-vjeçarja medalje si shënuesja më e mirë në Europë e basketbollit shqiptar

Komentet e Fundit

  1. K R on FOTO: Ministri “prish festën” e Brukselit: Tre kapitujt sot po mbyllen përkohësisht
  2. K R on Pas flakës do ngrihen hotele dhe vila? Dyshime se zjarri në kodrën e Gjirit të Llamanit ishte i qëllimshëm
  3. K R on ‘Protestuesit përfaqësojnë vlerat e BE, jo qeveria’, Strik: ‘Stop çdo aktivitet në zonat e mbrojtura, nuk funksionon si thotë Rama’
  4. K R on Pas flakës do ngrihen hotele dhe vila? Dyshime se zjarri në kodrën e Gjirit të Llamanit ishte i qëllimshëm
  5. Ik mër legen on Protesta që sfidoi tubimet partiake, roli i shtresës së mesme dhe personave me ‘karrierë të konsoliduar’

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?