Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vdekja e minatorit në Bulqizë, lirohen të gjithë teknikët e firmës së babait të kandidatit të PS
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Vdekja e minatorit në Bulqizë, lirohen të gjithë teknikët e firmës së babait të kandidatit të PS
KronikeLajmi i fundit

Vdekja e minatorit në Bulqizë, lirohen të gjithë teknikët e firmës së babait të kandidatit të PS

Published: August 10, 2025
Shpërndaje

6 gushti do të ishte dita e fundit e punës për minatorin Fari Veliu në Bulqizë.

Rreth orës 11:40, 60-vjeçari me detyrë armator ishte duke punuar në një nga minierat private në zonën D, për ndërtimin e një armature por shembja e mineralit i mori jetën.

Pas ngjarjes së rëndë, policia reagoi duke deklaruar se janë arrestuar pesë punonjës të subjektit minerar “GERTI Sh.p.k.” për veprën penale, “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, me pasojë vdekjen. Njëri prej të shoqëruarve, me detyrë armator, ishte liruar që në ditën e parë pas ngjarjes, ndërsa të tjerët do të hetohen në gjendje të lirë ose do t’u caktohet masa “arrest në shtëpi”. Prokuroria kishte kërkuar vlerësimin si të ligjshme të arrestimeve dhe vazhdimin e hetimeve në këto kushte, kërkesa të cilat u pranuan nga gjyqtarja Flutura Çuko.

Sipas policisë, ata nuk morën masa për sigurimin e kushteve të mbrojtjes në subjektin minerar ku humbi jetën 66-vjeçari Veliu.

- Publicitet -

“Në vijim të veprimeve hetimore dhe operacionale të kryera me qëllim zbardhjen e përgjegjësive dhe rrethanave, në lidhje me ngjarjen e djeshme, të ndodhur në një subjekt minerar në Bulqizë, ku humbi jetën shtetasi F. Sh., 66 vjeç, dyshohet se si pasojë e rënies së një masivi shkëmbor, gjatë punës në galeri, shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë arrestuan në flagrancë shtetasit Nj. P., 46 vjeç, B. Ç., 68 vjeç, F. T., 61 vjeç, E. K., 35 vjeç dhe E. Xh., 51 vjeç, të gjithë punonjës të stafit teknik të subjektit minerar”, thuhej në njoftim.

Të pesë të arrestuarit janë punonjës, ndërkohë që pronari i subjektit privat, Jeton Dani, nuk është hetuar. Ai është babai i Murat Danit, ish-kandidat për deputet i Partisë Socialiste në qarkun Dibër.

Burime nga Inspektorati i Punës tregojnë se në këtë kompani nuk është hera e parë që ndodhin aksidente, me dy raste plagosjesh gjatë dy viteve të fundit. Kontrolli në galeri kryhet nga Autoriteti Kombëtar për Sigurinë dhe Emergjencat në Miniera, që varet nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës. Ky është aksidenti i tretë me fatalitete në minierat e Bulqizës dhe Klosit gjatë vitit 2025, duke reflektuar mungesën e masave efektive për sigurinë në sektor. Punonjësit dhe familjarët kërkojnë drejtësi për Fari Veliun, minatorin veteran që, për shkak të vështirësive ekonomike, kishte rifilluar punën në galeri edhe pas arritjes së moshës së pensionit.

Pavarësisht arrestimeve simbolike pas aksidenteve të kaluara, përgjegjësit nuk janë ndëshkuar me pasoja reale, gjë që nxit kritika për mungesë përgjegjësie dhe siguri në punë në minierat shqiptare.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • Shkodrani-Belgjike says:
    August 10, 2025 at 1:29 pm

    Sbahet aj vend me hajduta deputetësh familjarë që po e shqyejnë at ven copa copa.
    Duhet ligj që asnjë deputet ose punonjës shtetrorë dhe familjarë të ketë pasuri shtetrore.

    Reply
  • aqifi says:
    August 10, 2025 at 2:59 pm

    As i gjene gje keta mostra hajdutesh te kupoles politike PS – PD -LSI me ne krye kriminelet Rama, Berisha, Ilir Floriri. Keto jane shembuj konkrete qe tregojn se si te gjitha pasurite tona minerare te kromit, bakrit, hekur-nikelit, naftes, gazit, bitumeve, etj., dhe uzinat e perpunimit tyre, qe te gjitha jane pasuria jone kombetare, e zbuluar dhe vene ne shfrytezim nga punetoret dhe specialistet shqiptare qe u hodhen ne rruge te madhe dhe keto pasuri jane bere prone e ketyre hajduteve gjitheandej. Sikur te gjithe te vriten ne ato galeri, asgje nuk i gjene keta monstra as nga drejtesia as nga qeveria, se te gjithe jane bashke dhe bashke ndajne gjithe fitimin marramendes qe rezulton nga shfrytezimi barbar i tyre.

    Reply
  • Tellalli says:
    August 11, 2025 at 9:05 am

    Na mbushe mëndjen o Qife .

    Reply
  • Asnjëansi says:
    August 11, 2025 at 9:32 am

    Ai ligj që thua ti Shkodrani i Belgjikës , ekziston dhe zbatohet .

    Reply
  • Shkodrani-Belgjike says:
    August 11, 2025 at 1:10 pm

    @asnjanësi ligji në letra po por nuk e zbaton kush.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Kthimi i vendimeve të KPA nga Strasburgu, kush do ta paguajë faturën e paaftësisë?
  • Franca konfirmon rastin e parë të Ebolës, mjeku i infektuar në Kongo futet në izolim
  • Cristiano Ronaldo vendos një tjetër rekord historik në Kupën e Botës
  • Kryebashkiakët e rretheve “punojnë” nga Tirana, Rama: Po flas për të zgjedhurit e PS në aksin Tiranë-Korçë
  • Meta dhe Kryemadhi përplasen në seancë: Nuk e duroj dot më, edhe babai im të çohet nga varri…

Komentet e Fundit

  1. Detari on DY PËRGJIGJE: A ka bërë Dritan Goxhaj deklarata pro regjimit iranian dhe a është Dritani dëshmitar kundër Thaçit në Hagë
  2. labi on DY PËRGJIGJE: A ka bërë Dritan Goxhaj deklarata pro regjimit iranian dhe a është Dritani dëshmitar kundër Thaçit në Hagë
  3. Protes Protestuesi qe nuk heq dore nga protestarotesta on DY PËRGJIGJE: A ka bërë Dritan Goxhaj deklarata pro regjimit iranian dhe a është Dritani dëshmitar kundër Thaçit në Hagë
  4. @labi on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse
  5. demo on Mosbesimi dhe teoritë e komplotit

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?