Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç tha se “pozicioni i Beogradit në raport me Moskën do të jetë më i vështirë” pas vdekjes së liderit opozitar rus, Aleksei Navalny.
Megjithatë, udhëheqësi serb hodhi poshtë mundësinë që të vendosë sanksione ndaj Rusisë.
Vuçiç tha për televizionin Prva më 18 shkurt se nuk dëshiron të flasë lidhur me atë se çfarë ndodhi me Navalnyn, që vdiq në një burg në Arktik, sepse ai tha se “unë nuk jam hetues”.
“Nuk jam i mençur si ata të tjerët nëpër botë që dinë gjithçka paraprakisht. Kjo u përket analistëve, por jo një presidenti të shtetit. Por, pozicioni do të jetë më i vështirë për ne, nuk kam dyshim”, tha Vuçiç.
Ai theksoi se vdekja e Navalnyt “ka nxitur një zjarr të ri”, duke shtuar se “është tragjike kur një person i ri humb jetën”.
Autoritetet ruse thanë më 16 shkurt se kritiku i Kremlinit, Navalny, u sëmur dhe humbi vetëdijen pas ecjes në një burg në Arktik, ku po vuante një dënim prej 19 vjetësh burgim.
Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë përgjegjës për vdekjen e tij presidentin rus, Vladimir Putin, ndërkaq Kombet e Bashkuara u kanë kërkuar autoriteteve ruse që të kryejnë hetime të besueshme.
Presidenti i Serbisë po ashtu u përgjigj se pse gjatë pjesëmarrjes në Konferencën e Sigurisë në Munih më 16 shkurt, kur u publikua lajmi për vdekjen e Navalnyt, ai nuk duartrokiti kur bashkëshortja e kritikut të Kremlinit, Yulia, mbajti fjalim.
“Papritur, një grua mu ul afër dhe unë nuk e kisha idenë se kush ishte ajo”, tha Vuçiç.
Pas kësaj, sipas tij, organizatorët e Konferencës së Munihut, e thirrën atë në skenë dhe e prezantuan.
“Vetëm atëherë kuptova se kush ishte gruaja që ishte e ulur afër meje. Do t’i kisha shprehur ngushëllime, por do të gabohesha, sepse vetëm disa minuta më vonë, ajo tha se nuk duhej t’i shprehnim ngushëllime”, tha Vuçiç.
Vuçiç tha se ai shkon në takime ndërkombëtare për të luftuar për shtetin e tij, duke shtuar se pret se “do të ketë më shumë presion ndaj Serbisë për të vendosur sanksione ndaj Rusisë”.
Serbia ka raporte të mira me Rusinë dhe pavarësisht thirrjeve të faktorit ndërkombëtar që të vendosë sanksione ndaj Moskës për shkak të luftës në Ukrainë, Beogradi ka refuzuar që të sanksionojë Rusinë.
REL

Ky bandit e krahasoi vrasjen e Navalny ne burgun e shtetit rus me vdekjen (pasi rrefuzoi te marre ilacet) e milloshevicit ne burgun e Hages.
Dita, gjejeni dhe vendoseni te plote deklaraten!
Pjesa e tekstit qe mungon nga shkrimi i Dites:
“Është tragjike kur një i ri i tillë humb jetën. Unë nuk jam një organ hetues dhe nuk jam aq i zgjuar sa të gjithë të tjerët në botë që dinë gjithçka. Nuk do të doja as të flisja për atë që ndodhi me Millosheviçin, kjo është për analistët politikë, jo për presidentin e vendit”, tha Vuçic.
Sipas shtypit rus ( jo zyrëtar ) , ajo gruaja e Navalnit qënka një karaputanë .
Ajo qeshte për vdekjen e burrit dhe s’donte ta ngushëllonin .
Ai ishte një plesht para Putinit , ai ndjesë pastë ishte një kastravec aventurjer, mos e frynii kot tullumbacen për luftë politike . Pęr Putinin dhe ata reth tij as më pëlcet fare , të gjithë do i kisha shkarkuar dhe do ua beja si Stalini , por populli rus është tjetër , per shqipëtarët ka hequr kafshaten e gojes dhe e ka ndarë me ne . I kemi dashur dhe na kanë dashur .
Nuk ka qënë Rusia cariste më e keqja per ne , ka qënë Inglizi të cilit edhe sot ne , me servilizmin tonë organik, i lëpihemi .
Në urrejtjen tonë nda Rusisë janë dy rryma të ndryshme që veprojnë në një drejtim – idiotët enveristë dhe pinjollët e fashistëve dhe pasanikeve .
Bolshevizmi për këta është armiku më i madh .
Lerini nënën dhe babain e Navalnit të qajnë djalin e tyre . Vetëm këtyre iu dhëmb shpirti , jemi vetë prinder. Ç’farëdo të thonë këta une nuk flas dot kundër tyre .
Pranoni edhe ngushëllimet e mija të sinqerta ju o prindër , paçka se nuk njihemi !
Katiu, me gjithe respektin, populli rus as nuk e ka care ndonje here bythen per ne. Populli rus hoqi nje pjate supe dhe ate (si tha ai Hrushovi) misrin qe hanin minjte cdo vit ne hambaret e Rusise dhe ia dergoi popullit shqiptar. E ti me thua ka hequr kafshaten e gojes. Per ato te tjerat nuk po merrem se cdo njeri ka pikpamjet e veta, ti dukesh qe je bolevik, me fal bolshevik, qofsh me jete, ik e vere edhe ndonje tufe me lule tek Mauzoleu i Leninit po deshe, po genjshtrat e tipit “populli rus na ka dashur dhe e kemi dashur se ka ndare kafshaten me ne” nuk jane te pranueshme. Po ta perseris populli rus na ka dashur e na do aq sa duhen pleshtat.
• Çdo vend, çdo shtet, çdo komb, çdo popull ne periudha te historise ka patur dhe ka nje Aleat Strategjik.
Edhe Shqiperia, Shqiptaret gjate historise kane patur nje vend te madh Aleat Strategjik.
Edhe ne aktualitet Shqiperia, Shqiptaret kane sigurisht vende mike, por kane vetem nje vend te madh
ALEAT STRATEGJIK USA.
• Ka patur ndonje shtet si Jugosllavia titiste qe konkretisht u orvat per dy Aleate Strategjik,
njekohesisht shkonte edhe ne lindje te BRSS, edhe ne perendim te USA.
• Ka ndonje shtet si Greqia artificiale qe ka vetem nje menyre egzistence:
te orvatet vazhdimisht e njekohesisht per shume Aleate te Medhenj Strategjik.
Greqia artificiale, dinake, e pabese deri para luftes ne Ukraine:
Ne Veri kerkonte Borxhe dhe qahej te EUROPA
Ne Lindje bente takime ne prapaskene te RUSIA
Ne Lindjen e Larget ende sot puth doren aziatike te KINA
Ne Perendim perkulet si lavire dhe perdridhet te AMERIKA.
VLADIMIR PUTANINI
APO…
PUTIN ADOLF STALINI
This is the question !
Kjo eshte ceshtja !
Unë me kënaqësi do verja një tufë me lule tek maozoleu i Leninit , por , kam frikë se ti dhe fashisti Edvin Rama do më kthenit mbrapsht në Rinas.
Unë jam nën ndikimin e Bajram Currit që Lenini për të ishte azret .
Paske humor të hollë . Keshtu mendon ti per veten . Unë mendoj krejt ndryshe .
Këtu polemika ime mbyllet . Thuaj ç’të duash .
Cfare te them une ty o Kati, ti e the vete, mos i merr lulet qe ketu se sa te veç ne Moske jane vyshkur, po ti hipja tajares, se nuk te ndalon njeri, apo duhet me te pagu edhe bileten ty, e çapu ne Moske. Atje bli lule te fresketa dhe shko futi ku te duash. Qe ta dish ti ajo puna e hazretit (jo azretit, ti me duket as nuk e di cfare dmth) eshte sajese e Loqendarit Enver, se B. Curri as nuk e dinte kush ishte Lenini. Hajt tashti, mbaje mbyll polemiken e mos hap goje.
Lexoj me interes opinionet ne komentet qe shkruajn K… !.
Kati-t i rekomandoj te lexoj Historin e Popullit Shqiptar nder Shekuj, e me pas te shkruj per ‘DASHURINE’ e Rusise per Shqiperine!!.
Ti pikepyetje ke te drejte kur thua bolevik, sepse te jesh bolshevik duhet te kesh bole, madje te celikta.
Ne fakt qe te jesh bolshevik nuk mjafton te kesh bole, duhet t’i kesh ne vend te trurit.
….”e keni gabim”! kKjo shprehje eshte me e perdorurura ne analistet tane! Secili,nga te shiturit tek saliu, ka te drejten e te vertetes! Alfred cako me Lubonjen e disa te tjera na mbushen mendjen duke thene se Putinit nuk i interesonte te vriste Navalnin! Por Putini eshte bolshevik,komunist,KGB! Me perendimin s;te vret kush edhe se mund te jesh armiku me i madh i dikujt! ne Rusi apo Saliu te priste Koken! Ky eshte ndryshimi Ne Shqiperi Enveri na futi tmerrin me sigurimin! Te kerkonte jeten e femijeve pervec tendes!