Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Veliaj: Do të rindërtojmë 5 lagje të reja në zonat rurale; tregu i madh Bujqësor i Tiranës, ndihmë për fermerët
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Uncategorized > Veliaj: Do të rindërtojmë 5 lagje të reja në zonat rurale; tregu i madh Bujqësor i Tiranës, ndihmë për fermerët
Uncategorized

Veliaj: Do të rindërtojmë 5 lagje të reja në zonat rurale; tregu i madh Bujqësor i Tiranës, ndihmë për fermerët

Published: March 12, 2023
Shpërndaje

Bashkia e Tiranës do të ndërtojë 5 lagje të reja në zonat rurale që u prekën nga tërmeti. Në videomesazhin e kësaj jave, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj përmendi zonën e Vaqarrit, Baldushkut të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit 2019,  që do të përfitojnë nga projekti i rindërtimit.

“Ne kemi 5 lagje të reja të rindërtuara pas tërmetit: në Zall Herr, Vaqarr, Baldushk, Ndroq dhe së fundmi në Pezë, të cilat ofrojnë për 202 familje përfituese shtëpi më të mëdha, më të bukura, dhe më të forta, sigurisht pas tërmetit, por edhe një sens komuniteti ku jetojnë bashkë.

Komuniteti është përtej një çatie mbi kokë: është një proces i vazhdueshëm, që i bashkon njerëzit, i sjell më afër, i bën më humanë, më njerëzorë, më solidarë,” u shpreh ai.

- Publicitet -

Përgjatë vitit 2023, tha kryebashkiaku, do të hapet Tregu i madh Bujqësor i Tiranës mes Lundrës dhe Farkës së Madhe.

“Një ndërhyrje proaktive e Bashkisë së Tiranës për të ndihmuar fermerët dhe tregtarët që jo vetëm që të rrisin prodhimin, por edhe t’i mbështesim të aksesojnë tregun vendor në një treg publik, pa taksat që vë privati, duke ulur edhe koston për ata që janë konsumatorë dhe që do ta marrin të njëjtin produkt të freskët, organik të rrethinave të Tiranës me një çmim më të ulët”.

Veliaj shtoi se investimet për rritjen e cilësisë së shërbimeve do të vijojnë në 4-vjeçarin e ardhshëm. “Përkujdesin dhe investimet do t’i vazhdojmë me angazhime të reja edhe në 4 vitet e ardhshme, për të konsoliduar dhe më tepër zonat rurale dhe të gjithë rrethinat e fshatrave të Tiranës.

Një fokus të veçantë do t’i japim agroturizmit, një sektor me potencial për ekonominë e fshatit dhe me interes në rritje për turistët që duan të shohin jo vetëm qendrën e Tiranës, por edhe zonat rurale, duke bashkërenduar punën edhe me Ministrinë e Bujqësisë, me AZHBR dhe të gjithë agjencitë e huaja që duan të promovojnë kurorën e Tiranës sot,” tha ai.

 “Ne duam gjithashtu të krijojmë edhe Regjistrin Elektronik të Fermerëve. Duam që infrastruktura arsimore në zonat rurale të vazhdojë dhe të ketë vëmendjen tonë të përditshme. Plani ynë në mandatin tjetër është të përqendrojnë shkollat e zonave rurale në hapësira pak më të mëdha dhe kushte moderne, si ato të qendrës së Tiranës.

Sa i përket investimeve në infrastrukturë, kemi planifikuar 150 ndërhyrje të reja infrastrukturore shërbimesh në zonat rurale, investime të reja në ujësjellësat e fshatrave, si dhe 150,000 m2 rrugë të asfaltuara çdo vit, në të gjithë zonat rurale të Tiranës”, kujtoi Veliaj.

m.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Botërori 2026: Sot Francë-Spanjë, Mbappe kundër Yamal për një vend në finale
  • FOTO: Ministri “prish festën” e Brukselit: Tre kapitujt sot po mbyllen përkohësisht
  • Shkarkohet drejtoresha e Postës në Durrës, dyshohet se u vodhën 3 milionë euro
  • 13-vjeçarja medalje si shënuesja më e mirë në Europë e basketbollit shqiptar
  • Ndahet nga jeta ikona e humorit shqiptar, Todi Llupi

Komentet e Fundit

  1. Lala i Lushnjes on Ndahet nga jeta ikona e humorit shqiptar, Todi Llupi
  2. demo on FOTO: Ministri “prish festën” e Brukselit: Tre kapitujt sot po mbyllen përkohësisht
  3. Një banor I Tiranës on FOTO: Ministri “prish festën” e Brukselit: Tre kapitujt sot po mbyllen përkohësisht
  4. fshatari.pafshat on Protesta që sfidoi tubimet partiake, roli i shtresës së mesme dhe personave me ‘karrierë të konsoliduar’
  5. Shqiptar on ‘Protestuesit përfaqësojnë vlerat e BE, jo qeveria’, Strik: ‘Stop çdo aktivitet në zonat e mbrojtura, nuk funksionon si thotë Rama’

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?