Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Veliaj: Edhe nëse ka shi, parada nuk shtyhet. Ja pse u zgjodh Tirana…!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Veliaj: Edhe nëse ka shi, parada nuk shtyhet. Ja pse u zgjodh Tirana…!
AktualitetLajmi i fundit

Veliaj: Edhe nëse ka shi, parada nuk shtyhet. Ja pse u zgjodh Tirana…!

Published: November 27, 2023
Shpërndaje

Edhe pse sinoptikanët kanë parashikuar reshje të dendura shiu në kryeqytet të martën, Parada Kuqezi nuk do të shtyhet.

“Ka disa arsye që më bëjnë që mos ta shtyj. Së pari me gjithë këto arritje që kemi pasur ne shqiptarët, duhet të pranojmë që sot jetojmë në një situatë ku i vetmi që mund të bëhet pengesë për një shqiptar, është një shqiptar tjetër. Sot nuk na pengon asnjë forcë e huaj. Ne në datën 29 fatkeqësisht fillojmë me ato ndasitë tona, e vetmja datë që biem dakord të gjithë është data 28. Kështu që me shi, pa shi, ne do të jemi aty”, tha Veliaj.

Por, pse u zgjodh Tirana dhe jo Vlora për një paradë të tillë?

- Publicitet -

“Asnjë xhelozi, është si t’i thuash Uashingtonit a ka xhelozi me Filadelfian, meqë Kushtetuta amerikane u bë aty. Tani jeta është kjo që është. Vlora filloi si kryeqytet, do ngelet gjithmonë Vlora e Flamurit. Edhe në fjalën time sot në darkë në pritjen zyrtare me gjithë kryetarët e bashkive, i kam dedikuar Vlorës një rëndësi të veçantë”.

Në një bisedë në Klan News, me gazetarin Besard Jacaj, Erion Veliaj zbardhi detaje nga axhenda e festimeve dy ditore që do të përfshijnë kryeqytetin.

“Në darkë do të jetë Festivali i Gjirokastrës që kthehet në një skenë kryesore në sheshin Skënderbej organizuar nga Ministria e Kulturës. Ndërkohë që do të vijojmë me datën 29 ku do të kemi pritje protokollare të Dëshmorët e Kombit, për të vazhduar më pas me një Natë të Bardhë, me Noizy-n, Kidën, Mc Kreshën, me një pafundësi këngëtarësh. Dhe pastaj ajo traditë e bukur që Edi Rama nisi në Bashkinë e Tiranës si kryetar bashkie për Natën e Bardhë do të jetë diçka që do të vazhdojë”.

Kryetari i Bashkisë foli edhe për propozimin për një rishkrim të historisë së Shqipërisë.

“Unë besoj që ka nevojë që njerëzit të dinë më shumë, sidomos brezi i ri të dijë më shumë. Shqiptarët duhet të kuptojnë nga kemi ardhur, me sa mund është krijuar kjo Shqipëri që kemi dhe me sa mund është ruajtur ky territor, që po të ishte për librat e historisë ne do të donim të kishim trojet që kishim shumë vite më parë. Por realiteti është ky”.

Shqipëria këtë 28 dhe 29 Nëntor feston 111 vjetorin e Pavarësisë dhe 79 vjetorin e Çlirimit.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve
  • Janë përmendur në dosjen “Balluku”, largohen nga detyra drejtuesja e KESH dhe kreu i Autoritetit të Aviacionit Civil
  • “Urdhër nga lart”: Gjoba të shumëfishta dhe shoqërime për protestuesit paqësorë
  • PS mbledh Asamblenë Kombëtare të shtunën në Gjirin e Lalëzit
  • Hungaria e Orbánit dhe Shqipëria e Ramës: biznese qeveritare, dyshime për korrupsion dhe “miqtë” e huaj

Komentet e Fundit

  1. anti25642654censurë on Padija është fara e të keqes: Por a mjafton të njohësh të mirën për të mos bërë keq?
  2. anti25642654censurë on Fjalimi i Gjergj Fishtës në Konferencën e Paqes 1919
  3. anti25642654censurë on Fjalimi i Gjergj Fishtës në Konferencën e Paqes 1919
  4. aqif kapertoni on ​Dëshmitë tronditëse në GJKKO për dosjen “Partizani” / Qirjazi dhe Malaj: Oketa na kërkoi firmën me ngulm! Mediu: S’mbaj mend
  5. anti25642654censurë on Ndryshimet demografike pas rënies së Skënderbeut dhe hebrenjtë e Vlorës sipas arkivës osmane

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?