Nga Adrian Thano
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të rrëzuar si të pavlefshme veprimet e Këshillit të Ministrave dhe dekretin e Presidentit për zgjedhjet në Tiranë, shënon një moment të rrallë ku drejtësia kushtetuese i vendos fre arbitraritetit politik.
Në thelb, Gjykata ka mbrojtur parimin e autonomisë vendore. Vendimi 5 me 3 i Gjykatës tregon se edhe brenda trupës gjyqësore ka pasur debat të fortë, por shumica ka zgjedhur të mbrojë parimin e ndarjes së pushteteve.
Në praktikë, kjo është një vërejtje kushtetuese për Ekzekutivin: pushteti i shumicës nuk mund të zgjerohet përtej kufijve që i njeh ligji, as të përdorë argumenta administrativë për të neutralizuar figura politike.
Ky precedent krijon gjithashtu një efekt domino për raportin midis qeverisë dhe bashkive të tjera. Për një qeveri që e ka ndërtuar pushtetin mbi centralizim dhe disiplinë qesharake vertikale, ky vendim është thirrje për të parë veten në pasqyrë. Nëse nuk është vonë.
Edhe për Presidentin Bajram Begaj, ky vendim është një sinjal paralajmërues për kufijtë e institucionit që ai përfaqëson. Politikisht vendimi e vendos Begajn në një pozitë delikate; ai rrezikon të shihet si i shtyrë në veprim nga mazhoranca, në vend që të ruante neutralitetin që i kërkon funksioni i tij. Në një sistem ku roli i Presidentit është i kufizuar, por me peshë simbolike të madhe, ky vendim mund të shihet si një thirrje për maturi dhe distancë nga vendimmarrjet e ngarkuara politikisht.
Për Erion Veliajn, është më shumë se një fitore ligjore: është një ringjallje politike. Pas muajsh nën presion nga hetimet e SPAK-ut dhe një fushate publike që e kishte zbehur figurën e tij, ai tani ka në duar vendimin më të fortë që mund të kërkonte në rrethanat ku ndodhet: një vulë të Gjykatës Kushtetuese që i jep legjitimitet dhe e vendos sërish në qendër të lojës politike. Nëse dëshiron të luajë. Tashmë i ka humbur “mëkatarët” që e shkarkuan. Duhet t’i llogarisë përballë ata që i ka patur në krah.
Nëse ikim nga emrat, rrethanat apo emocionet politike, vendimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese, në plan më të gjerë, është padyshim një fitore e Shtetit mbi impulsin e pushtetit ekzekutiv. I bën mirë demokracisë sonë të lodhur, që prej kohësh kishte harruar se ligji mund të flasë më fort se pushteti.

Fjalen e fundit e ka Gjykata.
Shumë i drejtë ky përfundim logjik…
GJYKATA KUSHTETUESE DOLI KUNDËR INTERESAVE TË QYTETARËVE.
Arsyet e shkarkimit të Veliajt:
1. Mungesa fizike e Veliajt për më shumë se 3 muaj ka sjellë paralizë funksionale të institucionit të bashkisë, e cila ka nevojë për vendimmarrje të përditshme dhe veprim të drejtpërdrejtë të kryetarit. Një bashki me një kryetar të paraburgosur, që nuk është fizikisht në zyrë, nuk mund të përmbushë këtë mision. Shumë vendime, tendera, politika sociale dhe vendimmarrje kërkojnë vulën dhe firmën e kryetarit, të pamundur kur ai ndodhet në paraburgim.
2. Kryetari i bashkisë është përfaqësuesi i vetëm ligjor i institucionit në marrëdhënie me autoritetet qendrore, ndërkombëtare dhe partnerët privatë, donatorët. Në mungesë të tij, Bashkia e Tiranës ka mbetur pa përfaqësim institucional të ligjshëm. Me kryetarin në burg, asnjë marrëveshje nuk mund të nënshkruhet ligjërisht në emër të bashkisë. Bashkia mbetet pa përfaqësim efektiv, gjë që dëmton interesat e qytetarëve.
3. Pamundësia për të firmosur akte, urdhra dhe dokumente zyrtare, ka sjellë bllokim të procedurave administrative dhe financiare, duke cënuar funksionimin normal të shërbimeve për qytetarët. Aktet administrative si: urdhrat për shpenzime buxhetore, emërimet / shkarkimet në administratën vendore, koncesionet ose kontratat, miratimi i planeve urbanistike, vendimet për emergjenca civile, kërkojnë firmën personale të kryetarit. Asnjë person tjetër nuk mund të zëvendësojë ligjërisht funksionin e tij nëse nuk shkarkohet zyrtarisht ose dorëhiqet.
4. Rreziku i paralizimit institucional. Në mungesë të një kryetari aktiv, vendimmarrja bllokohet. Administratorët dhe drejtuesit e institucioneve nën varësi të bashkisë nuk mund të marrin udhëzime ose vendime të rëndësishme. Kjo çon në kaos institucional, sidomos në qytet si Tirana, që ka nevojë për vendimmarrje të përditshme.
5. Një kryetar bashkie nën hetim për afera korruptive ose shkelje penale të rënda (siç po hetohet nga SPAK), dëmton besimin publik në institucionin që ai drejton. Krijon klimë mosbesimi, dyshimi dhe mungesë legjitimiteti. Vazhdimi i qëndrimit në detyrë e bën bashkinë të duket si një institucion nën hetim, që dëmton reputacionin edhe në marrëdhënie me qytetarët dhe partnerët ndërkombëtarë.
6. Precedenti institucional për të mos lejuar kapjen e pushtetit vendor. Nëse një funksionar i lartë mban detyrën edhe gjatë paraburgimit, krijohet precedent i rrezikshëm që institucionet publike mund të kontrollohen edhe nga individë nën hetim penal. Shkarkimi në këtë rast është edhe një masë për mbrojtjen e standardeve demokratike dhe integritetit të institucionit. Vazhdimi i drejtimit të bashkisë nga një funksionar i ndodhur në paraburgim do të krijonte një precedent të rrezikshëm institucional, duke minuar parimet e shtetit ligjor dhe të ndarjes së pushteteve.
7. Parimi i ruajtjes së interesit publik. Parimi themelor i çdo pushteti është që ai të jetë në funksion të qytetarëve, jo të individëve. Në këtë rast, interesat e qytetarëve të Tiranës prevalojnë ndaj interesit të një individi për të qëndruar në një post nga i cili është praktikisht i paaftë për të vepruar.
Shënim: Vendimi për shkarkimin e z. Erion Veliaj nuk ishte një akt politik, por një domosdoshmëri ligjore dhe institucionale, e bazuar në parimin se pushteti lokal nuk mund të mbetet peng i rrethanave personale të një individi. Funksioni publik nuk është i përjetshëm, dhe mbajtja e një posti kërkon përgjegjësi, prani dhe veprim të vazhdueshëm në interes të qytetarëve.
Me sa duket s’mund të presim më shumë drejtësi nga Gjykata Kushtetuese që më parë lejoi edhe kampet e Gjadrit të G.Melonit.
O Erion! Po te mbrojti Sali ke marre fund! Kjo fitore eshte si “fitorja e Pirros se Epirit”! Si do te jete vendimi i Gjykates Lali, ajo ka rendesi per ty, jo kjo e sotmja! Kjo Gjykate Kushtetuese eshte Politike dhe s’ka asnje anter i saj ta meritoje te jete ne ate gjykate! A eshte nje nenshtrim karshi Saliut! Ka shume mundesi qe PO!Por ne Shqiperine tone te mjere dhe te dhjere nuk eshte gjykata qe te cliron nga mekati, morali qe jane deri ne gryke! Beme reforme ne drejtesi dhe prodhuam SPAK te Altin Dumanit, dibron qe thote qe ka kercenime presione etj! Atehere jep doreheqjen ne se s;ke bythe ta perballosh! Kush qesh i fundit Altin dhe Sali bashke me Lalin!
Nuk e mbrojti Saliu, e mbrojti Kushtetuta. Dhe ajo vlen për të gjithë – edhe për ata që nuk e duan.
Analiz e thuktë shumë korrekte nga nje pen e forte. Mire ben ta lexojn dhe militanter e verbwr. Lezoj njerin keru thot “po te mbrojti Saliu ke mbaruar”. Cfare cektesie. Cfare logjike idioti. Po Saliu mund ta mbroj pikerishr per kete arsye. Qe te fus n qorrsokak budallenjt si ky
Por shumica jo vetem ketu ne Dita komentojne pa lexuar
Emigrant lexoi ato Qe shkruan
Loja politike vazhdon dhe ai që ka luajtur saktë deri tani është Rama. Veliaj është i PS-së, Berisha e sulmoi me demostrata dhe nuk i eci. Doli Dado dhe e futi në burg. Rama nuk mund që t’a mbronte, sepse sikurse është shprehur nuk meret me drejtësinë. Që banorët të mos mbeteshin pa drejtues, caktoi zëvëndësuesen që ta emëronte me votime. Veliaj luajti politikisht për t’a bllokuar dhe i bllokoi nëpërmjet Gjykatës Kushtetuese. Çfarë do të ndodhë më tej. Rama do të komandojë si Zv/Kryetare Manesterliun deri në zgjedhjet normale. Veliaj duhet të pastrohet nga akuzat e SPAK-ut, të cilat zgjasin në tre shkallët e gjyqsorit. Në se Veliaj do të qëndrojë në PS apo vënd tjetër, këtë koha do t’a tregojë. Por për momentin nuk ka asnjë fitues.
Nuk ka dyshim tashme, qe Gjykata Kushtetuese eshte e perfshire totalisht ne luften e eger brenda llojit ne oborrin e regjimit socialist.
E kam thene edhe me pare, qe Edi Rama, kjo monster, kjo fatkeqesi kombetare, shkaterroi cdo institucion shteteror, duke i kthyer ne vegla qorre ne sherbim te pushtetit te tij.
Nuk ka asnje dyshim, qe kjo eshte nje loje perverse e tij, si gjithe lojerat e tjera qe ben me institucionet dhe titullaret e tyre. Por, per fat te mire, lojerat e tij jane shnderruar ne nje zullum shume te madh, cka ka sjelle nje dinamike te re ne zhvillimet politike.
Pushtetare autoritare si Rama, qe jane ne kulmin e pushtetit, mendojne se kane gjithcka nen kontroll; aq me shume vete Rama in persona, qe vuan nga shume delire. Por, pikerisht ne kete moment, del ne skene e famshmja, e paevitueshmja, fatalja: Ironia e Historise!
Keta qe mendojne se kontrollojne gjithcka, qe jane te gjithpushtetshem, krejt papritur e shohin veten te perfshire ne vorbullen qe kane krijuar vete, krejt te pafuqishem te dalin prej saj.
Vjen nje pike, kur askush nuk mund te beje asgje, sado i fuqishem, i pushtetshem apo i mencur qofte. Dhe kjo eshte pika e renies…
Jam mese i bindur qe Rama e ndjen kete; mbase mund ta kete ndjere me heret; mbase po perpelitet per nje renie sa me te bute…
Ashtu qofte, vetem te bjere haleja!
Thano je i sakte
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese tregon qartë se veprimet e shkarkimit të Erion Veliajt nuk kishin bazë ligjore dhe se ai po mbrojti institucionet e shtetit dhe funksionimin normal të Bashkisë së Tiranës. Kjo është një fitore për ligjin dhe për demokracinë lokale, që nuk duhet të përdoret si instrument politik
Pwr mua Kushtetuesja duket se po bie pre e ndikimeve politike duke mbrojtur një figurë që duhet të përballet me përgjegjësi. Kryeredaktori flet per shtet ligjor harron qe nuk mund të lejojë që mungesat në punë të injorohen dhe çdo funksionar duhet të përballet me pasojat, pa marrë parasysh pozicionin
Ore je n terezi t kokes ti??
Seriozisht mendon qe kjo histori ka te bej me mungesat e veliajt ne pune????
Komentusi siper
Nëse e mbron Saliu, le të shohim kush do ta akuzojë prap tani – Gjykata apo gjelozia?
Pse meresh me budallejt ??
Në këtë vend, edhe kur të mbron ligji, tëNë Shqipëri s’është problem kush të mbron, por pse duhet të mbrohesh nga dikush që ligji duhej të të mbronte vetë thonë që të mbron Saliu
Zoti Thano:
Shkrimi juaj emocional mbreselenes flet shume, por thote shume pak,
sepse:
GJYKATA KUSHTETUESE ESHTE KUJTUAR “PAS PILAFIT” PER AUTONOMINE E PUSHTETIT VENDOR
Vetem po te kujtojme si e mallkoi gangsteri enverist, Edi Rama nga Top Channel, e masakroi, denigroi e burgosi brutalisht me SPAK-OTURAKUN e tij dhe me GJKKO e krimineles Irena Gjoka, kryetarin e Bashkise se Himares, Fredi Belerin kur mesoi se kishte guxuar te fitonte zgjedhjet ne kete zone bregdetare qe ja kishte darovitur pjelles se krimineles tjeter, Natasha Xhacka qe kishte trafikuar femije ne Greqi per organe dhe qe eshte akoma ne kerkim nderkombetar, vetem po te kujtojme si Policia dhe Drejtesia Enveriste shqyptare u vu e gjitha ne sherbim te Diktatorit enverist te Rilindjes qe urdherat i jepte nga studiot TV kombetare,
njashtu:
SI DREJTESIA STALINISTE E PUTINIT NE RUSI
atehere:
GJYKATA KUSHTETUESE ESHTE KUJTUAR “PAS PILAFIT” PER AUTONOMINE E PUSHTETIT VENDOR
Verej se shume dashamires te Kryehajdutit te Tiranes, e shohin vendimin e GJK, si nje fitore per Veliajn; madje ka nga ata qe me te vertete, Veliaj u ngjall se vdekurish (politikisht). Deshirat, nganjehere jane aq te fuqishme sa e zbehin arsyen deri ne ate pike, sa edhe me racionali ben te duket idiot. Eshte nje fenomen ky i njohur ne psikologji.
Gjithsesi, thjeshte sa per ta shijuar edhe me shume kete dalldi emocionale te admiruesve te Kryehajdutit te Tiranes, po jepem edhe un pas saj pak.
Edhe sikur Jezui te zbriste ne Shqiperi dhe te merrej me ringjalljen e Veliajt, nuk do te kishte sukses. Perballe monstres Rama, edhe ai eshte i pafuqishem. Nuk ekziston as edhe hieja e ndonje mundesie sado teorike qofte, qe Rama ta lejoje nje gje te tille.
Nese i jep nge qe te marre pak fryme, e ben qe t’ia marre ate dhe sa me dhimbshem; nese e le qe te ngreje pak koken, e ben qe t’ia thyeje, t’ia beje pershesh.
Me vjen cudi nganjehere, se ajo qe eshte kaq e qarte dhe sheshit, dmth monstra Rama, ka shume qe nuk e shohin. Me siguri, qe nuk duan ta shohin; nuk duan ta besojne, qe ai qe e adhurojne, te jete monstra ne mes te sheshit. Nuk duan, sepse do te ishte shokuese dhe shkaterruese nga pikpamja psikologjike.
Per keta te-vete-verber lypset kohe. Le te marrin prej saj sa te duan. Fundja, kujt i plasi!
Me ne Fund u sqarova per vendimin e parakohshem te Kushtetueses per Erion Veliajn nga Kryetari i Partise Mundesia Agron Shehaj.Shkrimi eshte botuar ne gazeten Tema.Gjykata Kushtetuese duhet te priste Vendimin e Gjykates Penale,,pa te shprehej.
Per ate pune dhe Presidenti duhej te priste Gjykaten e Larte
Edhe mediat qe e coptuan duhej t prisnin te shpallej fajtor
Edhe Rama duhej t priste para se ta shkarkonte
Nuk e ka fajin i burgosuri qe askush nuk priti radhen
Shoh nje ngazellim mediatik te mbeshtetesve te zjarrte te lali Lekut pas vendimit te Gjykates Kushtetuese duke e perdorur edhe si perde per te fshehur hajdutlleqet e Lali Lekut. Gjykata hodhi poshte arbitraritetin e Rames por ne asnje menyre nuk shfajesoi hajdutlleqet e lali Lekut. Pra qe te jemi te qarte Lali Leku eshte nje figure e diskredituar e nuk ka me as fytyre e as moral te perfaqesoje qytetaret e Tiranes parate e te cileve ai akuzohet se i ka vjedhur me ane te skemave banditeske. Besoj qe as Thano e as Albi i Dites mund te betohen mbi virgjerine e makutrerise se lali Lekut. Nuk besoj se qytetaret votojne dike qe ai ti vjedhe prandaj le te jemi ca me te frenuar ne kete ngazellim mediatik sepse edhe nese fitoi Lali Leku qytetaret mbeten gjithnje te vjedhur.
Larg çdo egoje profesionale, gjykatat shqiptare duhet ta lirojnë sot Erion Velinë për të ruajtur integritetin e tyre institucional.
SPAK ose GJKKO duhet të ndryshojnë masën e arrestit me burg për Erion Velinë, për disa arsye ligjore dhe kushtetuese.
Gjykata Kushtetuese ka kthyer në detyrë kryetarin e bashkisë, Erion Veliajn. Automatikisht edhe dekreti i Presidentit për zgjedhjet bie nga fuqia, duke lënë të kuptohet se Erion Veliaj do të jetë në detyrë deri në qershor 2027.
Në këto kushte, a mund ta drejtojë ai Bashkinë e Tiranës nga paraburgimi i Durrësit?
Ligjvënësi ka parashikuar në Kodin e Procedurës Penale masën e arrestit me burg si masë ekstreme shtrënguese, e cila përdoret vetëm kur të gjitha masat e tjera konsiderohen të paaplikueshme.
GJKKO duhet të ndryshojë masën e sigurimit për disa arsye juridike:
1. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka krijuar rrethana të reja ligjore dhe juridike, të cilat lidhen me ushtrimin e detyrës dhe të drejtave kushtetuese.
2. Ky vendim është bazë juridike për Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg që ta konsiderojë arrestimin si masë të papërshtatshme, njësoj si në rastin e ish-drejtorit të RTSH-së, Thoma Gëllçi. Për më tepër, Erion Veliaj është i zgjedhur nga populli.
3. GJKKO ka një praktikë të mëparshme me Sali Berishën, ku pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese masa e sigurisë u ndryshua nga “arrest shtëpie” në “detyrim paraqitjeje”.
4. GJKKO ka sërish një precedent penal me të njëjtin personazh politik, ku pas kalimit të dosjes për gjykim, i pandehuri nuk mund të dëmtojë më provat apo të pengojë hetimin.
5. Gjykata duhet të vlerësojë se Erion Veliaj nuk paraqet më rrezikshmëri shoqërore dhe nuk ka arsye të arratiset nga Shqipëria.
6- Ashtu si shumë deputet apo zyrtarë që hetohen të lirë, edhe Erion Veliaj mund të gjykohet pa pranga.
Të gjithë mund të jemi politikisht kundër Erion Veliajt, por sot të gjithë duhet të jemi juridikisht pro tij, si mundësi që Shqipëria të tregojë se ka institucione dhe gjykata që janë garante të Kushtetutës.
Larg çdo egoje profesionale, gjykatat shqiptare duhet ta lirojnë sot Erion Velinë për të ruajtur integritetin e tyre institucional.
Unë do të këshilloja çdo gjyqtar ta lirojë sot, sepse do të ishte më dinjitoze që prangat t’ia heqë Shqipëria, e jo Gjykata e Strasburgut.
Lirimi i Erionit është vetëm çështje kohe…
Agron Shehaj,qe s`ja ha qeni shkopin,deklaron se Erion Veline e ka marre ne mbrojtje Edi Rama,.Po qe keshtu Sali Berisha ka bere lojen e Edi Rames.Fundi mandatit te Dumanit e dobeson SPAK,POR akt akuza dhe Olsi Dado jane Aty.
Agroni eshte politikan, i duhet të bëj politik
Te jemi te ndershem, se paku me vetveten. Ne kohen kur Veliaj, me nje urdher te prere te Edi Rames drejtuar te gjithe socialisteve, u braktis nga te gjithe, edhe nga me besniket, edhe nga ata qe ishin bere milionere me parate e vjedhura nga Kryehajduti qytetareve te Tiranes; ne kohen kur tortyrohej psikologjikisht, madje edhe fizikisht, sic e pohoi edhe vete ne krahasimin me kartelet latine te droges; ne kohen kur vete Min. i Drejtesise Uluziu oj-zi ishte urdheruar nga Rama te merrej posaqerisht me te dhe t’ia nxinte jeten – ne kete kohe pra, i vetmi qe i doli ne mbrojtje, Veliajt si qytetar qe gezon te drejtat sipas ligjit, ishte Doktor Sali Berisha….
Cudi apo jo?! Jo, nuk eshte cudi por nje e vertete, se ciles te gjithe i jemi deshmitare. Me dhjetera here Doktor Berisha ka denoncuar trajtimin c’njerezor te qytetarit Veliaj nga bandat e pushtetit me ne krye Uluzi oj-zi. Kurse, ne kampin socialist, ne ate kamp ku Veliaj dikur brohoritej e adhurohej, vetem heshtje…heshtje varri! Dhe, pse?! Se keshtu i kishte urdheruar i Gjati!
Doktori me te vertete – per shkak te denoncimeve te papra, dhe me fakte, por edhe organizimit te protestave disamujore para Bashkise – eshte arsyeja kryesore se pse Kryehjaduti i Tiranes eshte i arrestuar sot POR, kjo nuk e pengon ate tek nderkohe qe denoncon korrupsionin madhor dhe hajduterine e Kryebashkiakut, te mos i dal ne mbrojtje qytetarit Veliaj, kur i shkelen te drejtat.
I rrepte me hajduterine, por human me njeriun, autorin qe lincohet. Ja, ky eshte Doktori.
Merr ndonje meze,mos e pi thate se te bie ne koke. Me terezi.
MASKARENJTË BËHEN GJITHMONË BASHKË KUNDËR SË DREJTËS
Djali: O ba, Wiston Churchill ka thënë se: “Një politikan ka nevojë për aftësinë për të parashikuar çfarë do të ndodhë nesër, javën tjetër, muajin tjetër, vitin tjetër. Dhe të ketë aftësinë pas kësaj që të shpjegojë pse nuk ndodhi”.
Babai: Vërtet bir, ashtu është.
Djali: Çudi! Se ata të PD dilnin përditë para bashkisë për shkarkimin e E.Veliajt, pastaj Spaku e arrestoi, dhe këshilli bashkiak (bashkë me votat e PD) e shkarkoi. E më pas s’kishin ad kandidat për zgjedhje të parakohshme e mezi gjetën një të “pavarur” te TV e doktorit. Po sot dalin nëpër media Dr.Saliu &Co dhe thonë që mirë bëri Gjykata Kushtetuese që anuloi shkarkimin. Si ka mundësi, e votuan vetë shkarkimin e thonë që mirë ua bëri gjykata që i rrëzoi?
Babai: Po Wiston Churchill nuk e kishte për politikanët e korruptuar e në hall atë shprehje. Është një shprehje që thotë se politika nuk ka moral dhe është e ngjashme me profesionin e parë në botë. Tani Berisha është në hall dhe nën hetim nga Spaku e po ashtu shumë funksionarë të PS. Kur Gjykata kushtetuese vendosi pro kampit të emigrantëve në Gjadër thoshin ata të PD që ka ndikuar Rama dhe gjykata është e kapur prej tij. Tani që të gjithë janë në hall kanë frikë se bashkëpuntorët e PD apo PS i arreston Spaku në detyrë dhe mos shkarkohen. Plus që mos shkarkimi i Veliajt do i kursente doktorit humbjen e radhës në zgjedhje, dhe kjo ka më shumë rëndësi se gjithshka për të.
Djali: Po si i bëhet atëherë?
Babai: S’e ke dëgjuar lajmin e fundit që Rama dhe Berisha do bashkojnë votat për ndryshime kushtetuese që të bëhet parlamenti me dy dhoma, ku Berisha e ca të tjerë do bëhen senatorë e do kenë imunitet nga drejtësia, kurse Rama do bëhet president me mandat 7 vjeçar.
Djali: Po Berisha thoshte që ai nuk njeh as afate parashkrimi për veten, pra është i hapur për hetime. Dhe tani që zgjedhjet ishin farsë dhe nuk i njeh. Si do bashkëpunojë me Ramën?
Babai: Nga e thëna të bërë është në mes një Spak i tërë. Politika nuk ka moral bir. Ça thonë sot nuk thonë nesër, dhe tjetër thonë e tjetër bëjnë. Fakt është që Spaku po vete lart e më lartë me hetime, e kështu politika do tentojë të shkojë lart e më lart për t’u mbrojtur.
Po te shikosh kush ka votuar pro dhe l
Kush kunder shef qe te gjith ata qe jane kapur me pergjime nga Spaku kane votuar kunder.
NUK BESOJ ËSHTË RASTËSI
E PSE DUHEJ TË THOSHJE MË SHUMË?
PËRGËZIME!
Nuk kan pun pergjimet e Spakit aty.
Spak te vazhdoj punen e vet
Te provoj akuzat ne gjykat dhe gjykata ta fusi brenda.
Por pasi te jeper vendimi.
Kushtetusja nuk merret me kete.
Merret me krejt tjeter gje
Jo te ghith e kuptojn
O Detar
E di ti qe gruaja e Gent Ibrahimit ka djegur me acid ne fytyre dashnoren parukiere te Gent Ibrahimit?
Manastirllesha tani te kandidoje ne Surrel, bashke me lepujt, judat e bashkise qe votuan per shkarkimin e Erionit. Zeusi te beje plan ndonje komplot tjeter, ky i shkoi huq. Votat ne Tirane tashme nuk i mer me Ps, por VELIAJ.
Je keshtu e hengri edhe Teatri dhe e konfirmoi padrejtësinë Gjykata.
Po per arrogancen e pushtetit per prishjen e tij vari trapin.
Hallin e kemi tek arroganca e pushtetit mbi prishësin e Teatrit.
“Bëj çfarë të dua me pronat e Bashkisë” deklaroi Zdromsi por nuk e dinte se ishte vetë pronë e Thonjpaprerit e disa të tjerëve.
Fatin e Teatrit do te kete veçse nese Teatrin e prishën brenda një nate më 17 Maj 2020 zdromsin do ta shkatërrojnë ngadalë ngadalë.
Nje kryetar qe gjykata kushtetuese e do n detyrë nuk mund të mbahet i arrestuar nga asnje gjykate tjeter
Jane te gjitha poshte saj
Veliaj duhet liruar urgjent nese shteti ka kuptim ne Shqiperi
Te presi diten e gjykimit ne pune, te gjykohet e te burgoset nese del fajtor
Ata qe se durojne dot shtetin dhe hallkat.e tij mire kane qene ne diktature
Erion Veliaj nuk eshte i emeruar por i zgjefhur nga qytetaret e tiranes dhe askush pervec tyre nuk ka te drejte ta shkarkoje apo ta zevendesoje pervec qytetareve te Tiranes. nese ka indicje apo prova se ai ka vjedhur fjala bie 860 mije euro per garderoben e se shoqes atehere duhet bere nje referendum ku te jene qytetaret e Tiranes a do fia falin kete gabim kryetarit te tyre. Edhe ne se ka vjedhur buxhetin e shtetit, ndoshta qytetaret e Tiranes do jene te gatshem ti dhurojne aq para qe ne rastin e 860 mije eurove jane vecse nje euro per qytetar dhe kush nuk do te ishte i gatshem te dhuronte nje euro qe kryetari i bashkise se Tiranes te ishte i lire. me kete vendim te Gjykates Kushtetuese, z. rama duhet ta kuptoje se tani eshte kthyer ne nje barre edhe per vete PS dhe se eshte koha e duhur per t’i lene stafeten nje njeriu energjik si Veliaj
Ndoshta loje shahu e Edit.
Gjithcka e llogaritur.
Me duket se ne rastin Veliaj shkuam prape ne origjine./
Kryetari Bashkise Tiranes Erion Veliaj vodhi rendshem ne tre mandate ne bashkepunim me bashkevjedhes,me 5D,me oligarke Ndertimi,me te shoqen dhe me shoket dhe shoqet e te shoqes.SPAK mblodhi provat,mblodhi deshmitaret,,beri dhe kontrolle te befta ne ambjentet e hajduteve dhe i zuri me presh ne duar,,Kapi Disa arka me eyro,Disa pako me qindra mijra euro rushfete te oligarkeve te ndertimit,magazina me garderoba gjysem miljon euro et.
E arrestoi Veliajn e mbajti ne paraburgim dhe kur u bind per kryerjen e krimit te korrupsinit bashke me provat dhe deshmitaret ja paraqiti Gjykates Posacme.Erion Veliaj ka 1 a dy muaj nen Akuze Penale. Per shkak te arrestimit ka 8 muaj pa u paraqitur ne Zyre.-Keshilli Bashkiak vendosi ta shkarkoje(pozite,opozite).-Qeverria Vendosi ta shkarkoje ,se nuk do marre Qeverria barren e kryebashkiakut,Keshilli ministrave vendosi te beje zgjedhje te te pjesshme .Edhe Presidenti e aprovoi dhe nenshkroi Vendimin per zgjedhje ne Tirane.
Keshilli bashkiak ka faj sepse e shkarkoi pa e degjuar.
Keshilli ministrave e shkarkoi pab te drejte,se Velia nuk mund te paraqitej ne detyre per shkak te arrestit.
Presidenti gaboi rende ne interpretimin e Kushtetutes,Firmosi dekretin e zgjedhjeve Antikushtetues.
Te gjithe keta kane faj.PO AI QE VODHI LOPEN,HAJDUTI, NUK KA FAJ FARE?
Mos kujtoni se gjyqi Veliut do behet neser dhe Ai do marre denimin e merituar,,dhe zgjedhjet per Tiranen do behen pasneser??!!!!!!!!!!!!Jo or jo,,Sa avokate do mungojne,Sa gjyqtare do mungojne,Sa data dhe Shkalla gjyqesore do anullohen,Do zgjatet gjykimi do behet terkuze,deri sa te vijne Zgjedhjet e pergjithshme Lokale ne 2027.Edhe atehere Gjykata Strasburgut dhe Komisjoni Venecias do marre Vendim,qe Veliut nuk i ka mbaruar Mandati per shkak te Arrestit.
Prape ne qafe do ta kete Tirana Veline.
Tani qe fitoi i dergoni nje lopate te mbjelli fidane ne oborrin e burgut.
Ky katundar bir kurve,Sali Berisha edhe sot mblodhi Konference shtypi,,Qau hallin e Veliut qe mbahet ne burg ne kushte c`njerezore,.Po shkelen te drejtat e njeriut,sikur Veliu eshte rrembyer nga SHIKU ne kenetat e Vainit dhe po torturohet per vdekje si Remzi Hoxha me Ziso Kristobullin. 38 jave me radhe dergonte repartet e sulmit me bomba molotov kunder Veliut,qe po ti binte nje nga ato zjarrveneset ne koket do e kishte djegur te gjalle.Kjo eshte krejt njerezore ne respekt te drejtave njeriut.Rama me Bajramin rane shakull ne kembet e Veliut,.Arben Ahmetaj,dikur shenjester e korruppsionit,Sot shenjtor,flamur i ndershmerise dhe persekucionit,,Lubi Baluku sot ishte lubia qe ka vjedhiur me shume shtetin qe nga 1912.Neser do behet Zonja Baluku nene dhe grua e persekutuar ne Dy regjimeL regjimin enverist dhe ne regjimin e diktatorit Rama,Mbahet padrejtesisjt ne burg.Rrezik do organizoje miting me parrullen:Lironi motrat tona!
Edhe kameleoni do vonohej me shume qe te ndrronte ngjyren!
Doktor Berisha thote qe Balluku eshte hajdutja me e madhe ne historine e shtetit shqiptar, pas Edi Rames. Ne vetvete, kjo nuk eshte e sakte, por ne kontekst po.
Dy superhadjute apo kryehajdute njeh historia e shtetit shqiptar, qe nga themelimi i tij: Edi Ramen dhe Erion Veline. I pari Kryehajduti i Shqiperise, i dyti Kryehajduti i Tiranes. Mirepo, dukemeqenese Kryehajduti i Shqiperise ia shtypi koken ketij te Tiranes, ka sens ajo qe thote doktori per lubine.
Veliaj dhe Balluku kane qene ne armiqesi te hidhur me njeri-tjetrin; armiqesi hajdutesh; kur Veliaj filloi te vidhte me shume, kjo ngjalli cmire tek Balluku, e cila reagoi me Nestin e fashmshem; Kryeqenefi Rama mbajti anen e Ballukut, sidomos se i ishte bere e padurueshme ideja e perhapur me ngulm nga Veliaj se do te ishte ai pasuesi i tij ( dihet se pasuesi ne parti si kjo socialistja, ia fut rendshem te pasuarit); Veliaj shkoi tek 7 penxheretem ng aku padyshim nuk do dale pa bere nje burg te gjate; Balluku mori superxhiro ne hajduteri; instikti i tha Rames, se kjo eshte mbesa e atij pashait te kuq, prandaj ndoqi traditen edhe me mbesen e tij….
Ja ku jemi sot, si Kryehajduti i Tiranes si Lubi Balluku kane rene aty, nga s’mund te ngrihen me; vetem poshterim e vuatje ka atje.
Po te me pyese ndokush, ndonjehere, per nje te mire te Edi Rames do t’i pergjgjesha me fjalet e nje te persekutuari nga regjimi komunist para 30 vitesh: Enveri pati nje te mire te madhe, se e pastroi vendin nga shume qenefe ( dmth, eleminimin e ish-bashkepunetoreve te tij te ngushte ne krime).
Pra, te njejten gje do thoja dhe une per Kryeqenefin Rama: pastroi vendin nga shume qenef si Veliaj, Balluku, Tahiri ( se mos ta harrojme kete kriminel me damke ish-minister te brendshem), Beqaj etj.
Kurse vete Kryeqenefin, me shume gjase, sic duken bathet, do ta rrezoje legjenda, Doktori….
Urgjentisht te zhbehet banda kriminale e Saliut ne Spak,si Olsi Dado,Altin Dumani, Prenci etj. Keta zagaret e Saliut kan vite qe po lincojn zyrtaret socialist, e filluan me nje arke sardeleje deri te arrestimet pa akuze si Veliaj,
Skarypion Ed karuci eshte ende ne kerkim te boleve.Ti sa plakesh e bole me i madh do behesh,po edhe ai nuk do te mbetet gjithhere karuc.
@juristi pa dipllome si Lali Eri:
Le te mos harrojme se ishte kjo po Gjykate Kushtetuese qe do kohe me pare e la ne burg Erion Veliajn me nje vendim unanim,
prandaj:
Mengadale me ligjet dhe jurisprudencen shqyptare se ishte po kjo Gjykate Kushtetuese qe nuk pranoi te shprehej per betimin e Fredi Belerit as ta lironte ate nga burgosja putiniste me prova te stisura staliniste kur minoritari fitoi zgjedhjet ne Himare kunder deshires se gangsterit Edi Rama dhe se ishte po kjo Gjykate Kushtetuese qe nuk shikonte se kryetarja e GJKKO, Irena Gjoka ishte ne konflikt interesi per burgosjen e Fredi Belerit, sepse ishte shpallur fallsifikatore dokumentash ne Greqi me vendim te formes se prere nga Gjykata dhe se Policia e vendit helen ja kishte mballosur ne pasaporte vulen e Zeze.
@intelektuali
ky arixhiu fredi te eshte bere karamele, ose je vet arixhi ose ke simptoma turke qe per “inati” ja mer ne goj armikut.
Pas Ballukut ne Spak shkon Rama.
Kjo dynja keshru e ka
Meqe nuk e futi dot Saliun ne Burg do ta fusi Saliu Ramen.
Grupi Saliut ne Spak eshte shume aktiv
Edi eshte hajdut pa grup
E donte Rama nje mesim te mire se kishte marre per kot.
Spak me Ballukun dhe Kushtetusja.me Veline ia dhane dy shuplaka fap fap
Kjo ka rendesi te tjerat jane pallavra.
Ka vjedhur s ka vjedhur lali nuk po na bejn shkenc kta komentusit e Saliut ketu.
Te gjith qe meren me politik e ngjyejn nga nje cik
Kjo pun qe kush eshte shpikur bota
Gjykata e la Zyrtarisht Kryetar te Bashkise kur ai eshte Realisht brenda qelise?
Po ka ndonje rast te ngjashem ne rruzull tokesor qofshin ne demokraci a autokraci qe te drejtohet Bashkia e kryeqytetit nga brenda burgut??
Ne ka qofte nje rast tjeter, le te jete dhe ky i Lali Erit i dyti. Ne mos, ai Lali meriton faqen e pare ne Guinness Book!
Pikerisht
Ndaj duhet liruar tani
Gjykata Kushtetuse eshtembi gjykatat qe kane dhen arrestin.
Lali qe thua ti nuk ka burgosur veten.
E kap dot si koncept apo e ke veshtire?
OK,A.THANO:
-Në 35 vite,dy herë GJK u vuri “KUFIRIN TE THANA” Saliut në 2009 me shitjen e 354 km det Greqisë & Edit me POSHTRIMIN e Erionit,me shkarkime FËMINORE,duke thirrur në PS Këshillin Bashkiak(ku edhe këta u kthyen në bythë/lëpirës të tij),Me VKM sikur Saliu për Gërdecin,21 janarin,,me poshtërimin e Presidentit i cili mori mëndjen e KM dhe Juristit të PD,ILIR RUSMALI,i cili qëllimisht e futi Presidentin nën JARGËT E SALIUT,që tashmë do të merret me PS dhe jo me PD-në të bër copash mish për QËNT E RRUGËS.!
Tashmë KLSHILLI BASHKIAK duhet të shkarkoi KRYERAREN FINO(që u tall edhe me babin Trim,por edhe me Këshillit IDIOT për një karrige këmbëthyerë.!
-GJK,duhet të dërgoi në SHTËPI ERIONIN,që të Erioni të fitoi KËTU E JO NË GJEDNJ, kundër ULKONJAVE OLSI,BANO,SALISTVE,RAMISTËVE,etj.
-Zotërinj ANONIM: DILNI HAPTË,pasi E.Rama nuk u fut në burg si NON GRATA.BOLL MË SI STRUCI AFRIKAN.
E.L News Albania
burgu eshte vendi per hajdute e mekatare,
c’rendesi ka se me ofiq je akoma Kryetare?
E shikon efektin Ethem, po te besh nje hap
mbrapa nga sumelepirja qe i beje Vezirit te
Surrelit, fillon merr ajer te paster dhe reflekton.
Kupton qe ai dhe Ajatollahu i Shqupit, jane bashke,
dredhin e perdredhin “drejtesine” si t’u doje qejfi,
ndajne pushtete, vjedhin e s’kane te ngopur, kane
damken e te gjitha poshtersive qe i kane bere ketij
vendi ne kete periudhe tranzicioni…. tashti, kjo nuk
do te thote qe Erioni, nuk eshte pa faj dhe t’a
bejme “hero”, ai eshte nje kusar si te gjithe ata qe
kishte rreth vetes, dhe po aq lehtesisht e hodhen
poshte kur e pane qe ra nga fiku. Tani eshte radha
e Lubise se korrupsionit, Ballukes, zevendses, dhe
njeriut me te afert te Vezirit, eshte diskretitimi me
i madh i pushtetit te tij, e s’mund te thote dot;”me
hengren kumbulla pas kraheve”, shpresoj te kete
ngelur akoma ndonje segment i pakapur i drejtesise, t’i hedhi prangat kesaj dhe t’i marre mbrapa te gjithe.
Titull shume i zgjuar nese velia e kupton. Fitoi nje beteje po luften e ka tani me Ramen. E perballon dot?
Socialisteve te shkrete e syleshe, u duket sikur vendimi i djeshem i GJK i dha lirine Veliajt. Nganjehere kam njesindjesi keqardhjeje per kete sua te cuditshem njerezish. Edhe pse adhurojne vrases gjakatare si diktatori me shoke, edhe pse adhurojne te korruptuar dhe hajdute si Rama dhe Veliaj – prapeseprape kam njesilloj keqardhjeje; jane me te verete shume syleshe per t’u zemeruar me ta.
Keta edhe po ta shohin Ramen a Veliajn me thes ne shpine duke u vjedhur paret njerzve ne rruge, prapeseprape do t’i adhurojne; se pamja qe perkthehet ne retinen e syleshte nuk eshte ajo e dy superhajduteve te regjur, por ajo e dy babagjysheve te vitit te ri qe po shperndajne dhurata….
O te mjere, Veliaj do te kalbet ne burg; do ta beje edhe me te gjate ate burgun, qe ishte llogaritur per te ne fillim. Edi Rama nuk eshte si Doktori zemergjere, fisnik e meshirues. Edi Rama eshte nje monster, se siles nuk i mjafton thjeshtee ndeshkimi, por qe ky te jete sa me i gjate dhe i mundimshem.
Veliaj ka bere nje gabim te madh taktik; edhe ka kercenuar edhe jo; ka kercenuar, por me gjysme zeri. Kur i hyn kesaj rruge, duhet te jesh i vendosur; ose beje ose lere fare. Ata si Veliaj qe veprojne ne menyre gjysmake, e pesojne shume keq.
Deri me tani shume e ka poshteruar; tani e tutje, Rama do ta zgerlaqe fare Veliajn.
K R kape ti ate konceptin se nuk eshte i veshtire – kupto se ajo Gjykata Kushtetuese dha dje vendimin qe Veliaj nuk shkarkohet nga Kryetar Bashkie e jo aspak vendimin e pafajesise se Erion Velise .
Ore zoteri
Ate po te them
Jane ne simbiozë këto q thua nuk rrinë pa njëra tjetrën.
A thua vetë nuk drejtohet nga burgu?
Atëher duhet t dali
Ose i bie qe gjyjatat e tjera ose institucionet e shtetit te injorojne Gjykaten Kushtetuse
Dhe ja ku jemi aty ku thon sllavet
Nuk respektojm shtetin meqe urrejm dikë.
Qe n ket rast quhet Erion
Neser Hasan po shteti ka ik per lesh
HALLE HALLE KJO DYNJA, HALLI HALLIT NUK I NGJA.
(Rama duke fokur me E.Veliaj në tel)
Veliaj: Alo, Ed! Rrofsh për vendimin e Gj.Kushtetuese. Se edhe mbrojtja e avkokatëve tuaj atje qe ku thërret qameti. Por prapë kam hall të madh! Mirë Spaku që më ka ngritur 13 akuza ku shumica janë për korrupsion, por edhe ca gazeta po më bëjnë copë, po aludojnë për korrupsion! Kur isha jashtë i lirë, s’guxonte njeri të shprehej kundër meje në media, se i kisha vënë nën udut.
Rama: Po ç’të thashë unë, o Erion, të kujtohet, mos e tepro me betonin! S’është Nutella, që e ha dhe nuk duket!
Veliaj: Po jo mo Ed, nuk është ashtu! Është keqkuptim!
Rama: Keqkuptim? Edhe Al Capone kur e kapën me valixhe plot para, tha: “S’janë të miat”, e në fund e dënuan për evazion fiskal se s’kishin prova për krime të tjera.
Veliaj: Po ti çfarë po bën ndërkohë? Se unë të thashë që nuk flas. Rri i qetë.
Rama: Unë ja, po shikoj për një makinë të blinduar. 800 mijë euro.
Veliaj: Po pse, ça halli ke, nga kush ke frikë?
Rama: Nga askush, mor Lal, s’kam frikë! Them të bëhem president. Ça ka Trumpi më shumë se unë. Unë jam lider botëror.
Veliaj: Po 800 mijë euro makina?!
Rama: Epo, pse vetëm populli ka halle, edhe unë kam hallet e mia!
Veliaj: Halle luksi!
Gjykata Kushtetuese rrezoi institucionet qe dhane shkarkimin e Veliut nga kryebashkiak.Po Institucionin qe ka dhene arrestin,(SPAK),NUK E RREZON DOT GJYKATA KUSHTETUESE.
Nga burgu nuk e nxjerr dot.Gjyqin e Velise ne Gjykaten e Posacme nuk e shmang dot. SPAKU i ka Dosjet me prova.
Prandaj Veliu si Hajdut finok kerkon te shmange me cdo dredhi Seancat Gjyqesore dhe ta perdore kete Gjykate Kushtetuese si Vendim Perfundimtar per Lirimin e tij.
“Harxhuan 1.6 milionë dollarë për strategun më serioz të botës dhe votat i lanë pa seriozitet!”
(Sali Berisha shpjegon kontratën me LaCivitan.)
Berisha: E morëm LaCivitan, stretegun e shtrenjtë por më serioz të botës për fushatën tonë!
Gazetari e pyet: Po pse opozita humbi thellë?
Berisha: Sepse serioziteti nuk garanton fitore. Por të paktën humbja ishte më serioze se kurrë më parë!
Gazetari: Dhe me gjithë këtë seriozitet, pse thuhet se do propozoni parlament me dy dhoma dhe imunitet më shumë për deputetët, për t’u mbrojtur më mirë nga SPAK-u apo për ta luftuar e shkrirë atë?
Berisha: Serioziteti nuk lufton SPAK-un, por duket shumë serioz kur e quajmë palament me “dy dhoma”!
Titulli domethen qe VELIAJ FITON BETEJEN PO HUMB LUFTEN??
Gjithe kjo katrahure qe ka bere Rama me vendimin e djeshem te GJK, thame qe herat a vone do t’i kthehet vete atij. Por, ne afatshkurter, do t’i sherbeje atij, per te identifikuar “agjentet e fjetur” te Veliajt, jo vetem ne radhet e partise por edhe ne ato te mediave, qe aq shume kane perfituar nga milionat e vjedhura nga Veliaj.
Duket keto dite, sikur ka njelloj gjallerimi te ketyre rreshqanoreve; po nxjerrin koken nga vrimat ku jane futur prej frikes te se Gjatit. A thua u ringjall bamiresi yne bujar – thone?! A thua perseri do te nisin darovitjet milioneshe dhe banketet e perditshme ng aLali?!
Keta mjerane nuk e kuptojne, qe Lali i tyre tashme eshte nje Zombi ne politike, e asgje me shume; ose edhe nje fantazme, duke e para paraqitjen e tij si nje hije e zbehte ne GJK; apo nje mumje politike, qe faraoni palloshi e mban ne sarkofagun e gatitur nga drejtesia e re, dhe e nxjerr s’andejmi sa here i duhet per te coroditur turmen.
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese ende nuk është zbardhur. Por siç raportojnë edhe mediat, ka një vendim shumice për të mos e pranuar shkarkimin e Erion Veliajt nga posti i kryebashkiakut.
Sido që të jetë dispozitivi, kemi sot një institucion më shumë në Republikën tonë të plagosur nga dy organe që kanë në dorë dy gjëra të rënda: lekët, policinë dhe prangat. Dy të parat i ka Edi Rama e të fundit, që është po aq fatale sa paratë dhe policia, e ka Altin Dumani dhe SPAK.
Gjykata Kushtetuese nga ana tjetër, nuk ka asgjë nga këto, as para, as polici e as pranga. Por ka Kushtetutën. Dhe me të i ka lëshuar Altin Dumanit dhe Edi Ramës dy shuplaka aq të forta, sa do të mbeten për gjatë ose për jetë në rekordin institucional të Republikës
Nuk duhet arrestuar Rama per shkelje te kushtetutes???
Lexoni reagimin e Rames.
Mjeshter eshte me then te drejten per tua len kopilin n derë t tjerëve
Mero baze dhe thano si njerez shume afer qeverise dhe bashkis prej kohesh dicka po perpiqen me thon.
Une nga keta dy kuptoj nje gje: qe veliaj me dasht behet kingmaker mes rames e berishes per t mare pushtetin njeri ose tjetri.
Tiranen po e po por edhe qeverine.
Se me aq leviz balanca.
Si Meta dikur
Rama e shkarkoi nga Kryetar Bashkie ate Veline, Rama e ngarkoi Manastiren per ta zevendesuar e i vuri shefe fushate dhe Belen. Tani po ky i njejti Rama te jete kaq fort i permalluar e pergjeruar qe ta nxjerrin ate Veline nga qelia? Mendojeni ca, mendojeni…
KR – Nuk të arreston njeri për shkelje të kushtetutës, sepse nuk ka ligj të tillë, thjesht Gjykata Kushtetuese hedh poshtë shkeljen që është bërë . .
FITOI SHTETI JO VELIAJ….
VELIAJ LE TA BËJ LUFTËN E TIJ POLITIKE NËSE DO – SE ATË ZANAT KA ZGJEDHUR POR TË LLOGARIS TANI MIRË KË KA PËRBALLË SEPSE DERI TANI ME TA KA QENË SHOKË LUFTE …
Kështu e kuptoj unë kryeredaktorin e Ditës së nderuar dhe për mua është si përherë super i qartë por shiko jo vetëm injorantë interneti këtu por edhe politikanë e mediatik i dëgjoja dje të thoshin që Veliaj nuk mund të jetë më kryetar i Bashkisë së Tiranës, sepse ai është i arrestuar për korrupsion !!!!
Por nuk e kuptojnë dot këta të mjerë që Veliaj ende nuk është dënuar me një vendim gjykate – prandaj, në bazë të Kushtetutës së Shqipërisë, Veliaj prezumohet i pafajshëm, derisa të jetë dënuar me një vendim gjykate, i cili duhet të ketë marrë formën e prerë?
E kujt t’i thuash!
Po sikur Veliaj të marrë pafajësinë në gjykatë, çfarë ndodh me këtë shtet dhe me këtë shoqëri nëse ai është shkarkuar se kryetar bashkie?
Dhe pikërisht kjo është edhe arsyeja që Gjykata Kushtetuese e mbylli këtë çështjen sipas kushtetutës, dhe i la me gisht në gojë injorantët që nuk e kanë politikën si profesion, sepse nuk kanë kulturë profesionale juridike për njohjen e ligjit, dhe nuk njohin asnjë doktrinën juridike për shtetin.
Sepse nuk kanë mbaruar për jurisprudencë.
Prandaj dhe shteti shqiptar është në dekadedencë të drejtimit ligjor, sepse në 30 vite demokraci ai nuk është drejtuar nga juristë dhe profesorë të drejtësisë, por nga ordinerë me profesion jashtë doktrinës së jurisprudencës.
Veliaj fiton betejen po humb Ramen
SI TI FSHIJMË LOTËT?
Gazetari: Zoti Berisha. “Filozofi” i shquar Ermal Mamaqi, ka thënë se kush është i varfër e meriton të jetë i tillë, dhe se është më mirë të fshish lotët me një 500 euro në Ferrari sesa me një biletë urbani. Si mendoni?
Berisha: Unë jam i varfër dhe mbaj shami. Aktualisht kam vetëm 100mijë€ në bankë dhe një shtëpi 50m² më të madhe se ajo e kohës së Enverit.
Gazetari: Ou! Po për fëmijët tuaj thonë që kanë rreth 50 prona në Shqipëri dhe Europë dhe janë milionera.
Berisha: Dakord, po ata nuk qajnë hiç.
Gazetari: Zoti Veliaj ju si mendoni? Më mirë të fshish lotët me letër higjenike në burg, apo më mirë me abone urbani i varfër?
Veliaj: Varet si del nga burgu. Nëse del i pasur, i sakrifikon ca lot në burg.
Gazetari: Po ju zoti Rama si mendoni?
Rama: Unë s’kam kohë për lot, i kam lënë për ministrat, sidomos ata që i kap Spaku.
Por, sigurisht më mirë i varfër po duke qënë kryeministër. Prandaj po mendoj të blej një makinë të blinduar 800 mijë €.
MASHTRUESIT DHE BUDALLENJTË. A KA MË SHPRESË?
DJALI: O ba! Ka mbi tre dekada tashmë që gjëndja e politikës është po e njëjta. Po të njëjtat fytyra të trazicionit që vodhën, mashtruan, krijuan probleme, dhe vazhdojnë paraqiten akoma si alternativë zgjidhje të problemeve që i krijuan vetë. Është një rreth vicioz i kontrolluar politikë-oligarki-media. Erdhi Lali Eri atëherë e tha publikisht se nuk do ndërtonte kulla, por bëri të kundërtën. Saliu shan oligarkinë në përgjithësi (pa emra) dhe kullat, por pikërisht për kullat e dhëndrit është nën hetim. Ramës dikur i thoshin mister 20% për pallatet. Kurse tani i ka gjithë shokët dardhaxhinj nën hetim ose në burg , e dy zëvendës kryeministra një në arrati, e tjetra nën hetim. Dhe s’mban asnjë lloj përgjegjësie, a thua se është një i paaftë totalisht që ia hedhin të gjithë. Madje thuhet së fundmi se Rama dhe Berisha do bashkojnë votat për të bërë parlamentin me dy dhoma, për më shumë imunitet ndaj Spakut, e po ashtu të bëhet Rama president. A ka më shpresë ky vend apo jo?
BABAI: Ja, ka dalë Alfred Cako. Ai tha se do jetë kandidat për president nga populli. Si të duket?
DJALI: Mos mor bab. Ne thamë të ikin mashtruesit dhe hajdutët, por jo që t’i zëvendësojmë me injorantë dhe broçkullaxhinj. Cako është partizan i tokës së sheshtë pa gravitet ku hëna dhe dielli janë “llampadarë” të ngjitur në firmament. Nuk mjafton ky gomarllëk, por dje thoshte se nga ngrohja globale nuk rritet volumi i ujërave të deteve se kur uji është në gjëndje të akullt zë më shumë volum, ndërsa kur shkrin zë më pak. Në fakt, shkrirja e ajsbergëve që notojnë nuk rrit nivelin e detit, ndërsa shkrirja e akullnajave në tokë e rrit atë. Sepse sasia e ajsbergut (akullit) që zhytet në ujë, zë saktësisht aq vëllim sa uji që formohet kur ai shkrin. (Ky është parimi i Arkimedit).Niveli i detit rritet kur akullnajat shkrijnë sepse uji i shkrirë shtohet në det nga akulli që më parë ishte mbi tokë, jo në ujë. (Pra nga akullnajat dhe akujt e Grenlandës, Antarktidës).
BABAI: Nuk është injorant Cako. Ai bën rolin dhe ka qëllimet e tij. Psh ai do të konkurojë për president. Nëse një personazh si Cako konkuron për një post të lartë shtetëror duhet të përballet me fuqinë e pushtetit i cili ka paranë, mjetet, propagandën e shumëçka. Ai s’i ka këto mjete. Por, duke parë që një popull i tërë ka 35 vjet që voton po të njëjtët mashtrues dhe hajdutë aq sa po shpopullohet masivisht, atëherë dmth që ose ka një masë të madhe idiotësh që besojnë broçkulla, ose janë të shtypur e të frikësuar dhe nga frika hedhin votën. Cako i shfrytëzon të dyja, pra i fut frikën miletit me komplote, mikroçipime e diktatura botërore të sofistikuara, dhe vetëparaqitet si “shpëtimtari” i patrembur që lufton për të mirën e popullit. Dhe njëkohësisht, brenda ligjëratës së tij janë gjëra të thjeshta të thëna si për budallenjtë, të tipit toka e sheshtë, s’ka gravitet, s’ekziston inflacioni, nuk ka ngrohje globale etj. Në fund të ditës edhe nëse nuk fiton ndonjë post të lart (kjo është e sigurtë), të paktën vërdalliset nëpër media e ndoshta paguhet mirë prej tyre. Pra, fiton famë dhe para.