Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Veliaj jep lajmin e mirë për punonjësit e pastrimit: Rritje pagash dhe shpërblime
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Veliaj jep lajmin e mirë për punonjësit e pastrimit: Rritje pagash dhe shpërblime
Aktualitet

Veliaj jep lajmin e mirë për punonjësit e pastrimit: Rritje pagash dhe shpërblime

Published: September 7, 2024
Shpërndaje

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dha lajmin e mirë sot, për të gjithë punonjësit që kujdesen çdo ditë që Tirana të jetë e pastër. Duke lajmëruar nisjen e një aksioni të madh pastrimi nga kompania publike Eco Tirana, e cila do të shtrihet në të gjitha zonat, edhe jashtë qendrës, që deri dje ishin në administrim të kompanive private, Veliaj tha se me kalimin e emergjencës së krijuar, bashkia do të rrisë pagat dhe shpërblimet për punonjësit.

“Ajo që Tirana na e dha me 60 mijë vota diferencë është kjo skuadër, është ky ekip, janë këta njerëz të mrekullueshëm. Ajo që ka ndryshuar masivisht është mënyra si ne i trajtojmë punonjësit tanë. Punonjësit tanë kanë punuar edhe më përpara për kompanitë private, por punonin në të zezë. Shkonte i merrte administratori lekët te bankomati dhe punëtorit i jepte vetëm gjysmën sepse gjysma tjetër u shkonte pronarëve. Një nga gjerat që kemi luftuar është edhe puna në të zezë e atyre që bëjnë një nga punët më të ndershme dhe më të vështira të qytetit, punën e  pastrimit. Ndaj, do të vazhdoj të përpiqem që, pasi të kalojmë këtë emergjencë, të vazhdojmë me rritjen e rrogave, të vazhdojmë me shpërblimet për Vitin e Ri, për të gjithë punonjësit e Eco Tiranës, të cilët bëjnë punën më të vështirë. Ju jam shumë mirënjohës të gjithëve në këtë situatë kritike që po kalojmë, por unë jam i bindur se siç kemi menaxhuar çdo krizë, do e menaxhojmë edhe këtë me shumë sukses”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë siguroi se pavarësisht kësaj situate, qyteti nuk do të dorëzohet dhe puna do të vijojë me të njëjtin ritëm si ditën e parë. “Dua që sot t’i japim dorën njëri-tjetrit dhe të fokusohemi sidomos në zonat e reja që kemi marrë në administrim, ta kalojmë këtë situatë emergjence, dhe teksa vijnë mjetet e reja me kazanët e rinj, do të vazhdojmë ta mirëmbajmë territorin, por mbi të gjitha do i tregojmë qytetit të Tiranës se nuk dorëzohemi, do të punojmë si ditën e parë, dhe do ta bëjmë këtë qytet xixë”, tha Veliaj.

- Publicitet -
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Ku ka përfunduar Evropa?
  • Vendet kandidate për në BE, edhe nëse pranohen, do përballen me një “periudhë prove” 15-vjeçare pas anëtarësimit
  • Raportohet vdekja e dytë nga murtaja në spitalin e karantinës në Siberi, rritet alarmi
  • Trajneri i Irlandës i drejtohet UEFA-s: Nuk duam më ndeshje me Izraelin
  • Vrima e çelësit u bë kullojëse makaronash

Komentet e Fundit

  1. Patronazhisti on “Ç’i q… tëmën kësaj pune”
  2. Detari on Shumica tani nuk bëjnë më fëmijë, por ky çift në Tiranë sjell në jetë fëmijën e 11-të
  3. Mr. Urith on 103-vjeçari që nuk del në pension: Historia e veteranit që shërben pije prej vitit 1963
  4. Mapo on Shumica tani nuk bëjnë më fëmijë, por ky çift në Tiranë sjell në jetë fëmijën e 11-të
  5. demo on Protestuesit, vezë mbi opinionistin, përplasen me disa deputetë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?