Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Veliaj kërkon lirinë në Gjykatën e Lartë! Vendimi unifikues mbi paraburgimet pasoi me lirinë e Karçanajt
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Veliaj kërkon lirinë në Gjykatën e Lartë! Vendimi unifikues mbi paraburgimet pasoi me lirinë e Karçanajt
AktualitetKronike

Veliaj kërkon lirinë në Gjykatën e Lartë! Vendimi unifikues mbi paraburgimet pasoi me lirinë e Karçanajt

Published: May 9, 2026
Shpërndaje

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj kërkon t’i caktohet një masë më e lehtë sigurie si detyrim paraqitjeje, ose të marrë lirinë kundrejt garancisë pasurore. Kërkesa vjen në një kohë kur Gjykata e Lartë detyron prokurorët të argumentojnë me prova nevojën për mbylljen në qeli.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj kërkon lirinë në Gjykatën e Lartë. Më datën 6 maj, Veliaj ka dorëzuar rekurs ndaj vendimit të Apelit të GJKKO-së, që i rrëzoi kërkesën për të dalë nga qelia. Kryebashkiaku kërkon që t’i caktohet një masë më e lehtë sigurie si detyrim paraqitjeje, ose të marrë lirinë kundrejt garancisë pasurore.

Çështja ndaj Erjon Veliajt, është ndarë dhe kryebashkiaku me 10 të tjerë, do të gjykohen në proces normal, pa gjykim të shkurtuar, me trupë të re gjykuese.

- Publicitet -

Seanca e parë me trupën e re gjykuese pritet të mbahet më 26 maj, ku Veliaj do të parashtrojë nga e parë, kërkesat e tij, përfshirë gjyqin e hapur për mediat dhe transmetimin live, qëndrimin jashtë kafazit të qelqtë gjatë procesit, dhe njohjen me të gjitha provat e SPAK.

Veliaj ndodhet në arrest me burg që prej 10 shkurtit 2025. SPAK ka renditur ndaj tij 13 akuza, si korrupsion pasiv, pastrim parash, mosdeklarim pasurie, shpërdorim detyre dhe futja e sendeve në burg.

Kërkesa e Veliajt vjen në një kohë që Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë rishikuan një vendim unifikues të vitit 2011 mbi masën e sigurimit të arrestit në burg dhe kohëzgjatjen e tij. Vendimi i marrë në unanimitet parashikon se kufizimi më i rëndë i lirisë personale, masa e arrestit me burg duhet të merret pasi më parë të jenë shqyrtuar realisht masat e tjera alternative. Po ashtu kërkohet arsyetim rast pas rasti për personin e përfshirë dhe që të jetë prokuroria ajo që të ketë barrën e provës për të justifikuar nevojën e masës ekstreme.

Pas këtij vendimi të Kolegjeve të Bashkuara, lirinë në Gjykatën e Lartë e fitoi ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj. Gjykata e Lartë lehtësoi masën ndaj saj, nga arrest në shtëpi në detyrim paraqitjeje.

m.a. / dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • Detari says:
    May 9, 2026 at 8:21 pm

    garanci me leket e vjedhura? hahaha vetem ne albanistan. Pse e zgjatin me kete? Te behet gjyqi neser dhe te mari 20 vjet burg.

    Reply
  • nje shqiptar says:
    May 9, 2026 at 9:40 pm

    Aty te kalbesh more hajdut . Kerkon dhe drejtesi ti qe pa piken e turpit dergove letra deri ne Bruksel per gjoja se njerezit e Berishes kane bere te deshtoje gruan e Rroshit Dhe edhe pse te doli mashtrimi as kerkove falje !

    Reply
  • lato says:
    May 10, 2026 at 2:08 am

    Ka 1` vit qe e shtyn gjyqin me lloj lloj marifetesh..

    Reply
  • abdiaga says:
    May 10, 2026 at 4:08 am

    Ky person eshte shume i rrezikshem po te lihet i lire.Shikoni cfare sajon me trupa aktoresh,me bashkiake nga Evropa,Kolumbia.Brazili,Antarktida,,Avokatet e Blerit,Trumpit,Berluskonit i solli ne Tirane,por nuk ka para te printoje Akuzat dhe avokaten ja paguan gjykata,.Shtyn gjyqin me 1000 sebepe dhe hap gjyqe kunder Prokuroreve,,deshmitareve,Keshillit Bashkiak,Presidentit deri ne Gjykate Kushtetuese.Mire Balukja e mbylli me Imunitetin parlamentar,por ky birbo po ben Boten corrap vetem gjyqi Erionit per korrupsion mos te behet.Tani ka gjetur edhe nje avokat hajdut si veten,qe ne cdo institucion ku ka qene eshte paditur per korrupsion. Dy HAJDUTE I BEJNE PRESION DREJTESISE.
    Erion Veliu do sjelle ne Gjyq jo vetem RobertNdreniken,por edhe Papen e Romes dhe Patrikun e Stambollit ta sperkasin me uje te bekuar.Thote,qe eshte votuar nga 160 mije votues te kryeqytetit.Hasell,hasell kur ka kandiduar me ftyren e vet me siglen G99,Atje ku i njohin familjen dhembe e dhemballe ne Kucove,mori 0,2% te votave.
    Mbajeni ne burg maskarane,Policet e shoqerimit te ruajne xhepatr,se ju vjedh celularet dhe kuleten.
    Eshte hajdut i rrezikshem.

    Reply
  • Epopeja e Rilindjoteve says:
    May 10, 2026 at 6:14 am

    Po akoma nuk e ke kuptuar,
    mor ti i famshmi “Lali” Velia,
    se burgimi per zotrine tende,
    ka Ferman nga Kryeministria?

    mblidh rradaken o “Lali”,
    lirimin nga burgu harroje,
    sa te jete Rama Kryeminister,
    kaq gje te qarte – kuptoje,

    boll luajte ate rolin e budallait,
    duke i rene Samarit (Ols Dados),
    behu nje here burre e bjeri,
    urdherdhenes Gomarit (Ed Rames)

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 03 korrik 2026
  • Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  • Gjyqtarja e Kushtetueses: Arresti ndaj Erion Veliajt nuk është mbështetur në prova të mjaftueshme dhe konkrete
  • Dalin emrat e 12 oficerëve që mbetën të plagosur pas protestës para Kuvendit
  • Hapet zyrtarisht gara: 30 ditë kohë për të zgjedhur kryeprokurorin e ri

Komentet e Fundit

  1. K R on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  2. demo on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  3. Ela on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  4. Aldrin on Protesta para Kuvendit, Rama nga takimi me pensionistë: ‘Sorra dhe korba, monopolin e forcës e ka shteti, populli flet në zgjedhje”
  5. Doktori on Zv.Presidenti i PE e quan qeverisjen e Ramës “diktaturë”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?