Kryebashkiaku Erion Veliaj dhe përfaqësues të disa prejbizneseve të kryeqytetit, mbollën sot pemë në zonën e Lumittë Tiranës. Veliaj tha se nga një zonë që dikur përmbytej e kuqytetarët kalonin me çizme, ajo është kthyer në një hapësirë tëmbushur me investime në shkolla të reja dhe rrugë të reja.
“Tani duket tani si përrallë nga e kaluara sepse nuk ka mëpërmbytje. Autostrada po merr shtrat në anën tjetër, në zonëne Paskuqanit, por kemi një urë të madhe dhe po përgatisimedhe katër të tjera. Nga dallimi dhe kufizimi klasik i Tiranës me vijën e verdhë, sot kufizimi i Tiranës po bëhet gjithmonë e më shumë natyror. Po rindërtojmë për tërmetin, kursesipërmarrjet private, 3-4 shtëpi të ndërtuara ndoshta nëmënyrë primitive, janë bashkuar për të bërë një pallat qëakomodon ata banorë që kanë pasur tokat, por sigurishtakomodon edhe banorë të rinj. Një zonë që nuk përmbytet, qëka kanalizim, që ka shkolla të reja si “Kiço Blushi” dhe “Sevasti Qirjazi”, të cilat sapo i hapëm, bëhet një zonëtërheqëse edhe për biznesin. Për sa kohë që ka infrastrukturë, çerdhe, kopësht, shkollë, nuk ka asnjë arsye pse Tirana të mosjetë një histori suksesi në qendër dhe në periferi”, tha Veliaj.
Ai falenderoi bizneset që u bënë pjesë e kësaj fushate dhe ftoiedhe bizneset e tjera që të japin shembullin e tyre, duke theksuar se Tirana është qyteti i të gjithëve
“Ky është qyteti i të gjithëve. Secili prej nesh e ka një histori, ose të brezit të parë, ose të brezit të dytë, të ardhur në Tiranë. Për sa kohë Tirana ka prodhuar sukses sepse i ka hapur dyertpër të gjithë, atëherë edhe urat dhe lumi mes nesh dhe Kamzësnuk duhet të jetë aty për të na ndarë, por për të na bashkuardhe për t’u siguruar që ekonomia zhvillohet me të njëjtinritëm, si këtu, si në anën tjetër të lumit. Te gjurma ku jemi, me mbjelljet që po bëjmë sot, me qindra pemë në çdo aksion, sidomos nga tani deri në prill, kur kemi hapësirën për tëmbjellë, na krijohet një shans fantastik për të formuar atë qëquhet park linear. Për banorët që janë këtu do kemi hapësirë tëgjelbërt. Kur Tirana ecën mirë, jemi mirë të gjithë, kur Tirana çalon, atëherë të gjithë paguajmë çmimin. Tirana po kalonditët e saj më të mira, por siç thamë, më e mira është përpara”, u shpreh Veliaj.
Drejtuesit e bizneseve falenderuan Bashkinë e Tiranës përnismat e ndërmarra dhe ftuan biznese të tjera që të dhurojnëpemë për kryeqytetin.
Mirsad Haliti, anëtar i Drejtorisë Ekzekutive të ProCredit Bank tha: “Faleminderit bashkisë që na kanë mundësuarzbatimin e kësaj nisme, e cila nuk është e para, dhe e këtijlloji, por dhe llojeve të ndryshme siç janë karikuesit elektrik, ndihma sociale për komunitete të ndryshme. Me këtë gjest, sado modest, ne shpresojmë që të nxisim edhe bizneset e tjera, persona që kanë mundësi të kotribuojnë për një të ardhme samë të mirë.”
Drejtori i Klinikës “Keit”, Skerdi Faria u shpreh: “Unë jam imendimit që nuk ka kompani të shëndosha nëse nuk ka njëqytet të shëndoshë, nëse nuk ka njerëz të shëndoshë. Të gjithëbashkëjetojmë në një komunitet dhe kemi detyrimin tonë, dikush mos të hedhë një letër në tokë dhe dikush që ka ca mundësi të tjera të mbjellë një pemë për ta gjelbëruar këtëqytet, për të dhënë më shumë oksigjen për veten tonë dhe përfëmijët tanë.”
Legjenda e basketbollit shqiptar, Gazmend Çaçi tha se ndihetmirë kur sheh që Bashkia e Tiranës i kushton kaq shumërëndësi edhe gjelbërimit të kryeqytetit. “Është një kënaqësi e madhe të mbjellësh pemë, Prandaj duhet ta vazhdojmë. I ftojtë gjithë prindërit dhe fëmijët të vijnë me kënaqësi në palestrate reja, që sa vijnë e bëhen më të mira”, tha ai.
