Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Veliaj me Ramën në Rrogozhinë: “Saliu e katapultoi kandidatin nga Tirana, kurse Edisoni është çuni juaj, që me ndihmën e Qeverisë u shërben qytetarëve”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Uncategorized > Veliaj me Ramën në Rrogozhinë: “Saliu e katapultoi kandidatin nga Tirana, kurse Edisoni është çuni juaj, që me ndihmën e Qeverisë u shërben qytetarëve”
Uncategorized

Veliaj me Ramën në Rrogozhinë: “Saliu e katapultoi kandidatin nga Tirana, kurse Edisoni është çuni juaj, që me ndihmën e Qeverisë u shërben qytetarëve”

Published: April 15, 2023
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama dhe drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, vijuan turin në Rrogozhinë, ku Edison Memolla kandidon për një mandat të dytë në 14 Maj. Në fjalën e mbajtur përpara banorëve, Veliaj tha se ata që deri dje drejtonin lojërat e fatit të Saliut, po katapultohen në Rrogozhinë se non-gratat nuk gjejnë dot kandidatë as në këtë bashki.

“Ata që deri dje drejtonin lojërat e fatit të Saliut, katapultohen në Rrogozhinë sepse nuk gjejnë dot kandidatë. I thonë qytetarëve të Rrogozhinës “na e jepni bashkinë, – a thua se është vare, qysqi a shkop bejsbolli, – që t’i biem qeverisë”. Ne ju themi se na duhet bashkia që Edisoni të flasë me kryeministrin Rama, t’ia miratojë projektet, të mbarojë ujësjellësi me ujë 24 orë, siç e ka Rrogozhina dhe pjesa më e madhe e rrethit tonë, dhe të kemi rrugë si Vilë Bashtova, të jetë Spilleja gjithashtu pjesë e vazhdimit të Golemit dhe këtë mund ta bëjmë vetëm me Edi Ramën dhe Partinë Socialiste. Ndaj, për ne është një privilegj që Edi e fillon fushatën nga qarku ynë, nga dy njësitë që ne i kemi të rëndësishme, për të vazhduar projektet që ne i kemi në mes në Kavajë dhe Rrogozhinë”, u shpreh Veliaj.

Ai tha se kandidati i Partisë Socialiste, Edison Memolla, është djalë nga Rrogozhina, që është kthyer për t’i shërbyer qytetit të tij. “Në dallim nga të tjerët që e sjellin kandidatin nga Tirana, me gjendje civile në Kavajë, ne e kemi nga Rrogozhina. Edisoni është çun Rrogozhine; si shumë prej nesh që shkuan jashtë dhe e filluan jetën nga zero, por ja ku është sot, është kthyer çuni juaj, djali juaj, ai që ju shërben përditë, i cili ka akoma fuqi që të shërbejë, të mbajë më shumë peshë dhe me ndihmën e Edi Ramës të vazhdojë ta çojë përpara Rrogozhinën,” shtoi Veliaj.

- Publicitet -

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 12 nëntor 2026
  • VIDEO: E frikshme çfarë i ndodh rojes së Makronit, por sjellja e habitshme e kolegut ka një shpjegim
  • Bashkimi Evropian i vendos në qendër të negociatave Kapitujt 23 dhe 24
  • Gruaja që ka sjellë ngërçin më të madh të integrimit evropian të Shqipërisë dhe copëtimin moral të forcës politike që e lartësoi
  • Grevë e përgjithshme dhe ndërprerje masive pas 14 vjetësh, ndërsa Spanja i afrohet zgjedhjeve parlamentare

Komentet e Fundit

  1. Fjalë me vend on “Ndihmë ekonomike në këmbim të votave për Sarën”, deputetja e Elbasanit merret e pandehur nga SPAK, por e mohon
  2. 1 on Gjykata i shpall të pavlefshme certifikatën e shkollës, zv.presidenti jep dorëheqjen
  3. Simon Tota on Strasburgu merr vendim për Belerin: Arrestimi i ligjshëm, mbajtja e zgjatur në paraburgim, e pajustifikuar
  4. Aidin Rrokaj on Gjoba të shumëfishta e shoqërime për protestuesit paqësorë
  5. 1thundrak on Apeli i GJKKO rikthen në burg ish-shefin e Operacionales, çfarë iu konfiskua dhe me sa vite dënohet

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?