Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Veliaj në festivalin “Marubi” kushtuar Ukrainës: “Bashkë me Kliçkon mblidhemi në Pragë për rindërtimin e qyteteve të shkatërruara nga lufta”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kulture > Veliaj në festivalin “Marubi” kushtuar Ukrainës: “Bashkë me Kliçkon mblidhemi në Pragë për rindërtimin e qyteteve të shkatërruara nga lufta”
Kulture

Veliaj në festivalin “Marubi” kushtuar Ukrainës: “Bashkë me Kliçkon mblidhemi në Pragë për rindërtimin e qyteteve të shkatërruara nga lufta”

Published: September 25, 2022
Shpërndaje

Festivali Ndërkombëtar i Filmit për të Drejtat e Njeriut në Shqipëri mbylli mbëmë edicionin e 17-të të tij, me një dedikim të veçantë për luftën në Ukrainë. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në fjalën e tij në ceremoninë përmbyllëse shprehu mirënjohjen e tij për drejtuesit e festivalit, të cilët e kanë kthyer zonën e Kinostudios me Akademinë e Filmit Marubi në një pol të rëndësishëm kulturor.

“Këtu jemi në Kinostudio, të cilën e kam pasur ëndërr të jetë një qendër graviteti e qytetit, por të tillë e bën fakti kur ndodhin aktivitete. Ju falenderoj për këtë festival! Shkolla Marubi është kthyer në një pol edhe para se të vinte autostrada, edhe përpara se të vinte sinjalistika, edhe përpara se të vinte ujësjellësi dhe ju jam shumë mirënjohës për këtë. Jam shumë i bekuar sot që keni vendosur t’ia dedikoni festivalin një ngjarjeje që po ndodh shumë pranë realitetit dhe historisë tonë, siç është kauza e Ukrainës”, tha kreu i Bashkisë.

Veliaj u shpreh se Ukraina dhe procesi i rindërtimi i pasluftës do të mbledhë në Pragë kryetarë bashkish nga e gjithë bota, për të dhënë ndihmën e tyre konkrete në këtë moment të vështirë.

- Publicitet -

“Të hënën do të takoj Vitali Klitçkon [kryebashkiaku i Kievit] në Pragë, ku kemi krijuar një koalicion me kryetarë bashkie. Tirana është bashkia simotër e Bashkisë së Kharkivit. Kharkivi, siç e dini, është qyteti që po bombardohet më shumë për momentin. Kemi filluar që tani të mendojmë për pjesën e rindërtimit atje. Bashkia e Tiranës ka kaluar një buxhet për të ndërtuar kopshte, shkolla dhe çerdhe në Kharkiv; pra, në zonën më të goditur nga sulmet dhe agresioni rus. Në Pragë do të kemi një konferencë për të gjithë kryetarët e bashkive, që, ashtu siç Tirana vendosi të japë disa fonde, të kemi bashki të tjera që marrin përsipër rindërtimin në qytete të tjera ukrainase”, u shpreh ai.

Ambasadori i Ukrainës, Volodymyr Shkurov, u shpreh mirënjohës që Festivali iu kushtua luftës në Ukrainë. “Jam shumë i prekur që ky festival iu kushtua Ukrainës dhe jam jashtëzakonisht mirënjohës që u bë lidhja midis Festivalit të Ukrainës gjatë këtyre ditëve. Si ambasador, unë kam mjaft informacione mbi atë që po ndodh në Ukrainë, por perceptimin real unë e marr nga njerëzit e thjeshtë, nga ata që i kanë mbijetuar luftës dhe ju siguroj që ndryshon tërësisht perceptimin tonë për të mirën e të keqen. Marr të dhëna për Bucha-n, Mariupol-in, dhe e di tmerrin që po përjetojnë civilët në ato zona. Sot jemi në ditën e 230 që nga fillimi i luftës dhe njerëzit në Ukrainë besojnë te fitorja,” tha mes të tjerash Shkurov.

Në fund të ceremonisë përmbyllëse u mbajt edhe një minutë heshtje në nderim të viktimave të luftës në Ukrainë. Festivali për herë të parë u shoqërua me një ekspozitë fotografike, me foto nga Lufta në Ukrainë, realizuar në bashkëpunim me ambasadën e Ukrainës në Tiranë. Në këtë edicion ishin përzgjedhur 37 filma prej 3200 aplikimeve nga e gjithë bota.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • demo says:
    September 25, 2022 at 1:11 pm

    Cfare do rindertosh ti?Bej ndonje pazar kullash atje.Per ato jeni njesha.
    Ti me shefin tend shyqyr qe ju dha rasti te takoni VIPAT e botes,,
    Po te mos ishit pushtetare,,do vraponit neper stadiume cullak,per te peqafuiar Ronaldon.
    Nga ay lloj jeni ju.,

    Reply
  • Enver Hoxha tungjatjeta says:
    September 25, 2022 at 3:37 pm

    kta jan më servilat në botë dhe më hajdutët.
    e mbani mend si thoshte rama dhe veliaj: ishim të parët për të lypur kur ra tërmeti.
    kta sbëjn dot fjë vet ndaj lypin.
    nkoh të enver hoxhës ra tërmet më i fuqishëm, 1 fshat(Bahçellëku) u rrafshua, vdiqën më pak se 40 veta dhe për 5 muaj shpit i rindërtuan më të mira.
    ja pra jo si këta. shkolla 26 nëntori në Selit të vogël ende ska filkuar të prishet, se ësht e rrënuar, këta thon mbaruam me rindërtimin e shkollave

    Reply
  • Lali Fiku tiranasi i vjeter qe e quan veten tironc says:
    September 25, 2022 at 4:08 pm

    Per te tehequr vemendjen nga vjedhjet dhe krimet ne Shqipoeri ky Pinok se bashke me Ed drogen kane marre si fasade per te shitur pordhe Ukrainen e cila nuk njeh Kosoven(gjysmen e Shqiperise).
    Ky Pinok-Hajdut nuk ka bere nje lulishte ne tirane por vetem beton dhe hekur ka derdhur ne te na can trapin si bamires.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Balla zemërohet pse Reuters transmeton live protestën në Tiranë: Kanë hall tjetër
  • Rama: Projekti i Zvërnecit nuk do ndalet, pavarësisht protestave
  • Aksident tragjik në bypassin e Vlorës, përplasen tre makina, humb jetën një 40-vjeçar
  • Sot provimi i dytë i Maturës Shtetërore, mbi 26.600 maturantë i nënshtrohen testit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë
  • Rama për Al Jazeera: Nuk po e shesim Shqipërinë, projekti do realizohet

Komentet e Fundit

  1. . on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  2. K R on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  3. Detari on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  4. nastradini on Shqipëria, në një vit, 33 mijë të rinj më pak
  5. Tosi on Shqipëria, në një vit, 33 mijë të rinj më pak

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?