Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Veliaj në Këshill Bashkiak: Termeti i fundit na tregoi se vendimi për shembjen e pallatit te rr. ‘Myslym Keta’ ishte i duhuri
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Uncategorized > Veliaj në Këshill Bashkiak: Termeti i fundit na tregoi se vendimi për shembjen e pallatit te rr. ‘Myslym Keta’ ishte i duhuri
Uncategorized

Veliaj në Këshill Bashkiak: Termeti i fundit na tregoi se vendimi për shembjen e pallatit te rr. ‘Myslym Keta’ ishte i duhuri

Published: January 25, 2023
Shpërndaje

Në mbledhjen e parë për vitin 2023 të Këshillit Bashkiak të Tiranës, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se tërmeti i para pak ditëve, tregoi edhe njëherë se vendimi për shembjen e pallatit te rr. “Myslym Keta”, i cili u shpall i pabanueshëm nga Instituti i Ndërtimit, ishte i duhuri për sigurinë e jetës së banorëve. Veliaj theksoi se me jetët e njerëzve nuk duhet luajtur për 5 vota më shumë.

“E morëm vendimin se ishte i drejtë dhe i duhuri, por pa e ditur se do kishim tërmet në janar. Pyetja është: A bëhet njeriu faqezi vetëm për 5 vota? Abuzohet për çdo gjë, për një grusht votash. Kjo nuk shkon se ishte po ai grup që u thoshte atyre: “Rrini te pallati. Pallati s’ka për t’u prishur, këtu do flijoheni, kjo është vija e kuqe, ne nuk e lëmë bashkinë, ne do i rrimë para ekskavatorit”. Nuk ha debat vendimi i Institutit të Ndërtimit, që thotë ky pallat është për shembje. Po të kishim thënë e bëjmë pas vitit të ri, ose e bëjmë pas zgjedhjeve, se edhe ne na duhen ato 5 vota, sot do ishim përpara një tjetër përgjegjësie dhe s’do ishim këtu për të bërë këtë takim. Kështu që ftesa, duke qenë se janë 100 ditë deri në zgjedhje dhe do dëgjojmë lloj-lloj çudirash, që pranohen në zgjedhje se ndodhin kudo në botë, por çdo gjë me masë. Kur diskutohet te jeta e njeriut, po foli inxhinieri, nuk flasin më politikanët. Kur diskutohet jeta e njeriut, po foli vaksinatorja, ose epidemiologu, nuk flasim më ne të tjerët, ne thjesht zbatojmë ato që janë vendime të shkencës dhe vendime të njerëzve që janë të licensuar për këto vendime. Ne jemi vetëm aty për të zbatuar vendimet e dikujt që na ka thënë që ky pallat s’mban, njerëzit duhen vaksinuar, apo ky qytet duhet të shkojë në karantinë, sipas vendimmarrjeve që kemi marrë kur shkenca dhe njerëzit e përgjegjshëm, jo të papërgjegjshëm, na kanë informuar për vendimmarrjet tona”, u shpreh Veliaj.

o.j/dita

- Publicitet -
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • “Tajlanda nuk është në shitje”: Në Bangkok protestohet përpara Ambasadës së Israelit
  • Rama për “Revolucionin e Flamingove”: Është sfiduese për qeverinë, padurimi është i madh
  • Aksident në rrugën “Bardhyl” në Tiranë, makina përplaset me urbanin
  • Shqipëria, me rënien më të lartë të lindjeve në Europë: Si po i nxitin fqinjët tanë bebet
  • Horoskopi 12 Shtator 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për sot

Komentet e Fundit

  1. Tellalli on Akuzohet se ka pastruar dhe fshehur 1.5 milion euro, thirret në SPAK deputeti Luan Baçi
  2. Bruno on Letër deputetëve mbi ndryshimet e vitit 2024 në ligjin për Zonat e Mbrojtura
  3. elion on Shqipëria “dënon” Serbinë një ditë me vonesë, për nderimet shtetërore ndaj “Kasapit të Bosnjes”
  4. Shannan on Kontakt i rrallë SHBA-Rusi, Ministrat e Mbrojtjes bisedë telefonike me njëri-tjetrin
  5. nje shqiptar on 12 shtator 2026

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?