Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Veliaj nis turin e falënderimeve në çdo njësi: Mirënjohje çdo qytetari, do bëjmë edhe dy herë më shumë punë!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Veliaj nis turin e falënderimeve në çdo njësi: Mirënjohje çdo qytetari, do bëjmë edhe dy herë më shumë punë!
Aktualitet

Veliaj nis turin e falënderimeve në çdo njësi: Mirënjohje çdo qytetari, do bëjmë edhe dy herë më shumë punë!

Published: May 20, 2023
Shpërndaje

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj së bashku me kryetaren e Këshillit Bashkiak, Romina Kuko kanë nisur nje tur falenderemish në të gjitha njësitë bashkiake, pas fitores të zgjedhjeve të 14 majit.

Gjatë ndalesës në Lagjen 13, Veliaj tha se ndihet mirënjohës ndaj çdo qytetari që i dha votën atij dhe Partisë Socialiste, duke marrë edhe shumicën në Këshillin Bashkiak, ndërsa nënvizoi se puna do të vijojë pandërprerë me projektet e nisura edhe në këtë njësi.

“Është shumë e rëndësishme që institucionin e mirënjohjes ta kemi po aq të fortë sa institucionin e fitores. Me një mirënjohje të madhe mezi pres që, duke filluar nga java tjetër, të zgjidhim përfundimisht situatën te Kopshti Botanik dhe të vazhdojmë me atë investim. Kemi parë se si Kopshti Zoologjik ia rriti vlerën të gjithë asaj prone. Tani që kemi zgjidhur dhe problematikën e lotit të fundit të shkollave, të vijojmë me dy shkollat e fundit që kemi te Liqeni i Thatë dhe të sigurohemi që, edhe te cepi i Kopshtit Botanik, por dhe te Parku Olimpik, të ngrihen dy shkollat e reja, për t’i provuar çdo skeptiku që nuk i bëjmë për fushatë. Tani që mbaroi fushata do bëjmë dy herë më shumë, thjesht për të garantuar që qytetarët e kanë çuar votën jo te një entuziazëm i momentit elektoral, por te një organizatë, te një ekip, te një parti si partia jonë, që në fakt punon përditë, sikur çdo ditë të jetë dita e fundit e fushatës,” u shpreh Veliaj.

- Publicitet -

Ai falenderoi edhe çdo anëtar të Partisë Socialiste që ka punuar për këtë fitore.

“Sot është shumë e modës të jesh socialist. Sot është shumë e modës të vish me fitimtarët. Sot është shumë e modës të jesh pjesë e korit të fitores. Nuk ka qenë gjithmonë kështu. Ka qenë një kohë kur ishe socialist dhe rriheshe në mes të sheshit “Skënderbej”. Kur protestoje si ne 21 Janar, vriteshe me plumba në mish. Për të gjithë ata që janë thinjur në shërbim të forcës sonë dhe të familjes sonë, në ditët më të vështira ku nuk ishte e modës, kur nuk ishim shumicë, meritojnë të gjithë duartrokitjet, gjithë urimin, gjithë respektin dhe mirënjohjen tonë. Ne e kemi këtë betejë për mendjen dhe zemrat e njerëzve. Nuk e kemi për sytë dhe për xixat, edhe për fishekzjarret, edhe për ekranet led, edhe për kostot e stadiumit. Ne këtë e kemi për të dhënë njerëzve një mesazh që aty ku disa kanë mbjelle sherr dhe përçarje, ne do mbjellim pemë dhe oksigjen. Doli që vërtetë fushata ishte me kosto të vogël, por me fitore të madhe,” deklaroi më tej Veliaj.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • “Serbia në Shkodër ka marrë më shumë se një konsullatë”, reagon ish-kryeministri Majko
  • Koçeku për konsullatën serbe: S’ka krahasim me Bujanocin, vetëm 54 serbë të vetëdeklaruar janë në Shkodër
  • Gjenden në zonën kufitare Shqipëri–RMV mbetjet mortore të turistit të zhdukur
  • Konsullatë serbe në Shkodër? Ish-diplomati i bën thirrje medias dhe opinionit publik për reagim të menjëhershëm
  • Shkrirja e bashkisë së Maliqit dhe bashkimi me Korçën, banorët thërrasin protestë të dielën

Komentet e Fundit

  1. Xha Teme analisti on Banorët e Poliçanit dalin në protestë dhe djegin teserat e PS-së, kryesocialisti i qytetit jep dorëheqjen
  2. K R on Rama prezanton “Praninë Besnike”: Shpjegon me shkencë termin ‘popull’, thotë që do bëj këngë me thirrjen për dorëheqje
  3. K R on Bashkëshorti i arrestuar për tokat në Durrës, Rama emëron ish-zyrtaren e PD-së drejtore të Agjencisë Kombëtare të Turizmit
  4. ILIR on Bashkëshorti i arrestuar për tokat në Durrës, Rama emëron ish-zyrtaren e PD-së drejtore të Agjencisë Kombëtare të Turizmit
  5. ILIR on Rama prezanton “Praninë Besnike”: Shpjegon me shkencë termin ‘popull’, thotë që do bëj këngë me thirrjen për dorëheqje

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?