Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Veliaj pret kryebashkiakun e Portos: “Ndërtojmë një skuadër të përbashkët; turistët nga Portugalia tregues të miqësisë mes dy vendeve”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Uncategorized > Veliaj pret kryebashkiakun e Portos: “Ndërtojmë një skuadër të përbashkët; turistët nga Portugalia tregues të miqësisë mes dy vendeve”
Uncategorized

Veliaj pret kryebashkiakun e Portos: “Ndërtojmë një skuadër të përbashkët; turistët nga Portugalia tregues të miqësisë mes dy vendeve”

Published: June 18, 2024
Shpërndaje

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti sot në takim homologun e tij, kryebashkiakun e Portos, Rui Moreira. Duke i dhuruar Kullën e Sahatit të Tiranës, Veliaj e cilësoi Moreiran mik të madh të Tiranës dhe Shqipërisë, duke nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit për një skuadër të përbashkët mes dy bashkive.

“Është një kënaqësi e jashtëzakonshme që, një mik shumë i madh i Tiranës dhe i Shqipërisë, Rui Moreira, kryetari më model sot në Europë për transformimin që i ka bërë qytetit të Portos, është këtu me ne. Çfarë koinçidence e bukur sepse sot luan edhe Portugalia, kështu që do të shohim së bashku në shesh edhe Ronaldon, edhe Portugalinë. Por, mbi të gjitha duam të ndërtojmë skuadra, që janë përtej një kampionati mujor, pra dy skuadra mes bashkive tona. Tirana do të jetë vitin që vjen Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut, ndaj edhe shpresa jonë e madhe është që nga ky bashkëpunim i nisur me qytetin e Portos, të mësojmë më shumë për turizmin, menaxhimin e qëndrueshëm të qyteteve për transportin publik, për injektimin e artit dhe kulturës, si mënyra për të incentivuar ekonominë. Shpresoj shumë që me bashkëpunimin që do të kemi për nismën e dialogut mesdhetar dhe Tiranës si Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës, ne të bëjmë disa lidhje mes qyteteve europiane të Mesdheut të Veriut me qytetit e Mesdheut të Jugut”, tha Veliaj.

Ai tha se një pjesë e madhe e turistëve që vizitojnë Tiranën janë nga Portugalia, duke e cilësuar këtë një tregues të miqësisë mes dy shteteve.

- Publicitet -

“Sot jemi vërtet shumë entuziastë që, me këtë bum turistik që ka pasur Tirana, një pjesë e turistëve vijnë nga Portugalia, ndoshta prej faktit se ata i kanë parë të gjitha, jetojnë në një vend të bekuar dhe duan të eksplorojnë edhe këtë anë të Mesdheut, dikur i ndaluar dhe hermetik për turistët. Jam vërtet i lumtur kur dëgjoj portugalisht në rrugët e Tiranës. Shpresoj shumë që edhe nga miqësia e vendeve tona, këto numra do vazhdojnë të rriten. Vende që bëjnë ekonomi bashkë, që bëjnë tregti bashkë, që luajnë sport bashkë që shkëmbejnë turistët, janë vende që gjithmonë jetojnë në paqe”, shtoi Veliaj.

Nga ana e tij, kryebashkiaku i Portos, Rui Moreira vlerësoi punën e bërë në Tiranë, duke e cilësuar atë një qytet modern, që ofron shërbime që nuk janë të zakonta as në qytetet e mëdha europiane.

“Për mua është kënaqësi e madhe të jem në Tiranë. Ne njihemi prej disa kohësh dhe e kam ndjekur suksesin e Shqipërisë dhe të Tiranës. Të gjithë e ndjekin punën tuaj sepse ju keni arritur ta modernizoni vendin tuaj, qytetin tuaj. Kur shoh taksitë elektrike, më besoni, nuk është diçka e zakontë në Europë. Qytetet e mëdha nuk i kanë ato. Kur shoh infrastrukturën tuaj, por sidomos kur shoh vinçat… kur shkon në një qytet tjetër dhe shikon vinça, ndonjëherë njerëzit mërziten, por ato tregojnë se qyteti po ndryshon. Sigurisht, kemi shumë gjëra për të cilat mund të bashkëpunojmë. Ne jemi vende që tradicionalisht rrethohemi nga fqinj të mëdhenj. Ju keni fqinj të mëdhenj, ne kemi fqinj të mëdhenj. Kjo do të thotë se gjithmonë kemi luftuar për të arritur suksesin. Kjo është historia e Shqipërisë, por është gjithashtu edhe historia e Portugalisë. Një gjë tjetër ku do të doja të ndalesha është fakti se vitin tjetër ju do të jeni Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut. Na motivon ne për t’ju promovuar, edhe me ndihmën e qyteteve të tjera. Përgëzime për gjithçka keni bërë në qytet”, deklaroi ai.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 09 qershor 2025
  • Artan Dulaku: Investimi në Zvërnec do ndryshojë Shqipërinë
  • VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  • Këtë herë shpirti shqiptar nuk po njeh kufij: Fluturimi i Flamingove mbërrin edhe në Breshia
  • Shikoni protestat që ka shkaktuar Jared Kushner në Shqipëri. Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  2. Vlora 97 on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  3. I juaji on Kurti shpall fitoren e pestë, por LVV humb ‘shkëlqimin’ e 51 përqindëshit, rënie e dukshme e pjesëmarrjes në votime
  4. Pellazg on Rama zbulon armikun e ri të popullit: Flamingot imagjinare po i vjedhin ‘likes’ në Instagram
  5. Eh, ç'na gjeti! Opo lere.. on FOTO – SHËNIM: Po këtë kush na i bëri? Grekët, serbët, apo iranianët?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?