Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Veliaj pret sekretarin e Përgjithshëm të PostEurop: “Tirana, qendër aktivitetesh të mëdha në 2025”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Komunitet > Veliaj pret sekretarin e Përgjithshëm të PostEurop: “Tirana, qendër aktivitetesh të mëdha në 2025”
Komunitet

Veliaj pret sekretarin e Përgjithshëm të PostEurop: “Tirana, qendër aktivitetesh të mëdha në 2025”

Published: January 29, 2025
Shpërndaje

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, priti në një takim Sekretarin e Përgjithshëm të PostEurop, Botond Szebeny, me të cilin diskutoi mbi zhvillimin e shërbimeve postare dhe përgatitjet për Asamblenë e Përgjithshme të PostEurop, e cila do të mbahet në tetor në Tiranë. Veliaj theksoi rëndësinë e rolit të postës në epokën moderne, duke përmendur përmirësimet në shërbime, si shpërndarja e pensioneve dhe abonimeve për të moshuarit.

“Jemi vërtet të nderuar sepse asambleja juaj e përgjithshme do të jetë këtë tetor në Tiranë dhe jam krenar që keni zgjedhur qytetin tonë. Posta Shqiptare, gjithashtu edhe Posta Europiane, ka rishpikur veten me kolipostën, me dërgesat, po e shikojmë me procesin tonë zgjedhor, ku diaspora do të votojë me postë. Posta ka një pafundësi shërbimesh që mund të ofrojë. Sot po shikojmë se si me postën mund të shpërndajmë edhe abonenë e autobusit, që të jetë sa më e thjeshtë për të moshuarit, gjyshërit dhe gjyshet”, tha Veliaj.

Më tej, ai shtoi se Tirana është gati të presë ngjarje të rëndësishme, si Giro d’Italia dhe Këshilli Politik Europian. “Këtë vit Tirana është Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut. Ne do të presim Giro d’Italia, e cila ka zgjedhur Shqipërinë për të filluar këtë eksperiencë të jashtëzakonshme. Këshilli Politik Europian, mbas Budapestit, transferohet gjithashtu në Tiranë në mes të Majit. Ju jeni qershia mbi tortë në fund, edhe mezi pres që gjithë postat e Europës të kenë një eksperiencë të jashtëzakonshme në Tiranë, të jetë edhe një mundësi për të prezantuar qytetin që ka ndryshuar më shumë në të gjithë Europën në këto 10 vitet e fundit”, u shpreh Veliaj.

Nga ana e tij, Szebeny shprehu mirënjohjen për mbështetjen e Postës Shqiptare dhe Bashkisë së Tiranës, ndërsa nënvizoi se ky takim dhe asambleja do të forcojnë bashkëpunimin mes PostEurop dhe autoriteteve shqiptare, duke kontribuar në zhvillimin e mëtejshëm të sektorit postar.

“Jemi mirënjohës për mbështetjen e Postës Shqiptare, por njëkohësisht edhe për mbështetjen e madhe që Bashkia e Tiranës ka dhënë për këtë ngjarje. Komuniteti evropian do të mblidhet këtu në Tiranë, dhe ne do të dëshironim të kontribonim në atmosferën e shkëlqyer të Tiranës, e cila sapo mësova, është e lidhur me të gjitha ngjarjet që keni organizuar në të kaluarën dhe ato që keni në plan të organizoni edhe në vitin 2025 përmes një ngjarje të suksesshme të industrisë postare. Kjo industri mbetet një faktor kyç dhe në një farë mënyre një faktor i rëndësishëm në botën e e-commerce-it, ku po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për ekonomitë dhe shoqëritë Evropiane. Prandaj, mendoj se do të kemi një bashkëpunim të shkëlqyer. Dhe një herë tjetër, faleminderit shumë, zoti kryetar, për mbështetjen tuaj”, përfundoi Szebeny.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  • Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  • VIDEO: Kur protesta flet me gjuhën e dashurisë
  • E FUNDIT: Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri
  • Deklarata e Wizz Air mbi Marrëveshjen për Reformën e të Drejtave të Pasagjerëve Ajrorë në BE

Komentet e Fundit

  1. !!? on FOTO VIDEO: Nuk ka dorëzim, as përçarje, sheshi i protestës sërish plot në ditën e 17-të, ironizohet edhe Marta Kos
  2. xxx on FOTO VIDEO: Nuk ka dorëzim, as përçarje, sheshi i protestës sërish plot në ditën e 17-të, ironizohet edhe Marta Kos
  3. nastradini on Rama: Pasuritë tona lakmohen nga Kina dhe Rusia
  4. Toni on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë
  5. Muzo on Marjana Koçeku është kërcënuar pas largimit nga PS? Postimi i pazakontë i deputetes, reagimi i Policisë dhe i Bajrave

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?