Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Veliaj shtron Iftar me rastin e muajit të Ramazanit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Veliaj shtron Iftar me rastin e muajit të Ramazanit
Aktualitet

Veliaj shtron Iftar me rastin e muajit të Ramazanit

Published: March 21, 2024
Shpërndaje

Me rastin e muajit të Shenjtë të Ramazanit, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, shtroi mbrëmjen e djeshme një darkë Iftari për besimtarët dhe drejtuesit e Komunitetit Mysliman, diplomatë, deputetë dhe anëtarë të Këshillit Bashkiak të Tiranës. Kryebashkiaku gjeti rastin t’i përcjellë urimet e tij edhe kryetarit të rizgjedhur të Komunitetit Mysliman, Bujar Spahiu, duke i uruar suksese në misionin e tij. Në fjalën e tij, Veliaj tha se muaji i Ramazanit duhet konsideruar si një moment i veçantë, që shkon përtej agjërimit si vakt. Ai përcolli mesazhin se ky muaj është një moment reflektimi për secilin, një moment për të evidentuar vlerat e dashurisë dhe mirësisë mes njëri-tjetrit.

“Vërtet ndihem sot me zemrën plot, teksa shikoj këtë familje të madhe, që kalon kohë në bashkësi dhe dashuri me njeri-tjetrin. Ky është një moment i veçantë që, për besimtarët është jo vetëm një moment i ndarjes nga ushqimi dhe i deprevimit, por edhe i një reflektimi të madh për një agjërim përtej vetëm vaktit, përtej vetëm ushqimeve, por edhe përtej veseve, thashethemet, përgojimit e intrigave, edhe atyre anomalive që shoqëria jonë, si çdo shoqëri tjetër, i ka, por që në momente të tilla reflekton se si mund të bëhet më e mira, si mund të ngrihet më lartë, si mund të shënjtërohet, si mund të aspirojë për diçka që është shumë herë më të dobishme se sa tundimet e jetës së përditshme”, theksoi kreu i Bashkisë.

Veliaj gjeti rastin të shprehë mirënjohjen e tij për të gjithë ata që treguan përkushtimin e tyre në ditët e vështira siç ishte situata e tërmetit apo pandemia. Ai vudi në dukje faktin se fijet e bashkëpunimit që na lidhin me njëri-tjetrin janë ngushtësisht të forta dhe secili prej nesh është thirrur të shërbejë diku, për të çuar përpara misionin e përbashkët. “Vetëm në momente të vështira, ku Zoti na s’provoi, siç ishte tërmeti, pandemia, kuptojmë se sa kemi nevojë për njeri-tjetrin dhe sa nuk janë të ndara në mënyrë strikte punët tona. Punët tona janë më të ndërlidhura se kurrë sepse unë nuk besoj se ti mund të shërbesh në shërbimin civil ose në shërbimin diplomatik ose shërbimi shpirtëror, pa t’u lidhur fijet e shërbesës tonë me pasionin tonë me dikë tjetër”, tha Veliaj.

- Publicitet -

Në mbyllje të fjalës së tij, kryebashkiaku përcolli mesazhin se fryma e Ramazanit duhet të përkojë me frymën e solidaritetit, bashkëpunimit dhe sacrifices, të cilat duhet të mbizotërojnë përgjatë këtij muaji të Shenjtë. Sipas kreut të Bashkisë, përmbushja e detyrimeve tona si njerëz dhe qytetarë të mirë të këtij vendi do jetë fryma për të ecur përpara.

“Nëse vëllai dhe motra të kërkon ndihmë, ti e ndihmon, ke bërë minimumin. Nëse ti e ndihmon motrën dhe vëllain tënd pa ta kërkuar ndihmën, ke bërë diçka mesatare. Por nëse ti e ndihmon motrën dhe vëllain tënd edhe duke i dhënë përparësi përpara nevojës tënde, atëherë ti ke përmbushur në masë të plotë këtë obligim. Shpresoj shumë që kjo frymë e Ramazanit dhe kjo frymë e Iftarit dhe e kësaj ndarjes së bukës, e kësaj familje të përbashkët ndërkombëtare që kemi këtu në Tiranës, besoj që do të jetë fryma se si do të ecim përpara”, përfundoi Veliaj.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • ​Atentati i dështuar në Elbasan: Hakmarrja e pretenduar dhe dëshmia e shënjestrës
  • ​Shpërthimi në Fushë-Krujë: Kush është Ylli Zalla dhe pista e inskenimit
  • Tkurrja e Bujqësisë
  • Shtohen mashtrimet në emër të bankave
  • Seul dhe Kievi janë të shqetësuar pasi ushtarët e Kim Jong-un po fitojnë përvojën e Luftës Moderne në frontin rus

Komentet e Fundit

  1. K R on ​Incident i rëndë në Sarandë: Dhunohet kreu antikrim në një lokal nate, 6 të arrestuar, 2 efektivë të pezulluar
  2. Pa emer on ​Incident i rëndë në Sarandë: Dhunohet kreu antikrim në një lokal nate, 6 të arrestuar, 2 efektivë të pezulluar
  3. Ish polic on ​Incident i rëndë në Sarandë: Dhunohet kreu antikrim në një lokal nate, 6 të arrestuar, 2 efektivë të pezulluar
  4. Sokol on ​Incident i rëndë në Sarandë: Dhunohet kreu antikrim në një lokal nate, 6 të arrestuar, 2 efektivë të pezulluar
  5. X on ​Incident i rëndë në Sarandë: Dhunohet kreu antikrim në një lokal nate, 6 të arrestuar, 2 efektivë të pezulluar

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?