Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Veliaj inspekton punimet te Liqeni: “Teatri i ri i Kukullave dhe Biblioteka e re Kombëtare do të ngrihen në këtë zonë”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Veliaj inspekton punimet te Liqeni: “Teatri i ri i Kukullave dhe Biblioteka e re Kombëtare do të ngrihen në këtë zonë”
KryesoreShoqëri

Veliaj inspekton punimet te Liqeni: “Teatri i ri i Kukullave dhe Biblioteka e re Kombëtare do të ngrihen në këtë zonë”

Published: September 25, 2022
Shpërndaje

Kryetari i Bashkisë Tiranë ka bërë me dije se ngushtica pranë liqenit, e njohur si ‘Triangolo’, po shndërrohet në një rrethrrotullim me korsi të plota, ndriçim dhe sinjalistikën e duhur, për t’i dhënë fund trafikut në këtë zonë të Tiranës.

Gjatë një inspektimi në orët e vona të natës, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se kështu i jepet zgjidhje një tjetër nyjeje problematike, që çliron qarkullimin në zonën e liqenit.

Nga i njëjti vend, Veliaj dha lajmin se në këtë zonë të re do të ndërtohet Teatri i ri i Kukullave, si dhe Biblioteka e re Kombëtare, e cila prej vitesh vuan mungesën e hapësirës.

- Publicitet -

“Doja të përshëndesja kolegët, të cilët po punojnë në mesnatë për një projekt të rëndësishëm, që zgjidh një nga nyjet më problematike të Tiranës. Në zhargon zona njihet si ‘Triangolo’, por të hënën do të kthehet në një rrethrrotullim të madh, me më shumë hapësirë.

Qytetarët do të ecin lirshëm në trotuare, jo si në ato shtigjet e dhive, që kishim më përpara; ecet lirshëm me makinë në një rrethrrotullim me dy korsi, kurse më parë mezi gjendej e drejta e kalimit te kthesa që të çonte në drejtim të Gardës.

Kjo sjell një shfryrje të trafikut për gjithë zonën e Digës, që ka qenë një ndër zonat më problematike të Tiranës.

Dua të sqaroj disa gjëra shumë të rëndësishme, për të cilat ka shumë spekulime, si për çdo punë që bën Bashkia e Tiranës, përfshirë edhe zonën e Gardës. Gjysma e hapësirës së Gardës i është dhënë Bashkisë, një pjesë për këtë projekt, një pjesë për t’iu bashkuar Parkut të Liqenit.

Në gjysmën tjetër do të ndërtohet Teatri i madh i Fëmijëve; pra, largohemi nga ndërtesa në qendër të Tiranës për të pasur një teatër modern, në një projekt fantastik që qeveria do e zbatojë në pjesën e Gardës që kemi fituar nga kjo ndarje e pronës. Pjesa tjetër do të jetë për Bibliotekën e re Kombëtare, e cila sot ndodhet në atë skutën e vogël te Pallati i Kulturës.

Këtu do të vijë Biblioteka Kombëtare, që ikën nga Pallati i Kulturës, dhe Teatri i Kukullave, që ikën nga ajo ndërtesë, që në fakt s’ka qenë Teatri i Kukullave, por Parlamenti i parë në Tiranë”, deklaroi ai.

Një vit më parë u hartua masterplani që do të përfshijë Bibliotekën Kombëtare dhe Qendrën Kombëtare të Kulturës. Plani i publikuar nga Ministria e Kulturës tregonte transformimin e hapësirës territoriale të “Gardës së Shqipërisë” nga një hapësirë ekskluzivisht institucionale, në një hapësirë përfshirëse për publikun.

Qendra Kombëtare të Kulturës për Fëmijë do të shtrihet në një hapësirë prej 4800 m2 dhe do të ketë salla ekspozimi, teatër kukullash, hapësira mësimi dhe rekreacioni, mjedise publike në funksion të aktiviteteve kulturore.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Vuçiç letër kreut të NATO-s: Turku dëshiron ta hapë urën e Ibrit, do t’i lutem Rutte-s të mos e bëjë
  • Punonjësi i Policisë që punonte si bodyguard, dyshohet se ndihmoi autorin të arratisej pas vrasjes së turistit portugez
  • Nga monedha te pasaportat, rikthehet projekti për “shtetin bektashi” në Shqipëri
  • Vrasja e turistit në Ksamil, shpallet në kërkim pronari i “Principotes”, ndalohet polici dhe shoqërohen 42 të tjerë
  • VIDEO: Vrau portugezin në Ksamil, arrestohet autori, ishte fshehur në bagazhin e një makine

Komentet e Fundit

  1. Anonymous on Nga monedha te pasaportat, rikthehet projekti për “shtetin bektashi” në Shqipëri
  2. 1thundrak on Nga monedha te pasaportat, rikthehet projekti për “shtetin bektashi” në Shqipëri
  3. Ina on Nga monedha te pasaportat, rikthehet projekti për “shtetin bektashi” në Shqipëri
  4. ¿? on Nga monedha te pasaportat, rikthehet projekti për “shtetin bektashi” në Shqipëri
  5. Nato on Nga monedha te pasaportat, rikthehet projekti për “shtetin bektashi” në Shqipëri

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?