Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Veliaj u shërben drekën grave dhe vajzave, punonjëse të Bashkisë së Tiranës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Uncategorized > Veliaj u shërben drekën grave dhe vajzave, punonjëse të Bashkisë së Tiranës
Uncategorized

Veliaj u shërben drekën grave dhe vajzave, punonjëse të Bashkisë së Tiranës

Published: March 8, 2023
Shpërndaje

Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, kryebashkiaku Erion Veliaj, së bashku me disa nga drejtuesit e këtij institucioni, u shërbyen drekën vajzave dhe grave punonjëse të Bashkisë së Tiranës, të cilat kujdesen për qytetin.

Veliaj shprehu mirënjohjen për punën e tyre të përditshme, që Tirana të jetë një nga qytetet më të pastra në rajon. “Zgjodha që këtë ditë ta kaloj me zonjat që mbajnë pastër qytetin tonë, institucionet tona, Bashkinë e Tiranës, sepse unë besoj se civilizimi nuk fillon nga ata që flasin në televizor dhe banaqet e ekraneve. Civilizimi fillon te pastërtia, me zonjat dhe zonjushat që bëjnë një punë jashtëzakonisht dinjitoze, jo vetëm për institucionin e bashkisë, por janë kartolina e parë e qytetit tonë, që konsiderohet sot një nga më të pastrit në gjithë rajonin tonë”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë nënvizoi se civilizimi i një shoqërie fillon nga mënyra se si sillemi e respektojmë hapësirën e punës dhe hapësirën e qytetit tonë. “Ju falënderoj me gjithë zemër për këtë dhe dua t’ju them se jo vetëm nuk është një punë për t’u përbuzur, është një nga punët për t’u respektuar më shumë. Besoj se aty fillon civilizimi, jo nga si krekosemi, jo nga si shahemi e përflasim njëri-tjetrin, por nga si sillemi e respektojmë hapësirën e punës dhe hapësirën e qytetit tonë”, tha ai.

- Publicitet -

Veliaj siguroi se edhe në këto ditë festash, ku konsumi rritet ndjeshëm, qyteti do ta përballojë me dinjitet. “Këto janë ditë me shumë konsum, pas 7-8 Marsit vjen Dita e Verës, pastaj muaji i Ramazanit – Qyteti ka shumë ngarkesë dhe ka shumë nevojë për pastrim, por unë besoj se ne e kemi përballuar me dinjitet dhe do të doja që sot ta kthejmë kokën tek ato kolege që bëjnë ndoshta një nga punët më të rëndësishme. Mezi pres që këtë traditë të mirë, ta kthejmë në një sjellje të përditshme. Jam shumë mirënjohës edhe ndaj disa kolegëve burra që erdhën këtu për të treguar që nuk është kurrë vonë për emancipim”, tha kryetari i Bashkisë së Tiranës.

Me rastin e 8 Marsit, Bashkia e Tiranës ka organizuar një sërë aktivitetesh të ndryshme.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Veliaj kallëzon penalisht drejtoreshën e Burgjeve, shkak transferimi nga Durrësi në Fier
  • Ndryshojnë emrat e grupit të negociatorëve me BE-në për disa kapituj
  • Arrestohet në Greqi vëllai i sportistit të njohur Pirro Dhima
  • Dje u arrestua, drejtori i Spitalit të Fierit shtrohet me urgjencë, ka probleme me zemrën
  • Projektligji anti-SLAPP: Një nismë e pamjaftueshme për mbrojtjen e gazetarëve

Komentet e Fundit

  1. Phoenix on Ku është ndjerë më shumë ndërprerja globale e Microsoft: Bankat bëjnë thirrje për kujdes, paralajmërojnë mashtrime
  2. Flamur Struga on Pikëpyetjet për Samitin e NATO-s në Tiranë, Rama nga Dublini: Nuk do të ndodhë në vitin 2027
  3. rrena i ka kembet e shkurtera (pervec Rames) on Presidenti emëron këshilltaren e Kryeministrit në krye të SHISH
  4. Pensionisti on Një arritje historike për Shqipërinë në sportin e mendjes
  5. MR KORRUPCIONI on Një arritje historike për Shqipërinë në sportin e mendjes

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?