Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Veliaj uron Pashkën në Katedralen e Shën Palit: “Së shpejti përfundon Kisha Katolike, nisim rindërtimin e Kishës se Shën Prokopit siç ishte”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Veliaj uron Pashkën në Katedralen e Shën Palit: “Së shpejti përfundon Kisha Katolike, nisim rindërtimin e Kishës se Shën Prokopit siç ishte”
Aktualitet

Veliaj uron Pashkën në Katedralen e Shën Palit: “Së shpejti përfundon Kisha Katolike, nisim rindërtimin e Kishës se Shën Prokopit siç ishte”

Published: April 9, 2023
Shpërndaje

Në ditën e Pashkës, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ishte në Katedralen e Shën Palit në Tiranë, prej nga ku uroi besimtarët katolikë për më shumë paqe dhe mirësi.

“Dua t‘i falënderoj të gjithë, nga famulltari më modest tek pastori më periferik në qarkun e madh të Tiranës, që shërben me dinjitet, sepse detyrat duhet t’i ndajmë si përgjegjësi. Disa kanë detyrë të merren me institucionet civile, kopshte, shkollat, çerdhet, por unë besoj se më shumë se kurrë vendi ynë ka nevojë edhe për infrastrukturë shpirtërore, që s’e bën dot bashkia. Këtë duhet ta bëjnë patjetër imamët, priftërinjtë, misionarët dhe për këtë jam vërtet mirënjohës. Qyteti ynë nuk është perfekt, por falë këtij bashkëpunimi e kësaj harmonie është pak më i mirë se ç’ishte. Kur mendoj se kemi kaluar situata shumë të vështira, me pandemine dhe tërmetin, ndarja e barres e ka bërë qytetin më të njerëzishëm, më të dashur,” u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku dha edhe lajmin e mirë të rikonstruksionit të Kishës Katolike tek Rruga e Kavajës, si dhe të Kishës së Shën Prokopit.

- Publicitet -

“Po mbaron Kisha e Re te Rruga e Kavajës. Për ne që jemi rritur në Tiranë e kemi njohur si një palestër, sepse gjatë kohës së komunizmit, Maks Velo arriti të paktën ta mbronte Kishën, por ajo kurrë nuk përfundoi në tërësinë e saj dhe më vjen mirë që, edhe Këmbanorja, edhe Kisha, do jetë një bizhu për Rrugën e Kavajës. Kemi një lajm të mirë edhe për besimtarët ortodoksë, teksa afron Pashka e tyre. Ne do hedhim themelet për Kishën e Shën Prokopit. Për shumë njerëz që nuk e dinë, në fakt liqeni nuk ka qenë siç është sot, pemët nuk kanë qenë aty. Ka qenë një kodër e zhveshur që njihej si kodra e Shën Prokopit dhe kafja ose bar-bufeja e realizmit socialist në majë të Kodrës në fakt, ka qenë Kisha e Shën Prokopit. U bë një bar-bufe gjatë kohës së komunizmit, me pas u rikthye si Kishë, por ka ngelur ende në atë ndërtesën e stilit të realizmit socialist. Ajo do të shembet për te rikthyer kishën e Shën Prokopit,” deklaroi Veliaj.

Ai vlerësoi faktin që në këtë pritje ishin të pranishëm përfaqësues dhe drejtues të të gjithë klerit, duke e cilësuar harmoninë fetare në vendin tonë si një prej gjërave më të shtrenjta.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Mbaji shënim!
  • Botërori 2026: Sot Francë-Spanjë, Mbappe kundër Yamal për një vend në finale
  • FOTO: Ministri “prish festën” e Brukselit: Tre kapitujt sot po mbyllen përkohësisht
  • Shkarkohet drejtoresha e Postës në Durrës, dyshohet se u vodhën 3 milionë euro
  • 13-vjeçarja medalje si shënuesja më e mirë në Europë e basketbollit shqiptar

Komentet e Fundit

  1. K R on FOTO: Ministri “prish festën” e Brukselit: Tre kapitujt sot po mbyllen përkohësisht
  2. K R on Pas flakës do ngrihen hotele dhe vila? Dyshime se zjarri në kodrën e Gjirit të Llamanit ishte i qëllimshëm
  3. K R on ‘Protestuesit përfaqësojnë vlerat e BE, jo qeveria’, Strik: ‘Stop çdo aktivitet në zonat e mbrojtura, nuk funksionon si thotë Rama’
  4. K R on Pas flakës do ngrihen hotele dhe vila? Dyshime se zjarri në kodrën e Gjirit të Llamanit ishte i qëllimshëm
  5. Ik mër legen on Protesta që sfidoi tubimet partiake, roli i shtresës së mesme dhe personave me ‘karrierë të konsoliduar’

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?