Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Veliaj uron studentët për vitin e ri akademik: Nuk ka rëndësi nga cili qytet vijnë, u themi mirë se erdhët në Tiranë! I lehtësojmë me abone falas dhe subvencion 50% të tarifës së konvikteve
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Veliaj uron studentët për vitin e ri akademik: Nuk ka rëndësi nga cili qytet vijnë, u themi mirë se erdhët në Tiranë! I lehtësojmë me abone falas dhe subvencion 50% të tarifës së konvikteve
AktualitetBote

Veliaj uron studentët për vitin e ri akademik: Nuk ka rëndësi nga cili qytet vijnë, u themi mirë se erdhët në Tiranë! I lehtësojmë me abone falas dhe subvencion 50% të tarifës së konvikteve

Published: October 17, 2022
Shpërndaje

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka uruar të gjithë studentët që sot nisin vitin e ri akademik. Gjatë vizitës së zhvilluar dje pasdite, në stendat e panairit të bizneseve rinore që ofrojnë shërbime për të rinjtë përmes Kartës Studentore, Veliaj tha se këtë vit, bashkia ka bërë ndryshime të mëdha lidhur me kushtet akomoduese për studentët që vijnë të studiojnë në Tiranë.

“Ju uroj të gjithë studentëve sukses! E di që në ditët e para duhet pak ambjentim, qoftë në konviktet e reja te Fakulteti i Mjekësisë, sigutisht do hapim konviktet e reja në Universitetin Bujqësor – aty ku do të kemi edhe disa nga agjencitë kryesore të teknologjisë, për ta kthyer në një pol jo vetëm për si konvikte, por edhe me jetë 24 orë – ndërsa në Qytetin Studenti po ndërtojmë 2-3 godina të tjera dhe kemi filluar detajimin e kampusit. Aty do të kemi një zonë miks, do të kemi bibliotekën studentore dhe disa nga fakultetet, sepse ka nevojë të shtohet Ekonomiku, Juridiku – pra, për të mos e ndarë pjesën ku studiojmë nga pjesa ku flemë, si dy organizma të ndryshëm, por duke e kthyer këtë në një hapësirë të përbashkët. Si kudo në botë, kampusi jeton edhe paradite me mësimdhënien, edhe pasdite me jetën dhe aktivitetet e studentëve,” tha Veliaj.

Kryebashkiaku u shpreh se Tirana i mirëpret të gjithë studentët, pa paragjykime se nga cili qytet vijnë për të studiuar këtu.

- Publicitet -

“E kuptoj, sa herë vjen fushata, fillon edhe ky racizmi ndaj atyre që vijnë nga rrethet – ‘jo, po unë jam lindur e rritur në Tiranë dhe akoma e vuaj këtë gjë’, sepse me sa duket një pjesë e shoqërisë e ka këtë paragjykim, por këta janë vetëm 1%. 99% e qytetarëve të Tiranës, jo vetëm që i mirëpresin studentët, por për pjesën dërrmuese u kujtohet rinia e tyre. Kanë filluar vetë në Tiranë si studentë, pastaj kanë gjetur një vend pune, kanë krijuar familje, janë bërë me fëmijë, me shtëpinë e parë. Unë besoj se ardhja e studentëve, jo vetëm që s’duhet parë me këtë paragjykim, përkundrazi, është si dikush që të vjen mik në shtëpi – patjetër, bëhemi pak më ngushtë në shtëpi sepse me nisjen e vitit të ri akademik Tirana rritet me 10% të popullsisë, por unë besoj se kjo është një gjë e mire: Rriten shërbimet, rritet fuqia punëtore, rriten talentet e reja, rritet qyteti. Mjerë qytetet që zvogëlohen e shuhen, jo qytetet që rritet e zmadhohen. Ne duam që ky tranzicion, nuk ka rëndësi nëse dikush vjen nga Tepelena apo Tropoja, të jetë sa më i lehtë,” tha Veliaj.

Ai informoi gjithashtu, se shumë shpejt studentët do të lehtësohen nga tarifa e konviktit, gjysmën e të cilës do e paguajë bashkia. Po ashtu, ata do të lëvizin me abone falas në autobusët e Tiranës, mjaft të kenë Kartën e Studentit me vete.

“Këtë javë, në Këshill Bashkiak, do kalojmë një vendim për ta bërë falas transportin publik për studentët. Mjafton që studentët të marrin Kartën e Studentit, e cila është po ashtu falas, që të numërojmë sa abone janë dhënë, për të pasur pastaj subvencionin të mbuluar 100% nga bashkia. Gjithashtu, do të subvencionojmë deri në 50% pagesën për konviktet. Shumë çmime janë rritur dhe duke paguar 50% të shumës, praktikisht u heqim një barrë. Duam që ta mbajmë ne si bashki këtë barrë, edhe pse studentët që jetojnë në konvkikte nuk janë rezidentë të Tiranës, por në një të ardhme do jenë qytetarë të saj. Kam shpresë se me talentin e punën e tyre do na e kthejnë mbrapsht në qytet të gjithë këtë energji dhe këtë ndihmë që ne po japim sot. Të gjithë studentëve që vijnë nga qytetet e tjera dhe janë për herë të parë në Tiranë, u themi mirë se erdhët, kurse të gjithë studentëve, përfshirë edhe atyre të Tiranës, i uroj shumë sukses e me krahë të lehta”, e mbylli Veliaj fjalën e tij.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Temperaturat në rritje, apeli i mjekëve: Kujdes! Shmangni daljet në orët e pikut
  • Botërori 2026: Anglia ndalet, Uruguai gabon! 7 kombëtaret që kanë siguruar kualifikimin
  • “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën
  • Kreu i Veteranëve të UÇK: Dritan Goxhaj nuk ka qenë anëtar i organizatës, firma e letrës
  • Trump zgjat me një vit gjendjen e emergjencës kombëtare në Ballkanin Perëndimor, lihen në fuqi sanksionet

Komentet e Fundit

  1. Fjalë me vend on “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën
  2. ¿? on “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën
  3. demo on “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën
  4. nastradini on DY PËRGJIGJE: A ka bërë Dritan Goxhaj deklarata pro regjimit iranian dhe a është Dritani dëshmitar kundër Thaçit në Hagë
  5. Emigrant 97 on “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?