Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Dosja Xibraka, Gazment Bardhi nuk ka bërë kallëzim në SPAK ndaj Olsi Ramës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Dosja Xibraka, Gazment Bardhi nuk ka bërë kallëzim në SPAK ndaj Olsi Ramës
KronikeLajmi i fundit

Dosja Xibraka, Gazment Bardhi nuk ka bërë kallëzim në SPAK ndaj Olsi Ramës

Published: April 25, 2024
Shpërndaje
BARDHI FLET PER GAZETARET - Deputeti Gazment Bardhi duke folur per gazetaret ne perfundim te mbledhjes se Konferences se Kryetareve, ndersa deklaroi se do t'i qendrojne idese per mocion me debat per ceshtjen e Xibrakes, ku ai pretendon se eshte i perfshire vellai i kryeministrit Rama, Olsi Rama./r/n/r/nBARDHI SPEAKS TO JOURNALISTS - MP Gazment Bardhi speaking to journalists at the end of the meeting of the Conference of Speakers, while he declared that he will stick to the idea of ​​a motion with a debate on the issue of Xibrake, where he claims that Prime Minister Rama's brother is involved. , Olsi Rama.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka marrë vendim për mosfillimin e hetimeve për kallëzimin e bërë nga vëllai i kryeministrit Edi Rama, Olsi Rama, ndaj deputetit Gazment Bardhi për “kallëzim të rremë” me arsyetimin se nuk provohet që Bardhi të ketë kryer një kallëzim ndaj tij.

“Nuk rezulton që nga ana e shtetasit Gazment Bardhi apo ndonjë përfaqësues i tij të jetë depozituar kallëzim penal pranë prokurorisë apo oficerit të policisë gjyqësore që të konsiderohet se është paraqitur kallëzim…” – thuhet në vendimin datës 17 prill të prokurorit Elvin Gokaj.

“Në këto kushte, përderisa nuk provohet se i kallëzuari e ka kryer faktin që është kallëzuar, atëherë nuk provohet as faji…”- arsyeton më tej prokurori.

- Publicitet -

Në fund të muajit mars Bardhi pretendoi publikisht se kishte kallëzuar penalisht Olsi Ramën për përfshirjen e tij në dosjen “Xibraka” duke publikuar dhe një shkresë dërguar Prokurorisë së Posaçme me titullin “informacion për fillimin e hetimeve penale ndaj shtetasit Olsi Rama”.

Sipas Bardhit njoftimi i organeve kompetente mbi një vepër penale përbën një kallëzim penal.

“Pra dosja ekziston dhe provat janë në prokurori.  Nuk regjistrohet kallëzim i ri në regjistrin e veprave penale, por merret vendim për heqjen e pezullimit ndaj procedimit 335/1 që ekziston”- tha në një njoftim një zëdhënës i Bardhit.

Por pak javë më parë Bardhi deklaroi publikisht se kishte kallzuar Olsi Ramën për lidhje me një organizatë kriminale të trafikut ndërkombëtar të kokainës në vitin 2014.

Ai përmendi dokumente të Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe të dhëna të sistemit TIMS për të provuar, sipas tij, faktin se Olsi Rama ka përdorur gjatë vitit 2014 të njëjtën makinë me të dënuarit e tjerë të dosjes “Xibraka”, ku policia zbuloi atë kohë një laborator të përpunimit të kokainës në fshatin me të njëjtin emër.

Në mars të vitit 2016, Prokuroria e Krimeve të Rënda e ka ndarë më vete procedimin për bashkëpunëtorët e paidentifikuar, që sipas Bardhit, ishte vetëm një i tillë, i diktuar nga shërbimet e vëzhgimit si drejtues i makinës së mësipërme dhe i përshkruar në dokumentet e prokurorisë si “45-vjeçar me flokë të shkurtra”.

Vëllai i kryeministrit pretendoi në kallëzimin e tij kundër Bardhit se, akuzat ishin të pavërteta dhe se i kanë dëmtuar imazhin atij dhe familjarëve, por pranoi se njihet me një prej anëtarëve të bandës të përmendur në akuzat publike të Bardhit.

Hetimi për grupin e përfshirë në laboratorin e prodhimit të kokainës në Xibrakë nisi në dhjetor 2014, pas informacioneve të mbërritura në Shqipëri nga autoritetet gjermane. Në janar 2015, Prokuroria e Krimeve të Rënda vuri nën akuzë 9 persona për trafikim të lëndëve narkotike dhe krijim të grupit të strukturuar kriminal.

Prokuroria e Krimeve të Rënda akuzoi Genci Xhixën si drejtues të grupit kriminal të përfshirë në laboratorin e kokainës, por ai nuk u arrestua dot nga policia. Anëtarët e grupit u dënuan me 104 vjet burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda, por dënimet u lehtësuan në Apel.

 

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • capi says:
    April 25, 2024 at 11:49 am

    Per Rai 3 u tha se raporti ishte “prit e qep”, Ky artikulli ketu, per mendimin tim eshte “prit e shqep”. Nuk do te ishte mire te botonit dhe argumentin/opinionin e prokurorit qe e coi ne kete vedim.

    Te perdoresh matematiken qe dy negative bejne positive, i bie qe nuk ka shpifje dmth qe cfare thote Bardhi eshte e vertet. Pastaj si nxjerr konkluzionin prokurori, qe eshte e verte kur nuk jane bere hetime. Na e bete mendjen corap.

    Ndoshta eshte ndonje nga ato ceshtjet qe mbyllen me “procedure” qe nuk duan ti hapet kapaku i pusetes, se do te kundermoj dynjane. Dhe Bardhi do te jete dakort, qe te lihet me kaq, kuptohet pasi te marre ate qe kerkoi.
    Qofsha gabim.

    Reply
    • ¿? says:
      April 25, 2024 at 12:38 pm

      capo, aty e ke arsyetimin e prokurorit perse nuk e fillon ceshtjen, Ta ka dhene gazeta faksimilen e vendimit. Lexoje para se kkushedi te shthuret çorapi i mendjes.

      Reply
  • Haka Tekizoti says:
    April 25, 2024 at 2:10 pm

    Prokurori e ditka që s’ka shpifje. Atëherë logjika duhet ta bënte ta fillonte çështjen për të çuar në gjykatë kallzuesin si té përfshirë në trafik.

    Reply
  • Të dish si të veprosh! says:
    April 25, 2024 at 2:57 pm

    Olsi ka vepruar gabim, nga ana juridike, që ka bërë kallzim në SPAK. Që Bardhi është për SPAK kjo nuk diskutohet, por jo për çikërima. Kallzimi duhet të bëhet për gjëra të tjera, veçanërisht për vrasjen e Elbasanit, ku ai është i implikuar. Olsi duhej që të hapte gjyq të thjeshtë ndaj Bardhit dhe t’a akuzonte se Bardhi duhej të nxirrte dokumentat e tij për akuzën. Në rast se Bardhi nuk ka asnjë provë të tij, ai dënohet në bazë të ligjit për shpifje dhe gjykata vendos në bazë të ligjeve.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Gjyqtarja e Kushtetueses: Arresti ndaj Erion Veliajt nuk është mbështetur në prova të mjaftueshme dhe konkrete
  • Dalin emrat e 12 oficerëve që mbetën të plagosur pas protestës para Kuvendit
  • Hapet zyrtarisht gara: 30 ditë kohë për të zgjedhur kryeprokurorin e ri
  • Protesta, Lisistrata dhe parfumi i demokracisë
  • Policia shpërndan protestuesit te Kuvendi me ujë e spraj lotsjellës, deputetët largohen

Komentet e Fundit

  1. Populli on Protesta para Kuvendit, Rama nga takimi me pensionistë: ‘Sorra dhe korba, monopolin e forcës e ka shteti, populli flet në zgjedhje”
  2. Parku Rinia on Protesta para Kuvendit, Rama nga takimi me pensionistë: ‘Sorra dhe korba, monopolin e forcës e ka shteti, populli flet në zgjedhje”
  3. Halit sula on Çfarë është botimi “The Albanian Files”
  4. kasem gahinji on Shteti i Rrumit
  5. KTH S on Policia shpërndan protestuesit te Kuvendi me ujë e spraj lotsjellës, deputetët largohen

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?