Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se sot po hapet një dritare e re përsa i përket punësimeve në sektorin publik. Gjatë fjalës së tij në prezantimin e vendeve të lira të punës, Rama theksoi se kjo platformë synon një informim të përditësuar në lidhje me vendet e lira të punës në çdo sektor publik të vendit.
Po ashtu, Rama theksoi se ndër vite administrata shqiptare është paragjykuar, duke theksuar se kjo nisëm hedh poshtë të gjitha këto boshllëqe.
”Jepet një pamje 360 gradë e të gjitha mundësive të punësimit në sektorin publik, jo vetëm për shërbimin civil por për të gjithë punonjësit. Nga ana tjetër i krijohet mundësia në mënyrë reale kujtdo që kërkon të kontribuojë në sektorin publik, jo vetëm të ketë një pamje të vendeve, por edhe të ndjekë dinamikën. Është një hap që krijon më shumë transparencë dhe krijon një bashkëpunim mes individit dhe shtetit që ka nevojë. E përfshin sektorin tonë publik në një pasqyrë ku të gjithë mundësitë janë të ekspozuara.
Ndryshe nga çfarë unë vetë e kam përfytyruar administratën publike, ka provuar të kundërtën nga shumë paragjykime që kanë ekzistuar. Koncepti për administratën publike ka qenë i mbytur nga shumë paragjykime, dhe kjo nuk ka lindur nga një boshllëk. Administrata ajo pjesë dërmuese e njerëzve që nuk bëjnë lajm, por shkojnë çdo ditë në punë, ka përballuar një test të jashtëzakonshëm duke e përfaqësuar vendin tonë. Ka ndodhur për surprizën e madhe të shumëkujt dhe timen, krejt e kundërta. Qindra punonjës të kësaj administrate e kanë përfaqësuar vendin tonë në këtë proces mjaft të vështirë të integrimit në BE,” tha Rama.
Rama deklaroi se në vend do të ketë çdo vit rritje pensiohesh, duke theksuar se deri në vitin 2030 do të pesëfishohen. Ai tha se administrata shtetërore është transformuar. Sipas tij, punonjësit e shtetit janë larguar komplet nga kthetrat e politikës.
“Rritja e pensioneve do të rritet çdo janar, ku deri në janar të vitit 2030 do të pesëfishohen. Nuk ka progres të sigurt dhe transformim të pakthyeshëm aty ku administrata nuk është e sigurt dhe aty ku pozicioni i çdo kujt brenda saj është totalisht i kthyeshëm mbrapsht. Larguam punonjësit e shtetit nga kthetrat e politikës. Ishin në kthetrat e politikës të gjitha llojet e shërbimeve që sot janë praktikisht në duart e teknologjisë, por edhe ato shërbime kanë nevojë për një administratë të vetëdijshme nga mbrapa”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama ka refuzuar pretendimet në lidhje me rritje të korrupsionit në Shqipëri. Rama i ka quajtur këto pretendime si të kota.
Ndërkohë që sipas Ramës, personat që e thonë këtë flasin brroçkulla dhe përçart.
”Duhet një administratë e mirëpozicionuar me qëllimet e qeverisë. Një punë e mirë të përkthehet në rritje të ekonomisë, të pagave dhe të pensioneve. Të ketë pagë më të madhe për vjetërsinë më punë. Nuk e kemi pasur më parë, sepse nuk kemi pasur mundësinë. Nuk mund të paguhet njësoj dikush që ka një vit që punon me dike që ka 15 vjet në punë. Këtë e kemi ditur, por nuk kemi pasur mundësi, sot e kemi. Sepse ekonomia na përgjigjet dhe administrata na ndihmon. Të thuash që sot ka korrupsion më shumë se më parë, do të thotë që të flasësh përçart. Sot flitet më shumë për korrupsioni. Lufta i është hapur nga një forcë qeverisëse qe i ka zgjidhur duart drejtësisë”, tha Rama.
j.l./ dita
