Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vendim i ri në Bundestag, Gjermania pezullon ribashkimin familjar për refugjatët pa status azili
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Vendim i ri në Bundestag, Gjermania pezullon ribashkimin familjar për refugjatët pa status azili
AktualitetBote

Vendim i ri në Bundestag, Gjermania pezullon ribashkimin familjar për refugjatët pa status azili

Published: June 27, 2025
Shpërndaje

Bundestagu gjerman ka miratuar të premten një projektligj të propozuar nga CDU/CSU dhe SPD, që parashikon pezullimin për dy vite të ribashkimit familjar për refugjatët që nuk kanë status të plotë azili – veçanërisht ata që vijnë nga vende të përfshira nga lufta civile.

Ministri i Brendshëm, Alexander Dobrindt (CSU), e justifikoi këtë hap si një masë për të luftuar rrjetet kriminale që përfitojnë nga emigracioni.

“Ne po shkatërrojmë modelin e biznesit të bandave kriminale,” deklaroi ai gjatë një debati të nxehtë në Bundestag. “Sipas këtij modeli, mjafton që një person të mbërrijë në Gjermani dhe më pas të sjellë gjithë familjen.”

Dobrindt parashikon që kjo masë do të reduktojë me rreth 12 mijë numrin e njerëzve që vijnë çdo vit në Gjermani. Qëllimi është të shmanget mbingarkesa e sistemit dhe shoqërisë gjermane nga fluksi i lartë i migrantëve.

Pezullimi prek anëtarët e familjes së përfituesve të mbrojtjes plotësuese – persona që nuk janë njohur si refugjatë sipas Konventës së Gjenevës, por që lejohen të qëndrojnë në Gjermani për arsye humanitare, si kërcënimi për torturë apo dënim me vdekje në vendin e tyre.

Debati në parlament u shoqërua me tensione të larta. Deputetë të Partisë së Majtë dhe të Gjelbërve reaguan ashpër ndaj deklaratave të ministrit, duke e akuzuar për gënjeshtra. Presidentja e Bundestagut, Julia Klöckner, ndërhyri disa herë për të qetësuar sallën, duke i kërkuar opozitës të ruajë qetësinë.

- Publicitet -

Politikanët e Partisë së Gjelbër dhe të Majtës kritikuan ashpër ligjin e ri, duke e konsideruar si një sulm ndaj humanizmit dhe integrimit. “Sot po votoni kundër çdo politike të besueshme integrimi,”tha deputetja e të Gjelbërve, Schahina Gambir.

Gjermania nuk është e vetme në këtë drejtim. Austria kishte marrë një vendim të ngjashëm në muajin mars, duke ndaluar ribashkimin familjar për të njëjtën kategori refugjatësh.

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Bëhet thirrje për qetësi dhe për të pritur vendimin e Apelit: Reagimet e para në Prishtinë dhe Tiranë pas dënimit të krerëve të UÇK
  • Dënohen krerët e UÇK, reagon Edi Rama: Marre!
  • Gjykata e Hagës shpall Hashim Thaçin fajtor e dënon me 25 vite burg. Dënohen edhe ish-krerët e tjerë të UÇK-së
  • Gjyqi në Hagë, bie akuza e krimeve kundër njerëzimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së
  • Një natë, shumë ritme dhe një ndalesë që nuk e kishim planifikuar

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on Gjyqi i Historisë
  2. Konfuzion si popull on Gjykata e Hagës shpall Hashim Thaçin fajtor e dënon me 25 vite burg. Dënohen edhe ish-krerët e tjerë të UÇK-së
  3. Detari on Gjykata e Hagës shpall Hashim Thaçin fajtor e dënon me 25 vite burg. Dënohen edhe ish-krerët e tjerë të UÇK-së
  4. DITË ZIE PËR UDBASHËT on Gjyqi në Hagë, bie akuza e krimeve kundër njerëzimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së
  5. demo on Gjyqi i Historisë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?